fushate Archives - 55 News https://55news.al/tag/fushate/ Thu, 24 Sep 2020 18:42:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png fushate Archives - 55 News https://55news.al/tag/fushate/ 32 32 Berisha:Flasin vete!I gjithe narkoshteti ne fushate! https://55news.al/politike/berisha-flasin-vete-i-gjithe-narkoshteti-ne-fushate/ Thu, 24 Sep 2020 18:42:19 +0000 https://new.55news.al/?p=174541 Nga Sali Berisha Flasin vete! I gjithe narkoshteti ne fushate! sbhttps://www.facebook.com/121577844669798/posts/1712192608941639/

The post Berisha:Flasin vete!I gjithe narkoshteti ne fushate! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha

Flasin vete! I gjithe narkoshteti ne fushate! sb
https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1712192608941639/

The post Berisha:Flasin vete!I gjithe narkoshteti ne fushate! appeared first on 55 News.

]]>
Fushatë promovuese që kërkon të përmirësojë imazhin e Shqipërisë dhe të tërheqë turistë https://55news.al/aktualitet/fushate-promovuese-qe-kerkon-te-permiresoje-imazhin-e-shqiperise-dhe-te-terheqe-turiste/ Thu, 28 Feb 2019 15:22:35 +0000 https://new.55news.al/?p=87935 Nisma ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ u lançua sot në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. E krijuar dhe e prodhuar me mbështetje nga Programi Zviceran për Sipërmarrjen ajo do të vazhdojë gjatë gjithë 2019 në mediat tradicionale dhe sociale. Një aktivitet pranë pistës së avionëve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës synoi të dërgonte mesazhin ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ duke […]

The post Fushatë promovuese që kërkon të përmirësojë imazhin e Shqipërisë dhe të tërheqë turistë appeared first on 55 News.

]]>
Nisma ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ u lançua sot në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. E krijuar dhe e prodhuar me mbështetje nga Programi Zviceran për Sipërmarrjen ajo do të vazhdojë gjatë gjithë 2019 në mediat tradicionale dhe sociale.

Një aktivitet pranë pistës së avionëve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës synoi të dërgonte mesazhin ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ duke njoftuar fillimin zyrtar të fushatës me të njëjtin emër.

“Le të rrëmbehemi nga Shqipëria. Unë jam rrëmbyer nga njerëzit e saj miqësorë, nga peisazhet e bukura, nga historia e saj mbresëlënëse. Ky vend është i sigurt, mikpritës, dhe interesant. Prandaj të gjithë palët mund të punojnë më shumë për të ndikuar reputacionin – kështu siç po bëni ju sot me fushatën ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’, tha Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître.

“Më qëllim që të arrijmë synimin tonë për 10 milionë turistë në vit, na nevojitet turizëm për 12 muajt e vitit duke kombinuar kulturën, natyrën dhe trashëgiminë njerëzore”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca tha: “Unë jam rrëmbyer nga Shqipëria prej disa kohësh. Nga bukuritë e saj natyrore, trashëgimia e pasur kulturore, ushqimi i shkëlqyer, dhe njerëzit zemërngrohtë! Shpesh lajmi i mirë nuk del në lajme. Duhet të njihni Shqipërinë e vërtetë, përtej paragjykimeve”.

“Unë e di se nëse ka një rrugë të sigurtë ku mund të zhvillohet Shqipëria është turizmi i qëndrueshëm”, tha Blerina Ago, nismëtare e fushatës. “E kam parë gëzimin dhe shpresën që turizmi sjell në zonat më të izoluara të Shqipërisë dhe forcën e transformimit të kësaj industrie duke ndryshuar jetën e banorëve, duke hapur vende të reja pune, më shumë mirëpunësim për të rinjtë dhe të ardhura për komunitetin e sidomos për vajzat dhe gratë”, shtoi Zj. Ago.

Fushata ‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ i drejtohet stereotipeve që mbizotërojnë në disa filma dhe media perëndimore dhe përpiqet të tregojë se realiteti është në fakt i kundërt me to. Ajo merr shkas nga filmi ‘Rrëmbyer’ me aktorin e njohur Liam Neeson dhe e fton atë si dhe të tjerët që të vijnë dhe të shohin vetë bukurinë, mikpritjen dhe veçantinë e Shqipërisë.

‘Rrëmbyer nga Shqipëria’ do të vazhdojë përgajtë 2019 dhe do të mbledhë video individuale të regjistruara nga vizitorë dhe vendas në pika të ndryshme të vendit nën hashtagun

#rrëmbyerngashqipëria. Videot më pas do të promovohen online dhe në mediat sociale nga organizatorët e fushatës.

Ideja creative për fushatën erdhi nga Programi Zviceran për Sipërmarrjen i cili financohet nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe punonë për të përmirësuar mjedisin për krijimin dhe menaxhimin e bizneseve të reja. Gjithashtu, projekte të tjera nga qeveria zvicerane kanë mbështetur zhvillimin dhe marketingun e turizmit në disa rajone të vendit.

The post Fushatë promovuese që kërkon të përmirësojë imazhin e Shqipërisë dhe të tërheqë turistë appeared first on 55 News.

]]>
Mediu: Rama e Veliaj peng, mashtruan banorët me certifikata legalizimi në fushatë https://55news.al/politike/mediu-rama-e-veliaj-peng-mashtruan-banoret-me-certifikata-legalizimi-ne-fushate/ Wed, 14 Nov 2018 17:06:53 +0000 https://new.55news.al/?p=67403 Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka reaguar ashpër me tentativën më të fundit të kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës, për nxjerrjen e mbi 300 familjeve nga banesat e tyre përgjatë Unazës së re. Sipas Fatmir Mediut, Rama dhe Veliaj, janë të papërgjegjshëm dhe e konsiderojnë “Tiranën pronë ë veten dhe qytetarët vegla të interesave politiko-korruptive”. […]

The post Mediu: Rama e Veliaj peng, mashtruan banorët me certifikata legalizimi në fushatë appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i PR-së Fatmir Mediu ka reaguar ashpër me tentativën më të fundit të kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës, për nxjerrjen e mbi 300 familjeve nga banesat e tyre përgjatë Unazës së re. Sipas Fatmir Mediut, Rama dhe Veliaj, janë të papërgjegjshëm dhe e konsiderojnë “Tiranën pronë ë veten dhe qytetarët vegla të interesave politiko-korruptive”.

Mediu risolli në vëmendje faktin që ata qytetarë “janë mashtruar nga Edi Rama se do legalizonte çdo gjë, të mashtruar nga Veliaj se do legalizonte pronat e tyre. Mjafton të kujtoj se si në fushate për zgjedhjet lokale dhe Parlamentare bridhnin me certifikata legalizimi nëpër duar”.
Deklarata e plotë e Fatmir Mediut

Deklarata e Kryetarit te Bashkise se nuk pyet per qytetaret e unazes se Tiranes, shtepite jeten e tyre dhe femijeve te tyre eshte tipike deklarate e nje njeriu te papergjegjshem qe e konsideron Tiranen prone te veten dhe qytetaret vegla te interesava politiko-korruptive.

Per me teper eshte e paturp dhe e papergjegjshme ti quash qytetaret e qytetit tend qe kane votuar pro apo kunder teje “Shpellare”.

Askush nuk eshte kunder rruges, por qindra familje nuk mund te hidhen ne rruge pa strehe e pa shprese.

Ata jane njerez te ndershem, qe kane ndertuar me mund dhe me djerse shtepite e tyre. Jane mashtruar nga Edi Rama se do legalizonte cdo gje, te mashtruar nga Veliaj se do legalizonte pronat e tyre. Mjafton te kujtoj se si ne fushate per zgjedhjet lokale dhe Parlamentare bridhnin me certifikata legalizimi neper duar.

Per 45 vjet komunizmi i babllareve te Rames e Velise i rrembeu, kolektivizoj, perndoqi, Internoj i beri kulak pronaret e ndershem.

Gjithe keto vite Rama i mashtron pronaret pa u dhene asgje, duke mos njohur apo mashtruar Gjykaten e Strazburgut.

Po keto njerez legalizojne ke duan dhe shkaterrojne ke te duan. Nuk njofin detyrimin per shpronesim per interes publik, te shtepive qe jane tashme aty prej vitesh në pritje te legalizimit

Ky eshte pushteti i nje grupi, i nje klani qe jane krenar per historine e komunizmit dhe kerkojne ta perserisin ate, duke sulmuar, shkaterruar, rrembyer cdo gje qe nuk eshte me ta.

The post Mediu: Rama e Veliaj peng, mashtruan banorët me certifikata legalizimi në fushatë appeared first on 55 News.

]]>
Administrata Trump nis luftën ndaj abortit https://55news.al/globi/administrata-trump-nis-luften-ndaj-abortit/ Fri, 18 May 2018 15:30:58 +0000 https://new.55news.al/?p=17263 Administrata e presidentit Trump do ndëshkojë organizatat që iu ofrojnë apo u flasin për abortin pacientëve të tyre, me humbje të fondeve federale. Lëvizja e pritshme e Donald Trumpit shkon në kuadër të një premtimi elektoral dhe është mbështetur fort nga grupet antiabort. Propozimi thotë se, klinikat që marrin para federale nga Programi i Planifikimit […]

The post Administrata Trump nis luftën ndaj abortit appeared first on 55 News.

]]>
Administrata e presidentit Trump do ndëshkojë organizatat që iu ofrojnë apo u flasin për abortin pacientëve të tyre, me humbje të fondeve federale.

Lëvizja e pritshme e Donald Trumpit shkon në kuadër të një premtimi elektoral dhe është mbështetur fort nga grupet antiabort.

Propozimi thotë se, klinikat që marrin para federale nga Programi i Planifikimit Familjar, që njihet si “Titulli X”, nuk do të lejohen që të çojnë klientë për abort, të diskutojnë abortin me pacientët, apo të ndajnë hapësirën e tyre me klinika që ofrojnë aborte.

The post Administrata Trump nis luftën ndaj abortit appeared first on 55 News.

]]>
E Çuditshme/ Britania fushatë për ‘zhdukjen’ e pecetave të lagura https://55news.al/lifestyle/e-cuditshme-britania-fushate-per-zhdukjen-e-pecetave-te-lagura/ Tue, 08 May 2018 08:36:57 +0000 https://new.55news.al/?p=13432 Pecetat e lagura, zakonisht të përdorura për të fshirë gishtat pasi janë bërë pis me ndonjë lëndë ngjitëse, apo heqjen e “make up”-it të syve, sikurse edhe për pjesë të tjera të trupit veçanërisht te bebat e vegjël, ndoshta do të duhet të zhduken edhe vet nga qarkullimi në dy dekadat e ardhshme. Qeveria britanike […]

The post E Çuditshme/ Britania fushatë për ‘zhdukjen’ e pecetave të lagura appeared first on 55 News.

]]>
Pecetat e lagura, zakonisht të përdorura për të fshirë gishtat pasi janë bërë pis me ndonjë lëndë ngjitëse, apo heqjen e “make up”-it të syve, sikurse edhe për pjesë të tjera të trupit veçanërisht te bebat e vegjël, ndoshta do të duhet të zhduken edhe vet nga qarkullimi në dy dekadat e ardhshme.

Qeveria britanike ka njoftuar planet e saj për eliminimin e mbetjeve plastike, që përfshijnë edhe produktet njëpërdorimshme si pecetat e lagura. Sipas argumenteve të saj, këto letra përmbajnë plastikë të padekompozueshme.

Në këtë mënyrë, prodhuesit ose do të duhet të prodhojnë peceta pa plastikë në përbërje, ose konsumatorët do të duhet të bëjnë pa to.

Pecetat e lagura rezultojnë shkaktare të 93 për qind të bllokimeve të kanalizimeve në Britani, një element kyç i pengesave gjigante famëkeqe të njohura si “fatbergs”, apo grumbuj të mëdhenj të ngurtësuar që bllokojnë kanalizimet, sipas organizmit “Water UK” që përfaqëson të gjitha kompanitë e ujësjellësit dhe kanalizimeve në ishull.

Kjo ka detyruar qeverinë dhe industrinë të fokusohen në fushatat bindëse ndaj konsumatorëve për të mos i hedhur ato në sistemin e ujërave të ndotur.

“Jemi duke punuar me prodhuesit dhe shitësit me pakicë të letrave të lagura, që të sigurojnë se etiketimet në paketim të jenë të qarta dhe njerëzit të dinë qartësisht sesi t’i përdorin ato më së miri”, tha një zëdhënës i Departamentit të Mjedisit (DEFRA).

Kryeministrja Theresa May u zotua gjatë janarit të zhdukte “të gjitha mbetjet e shmangshme të plastikës” deri në vitin 2042. Qeveria ka thënë gjithashtu se do të konsultohet mbi faktin nëse duhet apo jo t’i ndalojnë paketimet plastike të shumë produkteve./Tch

The post E Çuditshme/ Britania fushatë për ‘zhdukjen’ e pecetave të lagura appeared first on 55 News.

]]>
Merkel nis fushatën kundër populizmit dhe euroskepticizmit https://55news.al/globi/merkel-nis-fushaten-kunder-populizmit-dhe-euroskepticizmit/ Tue, 08 May 2018 07:51:07 +0000 https://new.55news.al/?p=13406 Për t’iu kundërvënë rritjes së populizmit dhe të euroskepticizmit brenda Bashkimit Europian, udhëheqësit e 28 vendeve anëtare kanë ndërmarrë një fushatë të pazakontë takimesh me qytetarët për t’u njohur me problematikat që i shqetësojnë. Në Gjermani, Angela Merkel e nisi nga Berlini fushatën e saj të dëgjesave, që do të përqendrohen kryesisht tek të rinjtë. […]

The post Merkel nis fushatën kundër populizmit dhe euroskepticizmit appeared first on 55 News.

]]>
Për t’iu kundërvënë rritjes së populizmit dhe të euroskepticizmit brenda Bashkimit Europian, udhëheqësit e 28 vendeve anëtare kanë ndërmarrë një fushatë të pazakontë takimesh me qytetarët për t’u njohur me problematikat që i shqetësojnë.

Në Gjermani, Angela Merkel e nisi nga Berlini fushatën e saj të dëgjesave, që do të përqendrohen kryesisht tek të rinjtë.

“Do të përpiqemi që të jemi në kontakt me sa më shumë njerëz”, deklaroi kancelarja.

Ideja e takimeve të tilla është propozuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron. “Unë e mirëprita me dëshirë këtë propozim”, shtoi më tej Merkel.

Takimet do të përshkallëzohen në muajt e vjeshtës. Synimi është që në fund të këtij procesi të dilet me një platformë të përbashkët, të paktën në Francë e Gjermani për të promovuar edhe më tej vlerat dhe standardet e Bashkimit Europian.

Me Parisin, Angela Merkel thotë se Berlini ndan shumë gjëra të përbashkëta.

“Për çështjet europiane dhe politikat e jashtme, Gjermania dhe Franca janë në të njëjtin pozicion”, thotë Merkel.

Ndasitë lidhen me politikat monetare dhe Euron.

“Kemi ndonjëherë qëndrime të ndryshme në këtë pjesë, por që nuk janë të kundërta”, deklaron kancelarja gjermane.

The post Merkel nis fushatën kundër populizmit dhe euroskepticizmit appeared first on 55 News.

]]>