Gani Mehmetaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/gani-mehmetaj/ Tue, 12 May 2020 11:44:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Gani Mehmetaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/gani-mehmetaj/ 32 32 Kur i varfëri agjëron, i pasuri gëzon! https://55news.al/bota-shqiptare/kur-i-varferi-agjeron-i-pasuri-gezon/ Tue, 12 May 2020 11:44:23 +0000 https://new.55news.al/?p=160498 Nga Gani MEHMETAJ “Pse serbët kanë më shumë se sa ne?”, e pyesnin dikur hoxhën e UDB-së besimtarët, ndërsa ai e kishte përgjigjen në maje të gjuhës, “serbët e kanë këtë botë të rrejshme, kurse ne botën e amshueshme, prandaj duhet t’i durojmë”.   Në të perënduar të diellit parkojnë makinat para pijetoreve në gjysmëhije. […]

The post Kur i varfëri agjëron, i pasuri gëzon! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gani MEHMETAJ

“Pse serbët kanë më shumë se sa ne?”, e pyesnin dikur hoxhën e UDB-së besimtarët, ndërsa ai e kishte përgjigjen në maje të gjuhës, “serbët e kanë këtë botë të rrejshme, kurse ne botën e amshueshme, prandaj duhet t’i durojmë”.

  Në të perënduar të diellit parkojnë makinat para pijetoreve në gjysmëhije. Rrethoja e gjelbëruar i fsheh nga sytë kureshtarë, brenda nisin përgëzimet më raki të ftohët akull. Pinë e gëzojnë për moshën që e kanë dhe shëndetin që e gëzojnë, jeta është e bukur edhe në kohë ngujimi. Pandemia u rrëshqet prapa krahëve, e largët, e huaj. Të nesërmen nuk punojnë, është pushim i detyrueshëm.  Diku në afërsi të tyre dëgjohet thirrja e ezanit, por ata nuk ia kanë ngenë hoxhës, janë duke rrëkëllyer gotat e rakisë njërën pas tjetrës. Dikush nga ta kujton copëra të vargjeve të Omar Khajamit: “zbraz kupa dhe puthë çupa, ka kohë të flesh në qetësi…” Pas ahengut flenë deri në drekë. Pastaj bëjnë telefonata, dikush e thërret të dashurën, një tjetër i ngjitet shpatit të malit me veshje sportive, një i tretë muzgun e shijon në përqafim romantikë. Të gjitha ata kanë biznes, punë të mirë, apo punë të sigurt. Asnjëri nuk agjëron.

Shtresa tjetër sociale, buzë ekzistencës, në kohë pandemie, në të njëjtën lagje, presin me buzë të shkrumbuara ezanin që do t’ua këpusë mundimin e ditës-  agjërimin. Pastaj nisin të hanë të babëzitur ndryshe nga moshatarët e tyre të kamur që hanë ngadalë, me delikatesë dhe të relaksuar, një copë mishi të pjekur duke e përcjell me një gëllenkë verë a raki. “Ramazanlinjtë” nxitojnë si t’i ndiqte dikush. Ashtu të ngopur i kapitë gjumi, sepse ditën e kishin të lodhshme, nuk e hoqën kazmën e lopatën nga dora nga mëngjesi, disa ngarkuan tonelata gurë, mallra ushqimore e dru. Dikur shkonin në çajtore, me një euro porosisnin katër çaja të zi, ndërsa tash vetëm sorollatën rrugicave, mbase shkojnë gjysmë fshehurazi në xhami, dëgjojnë përrallat e hoxhës për Parajsën dhe për hyrit e xhenetit që do t’ua zbukurojnë jetën e përtejme. Hoxha ua plotëson fantazitë erotike të munguara, ata nuk kanë jetë normale me vajza. Kthehen të trallisur nga bukuria e xhenetit dhe epshi për hyriat, por vëmendjen ua tërheq ndonjë kazmë a lopatë e re në kantierin e ndërtimit a në depot e mallrave, kapërcejnë gardhin dhe e marrin. “Nuk është mëkat ta vjedhësh kaurin dhe të pafenë”, e ngushëllojnë vetën, ashtu u ka thënë hoxha.

    Të varfëritë që agjërojnë, ndërsa pjesa dërmuese e agjëruesve janë të varfër, duhet të zgjohen herët, që të kapin ditën e punës. Një ditë pune është 15- 20 euro, nëse kanë fat të gjejnë punë, sepse ndodh që sillen vërdallë. Fytyrën e kanë të nxirë nga dielli dhe nga era. Në pushimet në mes të dy kamionëve të ngarkuar, flasin për parajsën, për hyriat e xhenetit për hoxhën që i ka dy gra. Fytyrat e zymtuar nga uria dhe etja kur përmenden hyritë u shkëlqejnë, ndërsa dita është e gjatë, e lodhshme, nuk kanë ngrënë që nga mbrëmë. Dielli nuk lëvizë. Pas dite vonë, kthehen të dërmuar në shtëpi, presin të trallisur iftarin.

   “Sivjet nuk pati iftare qyl trotuareve “, -me thonë të dëshpëruar. Kush nuk u trokiti të dera për ndihmë, ndërsa ata që kinse ndajnë ndihma gënjejnë nëpër televizione, me thotë me sinqeritet njëri prej tyre.  “Na mori në qafë kjo sëmundje që “allahu” ua dërgoi kaurëve dhe të pafeve, por shpesh lisi i njomë digjet pranë të thatit”, kujtojnë fjalët e hoxhës. Prandaj ata duhet të vuajnë mëkatet e kaurit dhe njerëzve të pafe.

Armatën e të papunëve,  punëtorë krahut që luftojnë për mbijetesë, zoti nuk i shpërbleu. Hoxha u ka thënë se kauri e ka këtë botë, kurse myslimani botën e amshueshme. “Pse serbët kanë më shumë se sa ne?”, e pyesnin dikur hoxhën e UDB-së besimtarët, ndërsa ai e kishte përgjigjen në maje të gjuhës, “serbët e kanë këtë botë të rrejshme, kurse ne botën e amshueshme, prandaj duhet t’i durojmë”. Kështu e mbyste çdo pakënaqësi e rebelizëm.

Fatkeqësia e nënshtrimit ndaj hoxhës e ndaj pushtetit vazhdon. Janë këta agjëruesit fatkeq, proletarë, llumpenproletarë, njerëz të braktisur nga zoti e nga robi, që mund të manipulohen lehtë nga Turqia, Serbia, shtetet arabe, nga çdo pushtet e nga çdo subjekt politikë qe e pretendon pushtetin.  He për he janë dele të shushatura, por mund të bëhen ujqër të çartur.

The post Kur i varfëri agjëron, i pasuri gëzon! appeared first on 55 News.

]]>
Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi https://55news.al/kulture/kur-filmat-e-rikard-ljarjes-i-shihnim-fshehurazi/ Sat, 25 Apr 2020 13:18:27 +0000 https://new.55news.al/?p=157799 Gani Mehmetaj “Rikardi ka zënë shtratin”, me tha miku im Saimir Kumbaro në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa e pyeta për Rikard Ljarjen regjisorin dhe aktorin e madh shqiptar. Sa herë vija në Tiranë, meqë gjithnjë isha në nxitim për  një punë apo tjetër, pyesja miqtë për te. Me erdhi keq, kur Saimiri ma […]

The post Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi appeared first on 55 News.

]]>
Gani Mehmetaj

“Rikardi ka zënë shtratin”, me tha miku im Saimir Kumbaro në nëntorin e vitit të kaluar, ndërsa e pyeta për Rikard Ljarjen regjisorin dhe aktorin e madh shqiptar.

Sa herë vija në Tiranë, meqë gjithnjë isha në nxitim për  një punë apo tjetër, pyesja miqtë për te. Me erdhi keq, kur Saimiri ma tregoi edhe sëmundjen nga e cila lëngonte.  

Rikard Ljarjen e kam njohur para tridhjetë vjetësh, në fillim të viteve të nëntëdhjeta, në kohën e rrëmujës së madhe, atëherë kur po rrënohej diktatura. Isha mysafirë i Festivalit të Filmit Shqiptar, me te shëtisnin rrugëve të Tiranës, flisnim për filmin, kulturën, artin, flisnim edhe për situatën politike. Ai më rrëfente peripecitë e aktorit, por me tregonte edhe për sharmin e punës gjatë xhirimeve të filmave. 

Rikard Ljarjën në të vërtet e kam njohur shumë më parë se ta takoja, e kam njohur nga filmat: “Radiostacioni”, “Në pyjet me borë ka jetë,  “Rrugicat që kërkonin diell”, “Komisari i dritës”, “Rrugë të bardha” etj. Shumicën e filmave të tij i kam shikuar ilegalisht, atëherë kur na i ndaluan të gjithë filmat shqiptar. I ndiqnim në Televizionin Shqiptar me antenën e kanalit 12, që e blinim kinse për Tv Beogradin , programin e dytë, dhe e kthenim nga Tirana, një hile që e kishim mësuar për t’iu shmangur shërbimit të fshehtë jugosllavë. Shkodrani i Tiranës gjithnjë më ka lënë mbresa me paraqitjen ekpresive, me zërin e thellë, burrëror dhe pamjen e aktorit që e mbush ekranin me praninë e tij. E kam takuar pastaj pas luftës edhe në Prishtinë. 

Në librin tim: “Qyt etet e Ilirisë”, kam shënuar: “Më kujtohej kur më 1991 apo 1992 e luta shkodranin e thekur e aktorin e famshëm, Rikard Ljarja, të ma zgjidhte mëdyshjen: ta vizitoja apo jo qytetin. Ai ma tha atë që nuk e prisja: Nuk është koha të shkosh në Shkodër, nuk është Shkodra ajo që e kërkon! Prit ditë më të mira! Dhjetëra herë kam kaluar nga ura e Bunës për të vazhduar në Ulqin, Dubrovnik, Split, Zarë e tutje në Itali e Zvicër, sepse s’bëja ballë të futesha në qytetin e ëndrrave”. 

Vdekja e tij me la një boshllëk, e thirra Saimirin dhe e pyeta për ceremoninë e varrimit, i vetëdijshëm që as mund të shkoja, as mund t’i shkonim miqtë tjerë. Ishte kohë e pandemisë që na ngujoi si të kishim rënë në gjak me tërë botën.

E pashë në televizor rrugëtimin e tij të fundit dhe me pikëlloi edhe më shumë. … Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rrmajit, dallendyshe ulu me pushue; Mu kujtuan vargjet e Filip Shirokës. Pushofsh në paqe, miku im i çmuar.

kanun.JPG

The post Kur filmat e Rikard Ljarjes i shihnim fshehurazi appeared first on 55 News.

]]>
Rikard Ljarja: Ëndrrat e aktorëve për interpretim janë të përjetshme https://55news.al/kulture/rikard-ljarja-endrrat-e-aktoreve-per-interpretim-jane-te-perjetshme/ Tue, 21 Apr 2020 06:57:51 +0000 https://new.55news.al/?p=157037 Nga Gani Mehmetaj Me Rikard Lajrjen u takuam në Tiranë në vitin 1992. Rikard Ljarja është emër i njohur i kinematografisë shqiptare. Ka interpretuar në dhjetëra filma role nga më të ndryshmet, të cilat e bënë të popullarizuar në ekranin e madh e të vogël. Është edhe regjisor e skenarist i dhjetëra filmave të tjerë, […]

The post Rikard Ljarja: Ëndrrat e aktorëve për interpretim janë të përjetshme appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gani Mehmetaj

Me Rikard Lajrjen u takuam në Tiranë në vitin 1992.

Rikard Ljarja është emër i njohur i kinematografisë shqiptare. Ka interpretuar në dhjetëra filma role nga më të ndryshmet, të cilat e bënë të popullarizuar në ekranin e madh e të vogël. Është edhe regjisor e skenarist i dhjetëra filmave të tjerë, që patën jehonë andej e këndej kufirit.

Zoti Ljarja, në film jeni i pranishëm një kohë të gjatë. Cilët ishin hapat e fillimit dhe në çfarë vështirësish hasët?

– Mbasi mbarova shkollën e lartë të aktorëve “A. Moisiu” në Tiranë më 1965, m’u dha rasti të hyj në kinoprova për rolin e Dritan Shkabës në filmin “Komisari i dritës”. Kishte shumë kandidatë. Fitova rastësisht: pasi bëra provë rolin e komisarit, regjisorët kërkuan të bënin një provë me një bashkëstudentin tim po për rolin e komisarit, por në dialog me priftin. Ndrek Luca nuk pranonte të vinte. Atëherë unë u propozova regjisorëve që ta ndihmoja, bashkëstudentin gjatë kinoprovës. Pasi pranuan, unë vesha veladonin e priftit, i mora një grimjori syzet dhe hyra në “lëkurën” e priftit për të ndihmuar sa më mirë kolegun. Kjo bëri që gjatë  vizionimit të kinoprovave unë të evidencohem në dy role diametralisht të kundërta. Kjo rastësi ishte për mua fillimi i karrierës kinematografike, sepse isha emëruar në estradën e Shkodrës, dhe sot do të isha muzikant në orkestër të estradës. Fillimet i kam si muzikant.

Ky rol ishte brenda meje, ishte mosha ime, ishin pasionet e mia (Dritani hap shkolla pa urdhër të kurrkujt, përhap kulturën në popull). Kështu që nga ana psiko-fizike nuk kisha ndonjë vështirësi të madhe. Kurse nga ana teknike, vështirësitë në fillim ishin të mëdha. Sepse, interpretimi në film teknikisht është një zhanër i veçantë. Hap pas hapi, gjatë xhirimeve mësova shumë gjëra, pak me intuitë, pak me praktikë, pak me ndihmën e kolegëve e shumë me ndihmën e regjisorëve. Edhe ata për herë të parë xhironin si regjisorë. Shkollën e kishin mbaruar për kameramanë. Gjatë punës mësuam të gjithë nga njëri-tjetri. Suksesi i rolit të parë ishte befasues për mua. Nuk më shkonte ndër mend se të nesërmen e premierës emri im do të lakohej që nga shtypi e deri në çdo familje në të gjitha rasat.

Ky sukses dhe publikimi i emrit e i figurës sime bënë që të kaloj nga filmi në film për një kohë të gjatë në role heronjsh. Atëherë bëheshin një, dy deri në tre filma në vit. Ndërkohë punoja edhe në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Edhe aty bëja role të dorës së parë. E përmend teatrin “Migjeni” me një kolektiv të shkëlqyer, se më ushqeu me traditat më të mira të teatrit shqiptar, të trashëguara brez pas brezi, që nga amatorizmi (me vjen keq të përdorë këtë term). Ata që e lëvruan teatrin në Shkodër kanë qenë gjithmonë profesionistë në kuptimin shpirtëror e intelektual që në shekullin e kaluar. Pra, aktorë, si: Ndrek Prela, Paulin Laca, Tinka Kurti, Lec Bushati, Zef Jubani (që nuk e arrita në skenë), Antonjeta Fishta, Bep Shiroka, Jonuz Dini, Violeta Sekuj. Regjisorë, si: Lec Shllaku, Andrea Skanjeti (që nuk arrita të punoj me ta), por që kishin lënë gjurmë në krijimin e fizionomisë së teatrit “Migjeni” dhe gjithë këtyre personaliteteve të teatrit shqiptar), Serafin Fanko, Jonuz Dini. Me ata punova në shumë premiera, më ndihmuan të krijoj fizionominë time si aktor. Për fatin e keq, publiku i gjerë shumë aktorë i njeh vetëm si aktorë të kinemasë, për arsyen e thjeshtë se kinemaja ka masivitet e të bën publicitet. Kurse teatri i gjallë, i mbyllur brenda një salle, nuk të krijon mundësinë të interpretosh njëkohësisht në njëqind salla, siç e ka privilegjin kinemaja.

Në tre filmat e parë punuat me Dh. Anagnostin e V. Gjikën. Cili është raporti juaj me ta. Sa ka pavarësi aktori sidomos në fillim të karrierës? -Të tre e filluam karrierën kinematografike në kushte afërsisht të barabarta: si fillestarë. Ata për herë të parë si regjisorë, unë për herë të parë aktor. Ata kishin privilegjin se kishin bërë një shkollë serioze si operator. Po edhe ne kishim shkollë të fortë si aktorë. Leksionet e para i dha pedagogia Nina Çefranova dhe gjithë pedagogët e tjerë ishin formuar në shkolla çeke, hungareze, ruse etj. Edhe sot e kësaj dite dega e aktorëve është ndër më seriozet në Akademinë e Arteve të Bukura. Megjithatë, do të ishte maskarallëku më i madh të pohoj se unë u bëra aktor vetë. Mos të ishte Dh. Anagnosti dhe V. Gjika unë nuk do të isha aktor i kinemasë dhe as regjisor. Filmat e parë kanë qenë vërtet një shkollë e madhe për mua. Pra, mësuesit kanë qenë Anagnosti i prerë dhe racional dhe Gjika plot vrull e temperament. Për sa i përket pavarësisë në interpretim, edhe sot e kësaj dite jam skllav i regjisorit. I besoj atij, sepse ai e di temporitmin e filmit, ai e di si do të montohet, ai i di të gjitha. Dhe unë përpiqem “me instrumentin tim Rikard” t’i bie sipas simfonisë baketit të tij. Ai është dirigjenti im, ku ka kreshendo e di ai kë ka diminuendo prapë e di ai.

Në rolet tuaja hetohet mënyra epike e interpretimit. U flinin rolet e tilla apo ishte zgjedhja e regjisorit?

 -Sa vështirë të përgjigjesh. Unë them se nuk e kam luajtur ende rolin tim të vërtetë. Kështu thonë të gjithë aktorët. Kjo në fakt është për të qeshur. Aktorët kudo në botë janë një racë e veçantë. Për mua hyjmë në injorantët e intelektualëve. Të gjithë mendojmë për vete se jemi gjeni. A ka gjeni? Sigurisht që ka. Si në të gjitha fushat e jetës. A mund të mos jetë eksepsion Oliveri, Kuini, Mastrojani, Sofia Loreni, Brando, Zherar Filipi, Zhan Gabeni e ku e di unë sa e sa të tjerë. Pse i paktë është për ne shqiptarët Bekimi? E ku e lamë… ah, po, e lamë te mënyra epike e interpretimit. Në ato kohë, ato role m’u afruan, ajo frymë ishte, unë ashtu interpretova. Nuk e di, po të ketë role të tjera, regjisorë të tjerë ndoshta edhe unë do të shkoj sipas baketit të dirigjentit të ri…

Çka ju provokoi të merreni me regji filmi?

-Nga natyra jam kurioz. Dua të mësoj gjithçka. Sigurisht brenda mundësive dhe rrethanave. Duke punuar si aktor, që ditën e parë iu vura punës për të mësuar teknikat e kinematografisë pa ndonjë qëllim final, thjesht për të ditur, pas disa vitesh duke interpretuar role të dobëta, në filma të dobët me mungesë dramaturgjie, me mungesë logjike karakteresh dhe ndonjëherë edhe me regjisorë alogjikë, më hipi një inat. Po ky inat për të bërë vetë film, nuk ishte i thjeshtë për t’u realizuar. Rrethanat e sollën që Shqipërisë së asaj kohe, duke përforcuar vetizolimin, i duheshin më tepër filma. Dhe, diku atje lart, te partia-shtet, u vendos që të bëheshin 14 filma në vit. Pra një film në muaj teprojnë dy. Kjo qe një kafshatë e përbindshme për një shtet të kalbur ekonomikisht. Po si të gjitha çmenduritë, edhe kjo. I kishin rënë lapsit. Filmi nuk i kushtonte asgjë. Kostoja e filmit ishte: Pelikola (që blihej me presh klering – në Gjermaninë Lindore), ushqimi i grupit dhe beznina. Kjo ishte kryesisht kostoja e filmit. Ne merrnim një rrogë fikse, gjysmën e përdornim për të mbajtur frymën me bukë, sepse dietat për ushqim ishin qesharake… Çmenduritë komuniste në Shqipëri ishin çmenduri të vërteta. Na vunë edhe normë, një film në 18 muaj… Nejse, histori që ndoshta do t’i bisedojmë herë tjetër. Pra, meqë Shqipëria në vitet ’70 u mbyll plotësisht nga “bota revizioniste-kapitaliste në kalbëzim (sa për të qeshur, aq edhe për të qarë!), duheshin edhe regjisorë për të bërë këta 14 filma. Dhe kështu u thirra edhe unë. Për fatin tim, kisha një lloj parapërgatitjeje, kështu që nuk u ndodha bosh. Për sa i përket ndodhjes mbrapa kamerës veproj ashtu siç thashë kur shpjegova marrëdhëniet që kam si aktor me regjisorin. Kur jam aktor, i di regjisori kur jam regjisor, di unë të gjitha. Edhe kjo ka relativitetin e vet brendapërbrenda. Nuk është ndonjë shpikje e madhe. Në përgjithësi, kështu veprojnë të gjithë.

Në filmografinë tuaj ka pauza (1979-83, po edhe më vonë). Cilat ishin arsyet?

-Vërtet ka pauza, sidomos mbas viteve ’80. Arsyet janë disa. E para, u rrit një brez aktorësh dhe regjisorësh shumë të mirë, që punuan fort dhe patën rezultate. Në të 14 filmat nuk kisha si të isha vetëm unë. Kjo njëra arsye. E dyta, ishte politike. Tërë jetën më ka ndjekur nga mbrapa, si shumicën e shqiptarëve, ajo që quhej biografi. Në fisin tim nuk kishte asnjë komunist. Përkundrazi, kishte vetëm kundërshtarë. Nuk është vendi këtu të përmend listën e gjatë të njerëzve të mi që përfunduan burgjeve dhe të atyre që luftuan komunizmin nga mërgimi deri në frymën e fundit. Në vitet ’80 pati një shtrëngim të ri të luftës së klasave. Një ditë më urdhëruan të bëj dy filma njërin mbas tjetrit nga “veprat” e Enverit. Njëri për Qemal Stafën, tjetri për Vasil Shanton. Mbas ca ditësh më thirrën zyrtarisht dhe më thanë: Nuk je i denjë politikisht për të bërë këto vepra. Edhe hall, edhe kënaqësi! Hall se nuk dihej ç’do të bëhej me mua dhe familjen time. Dokumentet e mia qarkullonin nga kinostudioja në ministri, nga ministria në Shkodër. Komiteti i partisë në Shkodër nuk më pranoi “Nuk kemi punë për të”. Kurse kënaqësia ishte thellë, se nuk do të detyrohesha të gënjeja popullin sipas “veprave të Enverit”. Ishte edhe një arsye e pathënë zyrtarisht që po më rrotullohej nëpër këmbë dhe gati po më rrëzonte përfundimisht. Në vitin 1980 bëra filmin “Skëterrë 43”, me temë nga një kamp përqendrimi italian në Shqipëri gjatë viteve të pushtimit. Shpenzova gjithë energjitë për të dhënë maksimumin kundër diktatorëve, kundër demiurgëve. Në një bisedë gjatë një dreke në një rreth të ngushtë, R. Alia tha: Shumë mirë që Rikardi zgjodhi atë vend për xhirim, se nuk bezdisi njeri (u xhirua i tërë në një plazh të shkretë, larg njerëzve), pse ne nuk na duhen filma të tillë. Kjo nuk ishte zyrtare, por në shënjestër isha vënë. Aq më tepër që autor i skenarit ishte B. Shehu. Pra, pauzat janë në vitet ’80. Në këto vite kam bërë filma me urdhër për të plotësuar normën. Se si janë bërë ata filma në atë gjendje terrori psikik vetëm unë e di. Ishte njësoj si të bien me muaj (vare) kokës e të të thonë pse të merren mendtë).

 Jeni familje artistësh. Cila është përparësia, po edhe vështirësitë kur burri dhe gruaja merren me të njëjtin profesion, sidomos kur luani në të njëjtin film?

-Jemi përpjekur që të mos jemi asnjëherë bashkë në një film. (Përveç filmit që na bashkoi), sepse shtëpia ka njëqind halle. Janë fëmijët që duhen ushqyer, rritur, edukuar. Por, ka pasur edhe raste (nuk kanë qenë pak), që fëmijët janë zhgërryer shesheve të xhirimit, hoteleve pa minimalen e mundësisë për të jetuar. Por, energjia e pashtershme e Marjetës për të përballuar jetën ashtu si të vijë na ka nxjerrë në krye.

Cilin nga rolet e keni dëshiruar, por nuk keni pasur mundësi ta interpretoni dhe regjinë e cilit film do ta bënit po t’u jepej rasti?

-Ëndrrat e aktorëve për të luajtur role janë të përjetshme. Le të mbeten ëndrra. Tash të flasim konkretisht. Jam ulur (jemi ulur të gjithë) dhe diç po bëj. Besoj se pas dy javësh e kam skenarin gati. Është për Shqipërinë, për shqiptarët, për ne të gjithë. Për racën tonë, për sojin tonë me të mirat dhe të këqijat (se mos harroni të keqen e kemi edhe brenda vetes, është tjetër punë se s’na pëlqen ta themi). Mos harroni se komunistë, kriminelë, spiunë, xhelatë këta 50 vjet nuk ishin as gjermanët, as italianët e as ata nga Zimbabveja. Të keqen e kishim brenda vetes. Ajo sigurisht u injorua nga jashtë, por gjeti terren e u zhvillua si stafilokoku në lëng mishi. Pra, një katarsis kombëtar (vetëm për atë pjesë që ka nevojë për katarsis). Nuk i fus të gjithë në një kallëp. Nuk jemi të gjithë viktima. Ka një shkallë që secili brenda vetes e di. Unë p.sh. nuk mund të krahasohem me një që i janë pushkatuar pa gjyqe diku në një skutë gjithë familja dhe tërë jetën e ka kaluar burgjeve ose intervenimeve. Apo bashkëfajtor. E pse duhet të jetë bashkëfajtor p.sh. i biri i kësaj familjeje që u shfaros?! Pra, një katarsis na duhet sido që të jetë puna. Unë po përpiqem  të bëj një koncentrat, një esencë të gjithë asaj që ka ndodhur dhe që ka lënë nga prapa. Nuk do të jetë historia e filanit apo e filanes. Do të jetë historia jonë në këta 50 vjet. Më duket se e kam gjetur… Edhe sorrës i duket zogu i vet më i bukur.

Cilat janë pasojat e censurës në film dhe në art përgjithësisht?

-E para, ka qenë e ashtuquajtura metodë e realizmit socialist. Futja nën një uniformë e të gjithë artistëve dhe vënia e tyre në rresht. E për rrjedhojë, zhdukja e personalitetit, e individualitetit. Kush ishte pak më “i gjatë” e nuk e “zinte” uniforma, detyrohej të shkurtonte këmbët e jo të zgjaste pantallonat. Kush nuk i shkurtonte vetë, atëherë këmbët ia këpusnin pa dhimbje. Ndoshta që i këpusnin edhe kokën. Dhe e gjithë kjo për hir të metodës së “realizmit socialist”. Janë këputur qindra këmbë e kokë. Këmbët t’i këputnin me ndihmën e kolegëve, e kokat shpesh me urdhër nga lart. Ka pasur edhe artistë që pranuan të jenë derra të kënaqur e jo Sokrat i vuajtur. Këta ishin të vetëdijshëm që me veprat e tyre rrenin, shtrembëronin historinë, faktet, u ngrehnin aureole kriminelëve, e u vinin brirë e bisht engjëjve, por aq u bënte. Mjaftonte të kishin ca ledhatime, ca të mira materiale, ca udhëtime jashtë shtetit. Disa prej këtyre derrave sot e kanë ndërruar kostumin e kuq, me një blu dhe me paturpësinë më të madhe bërtasin për “vuajtjet” e “persekutimet” e tyre.

1992

93851431_829053304248541_7179572249454706688_n.jpg

The post Rikard Ljarja: Ëndrrat e aktorëve për interpretim janë të përjetshme appeared first on 55 News.

]]>
Shtatorja e akullt https://55news.al/bota-shqiptare/shtatorja-e-akullt/ Sat, 18 Apr 2020 13:15:00 +0000 https://new.55news.al/?p=156709 Nga Gani Mehmetaj (Rrëfimi i të shpërngulurit nga Toplica)    Dy hije m’u fanitën përtej kodrinës. Fërkova sytë. Nuk besoja në fantazma, por hijet dolën dhe u zhdukën. Nata ishte e ftohtë akull. Gjumi m’i mbyllte sytë, të ftohtët më ngrinte, kurse frika më drithëronte. Hëna e bardhë në të argjendtë shpërndante reflekse drite mbi […]

The post Shtatorja e akullt appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gani Mehmetaj

(Rrëfimi i të shpërngulurit nga Toplica)

   Dy hije m’u fanitën përtej kodrinës. Fërkova sytë. Nuk besoja në fantazma, por hijet dolën dhe u zhdukën. Nata ishte e ftohtë akull. Gjumi m’i mbyllte sytë, të ftohtët më ngrinte, kurse frika më drithëronte. Hëna e bardhë në të argjendtë shpërndante reflekse drite mbi borën e acartë, duke e shndërruar luginën në shëmbëllim të vetes. Sa e largët dhe sa e afërt hëna. Yjet dridheshin në qiell mu si dridhesha unë nga të ftohtët. Bëja rojë në krye të katundit, i mbështjellë me një gunë të dhirtë, i armatosur me një shishane të vjetër dhe me një thikë në brez. Gjendje ankthi. Prisnim sulmin, ndërsa nuk e dinim nga do të na vinte. Qenë fikur kandilat nëpër shtëpi, por askush nuk bënte gjumë. Kishte kaluar mesi i natës.

   Hijet nuk u dukën më. Rrija i mpirë: të jepja kushtrimin, a të prisja dukjen e sërishme të hijeve? Durova të mos dilja frikacak.

    Dy ditë më parë u dha kushtrimi në tërë krahinën e Toplicës: çetat serbe po depërtonin nga verilindja, sulmonin në befasi dhe zhdukeshin. Prapa linin gra e burra të therur në fyt dhe shtëpi të djegura. Dy net më parë mësyn shtëpitë e vetmuara malore, rrëfyen të ikurit që erdhën në katundin tonë. Sipas fjalëve të tyre, që mezi i nxirrnin nga buzët e thara, ndërsa sytë u shprehnin tmerr, armiku i zuri në gjumë, i therën në fyt. Ata që e morën veten para se ta ndienin tehun e ftohtë në gabzherr, ikën zbathur e zhveshur, pa mbërritur të merrnin asgjë me vete. Nënat kapnin foshnjat, burrat e çanin borën e ngrirë, ndërsa nuk e dinin ku po shkonin. Rruga ishte e vështirë, shtigjet malore të zëna nga orteku. Tregonin lemeri, çetat serbe ishin më të egra se ujqërit. Rrugës lanë foshnja të ngrira, gra të nxira nga të ftohtët.  “Ata po vijnë”, klithnin sytë e tyre të tmerruar. Dhe askush nuk dilte t’i ndalte. 

  Frika e mbërtheu krahinën. Përtej nuk dinim ç’po ndodhte. Fliteshin gjëra që s’t’i nxirrte goja  Por si të mbroheshim? Roja tjetër ishte në fund të katundit.

   Hëna  rrezëllitëse ishte shpërfillëse ndaj mynxyrave tona. Ndriçonte sikur të mos ndodhte asgjë. Befas një hije fantazme, e bardhë, gati e tejdukshme, nxori kokën prapa kodrës së ulët. Fantazmat tjera dolën pas tij, u bënë shumë. Lëviznin në qetësi sa të rrëqethnin. Një akullimë ma përshkoi trupin, flokët m’u ngritën thikë përpjetë nën herrkën e dhirtë. Kisha pak kohë: të lëshoja kushtrimin a t’i qëlloja me shishanen e vjetër. Pavetëdija ma lëvizi gishtin, pasi mora në shenjë hijen e parë. Krisma më trandi mua më shumë se sa banorët e katundit. Shurdhëria pas m’i mbylli veshët. Pata kohë ta mbushja edhe një herë shishanen. Hijet u tërhoqën prapa kodrës, pa arritur të tërhiqnin atë që ra. Zëri edhe më tutje nuk më dilte. Duhej të jepja kushtrimin, nëse nuk e kishin dëgjuar krismën. U bëra memec. Dikur një zë nga shtëpitë, pasi shkrepi me pushkë, lëshoi kushtrimin: – Bini burra, se na ra serbiani!
   Krismat tjera e çanë ajrin e ftohë, por oshtimë nuk pati. Hijet-fantazma u zhdukën prapa kodrës. Katundi u trazua. Dolën i madh dhe i vogël. Unë mësyva drejt kodrës t’i ndiqja hijet me shishanen e vjetër. Zëra dëgjoja  prapa veshëve. Edhe dy hije tjera mbetën shakull në borë, të tjerët u zhdukën. Nuk na kapën në gjumë. Britmat tona dhe krismat e armëve e hutuan armikun. Nuk e prisnin.

   Atë natë askush nuk bëri gjumë. Prisnim valën tjetër të çetave serbe. Prisnim dhe e dinim se nuk do t’i përballonim. Ata do të sulmonin në grupe më të mëdha, kurse ne ishim pak burra, me  gra e fëmijë nëpër këmbë. Athua do ta ndalnim valën e sulmeve? Sa të pafuqishëm ishim. Të pafuqishëm, të pambrojtur dhe të braktisur nga zoti e nga bota, kund zë a ndihmë nuk vinte.

  Të nesërmen u nisëm drejt jugut. Gratë e fëmijët para, ne duhej ta ngadalësonim armikun, të vetëdijshëm se nuk mund t’i bënim ballë një sulmi për një kohë të gjatë. Ecëm e ecëm e kund shtrojerë nuk gjetëm. Fërfëlliza na e rrihte fytyrën, sytë na digjnin. Nga të ftohtët buzët na u plasaritën. Rrugës takuam burra e gra që kishin ngrirë, rrallë ndonjërit i rrihte zemra. Një grua si statujë e kruspullosur më shtangu. E kishin braktisur. Para as prapa s’ kishte kë ta ndihmonte. E tërhoqa që të ndiqnim varganin. Gruaja e mbështjellë nuk donte të shqitej nga foshnja e ngrirë. “Ka dekë!”, i thashë. Ajo e mohonte me kokë. “Ikim se na therin si berrat”. Ajo nuk pranonte. Po të rrinte, do të vdiste nga të ftohtët, mu si i kishte vdekur foshnja. Po të shpëtonte do ta vrisnin çetnikët. Vdekja nga ta ishte më e tmerrshme. Ata po vinin prapa nesh si lukuni ujqërish.

   E mora foshnjën e shtangur, e ngrita në supe dhe ia bëra me kokë gruas të vinte pas meje. Ajo nuk kundërshtoi, ecte po aq shpejt dhe me po aq kujdes sa edhe unë. Bëmë rrugë dy net e dy ditë. Kthenim kokën prapa, ndiqnim gjurmët para, ndërsa me gjurmët që linim e ndërsenim armikun, që na ndiqte këmba- këmbës. Asgjë nuk shihej në horizont, fërfëllizë, zëra që barteshin nga të gjitha anët. Ulërimë ujqërish. 

Rrugës pamë të ngrirë foshnja mbi gjirin e nënës, djali mbi trupin e babës, plaka të kruspullosura. Nuk isha vetëm unë që mbaja foshnjën e ngrirë të gruas së përhumbur, që më vinte prapa meje, kishte edhe nëna tjera që i mbanin fëmijët e vdekur. Ecnin si zombi.

“Erdhëm, erdhëm!” – pëshpëriti dikush.

Pëshpërimat u shumëfishuan. Një grup njerëzish me uniforma na doli përpara.

 “Zaptijet!” – tha dikush.

Turma e të ikurve u shushat. Një breshëri fjalësh lëshoi njëri prej zaptijeve. Askush nuk e dinte gjuhën e tyre. Ushtarët turq nisën të bënin përzgjedhjen: burrat në një anë, gratë në anën tjetër. Dikush u acarua, burrat u bënë gati të përlesheshin me zaptije. I pari i tyre lëshoi një zë dhe ushtarët hapën bajonetat.

– Shpëtuam nga serbët që të na vrisnin turqit, – tha dikush me dëshpërim.

-Pse janë më të mirë, a?

Unë ia dhashë foshnjën që e mbaja dy ditë e dy net gruas së përhumbur, që të merresha vesh me ushtarët turq. Dikush mbante në shpinë a tërhiqte zvarrë gra të vdekura, foshnja të shtangura.

-Të vdekurit nuk mund t’i kaloni në kufi, – përktheu dikush.

Njerëzit u shtangën.

-Si? Do t’i lëmë këtu? – foli njëri me gjysmë zëri. – Janë njerëz këta zaptijet?

– Urdhri është urdhër, asnjë hap më tutje me të vdekur mbi shpinë, -përktheu prapë dikush zërin ulëritës të zaptijes.

Grupi në ballë mësyu, zaptijet nxorën pushkët përpara. Nisi përleshja, u dëgjuan krisma, britma e klithma grash. Ushtari turk ia rrëmbeu nga dora gruas foshnjën e vdekur. Ajo lëshoi një klithmë të tmerrshme, pastaj ia nguli thonjtë në fytyrë ushtarit turk. Një ushtar tjetër i dha një goditje prapa me kondak gruas. Një burrë iu hodh sipër ushtarit, ia shtrëngoi arrëzën e fytit dhe do ta mbyste sikur të mos ia nxirrnin nga duart të tjerët.

   Nuk e di sa zgjati përleshja. Dikur u qetësuan të dyja palët. Të vdekurit i varrosëm në cep të kufirit, hapëm një varr të madh,  një grua vajtoi thekshëm, sa ma shtangu zemrën. Të gjallët vazhduan tutje, të shushatur e të përhumbur. Mora para duarsh gruan e alivanosur. Foshnjën si shtatore të shtangur e mbuluam me borë e me dhe. 

Këto kujtoja nga rrëfimi i një të shpërnguluri dhënë dëshmi konsullit anglez, në bazë të të cilit diplomati përpiloi raportin për krimet serbe në dimrin e tmerrshëm të vitit 1881, kur baba më fliste si nga bota e përtejme: halla Fanë, këtu e varrosi foshnjën  që i ngriu në ikjen e madhe. Aty, tregonte ajo, i varrosën shumë të vdekur, që nuk i lejuan të kalonin kufirin.

Halla kurrë nuk e mori veten, zgjohej natën dhe na tmerronte me klithmën: “ikni se na ranë serbianët!” Vdiq me mallin e Ylberit, ashtu quhej foshnja që i ngriu si shtatore e akullt në dimrin që mos u harroftë. Burrin ia vranë në pritën që organizuan për ta ndalur depërtimin e çetnikëve.  

The post Shtatorja e akullt appeared first on 55 News.

]]>
Kulturocidi që po zbeh kornizën heterogjenitare shqiptare https://55news.al/kulture/kulturocidi-qe-po-zbeh-kornizen-heterogjenitare-shqiptare/ Thu, 30 Jan 2020 15:55:48 +0000 https://new.55news.al/?p=142012 Fjalë promovimi për librin “Qytetet e Ilirisë” të autorit Gani Mehmetaj Pastor dr. Femi Cakolli Libri më i ri i shkrimtarit Gani Mehmetaj, i shtypur para përfundimit të vitit të kaluar, mban titullin “Qytetet e Ilirisë”, botuar nga Shtëpia Botuese Titaniku, Prishtinë. Kësaj radhe nuk kemi në dorë ndonjë roman a përmbledhje publikimesh nga aktualiteti […]

The post Kulturocidi që po zbeh kornizën heterogjenitare shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Fjalë promovimi për librin “Qytetet e Ilirisë” të autorit Gani Mehmetaj

Pastor dr. Femi Cakolli

Libri më i ri i shkrimtarit Gani Mehmetaj, i shtypur para përfundimit të vitit të kaluar, mban titullin “Qytetet e Ilirisë”, botuar nga Shtëpia Botuese Titaniku, Prishtinë. Kësaj radhe nuk kemi në dorë ndonjë roman a përmbledhje publikimesh nga aktualiteti ynë kulturor siç jemi mësuar të kemi nga ky autor por tani kemi një vepër të zhanrit udhëpërshkrues, udhëtregues e arkeologjik të 23 qyteteve iliro-shqiptare. Përshkrimi i këtyre qyteteve nis nga Gjakova tok me disa vendbanimeve tjera të lashta përreth saj, pastaj vazhdon me Nishin si qytetin më verior të Dardanisë e pastaj për të zbritur në Pazarin e Ri, Artanë, Domastion, Ulpianë, Cermjan, Rudinë, Prizren, Shkup, Shkodër, Plavë, Guci, Gjytet, Ulqin, Lezhë, Krujë, Kaninë, Pogradec, Korçë dhe Gjirokastër.

Autori kësaj here ka zgjedhur që të lë imagjinatën dhe të braktisë fiksionin letrar, trillimin si mjeti letrar, pra lë rolin e shkrimtarit si primat arti, dhe  vishet më shumë si vizitator duke marrë rolin për mbledhjen e faksioneve (fakteve) si shënimtari ose regjistruesi i arkeologut dhe ciceronit për gjetjet më të fundit nëpër këto qytete ilire, si pjesë e ekspeditave dhe të udhëtimeve të realizuara prej marsit të v. 2017 e deri në mars të v. 2019.

Duke e përcjellë veprën krijuese të autorit Mehmetajt për disa vjet rresht, mund të konstatoj se nga aspekti tematik dhe i shtrimit të materies letrare, i stilit ekspozues dhe i vokacionit artistik kjo vepër që po promovojnë sot nuk përbën ndonjë risi strukturale, formale, përmbajtësor e angazhimor, ani pse provon të kultivojë një zhanër të ri letrar. Veçantia e këtij teksti është sintetizimi i arkeologjisë si prova të antikitetit ilir dhe atij urban aktual i këtyre 23 qyteteve për të përçuar e evokuar një mesazh dhe kundërshtesë për një civilizim të synuar perëndimor të qenies shqiptare.

Në aspektin e kohës autori zgjedh të kaluarën e largët (antikitetin ilir), të kaluarën e mesme (mesjetën arbërore), të kaluarën e afërt (rilindjen kombëtare) dhe të sotmen. Pra kemi një të kaluar në tri periudha dhe të sotmen. Skema është e thjeshtë: dje dhe sot, por diku për një çështje autori lëshon disa lemza dhe për disa tjera trishtime, për të ardhmen tonë kulturale e identitare.

Pse autori flet për këto 23 qytete ilire? Në esencë të këtyre qyteteve, pra kupto në qendër të këtij civilizimi, gjendet perandori bizantin me prejardhje ilire, Justiniani i cili ndërton 8 qytete na fillimi dhe rindërton mbi 50 qytete tjera, kala, fortifikata, kështjella dhe disa prej tyre vazhdojnë jetën edhe sot. Justiniani në këtë vepër nuk është personazh apo vetëm figurë historike por është ndërtuar në ide letrare, është metafora postmoderne autoriale, është modeli, është vlera e yjësive më të larta (paradigma) se çfarë autori ëndërron në projeksionin e tij: t’i luftojmë barbarët; të merremi me rikuperimin e dëmeve arbërore e shqiptare që janë bërë nga barbarë të shumtë. Kjo qasje nuk është  vetëm njëlloj semantike por si një projeksion, pra është një modernitet (ndërmarrje e madhe nga të gjithë dhe me dobi për të gjithë).

Përpos Justinianit figura të tjera historike që hasen në këtë tekst, por me synime e ide të tjera letrare janë: Jerina (e bukura shqiptare; vajzat tona janë mbretëresha shqiptare), Leka i Madh (princi që përhap civilizim në botë), Lekë Dukagjini (princi që mblodhi e kodifikue ligjet, pra ne nuk jemi pa ligje), Pjetër Bogdani (kryeipeshkvi i Shqipërisë dhe i Serbisë që pos uratës ka edhe kamën duke mobilizuar 6000 luftëtarë kundër osmanëve), Lesh Spani, sundimtari i fundit arbëror i Artanës i cili prezanton lakoren historike; Martin Shegyni (Segoni) rrëfimtari i parë i të bëmave të Skënderbeut prezanton idenë e kallëzimtarit mishëruar kaq shumë në vetëdijen dhe kulturën tonë etj.

Përmes këtyre qyteteve autori ka për synim që të plasojë mesazh për brezin e sotëm duke dëshmuar se ne kemi pasur qytetërim, kemi pasur ushtarë, piktura e piktorë, skulptura e skulptorë, vepra e shkrimtarë, ligje, statute të kështjellave, tempuj e kisha (paramendoni se vetëm kisha sase në Artanë të Kosovës i zinte 3000 frymë – kjo faltore ishte aty deri në vitin 1455), monedha, ari etj. Dhe krejt në fund porosit dhe evidenton autori se ka një vazhdimësi dardane nëpër këto qytete andaj ne duhet të shfaqim më shumë dashuri për historinë dhe vendin tonë.

Dalloj në këtë vepër kategorinë sa estetike, ndoshta jo të pranuar nga të gjithë ose jo të veçuar nga të gjithë, po kaq edhe kategori biblike e teologjike atë të sakralitetit. Kjo kategori në fjalorin e sotëm të shqiptarëve madje tejet të zakonshëm kur shtyjnë ide a plane përpara së debatuari dhe kur duan që t’i bindin të tjerët këtë e bëjnë me anë të ndrojtjes dhe ngritjes së argumentimit të pakundërshtueshëm, si prej qielli, të argumentimit me bazë e mendësi të paprekshmërisë, të bindshmërisë dhe shumë herë edhe në formë të manipulimit. Sa shpesh pra e dëgjojmë sintagmën “është e shenjtë”, kështu autori ka ndërtuar në strukturimin e tij të menduarit për faktin se qytetet apo vendbanimet e hershme njerëzore të gjendura tek ne janë të shenjta.  Kështu kemi edhe Urën e Shenjtë, Kështjella e Rozafës, vendet e shenjta, gjësendet e shenjta, stelat, shpatat, ushtat, shtizat, luftërat e shenjta, gravurat ilire, shpella e kryqeve, tempulli ilir, rrasat e gurit me vizatime parahistorike etj.

Janë katër qytete që rrëfimtari i idileve u jep më shumë vëmendje: Shkupi, për shkak se ka qenë kryeqendra e Dardanisë dhe tani gati sa nuk është sllavizue; Prizreni, dikur pronë e Kastriotëve i cili vazhdimisht po kozmopolizohet qëllimisht për t’i humbur karakteri arbëror paramendoni si qyteti ku është organizuar Lidhja e Prizrenit tash promovohet si qyteti i etnive e kulturave të ndryshme; Kruja, kryeqyteti i rezistencës së Gjergj Kastrioti; dhe së fundi e që më së shumti flet për të është qyteti i Shkodrës. Shkodra është qyteti i miteve, i legjendave, i kujtesave, i mbretërve e mbretëreshave, i epokave të lavdishme, qyteti i ëndrrave të fëmijërisë së autorit – ëndrra të kopshtuara në fakt nga i ati i vetë autorit.

Të kthehemi tek ideja kryesore e veprës. Edhe pse dominojnë dy lëndë këtu, arkeologjia dhe historia ideja qendrore është kulturociada, pra shkatërrimi sistematik i kulturës ilire, arbërore e shqiptare e nisur nga dyndjet sllave për të vazhduar pastaj fise e popuj tjerë dhe së me pushtimet osmane e serbe dhe nga organizatat turke e arabe. Ky program kulturocid, sipas autorit po ndodh me hov të madh si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni këto 20 vitet e fundit.

Është e qartë se nga metodat e studimit të cilitdo tekst përmes leximit qëllimor e kërkimor si metodologji ne e gjejmë kryetemën, temën dhe nëntemat e tekstit. Përmes vëzhgimit të mirë të tekstit ne i gjejmë faktet e mira. Përmes fakteve të mira ne bëjmë interpretimin e duhur, dhe interpretimi i duhur na çon në aplikime të ndryshme por të dobishme. Kështu ky tekst edhe pse me rezervime nuk udhëzon lexuesin për tek aplikimet e synuara, por në fakt kjo i mbetet në ndërdije atij, në ndërgjegje, i mbetet ndër dhëmbë duke hapur e kapur dilemën dhe reflektimet: si nuk po shohim kulturocidin, si nuk po na pengon kulturocidi, si të fitojmë ndaj kulturocidit sistematik.

Shikuar nga pikëpamja e spektrit të kulturës së përgjithshme kombëtare, dihet se kultura shqiptare ka qarqet e veta kulturore të ndërlidhura e ndërshtresuara si pasojë e rrjedhimeve dhe e ndikimeve historike, ashtu saktësisht si edhe autori përmend fatin e fisit Kuçi që disa janë katolikë, disa ortodoksë e disa myslimanë, prandaj mbështetja kaq e madhe e autorit, mbitheksimi kaq i trashë, mbivlerësimi kaq i lartë i njëri qark kulturor shprehur në këtë libër mendoj se pikësëpari nuk është as i qëndrueshëm, as i lakueshëm, as i lakmueshëm, as i dëshirueshëm dhe as i praktikueshëm pasi të gjitha qarqet tona kulturore pavarësisht prej zonave, specifikave, besimeve dhe përcaktimeve tjera i kanë dhënë kombit dhe kulturës shqiptare në momentet e caktuara.

Identiteti i kulturës shqiptare si realitet është ndërtuar mbi parimin e heterogjenitetit dhe mbi parimin e universalitetit, duke shtyrë mënjanë parimet tjera sikurse parcialiteti, ekskluziviteti dhe hemogjiniteti. Kjo është korniza jonë kulturore dhe identitare si komb por krijuesi është i lirë dhe mund të këndojë si ai të dojë meqë është vlerë po ashtu e përcaktimit tonë si shoqëri e hapur dhe kritike.  

The post Kulturocidi që po zbeh kornizën heterogjenitare shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
U promovua libri më i ri nga Gani Mehmetaj ‘Qytetet e Ilirisë’ https://55news.al/kulture/u-promovua-libri-me-i-ri-nga-gani-mehmetaj-qytetet-e-ilirise/ Thu, 30 Jan 2020 13:49:43 +0000 https://new.55news.al/?p=141974 Është promovuar libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt para adhuruesve të tij që kishin ardhur në numër të madh në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të kryeqendrës. “Qytetet e Ilirisë” prezanton 23 qytete shqiptare me një të kaluar të lavdishme nga Nishi, Shkupi, Prizreni, Ulpiana, Artana, Gjakova. Shkodra, Ulqini, Lezha, Kruja, Preza, Kanina, Gjirokastra, Pogradeci […]

The post U promovua libri më i ri nga Gani Mehmetaj ‘Qytetet e Ilirisë’ appeared first on 55 News.

]]>
Është promovuar libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt para adhuruesve të tij që kishin ardhur në numër të madh në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të kryeqendrës.

“Qytetet e Ilirisë” prezanton 23 qytete shqiptare me një të kaluar të lavdishme nga Nishi, Shkupi, Prizreni, Ulpiana, Artana, Gjakova. Shkodra, Ulqini, Lezha, Kruja, Preza, Kanina, Gjirokastra, Pogradeci deri në Korçë. Shumica e këtyre qyteteve kanë vazhdimësi nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në ditët e sotme, disa të tjera pas periudhave të lavdishme në parahistori e në antikë u shuan në mesjetë. Qytete ilire shquheshin për organizim shtetëror, për objektet monumentale, kështjellat e sigurta, amfiteatrot, faltoret pagane, kishat paleokristiane etj.

Autori qytetet e Ilirisë i sheh nga prizmi i sotëm, e shpalon të kaluarën, duke bërë njëkohësisht edhe krahasimet në mes të asaj që ishin dikur, peshën që e kishin për ilirët e Ilirinë, peshën që e kishin për arbërorët dhe rëndësinë që e kanë sot për shqiptarët.

Libri i tipit të udhë përshkrimit, meqë autori ka shtegtuar gjatë nëpër këto qytete e krahina ka ilustrime me fotografi, rrëfime të vendasve, kronika të para dymijë vjetësh etj. ër disa nga këto vende e kështjella është ditur pak ose aspak: Kështjella e Jerinës, Kështjella e Lekës, Kështjella e Mbretit, Suka e Cermjanit, që ishin fortifikata malore me garnizone ushtarake dardane.

Libri “Qytetet e Ilirisë” e botoi shtëpia botuese “Titanic”, ilustrimet janë me ngjyra, ndërsa mund ta gjeni në libraritë e qytetit “Dukagjini”, “Artini” “Buzuku dhe në kioskat e Sheshit “Nëna Terezë”.

Derisa për librin kanë folur jo pak edhe dr. Femi Cakolli e Shaban Arifaj, ndërsa shkurt ka folur e përshëndetur pjesëmarrësit edhe autori Gani Mehmetaj.  

2068c498d84fa7da3511afda79ed74bf_XL.jpg

The post U promovua libri më i ri nga Gani Mehmetaj ‘Qytetet e Ilirisë’ appeared first on 55 News.

]]>
“Qytetet e Ilirisë”, libri më i fundit i Gani Mehmetajt https://55news.al/kulture/qytetet-e-ilirise-libri-me-i-fundit-i-gani-mehmetajt/ Wed, 29 Jan 2020 15:42:30 +0000 https://new.55news.al/?p=141806 Nesër me 30 janar 2020, në orën 12.00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të promovohet libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt. Për librin do të flasin Shaban Arifaj, ish- redaktor i njohur RTK-së, i cili do të jetë udhëheqës i promovimit dhe Dr. Femi Cakolli, studius letrar e pastor. Debatet do […]

The post “Qytetet e Ilirisë”, libri më i fundit i Gani Mehmetajt appeared first on 55 News.

]]>
Nesër me 30 janar 2020, në orën 12.00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, do të promovohet libri “Qytetet e Ilirisë” i Gani Mehmetajt. Për librin do të flasin Shaban Arifaj, ish- redaktor i njohur RTK-së, i cili do të jetë udhëheqës i promovimit dhe Dr. Femi Cakolli, studius letrar e pastor. Debatet do të vazhdojnë edhe në një koktej rastit në ambientet e bibliotekës.

“Qytetet e Ilirisë” prezanton 23 qytete shqiptare me një të kaluar të lavdishme nga Nishi, Shkupi, Prizreni, Ulpiana, Artana, Gjakova. Shkodra, Ulqini, Lezha, Kruja, Preza, Kanina, Gjirokastra, Pogradeci deri në Korçë. Shumica e këtyre qyteteve kanë vazhdimësi nga parahistoria, antika, mesjeta e deri në ditët e sotme, disa të tjera pas periudhave të lavdishme në parahistori e në antikë u shuan në mesjetë. Qytete ilire shquheshin për organizim shtetëror, për objektet monumentale, kështjellat e sigurta, amfiteatrot, faltoret pagane, kishat paleokristiane etj.
Autori qytetet e Ilirisë i sheh nga prizmi i sotëm, e shpalon të kaluarën, duke bërë njëkohësisht edhe krahasimet në mes të asaj që ishin dikur, peshën që e kishin për ilirët e Ilirinë, peshën që e kishin për arbërorët dhe rëndësinë që e kanë sot për shqiptarët.
Libri i tipit të udhë përshkrimit, meqë autori ka shtegtuar gjatë nëpër këto qytete e krahina ka ilustrime me fotografi, rrëfime të vendasve, kronika të para dymijë vjetësh etj. ër disa nga këto vende e kështjella është ditur pak ose aspak: Kështjella e Jerinës, Kështjella e Lekës, Kështjella e Mbretit, Suka e Cermjanit, që ishin fortifikata malore me garnizone ushtarake dardane.
Libri “Qytetet e Ilirisë” e botoi shtëpia botuese “Titanic”, ilustrimet janë me ngjyra, ndërsa mund ta gjeni në libraritë e qytetit “Dukagjini”, “Artini” “Buzuku dhe në kioskat e Sheshit “Nëna Terezë”.

The post “Qytetet e Ilirisë”, libri më i fundit i Gani Mehmetajt appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari Gani Mehmetaj kërcënohet me armë zjarri https://55news.al/bota-shqiptare/shkrimtari-gani-mehmetaj-kercenohet-me-arme-zjarri/ Tue, 28 Jan 2020 12:30:11 +0000 https://new.55news.al/?p=141531 Gani Mehmetaj, shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar, është kërcënuar me armë zjarri në shtëpinë e tij, shkruan KultPlus. Këtë e ka bërë të ditur vetë shkrimtari përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku ka shprehur shqetësimin e tij rreth këtij kërcënimi. Mehmetaj ndër të tjerash është shprehur i pakënaqur edhe […]

The post Shkrimtari Gani Mehmetaj kërcënohet me armë zjarri appeared first on 55 News.

]]>
Gani Mehmetaj, shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar, është kërcënuar me armë zjarri në shtëpinë e tij, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur vetë shkrimtari përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku ka shprehur shqetësimin e tij rreth këtij kërcënimi.

Mehmetaj ndër të tjerash është shprehur i pakënaqur edhe me policinë, pasiqë këta të fundit kanë qenë vetëm një herë në shtëpinë e Mehmetajt për hetime dhe më nuk kanë reaguar rreth kësaj çështjeje.

”Paralajmërimin (kërcënues) e mora!

Miq e dashamirë. Javën e kaluar me gjuajtën me armë zjarri në shtëpinë time, në dhomën e fjetjes. Predha e theu qelqin e parë, por u ndal në parvazin e dritares, në pjesën e aluminit, që ia ndryshoi drejtimin.
Erdhi policia, erdhën edhe hetuesit, maten e çmatën dhe shkuan. E morën predhën e armës që ta analizojnë në laborator. Policia shikimin e bënë të shtunën, por që nga ajo ditë nuk u dukën më.
Paralajmërimin kërcënues e mora, por tekstet që u nuk i pëlqeu dikush nuk i tërheq dot, sepse i pushtuan portalet shqipe si asnjëherë më parë.
Përmes miqve e lajmërova Ambasadën amerikane. Miqtë tjerë më lajmëruan me telefon se e kanë takuar e lajmëruar edhe OSBE e institucionet e Kosovës. ”, thuhet në postimin e Mehmetajt.

83233808_10157734529129651_4652935571532939264_n.jpg

The post Shkrimtari Gani Mehmetaj kërcënohet me armë zjarri appeared first on 55 News.

]]>
Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit https://55news.al/bota-shqiptare/fantazma-e-jugosllavise-e-ka-mberthyer-trurin-e-shqiptarit/ Fri, 27 Dec 2019 13:43:27 +0000 https://new.55news.al/?p=136890 Nga Gani Mehmetaj   Sulmi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës, me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të komisarëve partizanë kundër “kokëderrave kosovarë” , që nuk bindeshin se ata serbët i kanë vëllezër. Partizanët shqiptarë e çarmatosen popullatën tonë, […]

The post Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gani Mehmetaj

 
Sulmi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës, me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të komisarëve partizanë kundër “kokëderrave kosovarë” , që nuk bindeshin se ata serbët i kanë vëllezër. Partizanët shqiptarë e çarmatosen popullatën tonë, ndërsa u morën vesh të futeshin brigadat serbo-malazeze që bënë masakra ndaj popullatës së çarmatosur. Kështu, me neve u armiqësuan, e bënë aleat e shtet mik Jugosllavinë dhe e dëbuan Britaninë e Madhe e SHBA-të. Edhe tash komisarët shqiptarë me terror mediesh duan të na e thyejnë kokën tonë të trashë që ta pranojmë kapitullimin ndaj Serbisë , a “minishengenin” e tyre për të mirën tonë, thua se ata e dinë çka është e mirë për ne dhe çka është e keqe. Ata na e dashkan të mirën, kurse ne “kokëderrat kosovarë” nuk e ditkemi. Janë të pacipë, të shitur dhe të shpërfytyruara nga urrejtja lukunia e udhëheqësve të emisioneve tematike në televizionet shqiptare dhe portaleve pse nuk e duam Serbinë e Vuçiqit apo cilëndo Serbi. Tërbohen si qentë e çartur a si kuçkat e hallakatura anal-listat , na fyejnë e na denigrojnë pse ne i shohim më përbuzje marrëzitë e tyre serbofile. Edhe më tutje mu si partizanët e komisarët e Enver Hoxhës ne jemi ” “kokëderra kosovarë”, meqë me kokëfortësinë tonë proverbiale nuk bindemi që Serbia të na ripushtoj. Janë të gatshëm mercenarët e çmendur ta dëbojnë Perëndimin e ta zëvendësojnë me fantazmën e Jugosllavisë mu si Enver Hoxha. Janë të gatshëm ta rrënojnë faktorin politik e shtetëror të Dardanisë që t’ia trasojnë rrugën Serbisë në Durrës e në Shqipëri, mu si e bënë rrënoja faktorin shqiptarë në Maqedoni për t’ia plotësuar orekset sllavëve të Shkupit, apo si i zhvendosën dhe i shkombëtarizuan shqiptarët nga Presheva, Bujanovci e Medvegia, kur Tirana e mori rolin patërnalist, ndërsa në fakt e bëri punën e djallit, ia dorëzoi këto rajone Serbisë si në pjatë të argjend. Jugosllavia ka vdekur, thonë “kosovarët kokëderra”, rroftë Jugosllavia, thonë mercenarët shqiptarë dhe budallenjtë e hallakatur. Sado të çirren dhe të ulërijnë natën e ditën bijtë e bijat e Enverit dhe mercenarët e çmendur, Jugosllavia ka vdekur, por derisa të binden ata, neve do të na shkaktojnë shumë dëme e andralla.

The post Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit appeared first on 55 News.

]]>
Java e Filmit të Maqedonisë në Prishtinë/Një kinematografi që ka frymëzim e kreativitet https://55news.al/kulture/java-e-filmit-te-maqedonise-ne-prishtine-nje-kinematografi-qe-ka-frymezim-e-kreativitet/ Tue, 24 Dec 2019 13:01:44 +0000 https://new.55news.al/?p=136360 Nga Gani Mehmetaj *  “Java e Filmit të Maqedonisë” që e organizoi Kosovafilmi në bashkëpunim në Kinotekën e Maqedonisë, ishte një  prezantim i mirë e vlerave filmike të periudhave të ndryshme. Filmi i mbrëmjes së parë “Gëzuar 49 ” ishte realizuar me 1986, kurse filmi i mbrëmjes së fundit “Petrunia” ishte prodhim i vitit 2019. […]

The post Java e Filmit të Maqedonisë në Prishtinë/Një kinematografi që ka frymëzim e kreativitet appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gani Mehmetaj *

 “Java e Filmit të Maqedonisë” që e organizoi Kosovafilmi në bashkëpunim në Kinotekën e Maqedonisë, ishte një  prezantim i mirë e vlerave filmike të periudhave të ndryshme. Filmi i mbrëmjes së parë “Gëzuar 49 ” ishte realizuar me 1986, kurse filmi i mbrëmjes së fundit “Petrunia” ishte prodhim i vitit 2019. Ajo që bie në sy është bashkëprodhimi me kinematografit e rajonit, por edhe me kinematografit kombëtare të Evropës.  Bashkëprodhimi me Kosovën zë një vend të dalluar.  

Është vështirë të jepet gjykim për kinematografinë e Maqedonisë në dhjetë vjeteshin e fundit nga gjashtë filmat e “Javës së filmit maqedonas” në Prishtinë, apo edhe nga pesë-gjashtë filmat tjerë që i kam parë me herët nëpër festivale të ndryshme, mirëpo nga ajo që pashë krijohet përshtypja se filmi maqedonas ka frymëzim e kreativitet, dallohet me stile e qasje të ndryshme, nuk i mungon guximi të ballafaqohet me tema të ndjeshme, është vazhdimësi e një traditë jo shumë të gjatë, por të suksesshme . Është një produksion që po e kërkon hapësirën e vet kreative dhe individualitetin.

Dramat për thyerje e mëdha dhe konfliktet etnike

 

Filmi “Gëzuar 49”  (1986), sipas skenarit të Gordan Mihiqit, në regji të Stole Popovit me Svetozar Cvetkoviq, Meto Jovanovski e Vladislava Milosavleviq në rolet kryesore. 

   “Gëzuar 49” (1986) është ndryshe nga filmat e shfaqur në “Javën e filmit të Maqedonisë” në Prishtinë”. Dallon me temën, dallon me qasjen dhe me periudhën kohore, ka atmosferë të veçantë, galeri personazhesh që të mbeten në kujtesë dhe situata tragjike. Filmi i Stole Popovit, një kineasti me emër kumbues e disa filma të suksesshëm, i takon zhanri politik, fillon me kthimin e një grupi të jugosllavëve nga Bashkimi Sovjetik pas acarimit të marrëdhënieve Moskë-Beograd. Jo të gjithë e përballojnë shkëputjen, jo të gjithë pajtohen me situatën e re: një ushtarak bënë vetëvrasje, një tjetër student kthehet në Moskë në vend se të kthehet në vendlindje, një grua i nënshtrohet shantazheve të shërbimit të fshehtë sovjetik, një tjetër ka mëdyshje nga t’ia mbajë. Filmi është dramë rrëqethëse, me ironi thërresë për viktimat me tru të shpërlarë nga ideologjia që si Saturni i ha bijtë e vet. Regjisori krijon dy botë personazhesh, ata që e pranojnë diktaturën pa rezistencë dhe ata që përpiqen të ikin nga diktatura. Është mbase filmi më i mirë i periudhës së shkëputjes nga stalinizmi, por që as UDB-ja nuk ndryshon në terror e tortura. Janë dy cepa të një ideologjie që janë paraqitur me mjeshtri. 

Svetozar Cvetkoviq, Meto Jovanovski e Vladislava Milosavleviq janë aktorë që e mbajë filmin dhe shpalojnë karaktere interesante. Cvetkoviq intepreton në mes të Hemfri Bogartit e Al Paçinos, por edhe bota që e lakmon protagonisti, i tij i takon kësaj mendësie. Meto Jovanovski luan humbësin që pajtohet me gjendjen e tij, kurse Vladislava Milosavleviq gruan sharmante e tragjike.

 

 

 “Para shiut”, sipas skenarit e në regji të Milçe Mançevskit me Katrin Kartlixhe ( Katrin Cartlidge), Rade Sherbexhia, Gregor Kolin (Gregoire Colin), Labina Miteska, Aburrahman Shala etj. 

 

“Para shiut”, i Milço Mançevskit (1994) një film embleme e kinematografisë së Maqedonisë, i nominuar për çmimin Oskar, i laureuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare, i shfaqur në shumë vende, me të drejtë u prit me dashamirësi kudo që u dha. Të mrekulluar ishin edhe shikuesit e Prishtinës, një pjesë e të cilëve e kanë parë edhe më herët. Filmi ka bërë jetë aktive brenda dhe jashtë shtetit të ri, është film që të mbetet në kujtesë kohë të gjatë, regjisori e ka nxjerr thelbin e problemit, ka kapur visore e personazhe të pazakonshëm, në rrethana të veçanta, ka metafora e simbole që të bëjnë të përsiasësh, ka figura që nuk të lenë të qetë.

Filmi fillon rrëfimin nga manastiri me murgjit vetmitarë dhe të betuar në heshtje, ku prania e huaj, në veçanti e femrës është sakrilegj. Mirëpo, edhe heshtjen, edhe betimin e prish vajza e re, Zamira. Jeta e saj është dramatike, ndërsa përfundon tragjikisht.

I shkëputur nga ky fragment, por i lidhur si tërësi, është pjesa tjetër e filmit për fatin e fotoreporterit që jeton me një këmbë në Londër e me tjetrën në vatrat e luftërave të përgjakshme (Bosnjë), ndërsa e ndjen vetën fajtor për çdo vrasje, mu si personazhi i Heminguejit në “Plaku dhe deti”, kur thotë se me vdekjen e një njeriu vdes një pjesë e jotja. Masakra tjetër që ndodh në një restorant të Londrës, është pjesë e çmendurisë ballkanike, ndërsa heroin e ndjek si mallkim.

Filmi “Para shiut” arrin  kulmin me pjesën e tretë: “Fotografi” (dy pjesët tjera janë: “Fjalë” dhe “Fytyra”), kur protagonisti, fotoreporteri kthehet në vendlindje. Aty shpalohet një situatë e re, dramatike: konfliktet në mes të dy komuniteteve në një shtet të sapoformuar me armiqësi e paragjykime të vjetra, që ngjallën aksidentalisht apo të nxitura. Dy komunitetet dallojnë pak në mes veti, por e kanë të përbashkët paragjykimin, mosdurimin e urrejtjen.

Dy dashuri të parealizuara, dy jetë të shkuara dëm, dy komunitete të trazuara, dy funde tragjike, janë strumbullari i filmit.  

Sa herë ta shikosh filmin “Para shiut” se si të duket, ndryshe nga hera e parë, të shpalohen pamje që të kanë shpëtuar, e shijon bukurinë e kuadrit dhe vrazhdësinë e visoreve. “Para shiut” është rrëfim dramatik për njerëzit dhe tokën, për gadishullin tonë të paqetë, për paragjykimet dhe për shajninë.

    

 

Individi i frustruar, hija e diktaturës dhe femra e pabarabartë

“Shëruesi”, sipas skenarit e regjisë së Gjorce Stavreskit me Blogoje Veselinov, Anastas Tanovski, Aksel Mehmet etj. në rolet kryesore.

Një i ri përpiqet t’i dal në ndihmë babait që vuan nga sëmundja e pashërueshme, raportet e ngatërruara shoqërore e hutojnë, rastësia a fati e ndihmon të vjedh një paqetë marihuane, me të cilën gatuan ëmbëlsirën çudibërëse. Ky është syzheu i shkurtër i filmit. Këtu nisin peripecitë e djaloshit dhe bëmat e tij. Rrëfimi është i natyrshëm e dramatik, situatat e papritura, kurse fundi i pazakonshëm.   

“Shëruesi” është komedi me elemente dramatike për konduktorin e ri që me ëmbëlsirën “shëruese” të gatuar me kanabis, krijon  një seri situatash tragjikomike. Por filmi ka edhe tone të zymta, atmosferë të rrethanave sociale, figura që duken të humbura në kohë e në hapësirë, që e kërkojnë shpëtimin në barin “çudibërës”.  Ëmbëlsira është pretekst për të fotografuar situata dhe njerëz, mendësi e karaktere, mjedisin sociale. Filmi “Shëruesi” me një humor fshikullues dhe me përzierje zhanresh fshikullon mendësinë që mund të jetë kudo në gadishull. Film është  punuar me mjeshtri, situata janë të gjetura dhe interpretime të lakmueshme të aktorëve Blagoje Veselinov dhe Anastas Tanovski.

“Lazari”, (2015) regjia Svetozar Ristovksi, skenari Svetozar Ristovski dhe  Grace Lea Troje. Rolet Vedran Zhivoliq, Goran Navojec, Dejan Lilik etj.

“Lazari” i Svetozar Ristovskit është ndër filmat më simpatik që kam parë nga brezi i regjisorëve për të cilët fatkeqësisht nuk kisha shumë informacione. Është film i punuar mirë, ka portretizim të shkëlqyeshëm të personazheve, ka rrëfim dinamik kinematografik, ka dramaturgji që të mbanë pezull, nuk i mungojnë batutat që i japin ngjyrim të duhur e sharmë filmit. Përmes të riut mafioz, regjisori na shpie në botën e mafisë, ku jeta e njërit  ka pak vlerë, pastaj ai rropatet me burokratë që i shesin patriotizëm, kur i duhet pasaporta që mund t’ia shpëtoj jetën, ndërsa më parë po këta zyrtarë i kanë  marr ryshfet. 

Në qendër të rrëfimit kinematografik është Lazari, i riu që futet në grupin mafiozë që merret me transportin ilegalë të refugjatëve arabë. Ai e bënë një krim, mirëpo, jeta e tij ndryshon kur dashurohet në Katrinën. Janë simpatkë rolet e Vedran Zhivoliq (Lazari) dhe Natasha Petroviç (Katrina), por edhe interpretimet e m Goran Navojec e Dejan Lilik.

“Nata e mjaltit”, skenari e regjia Ivo Trajkov me Nikola Ristanovski, Verica Nedeska, Igor Angelov.

Kur e shikon filmin “Natë mjalti” të Ivo Trajkovit të duket sikur po e përcjell fatin e Jozef K. të Franc Kafkës nëpër labirintet e errëta të mekanizmit përtypës të shtetit. Një natë të errët kur fikën dritat në apartamentin e protagonistit, që sapo kthehet me gruan nga një gosti qeveritare, bëhet natë ankthi e tmerri, sepse ai është viktimë e objekt i survejimit të çimkave përgjuese. Në një situatë të këtillë makthi e frike shpalohen marrëdhëniet në mes të burrit e gruas, akuzat e ndërsjella, meritë e vjetra, dyshimet, tradhtitë bashkëshortore, mosbesimet dhe urrejtja që shpërthen kohë pas kohe.

Filmi është punuar me mjeshtri, ka dramaticitet, interpretime të mira të aktorëve, kuadro dinamike, pamjet bardhë-zi e sforcojnë atmosferën, e bëjnë gati syrreale farfurinë e pritjeve qeveritare, nga perspektiva e apartamentit të errët duket si ëndërr e keqe. Protagonisti i Ivo Trajkovit, është viktimë, por është edhe pjesë e mekanizmit ndrydhës, është i shantazhuar, por di edhe të përfitoj e shantazhojë.

Fundi i filmit ka një kuptim simbolik, e përmbyllë mirë e me gjetje të qëlluara thelbin e mekanizmit shtypës e shantazhues të një sistemi të korruptuar.

 

“Zoti ekziston, emri i saj është Petrunia”, regjia Teona Strugar Mitevska, skenati regjisorja me Elma Tataragic. Rolet kryesore Zorica Nushrva, Labina Mitevska e Stefan Vujisiq ne rolet kryesore.

A është Zoti femër? sikur do ta shtrojë këtë pyetje filmi i regjisores Teona Strugar Mitevska, “Zoti ekziston, emri i saj është Petrunia”. Pse duhet të jetë Zoti mashkull dhe, pse burrat i kanë të gjitha privilegjet në botën shpirtërore e materiale? Filmi në shikim të parë duket feminist, këmbëngulja e protagonistes, pastaj gazetarja luftarake që po ashtu lufton për të drejtën e vet këtë ngjyrim merr,  mirëpo në vazhdim Teona Strugar Mitevska shtron probleme fondamentale të (pa) barazisë së burrit dhe gruas.  Protagonistja e filmi, një e re 33-vjeçare ballafaqohet me padrejtësinë e madhe kur ia bëjnë me dije se e drejta e garës në kryq dhe fatit që sjell, u takon burrave. Ajo proteston, rebelohet, ëshët viktimë e denigrimit, e terrorizojnë, por as p;olicët dhe as prifti nuk mendojnë se e kanë gabim. Bota është e burrave dhe s’kanë si mendojnë ndryshe ata.    ojnë e terrorizojnë në polici, por kot, sepse prifti e policët ashtu mendojnë. Filmi “Petrunia…” shtron dy probleme: pabarazinë e gruas historikisht e sot deh luftëën e saj ën shqoëri dhe autoritarizmin e policisë që mund ta marr individin e ta mbajë, pa doje se po i shkel të drejatat elementare.

Nga filmi “Petrunia…” është pritur shumë, sepse ka një temë të veçantë, ka qasje ndryshe, por ka edeh një tension të femrës që nuk kuprohet sa duhet nga burrat. Në film ka qasje të shëndosh, ka stil e dinamik rrëfimi, por herë herë ka mllef që kanalizohet veçmas përmes gazetares, sespe petrunia ëshët më e qetë, pavarësishst se është viktimë e shovinizmit mashkullor.

 *  Autori është drejtor i Kosovafilmit dhe profesori i teorisë së filmit

The post Java e Filmit të Maqedonisë në Prishtinë/Një kinematografi që ka frymëzim e kreativitet appeared first on 55 News.

]]>