gareth bale Archives - 55 News https://55news.al/tag/gareth-bale/ Mon, 23 Jul 2018 10:35:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gareth bale Archives - 55 News https://55news.al/tag/gareth-bale/ 32 32 Çfarë po ndodh me Gareth Bale?! Futbollisti i njohur anulon dasmën https://55news.al/sport/cfare-po-ndodh-me-gareth-bale-futbollisti-i-njohur-anulon-dasmen/ Mon, 23 Jul 2018 10:35:52 +0000 https://new.55news.al/?p=37197 Një nga futbollistët më të mirë të Real Madrid, Gareth Bale ka shtyrë martesën e tij për shkak të problemeve në familjen e të fejuarës së tij, Emma Rhys-Jones. Futbollisti uellsian dhe partnerja e tij kishin planifikuar ta bënin dasmën e tyre në Toskana, Itali në një ceremoni madhështore në kështjellën historike, ndërsa Beyonce do […]

The post Çfarë po ndodh me Gareth Bale?! Futbollisti i njohur anulon dasmën appeared first on 55 News.

]]>
Një nga futbollistët më të mirë të Real Madrid, Gareth Bale ka shtyrë martesën e tij për shkak të problemeve në familjen e të fejuarës së tij, Emma Rhys-Jones.

Futbollisti uellsian dhe partnerja e tij kishin planifikuar ta bënin dasmën e tyre në Toskana, Itali në një ceremoni madhështore në kështjellën historike, ndërsa Beyonce do të këndonte në dasmën e tyre.

Por, çifti ka vendosur ta shtyjë ditën e madhe të jetës së tyre për verën e vitit të ardhshëm për shkak të problemeve familjare të Emmas. 26-vjeçarja shpreson se kjo kohë do t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet me babanë e saj, Martin Rhys-Jones, i cili është liruar nga burgu. Duket se aji dhe Gareth kanë jetuar një vit me shumë ulje-ngritje tregon një burim për The Sun.

“Ka kaq shumë probleme dhe shqetësime familjare sa çifti kërkon të qetësojë situatën përpara se të martohen. Janë ende shumë të dashuruar, por në fillim duhet të zgjidhin disa probleme.” – ka vazhduar më tej burimi. Çifti ka tre fëmijë dy vajza dhe një djalë të vogël i cili erdhi në jetë vetëm 2 muaj më parë.

Babai i Emma është fejuar me një vajzë që ka gjysmën e viteve të moshës së tij, pak pasi është liruar nga një burg në SHBA.

Ai ka bërë gjashtë vite burg për mashtrim ndërkombëtar dhe Emma nuk ka pranuar që babai të paraqitet në dasmën e saj në prani të të fejuarës së re.

“Ka pasur disa sherre. Emma nuk është e lumtur me zgjedhjen e babit. Nuk do të që në dasmën e saj të vijë një person që nuk e ka parë kurrë në jetë.”- ka përfunduar burimi për “The Sun”.

The post Çfarë po ndodh me Gareth Bale?! Futbollisti i njohur anulon dasmën appeared first on 55 News.

]]>
Manchester United të bindur për blerjen e Gareth Balen https://55news.al/sport/manchester-united-te-bindur-per-blerjen-e-gareth-balen/ Wed, 30 May 2018 18:36:48 +0000 https://new.55news.al/?p=21173 Gareth Bale është një nga synimet e mëdha për të cilin Manchester Unitedi dhe klubi beson që mund të arrijë një marrëveshje me Real Madridin. Vetë Bale e ka bërë të qartë se do ta negociojë të ardhmen e tij me bordin e Real Madridit shumë shpejt. ‘Djajtë e kuq” janë të bindur se 28-vjeçari […]

The post Manchester United të bindur për blerjen e Gareth Balen appeared first on 55 News.

]]>
Gareth Bale është një nga synimet e mëdha për të cilin Manchester Unitedi dhe klubi beson që mund të arrijë një marrëveshje me Real Madridin.

Vetë Bale e ka bërë të qartë se do ta negociojë të ardhmen e tij me bordin e Real Madridit shumë shpejt.

‘Djajtë e kuq” janë të bindur se 28-vjeçari do të përzgjedh United si destinacion e tij të ardhshëm.

Siç raportohet edhe në Marca, Florentino Perez është më shumë i shqetësuar për Balen se sa për Cristiano Ronaldo, pasi janë të bindur se ai do të rinovojë kontratën me Los Blancos.

Djajtë me blerjen e lojtarit besojnë që është veprim i dobishëm edhe për rritjen e emrit të Ligës Premier.

Jose Mourinho dëshiron ta marrë Balen që nga vera e kaluar.

Ndonëse skuadra e Unitedit është i mbushur me talente në sulm dhe një përforcim i mundshëm si ky i uellsianit do të ishte i jashtëzakonshëm.

The post Manchester United të bindur për blerjen e Gareth Balen appeared first on 55 News.

]]>