gazetare Archives - 55 News https://55news.al/tag/gazetare/ Wed, 04 Mar 2020 12:36:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gazetare Archives - 55 News https://55news.al/tag/gazetare/ 32 32 Kreu i Federatës Kombëtare të Medias:Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush kërcënon lirinë e medias https://55news.al/politike/kreu-i-federates-kombetare-te-medias-italiane-para-se-te-bllokohen-gazetaret-duhen-bllokuar-kush-kercenon-lirine-e-medias/ Wed, 04 Mar 2020 12:36:43 +0000 https://new.55news.al/?p=148410 Kur goditet liria e informacionit goditet rendi demokratik. Ligji shqiptar është i gabuar e në çdo rast duhet bllokuar. Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush moleston e kërcënon lirinë e kronikës. E po ju them më shumë; Nëse një i fuqishëm, një qeveritar fyen gazetarët dënimi ndaj tij duhet dyfishuar.” Ky është mesazhi […]

The post Kreu i Federatës Kombëtare të Medias:Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush kërcënon lirinë e medias appeared first on 55 News.

]]>
Kur goditet liria e informacionit goditet rendi demokratik. Ligji shqiptar është i gabuar e në çdo rast duhet bllokuar. Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush moleston e kërcënon lirinë e kronikës. E po ju them më shumë; Nëse një i fuqishëm, një qeveritar fyen gazetarët dënimi ndaj tij duhet dyfishuar.” Ky është mesazhi i kryetarit të Federatës Kombëtare të Medias Italiane, FNSI, Giuseppe Giulieti në një intervistë ekskluzive dhënë gazetares së Ora News, Alba Kepi ku ka komentuar paketën antishpifje të qeverisë Rama.

Intervista është transmetuar mbremë në emisionin “Tempora” ne RTV Ora.

Gazetarja e Ora News, Alba Kepi: President, Federata Kombëtare e Medias Italiane qe e para që mbështeti kërkesën për ndihmë të gazetarëve shqiptarë kundër ligjit antishpifje në Shqipërie që limiton lirinë e medias. U bënë disa muaj që ju si Federatë po mbroni betejën e tyre. Çfarë perceptimi keni krijuar gjatë kësaj kohe mbi lirinë e medias e lirinë e informacionit në Shqipëri.

Presidente Giuseppe Giulietti- “Jo të mirë e jo vetëm për Shqipërinë. Pasi ligje të ngjashme kundër lirisë së informacionit apo që kërkojnë të reduktojnë lirinë e informacionit janë aprovuar në Hungari, po aprovohen nëPoloni, e kanë mbërritur sinjale alarmi nga Bosnja, nga Mali i Zi

Pra ka një fenomen europian që vë në shenjestër kronistët e në mënyrë të vecantë kronistët që raportojnë mafian, korrupsionin, punët e pista. Apeli që na vjen nga gazetarët shqiptarë duhet të na gjejë të ndjeshëm jo vetëm se janë fqinjër tanë të shtëpisë, por dhe për faktin se kur nis e goditet liria e kronikës në një shtet, herët a vonë kjo sëmunndje e keqe prek dhe vëndet fqinje. Nuk bëhet fjalë të mbrojmë shpifësit. Nëse një gazetar shpif e në mënyrë të vecantë nëse shpif ndaj një qytetari është e drejtë që qytetari t’i drejtohet gjykatës. Por kur pushteti, kur një politikan, një keqbërs kërcënon kronistët e kërkon miliona e miliona euro e sulmon kundër me dhjetra e dhjetra padi, atëherë duhet të ketë një normë që mbron të drejtën e kronikës. Sa herë që një gjykatës merr një denoncim të tillë dhe e mbyll në një kasetë duke e konsideruar pa baza, atëherë ky paditësi i pamatur duhet të paguaj të paktën gjysmën e shifrës së shumës që ka kërkuar. Pasi kush moleston (ngacmon) një kronist nuk kryen një fyerje ndaj një kronisti të vetëm, por kryen një fyerje dhe ndaj të drejtës së të gjithë qytetarëve për të qënë të informuar qofshin, shqiptarë, hungarezë o italianë.” 

Gazetarja e Ora News: Pra ju propozoni një kundër ligj ndaj paketës antishpifje në Shqipëri?

Giuseppe Giulietti– Së pari kërkojmë që ligji antishpifje në Shqipëri të qëndroj i mbyllur në sirtar, mos të miratohet. Ka ndërhyrë dhe sindakata e gazetarëve europianë. Dhe ne si sindakatë e gazetarëve italianë do t’i kërkojmë sindakatës europiane të ngrej zërin e saj fort në Shqipëri, ashtu si dhe në Humgari, në Poloni e në Itali. Nuk është se ne e kemi me Shqipërinë , ne jemi kundër ligjeve të gabuara të harutar nga cdo lloj qeverie e nga cdo lloj ngjyre që mban kjo qeveri. Ne nuk bëjmë diferencës qoftë një qeveri e djathtë si ajo e Viktor Orban që kërcënon gazetarët, apo një qeveri laburiste si ajo malteze që ka fshehur hetimet mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. Është fyerja ndaj lirisë së informacionit që duhet të na gjej aktiv e të fortë. Kur goditet liria e informacionit goditet rendi demokratik. Ligji shqiptar është i gabuar e në çdo rast duhet bllokuar. Para se të bllokhen gazetarët duhen bllokuar kush moleston e kërcënon lirinë e kronikës. E po ju them më shumë; Nëse një i fuqishëm, një qeveritar fyen gazetarët dënimi ndaj tij duhet dyfishuar.

Gazetarja e Ora News:  Siç është dhe rasti i gazetarit italian Valerio Cataldi i cili mori kërcënime e fyerje në ëeb e social për dokumentarin e tij “Narcotica”, që mbi të gjitha u vlerësua me një çmim të rëndësishëm nga Dhoma e Deputetëve në Parlamenin Italian. Ju si Federatë dolët në mbrojte të gazetarit.

Giuseppe Giulietti- Jo ne dolëm në mbrojtje të së drejtës së kronikës, së drejtës së informacionit. Valerio Kataldi është një gazetar i jashtëzakonshëm, është një nga drejtuesit e Federatës së Medias Italiane. Drejton shoqatën “Karta e Romës” që është një nga organizmat më të të rëndësishëm që lufton gjuhën e racizmit.  Është një gazetar që ka ndjekur emigrantët, raprezaljet ndaj emigrantëve në kufijtë.
Konsiderohet një nga gazetarët më të mirë investigativ në Itali.

E vërteta është se pushteti nuk i duron dot gazetarët e lirë e nuk i duron dot pyetjet. E rasti i Valerio Cataldit është akoma më i rëndë, pasi shpesh akuzat ndaj tij janë nisur nga të fuqishmit e ata që lançojnë sulmet në rrjetet sociale janë miqtë e këtyre të fuqishmëve.

Prandaj Italia nuk mund të shtiret se nuk mund të shoh Duhet ndërhyrë me qëndrueshmëri për të kujtuar se e drejta e kritikës është legjitime dhe ndaj gazetarëve.

Po kur nga kritika kalohet në sulme, në shpifje, në eleminimin e pyetjeve , në fyerje kjo nuk duhet lejuar. E kur kjo ka ndodhur ndaj Valerio Kataldit që ka shfaqur kurajo, finesë e ndjeshmëri, atëherë ky fakt është akoma më i rëndë. E kjo vlen si për Valerio Kataldin siç vlen dhe për të gjithë gazetarët apo gazetaret e kërcënuar në Shqipëri.

 Po nga qeveria italiane a ka një sinjal reagimi c’ka thamë më sipër?

Giuseppe Gielietti. Qeveria italiane ka lëvizuar përmes rrugëve të saj që janë rrugë diplomatike e që shpesh janë të heshtuara. Meqë po më bëni këtë pyejte, unë mendoj se ky zë duhet të dëgjohet më qartë si dhe në rastet e kërkesës për vertetësi e drejtësi ndaj Giulio Regeni (I rrëmbyer dhe i vrarë nga shërbimet sekrete në Egjipt) ku zëri i qeverisë italiane është i dobët, apo në rastin e Patrick Zaki (student aktualisht i burgosur në Egjipt) apo dhe në rastet e tjera. Kur kronsitët kërcënohen zakonisht bëhen komunikata solidariteti e qeveria italiane ka 20 vite që nuk aprovon ligjin mbi paditë ndaj gazetarëve. Sa herë që ky ligj mbërrrin për t’u shqyrtuar në parlament ai groposet

Me të njëjtën qëndrueshmëri që ne kritikojmë ligjin shqiptar nuk mund të rrijmë pa përsëritur se dhe qeveria italiane kur kërcënohen kronistët rrallë herë shkon përtej një komunikate solidariteti. Ligjet vazhdojnë të jenë të groposuar në sirtare.

Por nëse ligji shqiptar antishpije del nga sirtari ku po qëndron mbyllur përkohësisht, cili duhet të jetë hapi i parë që duhet të kryejnë gazetarët shqitparë.

Giuseppe Giuleti- Imagjinoj se e kanë bërë, pra duhet të ngrejnë një komitet juristësh e avokatësh që mbrojnë kolegët në çdo seli e që të denoncojnë menjëherë në selitë e Bashkimit Europian mbi atë çka po ndodh në Shqipëri. Kryetari i Parlamentit Europian Davide Sassoli ka vizituar Shqipërinë e ndër temat që janë në rend të ditës për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është tema e lirisë e të drejtave civile. Liria e informacionit është trau qëndror e gjëja e parë që dotë bëjmë do të denoncojmë në selitë e Bashkimt Europian nëse ku ligj do të hyj në zbatim.

The post Kreu i Federatës Kombëtare të Medias:Para se të bllokohen gazetarët duhen bllokuar kush kërcënon lirinë e medias appeared first on 55 News.

]]>
Gazetarja e padit për ngacmim seksual pasi e pengoi të dilte para Erion Veliajt https://55news.al/politike/gazetarja-e-padit-per-ngacmim-seksual-pasi-e-pengoi-te-dilte-para-erion-veliajt/ Mon, 17 Feb 2020 12:44:37 +0000 https://new.55news.al/?p=145392 Një gazetare shqiptare ka vendosur të padisë një shoqërues të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e pengoi që t’i bënte pyetje atij. Videoja e gazetares së Ora News, Sonila Musai ka bërë xhiron e rrjetit. Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ajo kërkon t’i bëjë pyetje kryebashkiakut Veliaj. Por gazetarja pengohet nga një person, […]

The post Gazetarja e padit për ngacmim seksual pasi e pengoi të dilte para Erion Veliajt appeared first on 55 News.

]]>
Një gazetare shqiptare ka vendosur të padisë një shoqërues të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e pengoi që t’i bënte pyetje atij.

Videoja e gazetares së Ora News, Sonila Musai ka bërë xhiron e rrjetit. Në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ajo kërkon t’i bëjë pyetje kryebashkiakut Veliaj.

Por gazetarja pengohet nga një person, i cili për ta shmangur mundësinë që ajo të pyesë Veliajn, në video duket teksa e përqafon.

Gazetarja thotë se personi në fjalë quhet Aurel Boriçi dhe e ka paditur për ngacmim seksual, përndjekje dhe krime kundër njerëzimit.

Prej disa kohësh, marrëdhëniet mes Ora News dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë shumë të tensionuara.

 

The post Gazetarja e padit për ngacmim seksual pasi e pengoi të dilte para Erion Veliajt appeared first on 55 News.

]]>
‘Po kafshon’, gazetarja australiane ndërpritet nga gjarpëri https://55news.al/globi/po-kafshon-gazetarja-australiane-nderpritet-nga-gjarperi/ Sun, 09 Feb 2020 11:24:24 +0000 https://new.55news.al/?p=143960 Momente ankthi për gazetaren Sarah Cawte, që punon për rrjetin televiziv australian Nine Network. Teksa gazetarja po bënte një kronikë për gjarpërinjtë, një piton që kishte në shpatulla filloi të kafshonte mikrofonin e saj. Disa momente frike dhe paniku për reporteren, por fatmirësisht asnjë pickim apo lëndim për të.

The post ‘Po kafshon’, gazetarja australiane ndërpritet nga gjarpëri appeared first on 55 News.

]]>
Momente ankthi për gazetaren Sarah Cawte, që punon për rrjetin televiziv australian Nine Network.

Teksa gazetarja po bënte një kronikë për gjarpërinjtë, një piton që kishte në shpatulla filloi të kafshonte mikrofonin e saj.

Disa momente frike dhe paniku për reporteren, por fatmirësisht asnjë pickim apo lëndim për të.

The post ‘Po kafshon’, gazetarja australiane ndërpritet nga gjarpëri appeared first on 55 News.

]]>
Rama i quan gazetarët turmë: Protestuesit janë shkelës të të drejtave të njeriut https://55news.al/politike/rama-i-quan-gazetaret-turme-protestuesit-jane-shkeles-te-te-drejtave-te-njeriut/ Wed, 18 Dec 2019 11:03:26 +0000 https://new.55news.al/?p=135272 Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Kuvend për paketën antishpifje, duke i quajtur kundërshtarët e kësaj nisme, një turmë që nuk lexon. Ai tha se Gjermania ka ligjet më të ashpra në këtë drejtim. Sipas tij, nëse do ekzistonte ligji gjerman në Shqipëri, gazetarët do ishin në borxhe deri në fyt. “Këtu jemi përballë […]

The post Rama i quan gazetarët turmë: Protestuesit janë shkelës të të drejtave të njeriut appeared first on 55 News.

]]>

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Kuvend për paketën antishpifje, duke i quajtur kundërshtarët e kësaj nisme, një turmë që nuk lexon.

Ai tha se Gjermania ka ligjet më të ashpra në këtë drejtim. Sipas tij, nëse do ekzistonte ligji gjerman në Shqipëri, gazetarët do ishin në borxhe deri në fyt.

“Këtu jemi përballë një turme që nuk lexon dhe nuk dënjon të lexojë, madje e thotë hapur se çdo ligj cënon lirinë tonë. 

Sipas një raporti të OSBE, në tre të katërtat e shteteve anëtare, fyerja dhe shpifja janë vepër penale. Aktualisht ka disa qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari, 20 shtete, e parashikojnë fyerjen me dënim me burg. Së dyti, pesë shtete nuk e parashikojnë fyerjen dhe shpifjen si vepër penale, por e rregullojnë me pasojat në legjislacionin civil.

 

Legjislacioni më i ashpër është ai Gjermanisë. Kodi i tyre parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen. Prandaj është vendi ku rastësisht ka më pak fyerje dhe shpifje. Parlamenti francez ka publikuar një ligj për lajmet e rreme. Në SHBA, FBI ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo faqe interneti me përmbajtje që konsiderohet cënuese.

Gjithë kjo punë e bërë për të analizuar këto shtete dhe gjithë entuziazmi ynë për të ndërtuar një ligj që i referohet këtyre shteteve, ndeshi që në fillim, pengesën nga përfaqësuesit e OSBE, BE dhe KiE, në formën e një fjalie: mos iu referoni këtyre shteteve se i kanë dënimet shumë të ashpra. Nëse ligji gjerman do ishte këtu, ata sot do të ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut, të shkeljes së dinjitetit në publik,” tha Rama.

“Më 26 nëntor ka humbur jetën një njeri, një baba, sepse dikush nga ata ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Dalja e atij lajmi e ka kthyer spitalin në udhëkryqin e një kaosi. Po ata që janë aty, kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte në morgun e spitalit njëqind të vdekur,” deklaroi kryeministri.

The post Rama i quan gazetarët turmë: Protestuesit janë shkelës të të drejtave të njeriut appeared first on 55 News.

]]>
Berisha: “Sulmi i Edi Ramës ndaj Syri.net, një akt banditesk!” https://55news.al/politike/berisha-dhunimi-i-gazetareve-nje-akt-banditesk/ Mon, 23 Sep 2019 11:49:38 +0000 https://new.55news.al/?p=119260 Nga Sali Berisha Bastisja dhe arrestimi i gazetareve ne detyre nga narkopolicia te Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari,si nje medie qe ne emer te transparences iu thote qytetareve te verteten qe fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe te paqenave e Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij. Gjithashtu […]

The post Berisha: “Sulmi i Edi Ramës ndaj Syri.net, një akt banditesk!” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha

Bastisja dhe arrestimi i gazetareve ne detyre nga narkopolicia te Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari,
si nje medie qe ne emer te transparences iu thote qytetareve te verteten qe fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe te paqenave e Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij. Gjithashtu narkopolicia ka ndaluar dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grica.

Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit te lire u ndermor sepse ata ritransmetuan nje lajm, te cilin i pari e kishte dhene Tele Blushi, ne te cilin njoftohet se nga motet e medha qe shoqerojne termetet mund te kete edhe permbytje.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt tipik skiziod paranojak te Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshtetit te tij dhe iu bej thirrje organizatave nderkombetare te lirise se mediave te denoncojne dhe denojne prane OKB dhe Keshillit te Europes Edvin Mafine dhe regjimin e tij te gangstereve te droges dhe krimit. sb

The post Berisha: “Sulmi i Edi Ramës ndaj Syri.net, një akt banditesk!” appeared first on 55 News.

]]>
Tragjike, vdes gjatë lindjes gazetarja shqiptare nga Kosova, lë jetimë tre fëmijë https://55news.al/aktualitet/tragjike-vdes-gjate-lindjes-gazetarja-shqiptare-nga-kosova-le-jetime-tre-femije/ Thu, 19 Sep 2019 13:05:21 +0000 https://new.55news.al/?p=118670 Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes. Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë. Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit […]

The post Tragjike, vdes gjatë lindjes gazetarja shqiptare nga Kosova, lë jetimë tre fëmijë appeared first on 55 News.

]]>
Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani, ka ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë. Gazetarja me prejardhje nga Gjilani dyshohet se ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes.

Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore ndërsa përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gazetarja Sylejmani është bashkëshorte e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Ajo ka lënë pas vetes tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi, në të cilin thuhet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolege te RTK-se dhe me gjere pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta.

The post Tragjike, vdes gjatë lindjes gazetarja shqiptare nga Kosova, lë jetimë tre fëmijë appeared first on 55 News.

]]>
Turqi, lirohen nga burgu 5 gazetarë kritikë ndaj qeverisë së Erdoganit https://55news.al/politike/turqi-lirohen-nga-burgu-5-gazetare-kritike-ndaj-qeverise-se-erdoganit/ Sat, 14 Sep 2019 10:05:39 +0000 https://new.55news.al/?p=117840 Katër gazetarë dhe një karikaturist i gazetës turke opozitare Cumhuriyet u liruan dje nga burgu me vendim të gjykatës së apelit. Të pestë kishin më shumë se pesë muaj në burg dhe nga gjykata e shkallës së parë u dënuan me 5 vjet burg për “ndihmë dhe forcim të grupeve terroriste, pa qenë anëtarë të ndonjë grupi”. Gazetarët […]

The post Turqi, lirohen nga burgu 5 gazetarë kritikë ndaj qeverisë së Erdoganit appeared first on 55 News.

]]>
Katër gazetarë dhe një karikaturist i gazetës turke opozitare Cumhuriyet u liruan dje nga burgu me vendim të gjykatës së apelit.

Të pestë kishin më shumë se pesë muaj në burg dhe nga gjykata e shkallës së parë u dënuan me 5 vjet burg për “ndihmë dhe forcim të grupeve terroriste, pa qenë anëtarë të ndonjë grupi”.

Gazetarët u akuzuan nga qeveria turke se me anë të lajmeve, opinioneve e karikaturave që botonin në gazetë kanë mbështëtur dhe ndihmuar Lëvizjen e Fetullah Gylenit, të cilën qeveria turke e njeh si organizatoren e grushtit të dështuar të shtetit në 2016-ën, Partinë opozitare të Punëtorëve të Kurdistanit dhe Frontin Ultra të Majtë Revolucionar për Lirinë e Popullit.

Të treja këto grupime qeveria e Erdoganit i ka shpallur grupime terroriste dhe çdokush që është anëtar në to apo i mbështet në mënyra të ndryshme, arrestohet dhe dënohet.

E përditshmja Cumhuriyet, e themeluar që prej vitit 1924, është ndër të pakta gazeta që kritikon qeverisjen e presidentit Erdogan.

Can Dundar, ish-kryeredaktori i gazetës u arratis në Gjermani, pasi gjykata e dënoi atë më burg në vitin 2016, për shkrimin e një artikulli ku tregonte se si Turqia ka furnizuar me armë dhe ka mbështetur grupet islamike në Siri.

Megjithëse lirimi i katër gazetarëve dhe një karikaturisti është lajm i mirë për lirinë e medias në Turqi, rreth 130 gazetarë të tjerë vazhdojnë të jenë ende të burgosur dhe qindra të tjerë shkarkohen çdo ditë nga puna në gazeta e televizone të ndryshme në rast se shkrimet e tyre kritikojnë vendimet e qeverisë së Erdoganit.

The post Turqi, lirohen nga burgu 5 gazetarë kritikë ndaj qeverisë së Erdoganit appeared first on 55 News.

]]>
Meta: Unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti… https://55news.al/politike/meta-une-mezi-pres-te-kthehem-tek-parlamenti/ Wed, 04 Sep 2019 09:49:13 +0000 https://new.55news.al/?p=116388 Nga Ilir Meta Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite […]

The post Meta: Unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti… appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ilir Meta

Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.

The post Meta: Unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti… appeared first on 55 News.

]]>
“Nga kërcënimi i Plasarit, Zgurit e Lubonjës te linçimi i Klosit për një kafe. Jemi nën sundimin e juntës, pas kësaj…” https://55news.al/opinion/nga-kercenimi-i-plasarit-zgurit-e-lubonjes-te-lincimi-i-klosit-per-nje-kafe-jemi-nen-sundimin-e-juntes-pas-kesaj/ Mon, 08 Jul 2019 09:07:40 +0000 https://new.55news.al/?p=108682 MARK MARKU  Ditët e fundit, publiku është bombarduar me lajme për kërcënime të drejtpërdrejta të figurave të rëndësishme publike, kërcënime adresuar këtyre personaliteteve nga persona të ndryshëm përmes formave të ndryshme. Intelektuali i njohur Aurel Plasari dhe kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, morën kërcënime nga i njëjti person se do t’u zhdukte familjet dhe ata […]

The post “Nga kërcënimi i Plasarit, Zgurit e Lubonjës te linçimi i Klosit për një kafe. Jemi nën sundimin e juntës, pas kësaj…” appeared first on 55 News.

]]>
MARK MARKU 

Ditët e fundit, publiku është bombarduar me lajme për kërcënime të drejtpërdrejta të figurave të rëndësishme publike, kërcënime adresuar këtyre personaliteteve nga persona të ndryshëm përmes formave të ndryshme. Intelektuali i njohur Aurel Plasari dhe kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, morën kërcënime nga i njëjti person se do t’u zhdukte familjet dhe ata vetë. Ata e denoncuan kërcënuesin bashkë me kërcënimet e tij, por nga e forcave të Rendit nuk pati as edhe një reagim. Dje një person kishte sulmuar makinën e shkrimtarit dhe publicistit të njohur Fatos Lubonja, i cili nuk e bëri të njohur faktin, por pas publikimit të bërë nga qytetarë të pranishëm në momentin e sulmit ndaj makinës së tij Policia e arrestoi agresorin, i cili po sipas Policisë, rezultonte të ishte me probleme psikike. Në kulmin e krizës politike ndodhi një nga proceset më të shëmtuara të historisë së pluralizmit shqiptar, sulmi ndaj shkrimtarit, përkthyesit dhe drejtorit të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufës. Edhe pse e lënë në hije nga ngjarjet e zhurmshme politike, nuk ka si të harrohet se si tërë lukunia e ish-Sigurimit të Shtetit dhe enveristëve, e dirigjuar nga deputeti socialist Spartak Braho, iu lëshuan Agron Tufës me sharje, kërcënime dhe shantazhe vetëm se përgjatë periudhës që ai e drejton institutin kishte zbuluar një pjesë të krimit komunist të ushtruar mbi shoqërinë shqiptare në periudhën 45-vjeçare të diktaturës komuniste në Shqipëri. Ajo fushatë më tepër se dëshmi e egërsisë dhe e perversitetit komunist (për këtë nuk kemi nevoja për prova të reja se na i ka dhënë me shumicë në 45 vjet të sundimit të tyre), ishte tregues se regjimi komunist jo vetëm nuk është çrrënjosur te një masë e madhe e atyre që sot sundojnë të maskuar nën emrin e Rilindjes, por se kemi hyrë në një fazë kur vetë ky regjim po restaurohet plotësisht me një projekt të pastër politik të inspiruar dhe drejtuar nga vetë Kryeministri Rama.

Rezulton pra, se tranzicioni shqiptar nga diktatura në demokraci po përmbyllet si proces i rikthimit në diktaturë dhe në fakt, në një të tillë jemi: zgjedhje moniste, Parlament monist, sistem gjyqësor i gjymtuar, kryesisht i kontrolluar nga Rama, Polici e kontrolluar nga një oficer në pension që i trajton protestuesit si Ali Kimiku kurdët dhe që i ka hapur luftë opozitës njësoj si Maduro, njerëz që dalin të kërcënuar në votime se do të humbin vendin e punës, banditë të njësuar me pushtetin që vjedhin votat. Shkurt, jemi në një juntë hibride të tipit venezuelianokolumbian, ku FARK-u, krahu politik i narkotrafikut kolumbian është në pushtet dhe kjo është Rilindja. Në Kolumbi kjo organizatë ka qenë në luftë të vazhdueshme me shtetin, por përveç zonave të narkotrafikut, nuk arriti kurrë të merrte pushtetin. Po ashtu, kemi dhe lider totalitar të tipit Maduro, që përveçse e ka shkatërruar ekonomikisht vendin e tij, edhe i ka shpallur luftë demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe opozitës.

Nuk kemi pse habitemi: një projekt i tillë është zhvilluar para syve tanë në 6 vjet të qeverisjes së Ramës, dikush e ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë, dikush ka heshtur, dikush ka qeshur, dikush ka qenë bashkëpunëtor i Ramës në këtë projekt, por Rama ka vazhduar zbatimin e tij dhe ja ku jemi. Edi Rama ka gjashtë vjet që të vetmin projekt që e ka shpallur qartë para shqiptarëve, ka qenë ai i zhdukjes së opozitës dhe i zërave kritikë në media, projektin e zhdukjes së demokracisë dhe të shtetit ligjor. Gjashtë vjet me daulle e me cyrle, me benevrekë e me atlete shëtit nëpër Shqipëri si cirk lëvizës dhe përqesh, kërcënon, sulmon opozitën dhe gjithkënd që kundërshton projektin e tij. Ka gjashtë vjet që ka nisur një fushatë kundër gazetarëve dhe mediave, nga njëra anë për t’i kontrolluar, nga ana tjetër për t’i intimiduar duke i sharë gazetarët si Kadrinj dhe mediat si kazan dhe së fundmi ka përgatitur edhe një ligj antishpifje, plagjiaturë e ligjit të Putinit, i cili nuk është as më shumë as më pak se një ligj për censurën. Ka gjashtë vjet që sulmon korrupsionin në drejtësi, i cili jo se nuk ekziston, por se po përdoret pikërisht për të kontrolluar drejtësinë. Dikush e ka kundërshtuar, por askush nuk e ka thënë se diktatorët e përdorin korrupsionin jo se janë kundër tij (më të korruptuarat në histori kanë rezultuar sistemet diktatoriale dhe diktatorët), por sepse pikërisht kjo sëmundje e demokracive është problemi kryesor i qytetarëve dhe si i tillë, mund të shërbejë fare mirë si barut për topat e propagandës qeveritare. Rama e përdori korrupsionin në drejtësi për të futur në kontroll sistemin gjyqësor në mënyrë që ligj të jetë fjala e Ramës dhe që ai të mbretërojë i qetë në llumin e korrupsionit dhe në bahçen e narkotrafikut që quhet Shqipëri. Me të njëjtën lehtësi sulmoi dhe ezauroi liritë akademike, liritë profesionale të mjekëve, arkitektëve, komprometoi shoqërinë civile, shkatërroi Akademinë e Shkencave, miratoi me ligj shembjen e Teatrit Kombëtar dhe së fundi po tenton të marrë në kontroll edhe AMA-n, përmes proceseve të dyshimta ndaj anëtarëve përfaqësues të opozitës në këtë institucion. Për ta përmbyllur këtë proces rikthimi në diktaturë, ai ditën e hënë në Parlament kërkon të heqë edhe pengesën e fundit institucionale: Presidentin e Republikës. Pas kësaj jemi nën sundimin e plotë të juntës, pra në diktaturë.

Faza e re ku kemi hyrë po paralajmërohet nga ajo që po ndodh këto ditë me kërcënimet e individëve. Pra, pasi ka asgjësuar gjithë zinxhirin demokratik të institucioneve që e mbajnë në këmbë një demokraci, tani po u sulet individëve që i kanë bërë rezistencë zbatimit të projektit të tij për kthimin e vendit nën tiraninë e një individi dhe të grupeve kriminale me të cilat sundon. Terrori që përhapin ligjërimet e tij publike dhe ushtria e shërbëtorëve të tij në media po jep rezultatin konkret dhe këto janë vetëm rezultatet e para modeste. Të tjera do të dëgjojmë dhe të gjithë do të biem pre e akteve të tilla, herët a vonë. Madje, edhe të tijtë që e kanë mbështetur në këtë projekt. Shembulli u dha para dy ditësh, kur ai e linçoi para të tijve Blendi Klosin vetëm se kishte pirë një kafe me Fahri Balliun. Blendi Klosi u linçua sepse nuk kishte kuptuar fazën e re të projektit: tashti që u asgjësuan institucionet demokratike, duhen asgjësuar individët, çdo individ që kundërshton fyhrerin: me gurë, me thika, u duhen zhdukur familjet, u duhen mbyllur bizneset, duhen hequr nga puna, duhen sharë etj.. Klosi i shkretë nuk e kishte kuptuar, madje nuk e kupton se një njeri i mirë në diktaturë është jo një njeri me tipare njerëzore, por ai që i shkon pas marrëzisë së shefit.

Pasi ke kuptuar fazën e re ku ka hyrë shoqëria, e kupton se duhen ridimensionuar sjelljet dhe qëndrimet e gjithë aktorëve që nuk e duan sundimin e juntës hibride të Ramës. Opozita duhet të ridimensionojë aksionin dhe objektivat e saj politike, duhet të ridimensionojë marrëdhëniet me aktorët e tjerë publikë, qofshin individë apo grupe interesi. Ajo, nga njëra anë duhet të nënshkruajë një pakt me të gjithë aktorët, por jo si deri tani, ku të gjithë aktorët dhe zërat kritikë i ka konsideruar si aksesorë të ardhjes së saj në pushtet, por si bashkërendim të forcave dhe energjive për të penguar projektin e Ramës. Nga ana tjetër, duhet të ofrojë para qytetarëve alternativën e një demokracie europiane, të një shteti të së drejtës, të një qeverisjeje që vjen si rithemelim i marrëdhënies së qytetarëve me institucionet demokratike. As rezistencën, as alternativën nuk mund ta shtrojë vetëm dhe as përgjegjësitë nuk mund t’i marrë vetëm para atyre 85-87% të qytetarëve që shpërfillën Ramën dhe farsën e tij moniste dhe që duan ndryshimin.

The post “Nga kërcënimi i Plasarit, Zgurit e Lubonjës te linçimi i Klosit për një kafe. Jemi nën sundimin e juntës, pas kësaj…” appeared first on 55 News.

]]>
Vritet gazetarja në Afganistan, pamjet nga vendi i ngjarjes https://55news.al/globi/vritet-gazetarja-ne-afganistan-pamjet-nga-vendi-i-ngjarjes/ Sun, 12 May 2019 07:50:30 +0000 https://new.55news.al/?p=99430 Një gazetare është qëlluar për vdekje ditën e djeshme në Afganistan. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila shprehet se gazetarja është vrarë nga disa persona të paidentifikuar në një qark të Kabulit. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku mbeti e vrarë gazetarja.   […]

The post Vritet gazetarja në Afganistan, pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on 55 News.

]]>
Një gazetare është qëlluar për vdekje ditën e djeshme në Afganistan. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila shprehet se gazetarja është vrarë nga disa persona të paidentifikuar në një qark të Kabulit. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot nga vendi i ngjarjes, ku mbeti e vrarë gazetarja.

 

Menjëherë janë ngritur pistat e hetimit, por dyshohet se motivet e ngjarjes mund të janë private dhe familjare. Familjarët e saj ngrënë akuza se ajo është qëlluar për vdekje nga burri i saj, por ky version nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare.

 

Gazetarja kishte një përvojë të madhe në media lokale dhe kombëtare, ndërsa  pjesën më të madhe të kohës kishte punuar si moderatore. Kohët e fundit gazetarja afgane ishte një zë i shtuar në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave.

  • foto galeri

The post Vritet gazetarja në Afganistan, pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on 55 News.

]]>