The post Cakaj i Ramës kërcënon hapur ministrat e Jashtëm të BE: Nëse nuk na hapni negociatat … appeared first on 55 News.
]]>Në një linjën e shefit të tij, Cakaj, kërcënon vendet anëtare të Bashkimit Europian, se nëse nuk i hapin sërish negociatat me Shqipërinë atëherë ata do të përballen në rajonin tonë me rivalë të rrezikshëm strategjikë, që nënkupton Rusinë apo Turqinë e Erdogan.
“Sot Europa përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit.
Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë/ prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ora e Evropës. Ne nuk kemi nevojë për një Evropë të ngushtë, të izoluar, dhe të shkëputur, por një që është e hapur, e drejtë dhe një fener shprese në periudha të trazuara”, cicëroi sot në mëngjes ministri i Jashtëm.
The post Cakaj i Ramës kërcënon hapur ministrat e Jashtëm të BE: Nëse nuk na hapni negociatat … appeared first on 55 News.
]]>The post “Kërriçi i Kryeministrit”, media greke reagon pas raportimit të Cakajt në komision: Mitsotakis e ka bërë të qartë, por Qeveria Rama… appeared first on 55 News.
]]>Tachydromos.org pasi ka ndjekur me vemendje deklaratat e bera gjate kesaj seance ka botuar një artikull me titull: “MEPJ i vogël kosovar për minoritetin etnik grek”, duke e quajtur atë, nder te tjera “kërriçin e Kryeministrit”.
“Ndërsa z. Mitsotakis e bën të qartë se ai dëshiron të shohë përparim praktik në të drejtën e pronës për minoritetit etnik grek, z. Rama po ecën përpara i pashqetësuar me legjie dhe VKM për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme të minoritetin etnik grek, manastireve dhe famullive në rajonin bregdetar të Himarës – Sarandë”- shkruhen nder te tjera ne kete shkrim.
Shkrimi i plotë i tachydromos.org:
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, gjatë paraqitjes në Komisionin e Integrimit Evropian të Parlamentit shqiptar foli në lidhje me progresin e Qeverisë Rama, dhe punën e bërë që në tetor vendi të marrë një datë për fillimin e negociatave të integrimit. Pavarësisht përpjekjes së Zëvendësministrit (bëhet fjalë për kërriçin e Kryeministrit që e ka bërë Ministër duke shkelur kushtetutën dhe çdo precedent) për t’i paraqitur gjërat bukur, por që në praktikë mbetet një çështje aspak e lehtë.
Kjo për faktin se qeveritë e Francës dhe Holandës e kanë bërë të qartë se në rrethanat aktuale, Shqipëria nuk mund të marrë një ftesë.
MEPJ insistoi në raportin gjashtëmujor të Komisionit Europian i cili rekomandon që Shqipërisë dhe Shkupit t’i jepej një datë fillimi të negociatave, por duke mos arritur të shpjegojë ngurrimin e vendeve të veçanta të cilat paraqesin kushte shtesë në mënyrë që të hapin çështjen në Këshillin e BE-së që zhvillohet në mesin e muajit tjetër. Së fundmi, klima me të cilën u përball Kryeministri Edi Rama në Kancelarin (gjermane) gjatë javës së kaluar nuk është aspak inkurajuese. Cakaj këmbënguli në qëndrimin stereotip të Qeverisë së tij se janë plotësuar pesë kushtet e paraqitura në konkluzionet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së një vitë më parë, kështu që siç thotë fuqimisht mentori i tij Rama, topi tani është në dorën e vendeve evropiane. Në pjesën më të madhe të rasteve, Rama insiston, sipas mësimeve të Erdogan, se evropianët janë në mëdyshje për Shqipërinë për shkak se vendi është me pupullsi në shumicë myslimane. Kështu ai provokon euroskepticizmin në opinionin publik.
Në të njëjtën gjatësi vale dhe kërriçi i tij, Ministri i vogël i Jashtëm kosovar. Në një pyetje shqetësuese nga një deputet i opozitës në Komisionin e Integrimit Evropian për një ndryshim të qëndrimit të Qeverisë Greke, për të cilin Kryeministri (grek) shprehu se ai nuk ka ndërmend të japë pëlqimin në tetor, nëse nuk ndërmerren hapa praktikë për trajtimin e minoritetit etnik grek, Caka u përgjigj se ne i kemi plotësuar kushtet. Sigurisht, masën e përcakton shefi i tij dhe ai vendos nëse janë përmbushur apo jo parakushtet. Në çdo rast, ai ishte edhe më provokues duke thënë se nuk mund të analizojë dhe të merret me qëllimet specifike të çdo kreu të shtetit dhe në rastin e Kryeministrit grek, ajo që ai di është që situata e minoritetit etnik grek është shumë e qartë dhe publike!!!
Kjo është pikërisht ajo që po e shqetëson Kryeministrin grek dhe vetë minoritetin etnik grek: situata është e qartë dhe në mënyrë dramatike shqetësuese. Qeveria Rama jo vetëm që nuk arrin të marrë një qasje të sinqertë ndaj problemeve dhe të gjejë zgjidhje të pranueshme, por në mënyrë provokative, kryen veprime edhe më abuzive. Raporti i Këshillit të Evropës është teksti më i detajuar se si është situata. Është pasqyra para së cilës duhet të ulet Gent Cakaj para se të flasë publikisht.
Në intervalin kohor midis këtij qëndrimi dhe deklaratave të Kryeministrit grek shfaqen dy elementë. Ndërsa z. Mitsotakis e bën të qartë se ai dëshiron të shohë përparim praktik në të drejtën e pronës për minoritetit etnik grek, z. Rama po ecën përpara i pashqetësuar me legjie dhe VKM për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme të minoritetin etnik grek, manastireve dhe famullive në rajonin bregdetar të Himarës – Sarandë. Mediat e opozitës theksuan insistimin e Ramës që edhe pse mund të mbante për një kohë projektligjin në fjalë që ishte kthyer nga Presidenti për rivlerësim si antikushtetues, ai ia kaloi menjëherë Komisionit të Financave të Parlamentit, duke i dërguar një mesazh tejet sfidues homologut të tij grek para takimit të tyre në Nju Jork.
Le të mos harrojmë se kjo çështje është gjithashtu në axhendën e Komisionit Evropian, sepse ajo përfshihet në konkluzionet e Këshillit të fundit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe në qëndrimet e shprehura në Parlamentin Evropian me ndërhyrje dhe pyetje përkatëse.
E dyta ka të bëjë me fenomenin e tendencës së ulët të shpërnguljes së minoritetit etnik grek. Mungesa e përkujdesit shtetëror për infrastrukturën dhe stanacioni ekonomik që prek zonat rurale, po largojnë gjithnjë e më shumë grekët nga shtëpitë e tyre stërgjyshore. Një reportazh i Zërit të Amerikës në shqip zbuloi situatën dramatike demografike në fshatin Andon Poçi, i banuar kryesisht nga vllahë-grekë. Ndërsa dikur fshati ishte një model i organizimit të komunitetit dhe ekonomisë familjare, sot është thuajse i shkatërruar.
Nëse për Cakajn dhe Ramëm nuk mjafton Raporti i Këshillit të Evropës për shkeljet e Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare, dhe as qëndrimet e OMONIA-s, të paktën të përqendrohen në raportimet dhe analizën e mediave vendase”.
The post “Kërriçi i Kryeministrit”, media greke reagon pas raportimit të Cakajt në komision: Mitsotakis e ka bërë të qartë, por Qeveria Rama… appeared first on 55 News.
]]>The post Skandal! 20 euro një takim në konsullatë: Rama me Cakajn gjobisin emigrantët! appeared first on 55 News.
]]>“Përshëndetje zoti Berisha.
Unë jam F.Gj. jetoj në Milano. Desha të denoncoj megavjedhjen që bëhet në konsullatën shqiptare në Milano. Asnjë shtetas shqiptar nuk mundet të lërë takim në konsullatë pa paguar 20 euro për çdo dokument. P.sh për pasaportën, 20 euro. Për kartë identiteti, 20 euro.
Ka 8 muaj që ia kanë kaluar një agjencie shqiptare në Milano të gjitha takimet në konsullatë për një vit. Kjo agjenci lë të paktën 60000 (takime) x 20 euro =1 200 000 euro, që vjedhin punonjësit e konsullatës me Gent Cakajn me pronarin e tij Edi Ramën.
Shpresoj se nuk ndodh e njëjta gjë edhe në konsullatat shqiptare nëpër botë, se vjedhja mund të shkojë 30 – 50 milionë euro në vit. Pasaportat shqiptare me kosto 130 euro + 20, më të lartat në Bashkimin Evropian.
Kjo është adresa e-mail [email protected]. Është e pamundur t’u nisësh e-mail për takime, se i kanë bllokuar. Lehtësisht e verifikueshme. Faleminderit.”
The post Skandal! 20 euro një takim në konsullatë: Rama me Cakajn gjobisin emigrantët! appeared first on 55 News.
]]>The post Çunaku i Ministrisë së Jashtme dhe të vërtetat e OSBE/ODHIR appeared first on 55 News.
]]>Më poshtë po vendosim përballë deklarata e Zotit Cakaj dhe gjetjet e OSBE-ODIR të paraqitura në raport.
Zoti Cakaj tha se:
“Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 nuk kanë qenë vetëm zgjedhje demokratike, por në fakt edhe vendosje e një shembulli të pakthyeshëm historik, duke dëshmuar se qëndrueshmëria institucioneve është me e lartë sesa shuma e interesave partiake.”
Ndërsa raporti shkruan se:
“Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën me pak interes ndaj elektoratit.
Votuesit nuk patën mundësi të vërteta për zgjedhje mes alternativave politike. Në 31 nga 61 bashkitë e vendit kishte vetëm një kandidat.
Përplasjet politike sollën paqartësi ligjore, dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën në përputhje me objektivin politik për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve.
Votimi ishte gjerësisht i qetë dhe procesi i numërimit kryesisht ishte i qetë, pavarësisht se në disa raste procedurat nuk u zbatuan.”
Zoti Cakaj deklaroi se raporti fajëson opozitën për presion ndaj qytetarëve:
“Opozita në veçanti ka ushtruar presion madhor në elektoratin në shkallë të lartë, kryesisht në bashkitë e drejtuara prej tyre.”
Por në të vërtetë raporti shkruan se qytetarët kanë deklaruar se janë kërcënuar me heqje nga puna ose përjashtim nga ndihma sociale:
“Qytetarët, në veçanti ata të punësuar në administratën publike, u vunë në trysninë për të treguar preferencën e tyre politike. Me numrin e vogël të konkurrentëve dhe me disa gara pa kundërshtarë, zgjedhja thelbësore e mbetur për qytetarët ishte të merrnin pjesë [në votim] apo jo.”
Misionit të ODIHR-it iu paraqitën shqetësime nga qytetarët se në bazë të asaj nëse shkonin ose nuk shkonin të votonin, ata mund të binin viktima të hamarrjes në komunitetet e tyre.
Disa prej tyre thanë se janë kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me pushim nga puna apo përjashtim nga ndihma sociale.
Misioni i ODIHR-it vërejti praninë e zyrtarëve bashkiakë, punonjësve të shërbimeve shëndetësore dhe staf arsimor në tubimet politike të PS-së, të cilat në shumë qytete u mbajtën menjëherë pas orarit zyrtarë të punës.”
Zoti Cakaj u shpreh se raporti ka gjetur se:
Nuk ka prag minimal për numërimin e votave. Qeveria nuk merr përgjegjësi për garantimin e pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje.
Ndërsa raporti shkruan se boshllëqet ligjore si —mos parashikimi i masave specifike për zhvillimin e zgjedhjeve pa garë dhe mos parashikimi i një numri minimal të votuesve të paraqitur në qendra të votimit për të quajtur të vlefshëm rezultatin — thelluan krizën në vend, rritën mosbesueshmërinë në zgjedhje, dhe lejuan mbajtjen e zgjedhjeve pa garë.
Cakaj tha se “raporti thekson se klima ka qenë e polarizuar dhe nuk i ka kushtuar vëmendje programeve”.
Në të vërtetë, diskutimi rreth krizës politike la në hije kandidatët e tjerë, por televizionet transmetuan të gjithë fushatën e Krebashkiakut të Tiranës Veliaj. Ndërsa fushata e Kryeministrit Rama u transmetua e plotë në ERTV.
“Monitorimi i mediave tregoi se fushata pa kanditatë u vu në hije nga vazhdimi i krizës politike, me lajmet dhe emisionet që përqendroheshin në deklaratat e nxehta të shkëmbyera mes lidershipit demokrat dhe socialist. Kjo diktoi hapësirën e informacionit rreth kandidatëve, sidomos jashtë kryeqytetit, duke kufizuar votuesit me mundësinë për t’u informuar për zgjedhjen.
Përjashtim të dukshëm nga kjo ishte mbulimi mediatik i kryebashkiakut aktual të Tiranës, kandidatit socialist, Erion Veliaj, dhe prezantimet e kandidatëve të tjerë nga Kryeministri Rama.”
Zoti Cakaj deklaroi se raporti ka gjetur se “numri i pjesëmarrësve të 30 qershorit është më i lartë se në vitin 2015.”
Në të vërtet, raporti nuk flet fare për numrin e pjesmarrësve dhe as nuk e krahason atë me zgjedhjet e vitit 2015. Në raport thuhet se:
“Shumë kandidatë i tregua ODIHR-it vështirësitë e motivimit të votuesve për të dalë të votojnë.”
Zoti Cakaj deklaroi se “në asnjë moment raporti nuk del në përfundim se situata në zgjedhje u shkaktua nga qeveria, por për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe bojkotit opozitar. ODIHR konstaton se procesi ka qenë i rregullt”.
Ndërsa raporti shkruan se Kreyministri lejoi organizimin e zgjedhjeve pa garë.
Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe qeveria vendosi të mbante zgjedhje pa të.
Kryeministri e refuzoi kërkesën e opozitës [për dorëheqje] dhe paralajmëroi të mos krijohej precedenti që do të kërcënonte atë që ai e përshkroi si “bashkëjetesa demokratike” e qeverisë së zgjedhur dhe opozitës së saj parlamentare, si dhe lajmëroi se zgjedhjet do të mbaheshin sipas planit.
Ndërsa për Gjykatën Kushtetuese raporti shkruan se:
Paqartësia nëse Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhore shqyrton mbi ligjshmërinë e dekretit të presidentit rritën anshmërinë e Kolegjit Zgjedhor dhe minuan besimin e qytetarëve tek zgjedhjet.
Për protestat e opozitës, Zoti Cakaj u shpreh se:
“Zgjedhjet e tejkaluan sjelljen e dhunshme. Raporti i OHDIR e cilëson sjelljen e PD dhe LSI, në raport me godinën e Kryeministrisë, si të dhunshme.
Jemi ekspozuar nga një dhunë vandaliste para dhe pas procesit zgjedhor. Këtë e thotë edhe raporti. Madje kemi pasur tentativa për bllokim të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.”
Raporti përshkruan protestat e opozitës nga muaji shkurt deri në ditët përpara mbajtjes së zgjedhjeve:
Protesta e opozitës kundër Kryeministrit filluan në shkurt në Tiranë dhe shpesh u njollosën nga dhuna dhe vandalizmi drejt insititucioneve. Ditët para zgjedhjeve protestuesit në qytete të ndryshme të vendit targetuan administratën zgjedhore, shpesh me akte frikësimi, dhunë dhe përballje me forcat e policisë.
The post Çunaku i Ministrisë së Jashtme dhe të vërtetat e OSBE/ODHIR appeared first on 55 News.
]]>The post Rama fshihet pas Gencit/ Cakaj: Opozita po ‘qeveris’ keq appeared first on 55 News.
]]>Ministri, që është gjithandej zëvendës i Edi Ramës edhe sot doli ne ketë rol, është shprehur se raporti është më shumë kritik për opozitën dhe se paporti e konsideron sjelljen e PD-së dhe LSI-së ndaj godinës së kryeministrisë, të dhunshme.
Cakaj e cilëson procesin zgjedhor në Shqipëri të rregullt dhe demokratik. Sipas ministrit, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kanë qënë vetëm zgjedhje demokratike, por vendosje e një shembulli të pakthyeshme.
Gjithashtu, Cakaj ka thënë se pjesëmarrja e 30 qershorit është më e lartë se në zgjedhjet vendore të vitit 2015.
“Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm. Ky raport është më shumë kritik për opozitën sesa degjelitimim i qasjes qeverisë në përgjithësi apo i procesit zgjedhor.”. Raporti e konsideron sjelljen e PD-së dhe LSI-së ndaj godinës së kryeministrisë, të dhunshme. Duhet një rifillim i një dialogu politik.”
Gjithashtu, Cakaj ka thënë se nuk i takon atij të interpretoj deklarata politike.
The post Rama fshihet pas Gencit/ Cakaj: Opozita po ‘qeveris’ keq appeared first on 55 News.
]]>