genc Archives - 55 News https://55news.al/tag/genc/ Sun, 14 Apr 2019 16:07:47 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png genc Archives - 55 News https://55news.al/tag/genc/ 32 32 Genc Pollo: Opozita duhet të vijojë me vendosmëri kursin politik drejt një qeverie tranzitore https://55news.al/politike/genc-pollo-opozita-duhet-te-vijoje-me-vendosmeri-kursin-politik-drejt-nje-qeverie-tranzitore/ Sun, 14 Apr 2019 16:07:47 +0000 https://new.55news.al/?p=94829 Nga Genc Pollo Protesta popullore e djeshme ishte më masive se të mëparshmet. Njerëzit që takova në bulevard edhe më te vendosur për të vazhduar deri në një ndryshim politik domethënës. Strategjia e Edi Ramës që përmes injorimit të opozitës e të protestës popullore, hokave me “opozitën” lefteriste në Kuvend, shkurajimit të shoqërisë përmes propagandistëve […]

The post Genc Pollo: Opozita duhet të vijojë me vendosmëri kursin politik drejt një qeverie tranzitore appeared first on 55 News.

]]>
Nga Genc Pollo

Protesta popullore e djeshme ishte më masive se të mëparshmet. Njerëzit që takova në bulevard edhe më te vendosur për të vazhduar deri në një ndryshim politik domethënës. Strategjia e Edi Ramës që përmes injorimit të opozitës e të protestës popullore, hokave me “opozitën” lefteriste në Kuvend, shkurajimit të shoqërisë përmes propagandistëve të tij shqipfolës ose jo DËSHTOI ! 
Opozita duhet të vijojë me vendosmëri kursin politik drejt një qeverie tranzitore dhe të mbajë e nxisë përkrahjen popullore për të. Edhe më të fadaksurit në enturazhin e Ramës e dinë se kështu nuk mund të shkojnë drejt qershorit. Do Zoti i thërresin mëndjes. Edhe për të mirën e tyre.

The post Genc Pollo: Opozita duhet të vijojë me vendosmëri kursin politik drejt një qeverie tranzitore appeared first on 55 News.

]]>
Genc Deromemaj: Përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë të PS https://55news.al/politike/genc-deromemaj-pervjetorin-e-vdekjes-se-ismail-qemalit-bashkia-e-vlores-e-kthen-ne-nje-feste-te-ps/ Thu, 24 Jan 2019 13:31:56 +0000 https://new.55news.al/?p=81722 Kreu i degës së PD, Vlorë, Genc Deromemaj, ka reaguar sa i përket mënyrës skandaloze se si bashkia Vlorë përkujton Ismail Qemalin. Përmes një statusi në FB, Deromemaj thotë se pushteti vendor në qytetin ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë këtë përvjetor e ktheu në një festë private për eksponentët e të majtës! Ja […]

The post Genc Deromemaj: Përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë të PS appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i degës së PD, Vlorë, Genc Deromemaj, ka reaguar sa i përket mënyrës skandaloze se si bashkia Vlorë përkujton Ismail Qemalin. Përmes një statusi në FB, Deromemaj thotë se pushteti vendor në qytetin ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë këtë përvjetor e ktheu në një festë private për eksponentët e të majtës!

Ja statusi i Genc Deromemajt në FB
Ditën e përkujtimit të njeriut që i bashkoi shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë private të së majtës.
Asnjë ftesë zyrtare për PD.
Asnjë ftese zyrtare për pasardhësit e familjeve të vjetra të Vlorës, që kontribuuan bashkë me Plakun e Mençur për Bashkimin e të Gjithëve, për Pavarësinë e Vendit.
Është kjo një politikë përçarëse e bashkisë së majtë të Vlorës, një politikë e cila e ka karakterizuar të majtën shqiptare gjatë gjithë historisë së saj.
Është një politikë konstante denigruese ndaj atyre që vërtet kanë bërë historinë e këtij vendi.
Kjo që ndodhi sot, është një akt i rëndë qytetar, që vetëm një mentalitet i mbrapshtë i drejtorit të bashkisë Leli, mund ta kryejë.
Njerëz si ai, e bëjnë pis Veprën e Ndritur për Bashkim të Ismail Bej Vlorës”.

The post Genc Deromemaj: Përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë të PS appeared first on 55 News.

]]>
Genc Pollo: Kërkesat e studentëve plotësohen sa hap e mbyll sytë https://55news.al/aktualitet/genc-pollo-kerkesat-e-studenteve-plotesohen-sa-hap-e-mbyll-syte/ Tue, 18 Dec 2018 17:26:26 +0000 https://new.55news.al/?p=74932 Protesta e studentëve ka sjellë edhe një debat të ashpër në skenën politike. Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar protestën studentore që ka përfshirë vendin prej dy javësh. Pollo tha se qeveria mund t’i plotësojë sa hap e mbyll sytë 8 kërkesat e studentëve. “Janë çështje e […]

The post Genc Pollo: Kërkesat e studentëve plotësohen sa hap e mbyll sytë appeared first on 55 News.

]]>
Protesta e studentëve ka sjellë edhe një debat të ashpër në skenën politike.

Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar protestën studentore që ka përfshirë vendin prej dy javësh. Pollo tha se qeveria mund t’i plotësojë sa hap e mbyll sytë 8 kërkesat e studentëve.
“Janë çështje e një vullneti politik, duam t’i përmbushim apo jo.  8 pikat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë. Janë 8 pika që ndryshohen me VKM dhe brenda minutës. Presidenti ka dhënë shancin për ndryshimin e VKM-së. Është çështje vullneti, dua apo jo ta bëj. Shpresoj që studentët të qëndrojnë”, u shpreh ai.
Tarifa e universiteteve
Studentët kanë mbajtur një barrë financiare, e cila është e pazakonshme edhe për vende të tjera të Europës. Ishte një fitil që mjafton një shkëndijë. Në atë kohë për shkak të veprave infrastrukturore nuk kishte mundësi të rritej. Sot që janë ndërtuar këto vepra, jepet mundësia që të shtohej buxheti. Falenderoj studentët që nuk e kthyen në një protestë të lokalizuar.
Kërkesat e studentëve
Në qoftë se flasim për arsimin e lartë, strategjia e asaj kohe ishte e duhura. Çdo brez do përballet me problemet e kohës së vetë. E kuptoj se një pjesë se kritikës së studentëve, i drejtohet edhe mënyrës si menaxhohet universiteti. Ato 8 pika janë premisa që të ndalet përkeqësimi.
Janë çështje e një vullneti politik, duam t’i përmbushim apo jo.  8 pikat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë.
Ndryshimi i VKM-së dhe rikthimi i PD-së në Kuvend
Janë 8 pika që ndryshohen me VKM dhe brenda minutës. Presidenti ka dhënë shancin për ndryshimin e VKM-së. Është çështje vullneti, dua apo jo ta bëj. Shpresoj që studentët të qëndrojnë.  Do jemi në seancë edhe të enjten për të rishikuar ligjin për Arsimin e Lartë. Diegia e mandateve është një rast ekstrem do ishte një gjë e dobishme, me një përfundim të dobishëm.
Qeveria ka vendosur dyshemenë dhe tavanin. Nëse qeveria ul tavanin nuk ka më abuzime. Qeveria me një ndryshim VKM, i cili firmoset në një minutë korrigjohet.  VKM ndryshohet menjëherë. Ngritja e buxhetit të Arsimit bëhet dhe zgjat vetëm 10 minuta.
Përplasjet e Ramës me studentët
Janë monologjet e FRESH, fillon në një kanal televiziv, për të tërhequr vëmendjen nga situata. Po tenton t’i iki përgjegjësisë për falsifikimin e firmave.
Protesta të organizuara nga opozita
Ka patur protesta të udhëhequra nga opozita dhe vazhdon të ketë. Është detyrë e opozitës t’i mbështesë, që gjithkush të japë kontributin e vet në problemin që ka zënë Shqipërinë.

The post Genc Pollo: Kërkesat e studentëve plotësohen sa hap e mbyll sytë appeared first on 55 News.

]]>
Genc Deromemaj zgjidhet kreu i PD Vlorë https://55news.al/politike/genc-deromemaj-zgjidhet-kreu-i-pd-vlore/ Sat, 01 Dec 2018 14:57:46 +0000 https://new.55news.al/?p=71326 Në Vlorë është zgjedhur sot kryetar i degës së PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika. 352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm  katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika. Disa ditë […]

The post Genc Deromemaj zgjidhet kreu i PD Vlorë appeared first on 55 News.

]]>
Në Vlorë është zgjedhur sot kryetar i degës së PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika. 352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm  katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika.

Disa ditë më parë Deromemaj do të shkruante në FB; -“Më është dhënë mundësia për të kandiduar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike Dega Vlorë. Dua të falenderoj të gjithë anëtarët që kanë qënë pjesë e Proçesit te Ristrukturimit, dhe që nëpërmjet tij kanë propozuar emrin tim për këtë pozicion. Një falenderim të vecantë, personal dhe institucional për mundësinë, të cilën e konsideroj një hap të madh në jetën time politike, dua ta bëj për Kryetarin e Partisë Demokratike z. Basha. Me të prej kohësh kemi ndarë Ide rreth Forcimit të Strukturave në Partinë Demokratike. Partia Demokratike është Shtëpia Politike ku Propozohen dhe Zhvillohen Vlerat. Shpresoj që nëpërmjet votës tuaj, të më jepni mundësinë të punojmë sëbashku, nën lidershipin e Z. Basha, me të vetmin objektiv për ta bërë Partinë Demokratike sërish FITUESE!”.

genc1.jpg

 

The post Genc Deromemaj zgjidhet kreu i PD Vlorë appeared first on 55 News.

]]>
“Harrove” kënga e re nga Genc Prelvukaj e Eni Koci https://55news.al/lifestyle/harrove-kenga-e-re-nga-genc-prelvukaj-e-eni-koci/ Fri, 19 Oct 2018 16:35:12 +0000 https://new.55news.al/?p=59432 Genc Prelvukaj e Eni Koci kanë publikuar këngën e tyre më të re “Harrove”. Producent i këngës është Genc Prelvukaj, derisa teksti është shkruar nga të dy këngëtarët, transmeton Koha.net. Videoklipi është punuar nga Black Fish Entertainment.

The post “Harrove” kënga e re nga Genc Prelvukaj e Eni Koci appeared first on 55 News.

]]>
Genc Prelvukaj e Eni Koci kanë publikuar këngën e tyre më të re “Harrove”.

Producent i këngës është Genc Prelvukaj, derisa teksti është shkruar nga të dy këngëtarët, transmeton Koha.net.

Videoklipi është punuar nga Black Fish Entertainment.

The post “Harrove” kënga e re nga Genc Prelvukaj e Eni Koci appeared first on 55 News.

]]>