GERALDINA APPONYI Archives - 55 News https://55news.al/tag/geraldina-apponyi/ Sun, 29 Sep 2019 11:01:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png GERALDINA APPONYI Archives - 55 News https://55news.al/tag/geraldina-apponyi/ 32 32 “Trëndafili i bardhë- Geraldinë”, ditët e para të tetorit në Muzeun Kombëtar https://55news.al/roze/trendafili-i-bardhe-geraldine-ditet-e-para-te-tetorit-ne-muzeun-kombetar/ Sun, 29 Sep 2019 11:01:06 +0000 https://new.55news.al/?p=120273 Ekspozita “Trëndafili i bardhë – Geraldinë”, që paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Ekspozita çelet për publikun më datë 2 tetor. Në materialin për ekspozitën, Muzeu Historik Kombëtar shkruan se titulli i ekspozitës “Trëndafili i […]

The post “Trëndafili i bardhë- Geraldinë”, ditët e para të tetorit në Muzeun Kombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Ekspozita “Trëndafili i bardhë – Geraldinë”, që paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Ekspozita çelet për publikun më datë 2 tetor. Në materialin për ekspozitën, Muzeu Historik Kombëtar shkruan se titulli i ekspozitës “Trëndafili i Bardhë” na kujton një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. “Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegeny e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës), që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit. Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj”, thuhet në materialin e ekspozitës. Kjo solli themelimin Virag Egylet Zebegeny (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegeny), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i “republikës” mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin “Luledielli” si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt “Trëndafili i Bardhë”. Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë tregon jetën dhe personalitetin e Geraldinë Apponyi, bashkëshortes së Mbretit Zogu I të Shqipërisë, me titull “Trëndafili i Bardhë – Geraldine”, i referohet kësaj tradite të hijshme. Mbretëresha Geraldinë lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës, në shtëpinë e gjyshes së Saj. Vdiq në Tiranë në moshën 86 vjeçare, më 22 tetor 2002. E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua stenografisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë. Ekspozita është pjesë e Vitit të Kulturës Shqiptaro-Hungareze 2019 dhe organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar, si dhe mbështetet nga Ministria Hungareze e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe disa institucione kulturore hungareze.

The post “Trëndafili i bardhë- Geraldinë”, ditët e para të tetorit në Muzeun Kombëtar appeared first on 55 News.

]]>
PARIS-SOIR (1938) / KONTESHA GERALDINA APPONYI, E FEJUARA E MBRETIT ZOG, U PRIT NË MËNYRË MADHËSHTORE NË SHQIPËRI (FOTO EKSKLUZIVE) https://55news.al/dossier/paris-soir-1938-kontesha-geraldina-apponyi-e-fejuara-e-mbretit-zog-u-prit-ne-menyre-madheshtore-ne-shqiperi-foto-ekskluzive/ Tue, 06 Aug 2019 11:44:41 +0000 https://new.55news.al/?p=112740 Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shkurt 2019   “Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : Në Tiranë, […]

The post PARIS-SOIR (1938) / KONTESHA GERALDINA APPONYI, E FEJUARA E MBRETIT ZOG, U PRIT NË MËNYRË MADHËSHTORE NË SHQIPËRI (FOTO EKSKLUZIVE) appeared first on 55 News.

]]>
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Shkurt 2019

 

“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 5 shkurtit 1938, dy fotografi të rralla të mbretëreshës Geraldinë dhe mbretit Zog, asokohe të fejuar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : Në Tiranë, kontesha hungareze Geraldina Apponyi, e fejuara e mbretit Zog të Shqipërisë, u prit në mënyrë madhështore nga populli i saj i ardhshëm.

 Vajza e re, 22 vjeçare, është e bija e kontit Apponyi. Ja ku duket (foto) gjatë arritjes në Tiranë. 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Më poshtë (foto), mbreti Zog paraqitet disa momente përballë kamerave para se t’i bashkohet të fejuarës së tij.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

The post PARIS-SOIR (1938) / KONTESHA GERALDINA APPONYI, E FEJUARA E MBRETIT ZOG, U PRIT NË MËNYRË MADHËSHTORE NË SHQIPËRI (FOTO EKSKLUZIVE) appeared first on 55 News.

]]>