gerhoti Archives - 55 News https://55news.al/tag/gerhoti/ Fri, 14 Sep 2018 12:52:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gerhoti Archives - 55 News https://55news.al/tag/gerhoti/ 32 32 Video/ Deputeti Shehu, përcjell përshëndetjet e Bashës dhe Berishës në 75 vjetorin e betejës së Gërhotit https://55news.al/politike/video-deputeti-shehu-percjell-pershendetjet-e-bashes-dhe-berishes-ne-75-vjetorin-e-betejes-se-gerhotit/ Fri, 14 Sep 2018 12:52:31 +0000 https://new.55news.al/?p=49138 Në ceremoninë e zhvilluar sot në  përkujtim të nacionalistëve të rënë 75 vjet më parë në betejën e Gërhotit kundër pushtuesve të huaj, kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Deputeti i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka përshëndetur në emër Partisë Demokratike përkujtimin e të rënëve në […]

The post Video/ Deputeti Shehu, përcjell përshëndetjet e Bashës dhe Berishës në 75 vjetorin e betejës së Gërhotit appeared first on 55 News.

]]>
Në ceremoninë e zhvilluar sot në  përkujtim të nacionalistëve të rënë 75 vjet më parë në betejën e Gërhotit kundër pushtuesve të huaj, kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputeti i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka përshëndetur në emër Partisë Demokratike përkujtimin e të rënëve në mbrojtje të vendit.

E ndjej veten të nderuar të flas në emër të grupit të deputetëve të PD-u shpreh zoti Shehu i cili njëkohësisht ka përcjellë përshëndetjet e kryedemokratit Lulzim Basha ndaj ceremonisë së sotme përkujtimore si dhe të liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Kryetari Basha dhe Ish-kryeministri Berisha, janë solidarizuar për martirët e rënë në luftën e Gërhotit dhe shprehin dhimbjen e tyre ndaj familjarëve të të rënëve-është shprehur zoti Shehu.

Sot jemi së bashku për të lartësuar veprën e atyre që ranë për lirinë e Shqipërisë, ata që sakrifikuan jetën e tyre që fatkeqësisht më vonë familjet e tyre u dënuan dhe u persekutuan nga diktatura komuniste-u shpreh deputeti Tritan Shehu.

Vepra e tyre është dy herë e madhe për luftën që kryen dhe kontributin e dhënë nga ta dhe familjet e tyre për demokracinë shqiptare, pasi diktatura kërkoi t’i zhdukte nga historia.

The post Video/ Deputeti Shehu, përcjell përshëndetjet e Bashës dhe Berishës në 75 vjetorin e betejës së Gërhotit appeared first on 55 News.

]]>