germany Archives - 55 News https://55news.al/tag/germany/ Fri, 05 Oct 2018 13:39:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png germany Archives - 55 News https://55news.al/tag/germany/ 32 32 Fuqizohet “Made in Germany” – Rritet kërkesa për mallrat industrialë, nxitet nga sektori i makinave https://55news.al/globi/fuqizohet-made-in-germany-rritet-kerkesa-per-mallrat-industriale-nxitet-nga-sektori-i-makinave/ Fri, 05 Oct 2018 13:39:05 +0000 https://new.55news.al/?p=55258 Porositë industriale në Gjermani janë rimëkëmbur në muajin Gusht, ndërkohë që ngërçi në sektorin e makinave u përmirësua dhe marrëveshjet me klientët jashtë Eurozonës janë përshpejtuar. Kontratat për mallrat “made in Germany” u rritën me 2%, pas një rënieje me 0.9% në muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Ekonomisë. “Rritja e fortë e porosive nga […]

The post Fuqizohet “Made in Germany” – Rritet kërkesa për mallrat industrialë, nxitet nga sektori i makinave appeared first on 55 News.

]]>
Porositë industriale në Gjermani janë rimëkëmbur në muajin Gusht, ndërkohë që ngërçi në sektorin e makinave u përmirësua dhe marrëveshjet me klientët jashtë Eurozonës janë përshpejtuar. Kontratat për mallrat “made in Germany” u rritën me 2%, pas një rënieje me 0.9% në muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Ekonomisë.

“Rritja e fortë e porosive nga vendet jashtë Europës vërteton se produktet industriale të Gjermanisë janë tejet të kërkuara në të gjithë botën, pavarësisht konfliktit tregtar”, deklaroi Ministria. Sipas raportit, rritja e porosive u nxit nga një rimëkëmbje në sektorin e makinave, që kishte ndaluar nga prezantimi i një standardi të ri të ndotjes. Ndërkohë që kjo pengesë është tejkaluar, trendi pozitiv në sektorin industrial pritet të vazhdojë në tremujorin e katërt.

Të dhënat vijnë paralelisht me përmirësimin e treguesit mbi ndjesinë e bizneseve në ekonominë më të madhe të Europës. Instituti i Hulumtimeve për Ekonominë Ifo, bëri të ditur në një sondazh se ndjesia e bizneseve ka mbetur e qëndrueshme në Shtator, nxitur nga shpenzimet konsumatore dhe ndërtimi. Qeveria ka projektuar një rritje me 2.3% të ekonomisë këtë vit dhe me 2.1% për 2019-ën.

The post Fuqizohet “Made in Germany” – Rritet kërkesa për mallrat industrialë, nxitet nga sektori i makinave appeared first on 55 News.

]]>