geron xhafaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/geron-xhafaj/ Thu, 06 Feb 2020 10:15:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png geron xhafaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/geron-xhafaj/ 32 32 Imitoi zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjim, lirohet nga burgu ‘aktori’ Fredi Alizoti https://55news.al/kronike/imitoi-zerin-e-geron-xhafajt-ne-audiopergjim-lirohet-nga-burgu-aktori-fredi-alizoti/ Thu, 06 Feb 2020 10:15:39 +0000 https://new.55news.al/?p=143392 Lirohet me vendim të Gjykatës së Tiranës, Fredi Alizoti,  i cili imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen ‘Babalja’. Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.

The post Imitoi zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjim, lirohet nga burgu ‘aktori’ Fredi Alizoti appeared first on 55 News.

]]>
Lirohet me vendim të Gjykatës së Tiranës, Fredi Alizoti,  i cili imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen ‘Babalja’. Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.

The post Imitoi zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjim, lirohet nga burgu ‘aktori’ Fredi Alizoti appeared first on 55 News.

]]>
PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS https://55news.al/aktualitet/po-alizotit-iu-premtuan-100-mije-euro-por-nga-ps/ Tue, 09 Oct 2018 17:18:00 +0000 https://new.55news.al/?p=56448 Kush është Fredi Alizoti? Kjo pyetje po bën kuriozë të gjithë shqiptarët që ditët e fundit janë njohur me një personazh që u vetë-ofrua të pranojë se zërin e Agron Xhafajt e bëri ai. Fredi Alizoti, në dosjen hetimore të prokurorëve të çështjes rezulton të jetë i dënuar më parë, për vjedhje.  Ai ka pranuar […]

The post PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS appeared first on 55 News.

]]>
Kush është Fredi Alizoti? Kjo pyetje po bën kuriozë të gjithë shqiptarët që ditët e fundit janë njohur me një personazh që u vetë-ofrua të pranojë se zërin e Agron Xhafajt e bëri ai. Fredi Alizoti, në dosjen hetimore të prokurorëve të çështjes rezulton të jetë i dënuar më parë, për vjedhje. 

Ai ka pranuar se në bashkëpunim me Albert Veliun (dëshmitarin X) kanë realizuar një bashkëbisedim dhe roli i tij ishte të bënte Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fredi, thuhet në fashikujt e prokurorisë rezulton të ketë folur me shumë personazhe dhe ku u thotë se ai eshtë aktori dhe të gjithë këtë e bëri për të marrë 100 mijë euro.

Skema është mjaft e bukur për tu besuar. Nëpërmjet kësaj strategjie bie poshtë kauza se vëllai i Ministrit merret me trafik droge, Partia Demokratike del se ka dashur të shfrytëzojë sajesën e “Dëshmitarit X” për përfitime elektorale, një deputet i opozitës do të akuzohet për mbështetje të këtij plani, një gazetar që i shkel në kallo mazhorancës do të zhduket, dhe Rama me oborrin do të vazhdojnë të pa shqetësuara qeverisjen e këtij vendi.

Por, disa pikëpyetje ngrihen edhe në këtë skenar të bukur me “Happy End” për socialistët.

Pyetja e parë është, si ka mundësi që një njeri që e di se mund të hajë burg për kallëzim të rremë del e merr përsipër që ka kryer një krim?

Si ka mundësi që Fredi Alizoti, aktori i pretenduar se ka bërë zërin e Geron Xhafajt, del në skenë vetëm pas publikimit të audio përgjimit në media. (Sipas kërkesës së prokurorisë, tabulatet ndaj tij nisin vetëm pas zotimit të Edi Ramës se në audio-përgjim nuk është zëri i Geron Xhafajt)

Sipas skenarit, Fredi Alizoti u vu nën përgjim në datën 22 maj 2018, një javë pasi PD publikoi në media audio përgjimin ku Geron Xhafaj i premton “Dëshmitarit X” se do t’i mundësojë një rrugë me kanabis për në Itali. Dhe çuditërisht në datën 1 qershor (data të konfirmuara nga dosja hetimore) vetë Fredi Alizoti telefonon Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, për ti treguar se ai e ka bërë zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Alizoti (aktori) merr përsipër të tregojë se ka bërë krim. Në këto raste , krimineli tenton që ti fshihet krimit të bërë dhe jo të marrë në telefon policinë e ti tregojë se ka bërë krim.

Ndërkohë që po thurej ky skenar, Rama e Xhafaj paralelisht bënin dalje publike në mbrojtje të Geron Xhafajt dhe paralajmëronin se audio përgjimi ishte një film i montuar dhe se shqiptarët do të shokoheshin me përfundimet. (Përfundime të cilat shokuan vërtet opinionin publik me daljen në skenë të aktorit Fredi)

Skenari i filmit “Fredi” u la në harresë, siç e thotë edhe prokuroria në dosjen e saj, pasi që nga data 1 qershor 2018 kur Alizoti u vetë shpall se ka bërë krim, ai u thirr për të dëshmuar para prokurorëve në datën 27 shtator 2018, pra ai u thirr të vazhdonte skenarin tre muaj pasi organi i akuzës ishte në dijeni të bisedës së Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit.

Pse Prokuroria priti tre muaj që ta thërriste Alizotin?

Nëse marrim parasysh hapësirën kohore që nga dalja e audio-përgjimit e deri në fund të shtatorit, kohë kur është rithirur aktori “Fredi” për të vazhduar pjesën e dytë të xhirimeve “Rama”, kanë rrjedhur shumë ngjarje.
Geron Xhafaj iu dorëzua Italisë për të vazhduar në një dënim të tij për trafikim të lëndëve narkotike, prokuroria kishte nisur një hetim mbi denoncimin e vëllait të ministrit të Brendshëm që pretendon se iu prish imazhi, Rama vazhdonte të bënte deklarata publike se zëri nuk ishte i Geron Xhafajt, dhe CD me audio-përgjimin shkonte nga një shtet në tjetrin për t’iu nënshtruar ekspertizës. Ndonëse u refuzua në disa shtete të Bashkimit Europian, Rama me prokurorët e Arta Markut gjetën një kompani private në Britani që mori përsipër të kryente ekspertizën.

Në të njëjtën kohë, skenari “Rama” me aktor “Fredin” mbeti pezull.

Thirrja e Alizotit në prokurori për të dëshmuar rreth denoncimit që i bëri vetes, tre muaj pas 1 qershorit kur ai telefonoi Drejtorin e Policisë së Fierit, përkon edhe me kohën kur në Tiranë mbërriti përgjigja e britanikëve mbi audio-përgjimin.
Ekspertiza deklaron se e ka të pamundur të japë një konkluzion se i kujt është zëri në audio-përgjim, pasi cilësia është e dobët. ( e vërtetuar nga përgjigja e akt ekspertimit britanik)

Tashmë Rama ishte i qetë. Shkencërisht nuk vërtetohet dot se Geron Xhafaj ishte në audio përgjim, sikundër shkencërisht nuk mund të hidhet dot poshtë pretendimi i Fredi Alizotit se është ai që ka bërë aktorin në audio-përgjim.
Dhe me këto gjëra të sigurta, iu hap rruga pjesës së dytë të skenarit “Rama-Fredi”. Në bazë të skenarit, Fredi Alizoti do të këmbëngulë se opozita i ka ofruar 100 mijë euro që ai të luante rolin e Geronit.

Dhe në përfundim të “filmit”, Fredi Alizoti do të kryejë pak muaj burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Dhe pak muaj ia vlejnë për një pagesë të majme për të shpëtuar lëkurën e mazhorancës në këtë situatë denoncimesh./ Redaksionale 55news.al

 

The post PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS appeared first on 55 News.

]]>
“Me mirë burgu me lekë se sa pa lekë”, Berisha ngre dyshime: “Xhafaj 2” iku të shpëtonte pasurinë https://55news.al/politike/me-mire-burgu-me-leke-se-sa-pa-leke-berisha-ngre-dyshime-xhafaj-2-iku-te-shpetonte-pasurine/ Sun, 20 May 2018 15:49:22 +0000 https://new.55news.al/?p=17853 Ish-kryeministri Sali Berisha ngre dyshime se Agron Xhafaj mund të ketë ikur në Itali për të shpëtuar pasurinë e tij. Vetëdorëzimi i Agron Xhafajt tek autoritet italiane ka ngritur sërish një pyetje të madhe, tek qytetarët. Këta të fundit mendojnë se dorëzimi i Agronit është bërë që të mos i sekuestrohet pasuria. Sipas tyre ai […]

The post “Me mirë burgu me lekë se sa pa lekë”, Berisha ngre dyshime: “Xhafaj 2” iku të shpëtonte pasurinë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ngre dyshime se Agron Xhafaj mund të ketë ikur në Itali për të shpëtuar pasurinë e tij.

Vetëdorëzimi i Agron Xhafajt tek autoritet italiane ka ngritur sërish një pyetje të madhe, tek qytetarët. Këta të fundit mendojnë se dorëzimi i Agronit është bërë që të mos i sekuestrohet pasuria. Sipas tyre ai do të bëjë burgun, por me këtë rast do të mbrojë pasurinë.

Pas mesazhit të një qytetari dixhital, i cili thotë se ka ikur në Itali për të mos i sekuestruar shtëpitë, lokalet dhe ndërtimet, Berisha shkruan se është më mirë të bësh burgun dhe të kesh lekë se sa burg dhe pa lekë.

STATUSI I BERISHËS
Më mirë burgu me lekë se sa burgu pa lekë!
Qytetari dixhital për vëllezërit mafioz Xhafaj! Lexoni mesazhin e tij. sb

“Doktor si je. Më shkon nder mend…mos ka ikur ky “Xhafa 2” për mos ti sekuestrojnë shpiat, lokalet, ndërtimet që ky ka bërë me lekët e drogës…dhe me këtë rast po bej ca vjet burg sa mos të më çojnë në 0 nga lekët këto të opozitës…? Mendim është ky.

Se ky burgun do e bëjë që do e bëjë se s’ka ku shkon…kështu që më mirë me burg dhe me lek sesa me burg dhe pa lek nga sekuestrimi…”

The post “Me mirë burgu me lekë se sa pa lekë”, Berisha ngre dyshime: “Xhafaj 2” iku të shpëtonte pasurinë appeared first on 55 News.

]]>