gishta Archives - 55 News https://55news.al/tag/gishta/ Tue, 27 Nov 2018 15:38:27 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gishta Archives - 55 News https://55news.al/tag/gishta/ 32 32 “E merr kush një vajzë pa gishta?!”, Veliaj bën gafën e pafalshme ndaj polices së gjymtuar https://55news.al/politike/e-merr-kush-nje-vajze-pa-gishta-veliaj-ben-gafen-e-pafalshme-ndaj-polices-se-gjymtuar/ Tue, 27 Nov 2018 15:38:27 +0000 https://new.55news.al/?p=70357 Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në përpjekje për ti shërbyer kauzës së tij, ka ‘rrëshkitur’ keq me deklaratat e bëra publikisht. Teksa kishte mbledhur disa qytetarë, që sipas tij ishin banorë të Astirit, Veliaj foli dhe për plagosjen e efektives Ina Nuka në protestën e mbajtur të enjten përpara Kuvendit. “I shkojnë sytë […]

The post “E merr kush një vajzë pa gishta?!”, Veliaj bën gafën e pafalshme ndaj polices së gjymtuar appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në përpjekje për ti shërbyer kauzës së tij, ka ‘rrëshkitur’ keq me deklaratat e bëra publikisht.

Teksa kishte mbledhur disa qytetarë, që sipas tij ishin banorë të Astirit, Veliaj foli dhe për plagosjen e efektives Ina Nuka në protestën e mbajtur të enjten përpara Kuvendit.

“I shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një vajzë pa gishta?! Zoti i dhëntë shërim dhe të ketë jetën, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj, duke bërë publik dhe një paragjykim ndaj personave që mund të kenë ndonjë problem fizik të tyre.

Pak kohë më parë një gafë të ngjashme bëri dhe deputeti i PS-së Alket Hyseni, teksa krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me fëmijët autikë.

Ndërkohë që gjatë gjithë fjalimit të bërë sot Veliaj ka përdorur një gjuhë zhargon, në përpjekje për tu bërë sa më palë me qytetarët që mund të jenë në hallë.

“Unë jam më shpellar se ju, pasi i kam 6 orë larg nga Tirana vendlindjet e prindërve, në të arushës do thoshit ju. Disa prej banesave ishin mbi kanalin e mutit”, tha mes të tjerave Veliaj.

The post “E merr kush një vajzë pa gishta?!”, Veliaj bën gafën e pafalshme ndaj polices së gjymtuar appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Balliu: Po të mos ishte Sami Frashëri, turqit do flisnin me gishta https://55news.al/politike/balliu-po-te-mos-ishte-sami-frasheri-turqit-do-flisnin-me-gishta-video/ Wed, 25 Apr 2018 20:48:26 +0000 https://new.55news.al/?p=9291 “Turqia përdor një marifet që niset nga besimi jonë mysliman dhe dëshiron ta paraqesë si lidhje gjenetike, por ne kemi lidhje me ata, sa që kam unë me marsianët”,- ka thënë në “Zona B” në “Klan Kosova” publicisti nga Shqipëria dhe njohësi i politikës turke, Fahri Balliu. Ai është treguar i ashpër kur ka përshkruar […]

The post Video/ Balliu: Po të mos ishte Sami Frashëri, turqit do flisnin me gishta appeared first on 55 News.

]]>
“Turqia përdor një marifet që niset nga besimi jonë mysliman dhe dëshiron ta paraqesë si lidhje gjenetike, por ne kemi lidhje me ata, sa që kam unë me marsianët”,- ka thënë në “Zona B” në “Klan Kosova” publicisti nga Shqipëria dhe njohësi i politikës turke, Fahri Balliu.

Ai është treguar i ashpër kur ka përshkruar turqit.

“Ata janë aziatikë dhe vrasës të shqiptarëve për 500 vjet, pjesa tjetër janë gjaku jonë që ka vajtuar atje”.

“Edhe fjalori që përdor Erdogani, po të mos ishte Sami Frashëri, Erdogani do bënte me shenja e gishta, se me çfarë do fliste, pasi ai ia bëri fjalorin”./55news.al/

The post Video/ Balliu: Po të mos ishte Sami Frashëri, turqit do flisnin me gishta appeared first on 55 News.

]]>