Gjakova Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjakova/ Wed, 27 Feb 2019 11:51:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Gjakova Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjakova/ 32 32 Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni https://55news.al/kulture/gjakova-ben-bashke-shtate-kore-nga-rajoni/ Wed, 27 Feb 2019 11:51:19 +0000 https://new.55news.al/?p=87739 Shtatë kore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia u bënë bashkë në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “A Cappella”, në Gjakovë të Kosovës. Shqipëria u përfaqësua nga Shkodra, me korin “Rozafa Ekspresion”, drejtuar nga profesor Zef Çoba të cilët interpretuan disa nga këngët më të bukura shqiptare, por edhe kryevepra botërore Por mikpritja […]

The post Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni appeared first on 55 News.

]]>
Shtatë kore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Italia u bënë bashkë në festivalin ndërkombëtar të muzikës korale “A Cappella”, në Gjakovë të Kosovës.

Shqipëria u përfaqësua nga Shkodra, me korin “Rozafa Ekspresion”, drejtuar nga profesor Zef Çoba të cilët interpretuan disa nga këngët më të bukura shqiptare, por edhe kryevepra botërore

Por mikpritja që ju bë Shkodrës detyroi që kori të dalë jashtë repertorit e të sjellë të tjera pjesë si hymnin: Porsi fleta e ejllit të Zotit e Fishtës, raporton “OraNews”.

Drejtuesit e festivalit vlerësuan arritjet e këtij viti, duke u shprehur se ky bashkim i jep më shumë vlera këtij organizimi.

Rauf Dhomi, organizator, tha se ky organizim është menduar për t’i afruar të gjitha trevat së bashku.

Zef Çoba, dirigjent, tha se “muzika luan një rol shumë të madh për vëllazërimin e popujve”.

“Kolosët e muzikës kanë kompozuar kryevepra që interpretohen në gjithë anët e botës”, tha Çoba.

Befasues ishte interpretimi i grupit arbëresh që solli pjesë nga përkujtimi i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Në fund për pjesëmarrësit u ndanë edhe vlerësimet, duke i lënë takim në edicionin e radhës pas një viti.

The post Gjakova bën bashkë shtatë kore nga rajoni appeared first on 55 News.

]]>
Nora Gjakova – Gruaja e Ditës në xhudo, sipas Euronewsit https://55news.al/sport/nora-gjakova-gruaja-e-dites-ne-xhudo-sipas-euronewsit/ Sun, 28 Oct 2018 11:36:49 +0000 https://new.55news.al/?p=61847 Dita e parë e turneut të xhudos në Abu Dhabi ka sjellë shkëlqimin e Nora Gjakovës që arriti të marrë medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë. Xhudistja kosovare u zgjodh Gruaja e Ditës nga Euronews për paraqitjen mbresëlënëse duke “shkatërruar” të gjitha kundërshtaret. Euronews ka shkruar se Gjakova tregoi përsosmëri në paraqitjet e […]

The post Nora Gjakova – Gruaja e Ditës në xhudo, sipas Euronewsit appeared first on 55 News.

]]>
Dita e parë e turneut të xhudos në Abu Dhabi ka sjellë shkëlqimin e Nora Gjakovës që arriti të marrë medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Xhudistja kosovare u zgjodh Gruaja e Ditës nga Euronews për paraqitjen mbresëlënëse duke “shkatërruar” të gjitha kundërshtaret.

Euronews ka shkruar se Gjakova tregoi përsosmëri në paraqitjet e saj, sidomos në gjysmëfinalen ndaj Lien Chen-Ling dhe në finalen ndaj Anastasiia Konkinas të Rusisë.

“Është ndjenjë e mrekullueshme. Thuajse kisha harruar se si është të jesh në podium, sepse në dy garat e fundit humba dhe në Kampionatet Botërore, kur pata rezultate zhgënjyese, dhe kthimi nga ai rezultat, për mua është shumë mirë. Është medalja e parë e artë në një grand-slam dhe sigurisht jam shumë e lumtur”, ka thënë Gjakova pas triumfit.

Në ditën e parë të këtij turneu, Kosova fitoi edhe dy medalje tjera pos Gjakovës. Të argjendtën Kosovës ia sollën Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

The post Nora Gjakova – Gruaja e Ditës në xhudo, sipas Euronewsit appeared first on 55 News.

]]>
Gjakova sot feston me pushim Ditën e Çlirimit https://55news.al/bota-shqiptare/gjakova-sot-feston-me-pushim-diten-e-clirimit/ Thu, 14 Jun 2018 07:37:50 +0000 https://new.55news.al/?p=25829 ​Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka marrë vendim që ditën e sotme, 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjakovës ta shpallë ditë pushimi. Ky pushim vlen për të gjitha institucionet lokale dhe ato arsimore ne komunën e Gjakovës.

The post Gjakova sot feston me pushim Ditën e Çlirimit appeared first on 55 News.

]]>
​Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka marrë vendim që ditën e sotme, 14 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Gjakovës ta shpallë ditë pushimi.

Ky pushim vlen për të gjitha institucionet lokale dhe ato arsimore ne komunën e Gjakovës.

shkresa.jpg

The post Gjakova sot feston me pushim Ditën e Çlirimit appeared first on 55 News.

]]>