gjakove Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjakove/ Tue, 28 Jan 2020 08:47:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjakove Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjakove/ 32 32 VIDEO/ Grushte dhe shkelma, plas sherri mes gjimnazistëve https://55news.al/kronike/video-grushte-dhe-shkelma-plas-sherri-mes-gjimnazisteve/ Tue, 28 Jan 2020 08:47:51 +0000 https://new.55news.al/?p=141445 Një rrahje masive e nxënësve  ka ndodhur ne qytetin e Gjakovës në afërsi të Stacionit të Autobusave.  Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe siç shihet ne pamjet e mëposhtme në sherr janë përfshirë shumë persona. Rreth këtij rasti, media kontaktoi me Komandantin e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj. Ai e konfirmoi rastin […]

The post VIDEO/ Grushte dhe shkelma, plas sherri mes gjimnazistëve appeared first on 55 News.

]]>

Një rrahje masive e nxënësve  ka ndodhur ne qytetin e Gjakovës në afërsi të Stacionit të Autobusave.  Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe siç shihet ne pamjet e mëposhtme në sherr janë përfshirë shumë persona.

Rreth këtij rasti, media kontaktoi me Komandantin e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

Ai e konfirmoi rastin duke thënë se rasti është regjistruar si sulm.

“Rasti është iniciuar si sulm dhe hetimet do ta zbardhin në ditët në vijim. Ende nuk janë identifikuar sulmuesit por besojmë se nesër gjatë ditës do të identifikohen dhe arrestohen.”, tha Gjokaj.

 

 

© SYRI.net

The post VIDEO/ Grushte dhe shkelma, plas sherri mes gjimnazistëve appeared first on 55 News.

]]>
Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen premierë në Gjakovë https://55news.al/kulture/filmat-delegacioni-dhe-streha-mes-reve-shfaqen-premiere-ne-gjakove/ Sat, 27 Jul 2019 10:30:11 +0000 https://new.55news.al/?p=111402 Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen për publikun në Gjakovë. Organizatorët e “PriFest” shprehen se pas përfundimit të festivalit në Prishtinë, festa e filmit është në Gjakovë. Filmi “Delegacioni”, me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani u shfaq mbrëmë për publikun në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ndërsa […]

The post Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen premierë në Gjakovë appeared first on 55 News.

]]>
Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen për publikun në Gjakovë. Organizatorët e “PriFest” shprehen se pas përfundimit të festivalit në Prishtinë, festa e filmit është në Gjakovë. Filmi “Delegacioni”, me skenar nga i ndjeri Artan Minarolli dhe regji nga Bujar Alimani u shfaq mbrëmë për publikun në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ndërsa sonte është “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina, film i cili mori dhe tre çmime në festivalin “PriFest”. Drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha shprehet se këto dy filma nuk janë shfaqur më parë në qytetin e Gjakovës. “Filmat janë premierë në Gjakovë, nuk janë shfaqur më parë. Sigurisht që “Streha mes reve” u përzgjodh për shkak se është fitues me tre çmime në festival, si filmi më i mirë, çmimi aktori më i mirë Arben Bajraktaraj dhe çmimi aktorja më e mirë Irena Cahani, ndërkohë që dhe filmi “Delegacioni” ka pasur interesim edhe në Prishtinë, dhe publiku gjakovar i ndjek filmat shqiptarë, kështu që kemi menduar se këta dy filma do të zgjojnë interesim” tregon Vjosa Berisha drejtore e festivalit “PriFest”. Në edicionin e 11 “Prishtina International Film Festival” (PriFest) solli 70 filma. Festivali në ditët e tij kishte gjithsej 10 programe të ndryshme, nga të cilat pesë garuese dhe pesë jogaruese. Për publikun erdhën 6 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 17 premiera regjionale dhe 34 premiera të tjera ishin në ditët e festivalit. Edhe këtë edicion të 11 të festivalit në Prishtinë, që nisi më datë 16 për të përfunduar mbrëmjen e datës 21 korrik nuk munguan të ftuarit special të industrisë së filmit.

“Streha mes reve”, që shfaqet sonte për publikun ishte premierë botërore në “Black Night”, në Tallinn të Estonisë. Në film interpretojnë aktorë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, si Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili dhe Virus Shala. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Filmi “Delegacioni” u dha premierë botërore në “Warsaw Film Festival”. Luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film janë Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Ngjarjet nisin në tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar. 

The post Filmat “Delegacioni” dhe “Streha mes reve” shfaqen premierë në Gjakovë appeared first on 55 News.

]]>
Drama “Tri gra dhe Misugi” në Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë https://55news.al/kulture/drama-tri-gra-dhe-misugi-ne-gjilan-ferizaj-dhe-gjakove/ Wed, 05 Dec 2018 12:28:50 +0000 https://new.55news.al/?p=72080 Drama “Tri gra dhe Misugi” vijon në skenat teatrore në qytete e Kosovës. Mbrëmja e datës 10 dhjetor, shfaqja me regji nga Suela Bako është në Teatrin e Qytetit në Gjilan, më 11 dhjetor – teatri “Adriana” në Ferizaj dhe 12 dhjetor teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë. “Tri gra dhe Misugi”, dramatizim nga novela e […]

The post Drama “Tri gra dhe Misugi” në Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë appeared first on 55 News.

]]>
Drama “Tri gra dhe Misugi” vijon në skenat teatrore në qytete e Kosovës. Mbrëmja e datës 10 dhjetor, shfaqja me regji nga Suela Bako është në Teatrin e Qytetit në Gjilan, më 11 dhjetor – teatri “Adriana” në Ferizaj dhe 12 dhjetor teatri “Hadi Shehu” në Gjakovë. “Tri gra dhe Misugi”, dramatizim nga novela e famshme “Çiftja” e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue e pati premierën në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, për të vijuar dhe në skena të tjera teatrore. Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tri personazhe, aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët vjen nën interpretimin e aktorëve Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj.

Në një shfaqje të konceptuar si teatër brenda teatrit, përmes distancimit në intervalet mes monologjeve (letrave) zbërthejmë marrëdhënien njerëzore aktor – regjisor me kompleksitetin e saj, e cila shkon në rrafsh paralel me rrëfimin e personazheve të Inoues. Kjo shfaqje vjen e dramatizuar nga Anxhela Çikopano e Suela Bako. Si regjisore Suela Bako më herët me media është shprehur se ka qenë një vepër që e ka menduar për ta realizuar në skenë para disa vitesh. “Veprën e kam menduar që para 13 vitesh. Nuk kam mundur dot ta sjell më parë në skenë, kam tentuar herë pas here, por nuk ka qenë e mundur ta realizoja. Më në fund erdhi momenti për ta sjellë në skenën e teatrit për publikun”, pohon regjisorja Suela Bako. Për herë të parë si regjisore në skenën e teatrit, Suela Bako tregon se ka qenë një punë shumë impenjative për realizimin e shfaqjes. Sipas regjisores, publiku do të gjejë më shfaqje dashurinë, pasion, trishtimin dhe dhimbje. “Kam një ndjesi timen që nuk do të flerë i qetë ai që do të vijë të shohë këtë shfaqje, sepse autori ka hyrë kaq thellë te femra dhe mashkulli, dhe të gjithë e ndjejnë veten brenda veprës të përfshirë. Është kaq pranë nesh me ato që përcjell vepra”, shprehet mes të tjerave regjisorja Suela Bako. Vepra “Tri gra dhe Misugi” vjen si një shfaqje brenda shfaqjes.  

The post Drama “Tri gra dhe Misugi” në Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë appeared first on 55 News.

]]>
Krim i rëndë: Babai vret vajzën dhe ish-gruan https://55news.al/bota-shqiptare/krim-i-rende-babai-vret-vajzen-dhe-ish-gruan/ Wed, 08 Aug 2018 06:25:25 +0000 https://new.55news.al/?p=41016 Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura. Rastin për Expresse e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së […]

The post Krim i rëndë: Babai vret vajzën dhe ish-gruan appeared first on 55 News.

]]>
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Rastin për Expresse e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë. Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.

Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 9 vjeçare. 

Mësohet se Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e Nrecajt, po jetonte në Kosovë me fëmijët e saj. Ajo kishte ardhur nga Shqipëria.

The post Krim i rëndë: Babai vret vajzën dhe ish-gruan appeared first on 55 News.

]]>