gjebrea Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjebrea/ Mon, 29 Oct 2018 08:59:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjebrea Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjebrea/ 32 32 Çfarë ndodhi ditën e djeshme tek e Diela Shqiptare, përse Ardit Gjebrea donte të ndalonte transmetimin https://55news.al/aktualitet/cfare-ndodhi-diten-e-djeshme-tek-e-diela-shqiptare-perse-ardit-gjebrea-donte-te-ndalonte-transmetimin/ Mon, 29 Oct 2018 08:59:52 +0000 https://new.55news.al/?p=62085 Gjatë emisioneve “live” ka shumë të papritura dhe moderatorët kanë përgjegjësi t’i menaxhojnë në mënyrën e duhur. Ardit Gjebrea u has me një të tillë gjatë emisionit “E diela shqiptare”, pasi një prej monitorëve në studio kishte një problem me audion.Pas performancës së një 16-vjeçare në kategorinë “New Artist”, dëgjimi i vendimit të jurisë hasi […]

The post Çfarë ndodhi ditën e djeshme tek e Diela Shqiptare, përse Ardit Gjebrea donte të ndalonte transmetimin appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë emisioneve “live” ka shumë të papritura dhe moderatorët kanë përgjegjësi t’i menaxhojnë në mënyrën e duhur.

Ardit Gjebrea u has me një të tillë gjatë emisionit “E diela shqiptare”, pasi një prej monitorëve në studio kishte një problem me audion.
Pas performancës së një 16-vjeçare në kategorinë “New Artist”, dëgjimi i vendimit të jurisë hasi si pengesë mungesën e audios në monitorin e studios.

Moderatori i njohur shqiptar i bëri thirrje teknikës që të kthente audion, pasi në këtë mënyrë nuk mund të vazhdonin.
“Nuk dëgjojmë opinionin e jurisë dhe nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të zgjidhet problemi, se është e katërta javë që po turpërohemi”, u shpreh Gjebrea.

Duke ruajtur qetësinë, moderatori vendosi që afrohej pranë jurisë për të dëgjuar vendimet e tyre.
“Nëse teknika nuk do të na përgjigjet, do të gjejmë zgjidhje”, tha Ardit Gjerbrea.
Por problemi zgjati vetëm pak minuta, pasi teknika e emisionit bëri të mundur kthimin e audios menjëherë. Arditi sqaroi më pas se defekti ishte për shkak të shkëputjes së një kabulli të monitorit.

The post Çfarë ndodhi ditën e djeshme tek e Diela Shqiptare, përse Ardit Gjebrea donte të ndalonte transmetimin appeared first on 55 News.

]]>