Gjiroakster Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjiroakster/ Mon, 21 Jan 2019 13:50:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Gjiroakster Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjiroakster/ 32 32 Shkollat pa ngrohje, protestë në Gjirokastër https://55news.al/aktualitet/shkollat-pa-ngrohje-proteste-ne-gjirokaster/ Mon, 21 Jan 2019 13:50:51 +0000 https://new.55news.al/?p=81126 Nxënës, prindër dhe mësues protestuan në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” në Gjirokastër për shkak se mungon ngrohja.Shumë prindër kanë refuzuar të sjellin fëmijët e tyre në shkollë deri në krijimin e kushteve. Një pjesë e prindërve thonë se temperaturat e ulëta po rrisin sëmundshmërinë dhe praninë e gripit në shkollë. Drejtuesi i ndërmarrjes që merret […]

The post Shkollat pa ngrohje, protestë në Gjirokastër appeared first on 55 News.

]]>
Nxënës, prindër dhe mësues protestuan në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” në Gjirokastër për shkak se mungon ngrohja.
Shumë prindër kanë refuzuar të sjellin fëmijët e tyre në shkollë deri në krijimin e kushteve. Një pjesë e prindërve thonë se temperaturat e ulëta po rrisin sëmundshmërinë dhe praninë e gripit në shkollë.

Drejtuesi i ndërmarrjes që merret me mirëmbajtjen e shkollave në bashki, Armand Mamani tha se bëhet fjalë për një defekt në sistemin e kaldajës dhe se situata do të normalizohet së shpejti.

Mamani pranoi se kushtet nuk janë optimale për zhvillimin e mësimit në të gjitha shkollat, por tha se nuk mund të kryhen investime të tjera në shkolla për të plotësuar nevojat për vetëm 4-5 ditë të ftohta në vit.

Shkolla “Urani Rumbo” është mes më të rëndësishmeve në qytet me rreth 400 nxënës. Në Gjirokastër, të 14 shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm paraqesin problematika të mbartura ndër vite. Të paktën 5 prej shkollave kërkojnë investime kapitale.

Agjensia e Mirëqenies dhe Kujdesit Social ka bërë disa ndërhyrje restauruese në shkolla vitin e kaluar, por lagështia në klasa dhe problemet me amortizimin e çative nuk mund të mbulohen sipas kësaj agjensie me fonde mirëmbajtjeje.

Prej vitesh Gjirokastra vuan nevojën e ndërtimit të një shkolle të re. Megjithë reduktimin e numrit të nxënësve në nivel qarku prej largimit të popullsisë qyteti i Gjirokastrës po përballet me një përqëndrim të nxënësve që po lënë shkollat e fshatrave dhe po zhvendosen drejt qytetit. 

The post Shkollat pa ngrohje, protestë në Gjirokastër appeared first on 55 News.

]]>