gjirokastra Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjirokastra/ Tue, 17 Dec 2019 20:50:22 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjirokastra Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjirokastra/ 32 32 VIDEO/ Me bluzë të kuqe me motive festive, ja si bashkiaku rilindas i Gjirokastrës imiton Veliajn https://55news.al/politike/video-me-bluze-te-kuqe-me-motive-festive-ja-si-bashkiaku-rilindas-i-gjirokastres-imiton-veliajn/ Tue, 17 Dec 2019 20:50:22 +0000 https://new.55news.al/?p=135204 Flamur Golemi është kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit. Mbrëmjen e djeshme, Golemi duke imituar në veshje Veliajn në Tiranë, i veshur me bluzë të kuqe me motive festive, ka ndezuar pemën e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri ne sheshin “Cerciz Topulli”. Duke vazhduar imitimin e Veliaj, i […]

The post VIDEO/ Me bluzë të kuqe me motive festive, ja si bashkiaku rilindas i Gjirokastrës imiton Veliajn appeared first on 55 News.

]]>
Flamur Golemi është kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit.

Mbrëmjen e djeshme, Golemi duke imituar në veshje Veliajn në Tiranë, i veshur me bluzë të kuqe me motive festive, ka ndezuar pemën e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri ne sheshin “Cerciz Topulli”.

Duke vazhduar imitimin e Veliaj, i shoqëruar edhe nga një person i maskuar si Babagjysh, Golemi ka marrë fëmijë në krahë, për të cilët ka ndarë edhe dhurata të ndryshme.

Ndiqni videon

 

The post VIDEO/ Me bluzë të kuqe me motive festive, ja si bashkiaku rilindas i Gjirokastrës imiton Veliajn appeared first on 55 News.

]]>
Rrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Përroi i Ficos përmbyt Gjirokastrën https://55news.al/aktualitet/rrebeshe-shiu-ne-te-gjithe-vendin-perroi-i-ficos-permbyt-gjirokastren/ Mon, 04 Nov 2019 07:34:35 +0000 https://new.55news.al/?p=126943 Java ka nisur me stuhi reshjesh në të gjithë vendin. Raportohen përmbytje në qytetin e Gjirokastrës.  Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat. Ndërsa po mbahet në monitorim  Përroi i Cullos pasi […]

The post Rrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Përroi i Ficos përmbyt Gjirokastrën appeared first on 55 News.

]]>
Java ka nisur me stuhi reshjesh në të gjithë vendin.

Raportohen përmbytje në qytetin e Gjirokastrës. 

Përroi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit, ka dalë nga shtrati duke bërë që rrugët të pushtohen nga balta por nuk ka vënë në rrezik ndërtesat.

Ndërsa po mbahet në monitorim  Përroi i Cullos pasi gjatë natës është përmbytur një banesë.

Ndëkrohë që Meteoalb njofton se sot (4 nëntor) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, reshje intensive në qarqet e Lezhës dhe Beratit, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe do zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.

Gjithashtu reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Ndërkohë parashikohen përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në gjithë territorin.

Probleme mund të paraqiten në zonat rurale. Më të rrezikuara nga vërshimet e shpejta janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

The post Rrebeshe shiu në të gjithë vendin/ Përroi i Ficos përmbyt Gjirokastrën appeared first on 55 News.

]]>
Shehu: “Talljet e Kryeministrit me Gjirokastrën nuk kanë fund!” https://55news.al/politike/shehu-talljet-e-kryeministrit-me-gjirokastren-nuk-kane-fund/ Mon, 16 Sep 2019 13:37:27 +0000 https://new.55news.al/?p=118114 Nga Tritan Shehu Anullohet financimi per lotusin e 7-te te Rruges Kardhiq- Delvine mbas shume trumbetimeve per avancimin e shpejte te saj (e nderprere prej vitit 2013), duke e cuar ne pafundesi perfundimin e ketij aksi shume te rendesishem jo vetem per ate Qark, por dhe ne rang vendi.Eshte per te shenuar qe deri me […]

The post Shehu: “Talljet e Kryeministrit me Gjirokastrën nuk kanë fund!” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu

Anullohet financimi per lotusin e 7-te te Rruges Kardhiq- Delvine mbas shume trumbetimeve per avancimin e shpejte te saj (e nderprere prej vitit 2013), duke e cuar ne pafundesi perfundimin e ketij aksi shume te rendesishem jo vetem per ate Qark, por dhe ne rang vendi.
Eshte per te shenuar qe deri me 2013 u perfunduan 4 lotuse te kesaj rruge.
Rama me pompozitet deklaroi fillimin e dy lotusve te tjere para reth nje viti dhe te te 7-tit ne nje kohe te shkurter.
Faktikisht dy lotuset e filluar se fundmi me nje vlere spekulative financimi reth 3 here mbi ato te perfunduara deri me 2013 jane pothuaj nderprere, sepse prej 6 muajsh nuk jane realizuar pagesat nga shteti kompanive.
Se fundmi edhe lotusi i 7-te, qe thuhej se ishte mbuluar me financim, anullohet pa filluar duke nderprere cdo shprese te perfundimit te ketij aksi shume te rendesishem.
Kjo pa dyshim godet rende zhvillimin jo vetem te Qarkut, por dhe rrezikon demtimin e plote dhe te pjeseve te perfunduara te rruges, ku mungon cdo mirembajtje.

The post Shehu: “Talljet e Kryeministrit me Gjirokastrën nuk kanë fund!” appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu: “Qarku i Gjirokastrës përbuzi këtë farsë elektorale” https://55news.al/politike/tritan-shehu-qarku-i-gjirokastres-perbuzi-kete-farse-elektorale/ Sun, 30 Jun 2019 17:11:03 +0000 https://new.55news.al/?p=107572 Nga Tritan shehu Ne nivel Qarku sot “votuan” vetem 19405 persona ose 15,72 % e “votuesve”. Nje falenderim i thelle per popullesine e ketij Qarku, per keta njerrez fisnike me kontribute te pa shlyeshme ne historine tone, qe gjithmone me qetesine, mencurine e pergjegjeshmrine e tyre i jane kundervene te Keqes ne shekuj.Nje bravo e […]

The post Tritan Shehu: “Qarku i Gjirokastrës përbuzi këtë farsë elektorale” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan shehu

Ne nivel Qarku sot “votuan” vetem 19405 persona ose 15,72 % e “votuesve”.

Nje falenderim i thelle per popullesine e ketij Qarku, per keta njerrez fisnike me kontribute te pa shlyeshme ne historine tone, qe gjithmone me qetesine, mencurine e pergjegjeshmrine e tyre i jane kundervene te Keqes ne shekuj.
Nje bravo e madhe edhe per ate mase te votuesve te dikurshem socialiste, qe refuzuan sot kete provokacion te rende ndaj demokracise e puralizmit shqiptar.
Nje mesazh i vertete e i qarte patriotik ky nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Kelcyre, Permeti, Tepelena e Memaliaj.
Nqs KZAZ-te e pupaceve do te publikojne shifra te tjera imgjinare, i kerkoj te publikojne menjehere listat e atyre qe ”votuan” ( jo per cilin ”votuan”) dhe genjeshtrat do te dalin lehtesisht mbi “uje”.

The post Tritan Shehu: “Qarku i Gjirokastrës përbuzi këtë farsë elektorale” appeared first on 55 News.

]]>
Specialistët: Qyteti muze i Gjirokastrës po vdes, rrezikohet të humbasë statusin https://55news.al/kulture/specialistet-qyteti-muze-i-gjirokastres-po-vdes-rrezikohet-te-humbase-statusin/ Fri, 31 May 2019 15:02:49 +0000 https://new.55news.al/?p=102554 Gjirokastra është në situatë tragjike. Kështu shprehen specialistët e trashëgimisë kulturore në vend. Edhe pse në reagimet e tyre herë pas here kanë pohuar për gjendjen që është në Gjirokastër, sërish ata bëjnë me dije se ndër vite është bërë shumë pak për të ruajtur vlerat e qendrës historike. Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të […]

The post Specialistët: Qyteti muze i Gjirokastrës po vdes, rrezikohet të humbasë statusin appeared first on 55 News.

]]>
Gjirokastra është në situatë tragjike. Kështu shprehen specialistët e trashëgimisë kulturore në vend. Edhe pse në reagimet e tyre herë pas here kanë pohuar për gjendjen që është në Gjirokastër, sërish ata bëjnë me dije se ndër vite është bërë shumë pak për të ruajtur vlerat e qendrës historike. Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës zhvilloi në Akademinë e Shkencave një takim, ku shtëpitë tradicionale gjirokastrite, arkitektura, tipologjia, gjendja e konservimit dhe e ardhmja e kësaj trashëgimie kombëtare dhe botërore ishin në diskutimet mes të pranishmëve. Profesor Emin Riza personaliteti i studimeve të arkitekturës tradicionale gjirokastrite njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO, shprehet se ruajtja e autenticitetit dhe vërtetësisë është esenciale për Gjirokastrën. “Emergjencë për Gjirokastrën është mirëmbajtja e banesave monument kulture. Mirëmbajtja e gjendjes ekzistuese, sepse gjithmonë duhet të kemi parasysh që dhe rindërtimet që duhen bërë ato nuk janë më origjinale, por janë kopje të origjinalit. Ruajtja e autenticitetit dhe vërtetësisë ajo është esenciale për Gjirokastrën. Nëse vazhdohet me këtë ritëm do të kalojnë 50 apo 100 vjet dhe do të kemi një kopje të Gjirokastrës”, u shpreh Riza. Sipas tij nëse kjo situatë vijon, pas disa dekadash Gjirokastra rrezikon të humbasë statusin qytet muze. “Ajo që tha Moikomi është e vërtetë, që mund të humbasë dhe statusin muzeor. Por Gjirokastra duke qenë origjinale në tipologjinë e saj dhe në përgjithësi në trajtimin arkitekturor dhe teknik natyrisht që ka një privilegj të madh për t’u ruajtur pavarësisht nga dëmtimet. Por e ritheksoj që dëmtimet në Gjirokastër janë të pariparueshme. Puna në rradhë të parë janë specialistët dhe fondet. Me specialistë quaj studiuesit, vlerësuesit njëkohësisht dhe restauratorët, mjeshtrat që merren me restaurimin e këtyre vlerave. Por në institucionet tonë prej vitesh janë problemet me mungesën e specialistëve”, u shpreh akademiku Emin Riza.

Në reagimin e tij si specialist i trashëgimisë kulturore Moikom Zeqo vijon se nëse nuk ngihet një komitet emergjence do të ketë shumë humbje, duke shtuar se duhet menduar dhe për Beratin. “E kam thënë dhe më parë që duhet ngritur një komitet emergjence për Gjirokastrën, por dhe për Beratin, pranë kryeministrisë dhe ky të ketë atribute për të marrë vendime dhe fonde në mënyrë që të bëhet shpëtimi i këtyre gjërave. Po nuk u bë kjo do të kemi shumë humbje. Nëse ne nuk kujdesemi padyshim që Gjirokastra rrezikon shumë. UNESCO është një pjesëmarrje në dy legjislacione, si ai ndërkombëtar dhe legjislacioni kombëtar. Nëse ne nuk bëjmë detyrën tonë në qytete muzeore që kanë tagrin e UNESCO-s fare mirë dhe mund të heqin nga lista”, vijon studiuesi Zeqo.

Kjo na ka bërë që ne të mos kujdesemi për këtë trashëgimi kulturore që kemi”, vijon studiuesi Zeqo. Por për gjendjen që ka Gjirokastra sot ai shprehet se nuk është çështje vetëm e Ministrisë së Kulturës. “Për mua nuk është çështje e ministrisë, por më e madhe. Nuk është vetëm e qeverisë shqiptare, por është çështje mbarëkombëtare shqiptare, që të ruajnë një nga qytetet më tipologjik shqiptar” u shpreh më tej studiuesi i njohur Moikom Zeqo.

The post Specialistët: Qyteti muze i Gjirokastrës po vdes, rrezikohet të humbasë statusin appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu falënderon protestuesit e Qarkut të Gjirokastres: “Krenari për ata që ishin aktorë në Tiranë! https://55news.al/politike/tritan-shehu-falenderon-protestuesit-e-qarkut-te-gjirokastres-krenari-per-ata-qe-ishin-aktore-ne-tirane/ Sun, 14 Apr 2019 08:28:12 +0000 https://new.55news.al/?p=94765 Ish-deputeti i Gjirokastres, Tritan Shehu, nepermjet nje postimi ne facebook, falenderon te gjithe protestuesit nga Qarku i Gjirokastres: “Ju falenderoj thellesisht te gjitheve ju, gjirokastrite, libohovite, dropullare, tepelenas, memaljote, kelcyras, permetare etj, pavaresisht ku ndodheshit mbreme, duke mbeshtetur kete levizje te madhe!Krenari per ata qe ishin aktore ne Tirane!Qarku i Gjirokastres, si gjithmone, i vendosur […]

The post Tritan Shehu falënderon protestuesit e Qarkut të Gjirokastres: “Krenari për ata që ishin aktorë në Tiranë! appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti i Gjirokastres, Tritan Shehu, nepermjet nje postimi ne facebook, falenderon te gjithe protestuesit nga Qarku i Gjirokastres: “Ju falenderoj thellesisht te gjitheve ju, gjirokastrite, libohovite, dropullare, tepelenas, memaljote, kelcyras, permetare etj, pavaresisht ku ndodheshit mbreme, duke mbeshtetur kete levizje te madhe!
Krenari per ata qe ishin aktore ne Tirane!
Qarku i Gjirokastres, si gjithmone, i vendosur e pa asnje rezerve eshte jo vetem mbeshtetes, por dhe kontribues i fuqishem i proceseve demokratike e zhvilluese ne vend.
Ashtu si qindra “emisare” te tij ishin mbreme aktive ne protesten me te madhe per demokraci ne Tirane, dhjetra mijra te tjere nga ai Qark ishin prane familjeve e miqve te tyre, duke ndjekur me po ato emocione e shpresa zhvillimet ne Kryeqytet.
Ju pershendes te gjitheve!”

The post Tritan Shehu falënderon protestuesit e Qarkut të Gjirokastres: “Krenari për ata që ishin aktorë në Tiranë! appeared first on 55 News.

]]>
Rekord!!! Nga Qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt kryeqytetit https://55news.al/politike/rekord-nga-qarku-i-gjirokastres-1500-protestues-drejt-kryeqytetit/ Sat, 16 Mar 2019 07:58:47 +0000 https://new.55news.al/?p=90288 Nuk ka ndodhur ndonjehere qe te kete pasur kaq shume interesim nga qytetare te ndryshem te shtate bashkive te Qarkut te Gjirokastres per te protestuar ndaj nje qeverie. Kete e ka mundesuar Edi Rama me urrejtjen qe ka mbjell vitet e fundit ne krye te nje qeverie qe eshte larg pritshmerive sociale. Gjirokastra si Qark […]

The post Rekord!!! Nga Qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt kryeqytetit appeared first on 55 News.

]]>
Nuk ka ndodhur ndonjehere qe te kete pasur kaq shume interesim nga qytetare te ndryshem te shtate bashkive te Qarkut te Gjirokastres per te protestuar ndaj nje qeverie.

Kete e ka mundesuar Edi Rama me urrejtjen qe ka mbjell vitet e fundit ne krye te nje qeverie qe eshte larg pritshmerive sociale. Gjirokastra si Qark sot ka cuar drejt protestes masive ne kryeqytet, 1500 tubues kryesisht qytetare pa parti. Ndonese organizimet e partive opozitare si PD dhe LSI kane qene ne nivelin maksimal, qytetaret jane vetorganizuar duke u nisur drejt kryeqytetit per te protestuar ndaj nje qeverie qe nuk eshte e tyre por e krimit.

Ne shifra sipas bashkive respektive referuar shtabeve te protestes nga PD, Jugunews jep keto te dhena:

Bashkia Gjirokaster 400 protestues

Bashkia Kelcyre 200 protestues.

Bashkia Permet 150 protestues

Bashkia Tepelene 150 protestues

Bashkia Memaliaj 200 protestues.

Bashkia Libohove 250 protestues

Bashkia Dropull 150 protestues  

 

 

The post Rekord!!! Nga Qarku i Gjirokastrës 1500 protestues drejt kryeqytetit appeared first on 55 News.

]]>
Neritan Ceka jep alarmin: UNESCO mund ta heqi nga lista  Gjirokastrën https://55news.al/kulture/neritan-ceka-jep-alarmin-unesco-mund-ta-heqi-nga-lista-gjirokastren/ Tue, 12 Mar 2019 14:05:30 +0000 https://new.55news.al/?p=89718 Specialisti Neritan Ceka ka deklaruar se situata me trashëgiminë kulturore në Shqipëri është në ditë të errëta. Arkeologu u shpreh se brenda 10 vitesh, gjysma e Gjirokastrës rrezikon të shembet sepse qeveria nuk ka bërë asnjë lloj orvatje për ruajtjen dhe prezervimin e ndërtesave të vjetra. “Kjo ministri duhet të ketë për detyrë të hartojë […]

The post Neritan Ceka jep alarmin: UNESCO mund ta heqi nga lista  Gjirokastrën appeared first on 55 News.

]]>
Specialisti Neritan Ceka ka deklaruar se situata me trashëgiminë kulturore në Shqipëri është në ditë të errëta. Arkeologu u shpreh se brenda 10 vitesh, gjysma e Gjirokastrës rrezikon të shembet sepse qeveria nuk ka bërë asnjë lloj orvatje për ruajtjen dhe prezervimin e ndërtesave të vjetra.

“Kjo ministri duhet të ketë për detyrë të hartojë politika dhe jo të marrë përgjegjësitë e mirambajtës. Mungon një vizion për të ruajtur trashëgimitë kulturore, kjo që po bëhet në Gjirokastër është një makiazh. Jemi në një kaos të plotë dhe në mes të këtij kaosi është Ministria e Kulturës. Kanë bërë edhe një ligj të ri se nga ku e morën, e nxorën nga furra dhe nisën ta zbatojnë, ligjin për trashëgiminë kulturore. Qafa e Pazarit në Gjirokastër po shkatërrohet sepse nuk ka një ligj që detyron pronarin ta rregullojë dhe mirëmbajë shtëpinë e tij sepse nuk i ofrojnë dot infrastrukturën që ai mund të kërkojë ndaj nuk e bëjnë ligjin.  Me këtë linjë ju garantoj se për 10 vite gjysma e Gjirokastrës do të jetë shembur sepse treçereku ka mbaruar. Është një fakt absurd që ministria e di që ka mungesë arkeologësh në këto qendra kulturore. Këtu UNESCO nuk ekziston sepse askush nuk e pyet, kjo ndodhi në Butrint. Ky vend drejtohet nga Ali Pashai, në çdo drejtim, nuk po flas për Kryeministrin i cili është pashai i madh. Secili është bërë pasha, po flas në aspektin e trashëgimisë kulturore, askush nuk i pyet specialistët. Sepse vijnë vetë nga hiçi dhe shkojnë drejt hiçit, dhe njerëz të tillë nuk duan t’ja dinë për rëndësinë e monumenteve të kulturës. UNESCO ka ndërhyrë dhe mund ta heqi nga lista  e saj sepse ka parë mungesën e kujdesit ndaj saj, e ka lënë në listë pezull”, paralajmëroi Ceka në një intervistë për Faxnews. 

qtvwbvj658036e39a5f85_600_600_C_60.jpg

The post Neritan Ceka jep alarmin: UNESCO mund ta heqi nga lista  Gjirokastrën appeared first on 55 News.

]]>
Specialistët: Bypassi e shkatërron Gjirokastrën, të anullohet! https://55news.al/kulture/specialistet-bypassi-e-shkaterron-gjirokastren-te-anullohet/ Tue, 26 Feb 2019 12:01:07 +0000 https://new.55news.al/?p=87582 Projekti për ndërtimin e Bypass sipas specialistëve të trashëgimisë shkatërron një pjesë të qytetit muze të Gjirokastrës. Ashtu si dhe më parë specialistët theksojnë se projekti nuk ka qenë i mirëstudiuar dhe i drejtohen kryeministrit Rama duke kërkuar anullimin e tij, pasi deri tani nuk ka një vendim zyrtar. Akademiku Emin Riza njëkohësisht dhe hartues […]

The post Specialistët: Bypassi e shkatërron Gjirokastrën, të anullohet! appeared first on 55 News.

]]>
Projekti për ndërtimin e Bypass sipas specialistëve të trashëgimisë shkatërron një pjesë të qytetit muze të Gjirokastrës. Ashtu si dhe më parë specialistët theksojnë se projekti nuk ka qenë i mirëstudiuar dhe i drejtohen kryeministrit Rama duke kërkuar anullimin e tij, pasi deri tani nuk ka një vendim zyrtar. Akademiku Emin Riza njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës në UNESCO shpreh shqetësimin, që deri tani zëri i specialistëve nuk është dëgjuar. “Gjithë turistët dhe ata që duan të njohin kulturën shqiptare do të hyjnë në Gjirokastër në rrugën tradicionale, nuk vijnë ata për të shkuar në Bypass. Kjo është në kundërshtim me rregulloren e qytetit muze. Asnjë nga ne që e kemi kundërshtuar dhe kemi firmosur peticionin më parë nuk kemi qenë pro atij projekti Bypass. Mirë nuk ka anullim projekti deri tani, po kush e ka miratuar? Unë kam qenë anëtar i KKR, por jam tërhequr sepse e pashë që sundonte diletantizmi i ministres”, shprehet akademiku Riza. Në reagimin e tij akademiku Riza e quan marri atë projekt, që sipas tij nuk ishte i mirëstudiuar. “Unë jam kundër atij projekti. Çfarë janë këto marrira? Unë e kam bërë dosjen e Gjirokastrës për në UNESCO, por kush të pyet? Ajo është pasuri botërore dhe ta ruash siç ka qenë jo të bësh lloj -lloj projektesh. Përgjegjësia shkon te Ministria e Kulturës dhe qeveria që janë një. Sigurisht që ai projekt siç u diskutua dhe më parë dëmton, por kryesoja është që nuk ka kuptim. Do të hyjnë të shikojnë Gjirokastrën rruga origjinale është aty, por thonë le ti biem rreth e rrotull kalasë dhe të dalim në cep të Gjirokastrës. Kjo është absurde”, pohon akademiku Riza. Sipas tij banesat monument kulture po rrënohen, por qeveria mendon projekt tjetër. “Flitet për Bypass, por paratë mund të shkojnë për banesat që po rrënohen. Aty ka shumë nevojë për fonde për banesat e dëmtuara që po i humbin vlerat origjinale. Rindërtimi i pjesshëm që bëhet për të ruajtur mosshkatërrimin e pjesës origjinale që mbetet ajo nuk ka asnjë vlerë dokumentare. Janë marrira nuk ka nevojë të jesh shumë i kualifikuar për të kuptuar absurditetin e këtij vendimi”, vijon akademiku Emin Riza.

Për një tjetër specialist trashëgimie arkeologun Neritan Ceka, Ministria e Kulturës është mbushur me diletantë. “Diletantët të qëndrojnë larg Gjirokastrës. Është mbushur me diletantë, që bëjnë propozime absurde. Është mbushur Ministria e Kulturës nga fillimi deri në fund me diletantë që nuk kanë shkelur ndonjëherë në Gjirokastër dhe nuk kanë idenë e restaurimit, dhe atyre iu jepet për ta trajtuar atë, që është njësoj si dentistit ti jepet e drejta të bëjë një operacion për zemrën. E dyta, nëse Gjirokastra nuk do ketë infrastrukturë rrugore është një qytet i dënuar me vdekje. Nuk mund të vazhdojë më Gjirokastra që ka një rrugë që hyn dhe një që del. Duhet një Gjirokastër, e cila të ketë një rrjet qarkullimi që të shkojë në të gjitha lagjet. Por këtë nuk mund ta zgjidhin diletantët, duhen thirrur ekspertët që vendosin ku duhet të jenë parkingjet, ku do kalojë rruga, etj”, shprehet arkeologu Ceka. Më tej sipas tij duhet të ketë studime dhe po tregohet papërgjegjshmëri që nuk pyetet specialistët. “Për Bypass duhet të ketë studime. Nuk mund të jetë vepër e atyre që nuk njohin Gjirokastrën, por e specialistëve që e njohin si Emin Riza, Valter Shtylla, Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj, dhe këta të vendosin dhe jo njerëz të emëruar që nuk kanë asnjë përgjegjësi. E keqja e qeverisë sonë është që i ka varrosur gjithë specialistët dhe i nxjerr nga kopshtet dhe çerdhet” vijon profesor Ceka. Lida Miraj, arkitekte dhe arkeologe ka komentuar se anullimi i projektit duhet të jetë ligjërisht. “Bypass nuk duhet të bëhet. Mirela Kumbaro sa ishte ministre e Kulturës thoshte që u anullua, pavarësisht se të gjithë e dinin, që nuk ishte anulluar ligjërisht. Duhet anulluar domosdoshmërisht, sa më parë edhe ligjërisht”, shprehet Miraj. Projekti “Bypass” në Gjirokastër më herët u kundërshtua nga 30 emra të njohur të shkencës, fushës së trashëgimisë kulturore, urbanistikës e më gjerë. Projekti për ndërtimin e një rruge të re, të ashtuquajtur “Bypass” shkatërron një pjesë të qytetit muze të Gjirokastrës, vendndodhje e trashëgimisë botërore-UNESCO dhe vë në rrezik zonën përreth, thuhej që në fillim të relacionit të përgatitur nga 30 specialistët që iu drejtuan qeverisë me një peticion. “Grupi i ekspertëve ka identifikuar 5 grup argumentet kryesore që ekspozojnë problematikën shumëplanëshe dhe ndikimin e madh negativ të projektit që është miratuar më 13 shtator 2016 nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve si dhe ka përgatitur një kronologji të ngjarjeve, të cilat janë vendosur në vijim të këtij relacioni: 1-Shkelje procedurale dhe administrative; 2-Shkelje ligjore; 3-Probleme të rënda tekniko-profesionale; 4-Shpërputhje me prioritet e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur në Gjirokastër; 5-Ndikimi negativ në vlerat e jashtëzakonshme universale”, thuhet në peticionin dërguar më parë institucioneve.

The post Specialistët: Bypassi e shkatërron Gjirokastrën, të anullohet! appeared first on 55 News.

]]>
Studentët e Shkodrës dhe të Gjirokastrës i bashkohen protestës https://55news.al/aktualitet/nis-protesta-studentet-e-shkodres-i-bashkohen-tiranes/ Sun, 09 Dec 2018 09:29:12 +0000 https://new.55news.al/?p=72862 Studentët vijojnë për të disatën ditë me radhë protestën e tyre, duke kërkuar ulje tarifash dhe përmirësim të kushteve. Ata janë nisur në marshim-protestë nga fakultetet e tyre për të kulmuar para ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Shkolla është e jona, jo biznes privat, Lindita Nikolla dil në bulevard”, ata kanë vijuar thirrjet në kor. Por deri më […]

The post Studentët e Shkodrës dhe të Gjirokastrës i bashkohen protestës appeared first on 55 News.

]]>
Studentët vijojnë për të disatën ditë me radhë protestën e tyre, duke kërkuar ulje tarifash dhe përmirësim të kushteve. Ata janë nisur në marshim-protestë nga fakultetet e tyre për të kulmuar para ministrisë së Arsimit. Me thirrjet “Shkolla është e jona, jo biznes privat, Lindita Nikolla dil në bulevard”, ata kanë vijuar thirrjet në kor. Por deri më tani ata kanë përjashtuar çdo negociatë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të bëra publike prej ditësh. Po ashtu ata nuk kanë pranuar asnjë përfaqësues të partive politike, duke thënë se kauza është vetëm e tyre.

Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë. Tashmë studentët e kryeqytetit kanë kërkuar që studentët nga rrethet e tjera të bashkohen në Tiranë dhe kështu studentët e Shkodrës i janë përgjigjur pozitivisht duke u nisur që në orët e mëngjesit.  Studentët e universitetit të Shkodrës shprehen se nuk do ta ndalin protestën e tyre dhe do të rikthehen për të protestuar në Shkodër ditën e hëne ose të marte për të rinisur protestat në Shkodër deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin kanë 5 ditë rresht që protestojnë për uljen e tarifave, studentët e Universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, kanë vendosur sot që ti bashkohen protestës.

“Ne nuk kemi asnjë kusht në shkollë. Nuk kemi kushte as për të bërë pankarta. Duam që zëri ynë që të dëgjohet. Do vazhdojmë të protestojmë dhe në ditët në vijim.”- shprehet një studente.

Studëntët e Gjirokastrës po marshojnë në qytet duke kërkuar ulje të tarifave si dhe përmirësim të kushteve  në auditore dhe konvikte.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesat e studentëve:

-Përgjysmim i tarifës së studimit.

-Rritja nga 10 në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

-Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

-Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

-Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

The post Studentët e Shkodrës dhe të Gjirokastrës i bashkohen protestës appeared first on 55 News.

]]>