GJND Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjnd/ Mon, 22 Jul 2019 09:41:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png GJND Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjnd/ 32 32 Haradinaj kujton ditën kur GJND njohu legjimitetin e Kosovës, tregon edhe tre koincidenca https://55news.al/bota-shqiptare/haradinaj-kujton-diten-kur-gjnd-njohu-legjimitetin-e-kosoves-tregon-edhe-tre-koincidenca/ Mon, 22 Jul 2019 09:41:46 +0000 https://new.55news.al/?p=110638 Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 si një nga datat më të rëndësishme historike të shtetësisë së Kosovës. Në këtë datë GJND-ja shpalli verdiktin se Pavarësia e shtetit të dytë shqiptarë ishte legjitime. Haradinaj e ka lidhur këtë datë, edhe […]

The post Haradinaj kujton ditën kur GJND njohu legjimitetin e Kosovës, tregon edhe tre koincidenca appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka kujtuar 22 korrikun e vitit 2010 si një nga datat më të rëndësishme historike të shtetësisë së Kosovës.

Në këtë datë GJND-ja shpalli verdiktin se Pavarësia e shtetit të dytë shqiptarë ishte legjitime.

Haradinaj e ka lidhur këtë datë, edhe me ftesën që ka marrë së fundmi nga Gjykata Speciale në Hagë duke thënë se në këtë 9 vjetor thirrja e tij në Hagë është koincidenca e tretë.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike.

R. H

Image

The post Haradinaj kujton ditën kur GJND njohu legjimitetin e Kosovës, tregon edhe tre koincidenca appeared first on 55 News.

]]>