Gjon Mili Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjon-mili/ Fri, 21 Dec 2018 13:07:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Gjon Mili Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjon-mili/ 32 32 Korçë, çelet muzeu i fotografit shqiptar me famë botërore, Gjon Mili https://55news.al/kulture/korce-celet-muzeu-i-fotografit-shqiptar-me-fame-boterore-gjon-mili/ Fri, 21 Dec 2018 13:07:51 +0000 https://new.55news.al/?p=75589 Ditën e shtunë, datë 22 Dhjetor 2018, ora 11:00, pranë Shtëpisë Rumune në Korçë, inaugurohet muzeu dedikuar fotografit të mirënjohur shqiptaro-amerikan, Gjon Mili. Gjon Mili lindi në Korçë më 1904 dhe vdiq më 14 shkurt 1984 në Stemford, SHBA. Më 1923 emigroi në SHBA, pas një periudhe migrimi në Rumani, ku u diplomua si inxhinier […]

The post Korçë, çelet muzeu i fotografit shqiptar me famë botërore, Gjon Mili appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e shtunë, datë 22 Dhjetor 2018, ora 11:00, pranë Shtëpisë Rumune në Korçë, inaugurohet muzeu dedikuar fotografit të mirënjohur shqiptaro-amerikan, Gjon Mili.

Gjon Mili lindi në Korçë më 1904 dhe vdiq më 14 shkurt 1984 në Stemford, SHBA. Më 1923 emigroi në SHBA, pas një periudhe migrimi në Rumani, ku u diplomua si inxhinier ndriçimi në universitetin e famshëm MIT. Gjon Mili përdori për herë të parë “fleshin elektronik” dhe “dritën stroboskopike”, të shpikura nga Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë.

Në 1937 mori titullin profesor. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin.

Ai bashkëpunoi me emra të njohur botërorë si: Pablo Pikaso, Sofia Loren, Henri Matiss,  Hichcock, Marlon Brando, Frank Sinatra, Federico Fellini, Edgerton etj.

Sartri do t’i kushtonte atij një ese të veçantë. Fotograf i revistës Life, Vogue etj., Në fushën e kinemasë, ai ka realizuar një film të shkurtër “Jammin the Blues”, në të cilin është regjisor, kandiduar në “Oscar”, për kategorinë  Filmi më i mirë i shkurtër, e cilësuar si vepra e parë filmike, në një improvizim të muzikës  “Xhaz”, ndërsa në fushën e fotografisë ai cilësohet shpikësi i fotografisë stroboskopike (fotografimi me dritë).

Gjon Mili, është një figurë mjaft e rëndësishme, figurë që vazhdon të vlerësohet në të gjitha vendet e botës dhe është nder dhe kënaqësi për ne si EJAlbum të kontribuojmë sadopak në “rikthimin“ e tij në qytetin e lindjes, Korçë, ku një muze permanent i është dedikuar në ambientet e ish-shtëpisë Rumune, në pedonalen e qytetit.

The post Korçë, çelet muzeu i fotografit shqiptar me famë botërore, Gjon Mili appeared first on 55 News.

]]>
Korçë hapet ekspozita ‘Street Life Balkans’ me 30 fotografë pjesëmarrës https://55news.al/kulture/korce-hapet-ekspozita-street-life-balkans-me-30-fotografe-pjesemarres/ Sat, 24 Nov 2018 12:18:38 +0000 https://new.55news.al/?p=69681 Sonte në Korçë, në Muzeun Kombëtar të Arsimit, do të hapet një ekspozitë me 30 autorë e artistë nga Ballkani.Ekspozita ndërkombëtare të fotografisë “STREET LIFE BALKANS” , ekspozitë e cila përmbledh 30 fotografë eminent të Balkanit në një përmbledhje fotografike, dhe artdashës tjerë nga i gjithë Ballkani. Ky event organizohet në qytetin e Korçës, që […]

The post Korçë hapet ekspozita ‘Street Life Balkans’ me 30 fotografë pjesëmarrës appeared first on 55 News.

]]>

Sonte në Korçë, në Muzeun Kombëtar të Arsimit, do të hapet një ekspozitë me 30 autorë e artistë nga Ballkani.Ekspozita ndërkombëtare të fotografisë “STREET LIFE BALKANS” , ekspozitë e cila përmbledh 30 fotografë eminent të Balkanit në një përmbledhje fotografike, dhe artdashës tjerë nga i gjithë Ballkani.

Ky event organizohet në qytetin e Korçës, që ka një traditë shumëvjeçare dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në kultivimin e artit fotografik. Ne vetëm po e vazhdojmë këtë traditë të mjeshtrit të madh Gjon Mili ose “Gjeniu Shqiptar”, siç e quante Henri Cartier Bresson. Korça, Dardha, Voskopoja na dha mjeshtërit e fotografisë si: Sotiri, Shuli, Dhimitri, Kaçuni, Burda… Fatmirësisht fotografia shqiptare ka një trashëgimi unike në regjion, jo vetëm si vlerë historike por edhe si arritje artistike. Dëshmi për këtë është Fototeka Marubi, një thesar kombëtar.

Një përzgjedhje prej 30 fotografësh të cilët do të ekspozojnë punët e tyre në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë, është përzgjedhur nga bordi kuratoriali i ekspozitës. GJON MILI DITËT E FOTOGRAFISË këtë vit paraqitet me konceptin: “ Momenti Zen, një përkushtim absolut”. Pra, në fotografi nuk është vetëm subjekti, por edhe vetë autori është prezent në to, energjia e të cilit reflektohet nga ajo. Kjo arrihet me përkushtim absolut, kur qenja e artistit gërshetohet me vendin dhe kohën në një moment “ZEN”.

Fotografë pjesëmarrës:

Burhan Ahmeti – Macedonia
Merih Akogul – Turkey
Boro Arsovski – Macedonia
Vasilis Artikos – Greece
Fatih Balkan – Turkey
Ernest Baba – Albania
Goran Boricic – Montenegro
Enver Bylykbashi – Kosova
Haris Calkic – Bosnia and Herzegovina
Igor Coko – Serbia
Fisnik Dobreci-Montenegro
Ardian Fezollari – Albania
Ahmed Hadrovic – Bosnia and Herzegovina
Dash Izairi – Macedonia
Amer Kapetanovic – Bosnia and Herzegovina
Ognjen Karabegovic – Croatia
Olga Karlovac – Croatia
Diana Maria-Romania
Zoran Marinovic – Croatia
Aleksander Mogilo – Bulgaria
Blaz Poljansek – Slovenia
Midhat Poturovic – Bosnia and Herzegovina
Vasil Qesari – Albania
Hazir Reka – Kosova
Serkan Turac – Turkey
Armand Sallabanda – Albania
Naim Shala – Kosova
Gent Shkullaku – Albania
Rozafa Shpuza – Albania
Imre Szabó – Serbia

The post Korçë hapet ekspozita ‘Street Life Balkans’ me 30 fotografë pjesëmarrës appeared first on 55 News.

]]>
Filmi “Dritë” kushtuar Gjon Milit shfaqet në TIFF https://55news.al/kulture/filmi-drite-kushtuar-gjon-milit-shfaqet-ne-tiff/ Wed, 07 Nov 2018 11:42:43 +0000 https://new.55news.al/?p=65170 Filmi dokumentar “Light” (Dritë), i realizuar nga regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako u shfaq në TIFF 2018. Dy artistet, që iu përkasin fushave të ndryshme të artit janë bashkuar për regjinë e një filmi dedikuar mjeshtërit të fotografisë botërore me origjinë shqiptare Gjon Milit. Regjisoret Gjollesha dhe Bako më herët janë shprehur se ekipi […]

The post Filmi “Dritë” kushtuar Gjon Milit shfaqet në TIFF appeared first on 55 News.

]]>
Filmi dokumentar “Light” (Dritë), i realizuar nga regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako u shfaq në TIFF 2018. Dy artistet, që iu përkasin fushave të ndryshme të artit janë bashkuar për regjinë e një filmi dedikuar mjeshtërit të fotografisë botërore me origjinë shqiptare Gjon Milit. Regjisoret Gjollesha dhe Bako më herët janë shprehur se ekipi realizues ka punuar më shumë se dy vjet. Ekipi realizues ka kërkuar gjurmët e mjeshtrit të madh në Nju Jork, Boston, ku ka takuar miq të Milit, ish bashkëpunëtorë dhe nxënës të tij të cilët kanë sjellë vlerësime dhe gjurmë jete.

Filmi “Dritë” me regjisore Yllka Gjollesha e Suela Bako si dhe drejtor artistik  Leander Ljarja u përzgjodh si një nga filmat konkurrues në NYC Independent Film Festival, në Nju Jork. Regjisorja Yllka Gjollesha më herët ka pohuar se janë takuar me njerëz të famshëm dhe bashkëkohës të tij, të cilët kishin ndarë eksperiencat e tyre me fotografin shqiptar. Eliott Erwitt, një tjetër fotograf i LiFE magazine, kishte shumë për të treguar për Milin. Edhe pse në moshë të thyer, entuziazmi i tij ishte si i një të riu kur kujtonte mësimet e marra prej tij dhe kërcimin e valleve shqiptare në festat e Amerikës së viteve ’60. Gjon Mili nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri, më 1946 ju refuzua viza e kërkuar pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, por në të njëjtin vit, ai fotografoi udhëheqësin komunist, Enver Hoxha në Konferencën e Paqes, duke mbajtur fjalimin e tij. Çdo foto e tij është një dokumentar më vete. Nuk të mjafton asnjë minutazh i përcaktuar për të eksploruar botën e tij nëpërmjet fotografisë që ai na ka lënë. Në këtë film sillen me fakte tashmë nga një tjetër vend i rëndësishëm për të, siç ishte Franca.

“Në këtë dokumentar drita, ashtu sikurse përfaqëson edhe titullin “Dritë” do të jetë shoqëruese përgjatë gjithë kohës. Drita si një element jo vetëm për të zbërthyer teknikën e tij në realizim, por edhe faktin se si Mili përpiqej të zbërthente personazhet e tij duke u dhënë atyre një imazh krejt tjetër nga fotografë të tjerë, duke u dhënë dritë në atë pjesë që është më njerëzorja. Ai dinte të zgjidhte momentin e duhur. Ndihem me fat që po punova për figurën e Gjon Milit dhe mendoj se më shumë sesa një femër nuk mund ta zbërthente askush. Vetëm një femër mund ta kuptojë delikatesën e tij. Duket qartë që edhe frymëzimi për të ka qenë femra”, ka pohuar më parë regjisorja Yllka Gjollesha.

The post Filmi “Dritë” kushtuar Gjon Milit shfaqet në TIFF appeared first on 55 News.

]]>