gjuhet Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjuhet/ Mon, 03 Sep 2018 16:00:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjuhet Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjuhet/ 32 32 Të rinjtë shqiptarë zgjedhin gjuhët e huaja, duan të largohen nga vendi https://55news.al/aktualitet/te-rinjte-shqiptare-zgjedhin-gjuhet-e-huaja-duan-te-largohen-nga-vendi/ Mon, 03 Sep 2018 16:00:30 +0000 https://new.55news.al/?p=46359 Rreth 17,297 kursantë kanë ndjekur kurse profesionale në qendrat publike të formimit profesional në vend gjatë vitit 2017. Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se 10.125 prej tyre janë trajnuar pa pagesë. Por ndërsa qeveria ka orientuar të rinjtë drejt marrjes së një zanati, për shkak të kërkesës së lartë në vend […]

The post Të rinjtë shqiptarë zgjedhin gjuhët e huaja, duan të largohen nga vendi appeared first on 55 News.

]]>
Rreth 17,297 kursantë kanë ndjekur kurse profesionale në qendrat publike të formimit profesional në vend gjatë vitit 2017.

Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se 10.125 prej tyre janë trajnuar pa pagesë. Por ndërsa qeveria ka orientuar të rinjtë drejt marrjes së një zanati, për shkak të kërkesës së lartë në vend të bizneseve për zanatçinj, të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e kursantëve, janë kualifikuar për gjuhë të huaj, gjë që vë në dukje një handikap të madh në këtë drejtim.

Kështu, kurset për mësimin e gjuhëve të huaja, vazhdojnë të dominojnë pjesëmarrjen me rreth 13.3 për qind të totalit të kursantëve, të ndjekura kryesisht nga të punësuar dhe nxënësit e shkollave.

Të dhënat konfirmojnë se fluks në rritje ka pasur për gjuhën gjermane, gjë që tregon tendencën e të rinjve për të marrë një certifikatë të vlefshme dhe për t’u integruar në tregun gjerman të punës.

Referuar kurseve të profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë instalues dhe riparues të rrjetit elektrik (12%), Kuzhina (9%),Hidraulik (7%), Rrobaqepësi(4%), Parukeri(4%)dhe Berber (4%).

Ndërsa sa i përket punësimit pas formimit, ata që kanë zgjedhur gjuhë të huaj, rezultojnë me zero përqindje punësueshmërie, për shkak se edhe tregu vendas  i punës është i mbingopur./Scan

The post Të rinjtë shqiptarë zgjedhin gjuhët e huaja, duan të largohen nga vendi appeared first on 55 News.

]]>
Pranimet në universitete, kushtet për të fituar Ekonomikun dhe Gjuhët e Huaja https://55news.al/aktualitet/pranimet-ne-universitete-kushtet-per-te-fituar-ekonomikun-dhe-gjuhet-e-huaja/ Tue, 24 Jul 2018 14:02:17 +0000 https://new.55news.al/?p=37535 Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës mbetet në krye të listës, sa i takon kërkesave. Por, fitues shpallen ata që plotësojnë këto kushte…“Në 100% të pikëve, 50% e ka nota mesatare e shkollës së mesme dhe 50% mesatarja e notave të 4 lëndëve, matematika, ekonomia, fizika gjuha e huaj”, u shpreh Dhori Kule. Për […]

The post Pranimet në universitete, kushtet për të fituar Ekonomikun dhe Gjuhët e Huaja appeared first on 55 News.

]]>
Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës mbetet në krye të listës, sa i takon kërkesave. Por, fitues shpallen ata që plotësojnë këto kushte…“Në 100% të pikëve, 50% e ka nota mesatare e shkollës së mesme dhe 50% mesatarja e notave të 4 lëndëve, matematika, ekonomia, fizika gjuha e huaj”, u shpreh Dhori Kule. Për tu pranuar në fakultetin e Gjuhëve të huaja duket se është më e thjeshtë për tu pranuar, por ka ndryshuar trendi i mesatares. Atë nuk e ndjekin më të dobëtit “Mesatarja e thjeshtë e viteve të shkollës së mesme dhe notave të provimeve të maturës shtetërore. Vjet patëm një ngritje të kufirit të mesatares. Nuk jemi te 6 por jemi diku te 7.8”, shprehet Artur Sula. Për dekanin e Ekonomikut ka një arsye thelbësore pse maturantët duhet të zgjedhin këtë fakultet “Duhet të aplikojnë sepse shkolla bëhet për të gjetur punë. Kush merr diplomën e ekonomikut e ka punën e sigurt”, tha Dhori Kule. Sipas dekanit Sula, tregu ka gjithmonë e më shumë nevojë për përkthyes. Ndërsa prioriteti që merr një gjuhë e huaj apo një tjetër lidhet ngushtësisht me mundësitë që ofron tregu për punë “Kapitalet dhe investimet e huaja do të kërkojnë gjithmonë njerëz që dinë gjuhë të huaja , do kërkojnë guida turistike, përkthyes. Për shembull në ‘call center’ e para është gjuha italiane, apo edhe gjermanishtja pasi ofron kontrata pune”, tha Sula.

The post Pranimet në universitete, kushtet për të fituar Ekonomikun dhe Gjuhët e Huaja appeared first on 55 News.

]]>