gjumi Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjumi/ Mon, 27 Jan 2020 09:48:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjumi Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjumi/ 32 32 Arsyet pse nuk duhet të flini në anën e djathtë dhe në stomak https://55news.al/shendeti/arsyet-pse-nuk-duhet-te-flini-ne-anen-e-djathte-dhe-ne-stomak/ Mon, 27 Jan 2020 09:48:46 +0000 https://new.55news.al/?p=141252 Disa nga problemet më të rënda kronike si urthi dhe dhimbja e shpinës mund të shkaktohen nga mënyra e gabuar se si flini. Edhe pse të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është të shijosh një gjumë të mirë gjatë natës, kujdes se si flini, pasi mënyra që keni zgjedhur dhe që mund t’ju duket […]

The post Arsyet pse nuk duhet të flini në anën e djathtë dhe në stomak appeared first on 55 News.

]]>
Disa nga problemet më të rënda kronike si urthi dhe dhimbja e shpinës mund të shkaktohen nga mënyra e gabuar se si flini. Edhe pse të gjithë e dimë sesa e rëndësishme është të shijosh një gjumë të mirë gjatë natës, kujdes se si flini, pasi mënyra që keni zgjedhur dhe që mund t’ju duket e rehatshme, mund t’ju ndikojë për keq në shëndet.

Bright Side na tregon pse duhet shmangur e fjetura në anën e djathtë dhe në stomak.

Është e pamundur të merrni frymë siç duhet kur flini në stomak nëse nuk e ktheni qafën në njërën anë. Ky pozicion i gjumit mund të çojë në zhvillimin e problemeve kronike të qafës.

 

Është më mirë:

Gjumi në shpinë është pozicioni më natyral për të gjithë trupin tuaj. Mjekët sugjerojnë këtë pozicion tek njerëzit që kalojnë dhimbje kurrizore nga artriti.

Image

Mund të shtojë presion shtesë tek fëmijët

Nëse do të bëheni nënë, duhet të tregoheni më të kujdesshme me zakonet tuaja të gjumit, jo vetëm për fëmijën tuaj, por edhe për shëndetin dhe komoditetin. Gjumi në bark është pozicioni numër një që duhet të shmangur, sepse pesha shtesë në mes të trupit ju bën shumë presion në shpinë. Më shumë se kaq, kjo gjendje nuk i jep foshnjës tuaj hapësirën e nevojshme për të lëvizur lirshëm.

Është më mirë:

Mjekët këshillojnë të gjitha gratë shtatzëna të provojnë të flenë në anën e tyre të majtë, pasi kjo pozitë rrit rrjedhjen e gjakut dhe siguron nivelin maksimal të oksigjenit si për nënën ashtu edhe për fëmijën.

Image

 

The post Arsyet pse nuk duhet të flini në anën e djathtë dhe në stomak appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e Astirit: “Arta Marku zgjohu nga gjumi” https://55news.al/aktualitet/banoret-e-astirit-arta-marku-zgjohu-nga-gjumi/ Thu, 27 Dec 2018 17:44:01 +0000 https://new.55news.al/?p=76808 Banorët e zonës “Astirit” si çdo ditë po protestojnë edhe sot duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ata ashtu siç kanë bërë prej 54 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin […]

The post Banorët e Astirit: “Arta Marku zgjohu nga gjumi” appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e zonës “Astirit” si çdo ditë po protestojnë edhe sot duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 54 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

“Arta Marku zgjohu nga gjumi. Artan Lame ka bërë legalizime selektive dhe duhet të ishte në burg. Nuk do të arrini që ti ndaloni protestat tona.E duam Shqipërinë pa Edi Rama dhe Erion Veliajn.”- shprehen banorët.

Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

The post Banorët e Astirit: “Arta Marku zgjohu nga gjumi” appeared first on 55 News.

]]>
Strukturat antikorrupsionin të qeverisë i “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi https://55news.al/aktualitet/strukturat-antikorrupsionin-te-qeverise-i-ze-gjumi-klsh-mungese-stafi-dhe-koordinimi/ Mon, 15 Oct 2018 09:40:24 +0000 https://new.55news.al/?p=57959 Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi performance ka marrë në analizë “Strategjinë Antikorupsion” 2015-2020″  duke u ndalur tek raportet e monitorimit si dhe plani i veprimit nder vite. Të dhënat e mbledhura nga ky institucion tregojnë se pavarësisht theksit që është vënë nga qeveria por sidomos institucionet ndërkombëtare për çështjen e korrupsionit […]

The post Strukturat antikorrupsionin të qeverisë i “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi appeared first on 55 News.

]]>
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi performance ka marrë në analizë “Strategjinë Antikorupsion” 2015-2020″  duke u ndalur tek raportet e monitorimit si dhe plani i veprimit nder vite. Të dhënat e mbledhura nga ky institucion tregojnë se pavarësisht theksit që është vënë nga qeveria por sidomos institucionet ndërkombëtare për çështjen e korrupsionit duket se ka një angazhim serioz. Së pari sipas KLSH sot që përgjegjëse për zbatimin është Ministria e Drejtësisë nga tetori 2017 nuk ka mbledhje të dhënash për ecurinë e punës deri para kësaj periudhe. Më herët ishte Ministria për Shtetin dhe Çështjet Vendore që kishte në ngarkim këtë strategji por që informacioni i dhënë sot është minimal. Po kështu sipas KLSH prefekturat dhe një pjesë e institucioneve përfshirë Ministrinë e Drejtësisë kanë treguar pak interes për të bashkëpunuar lidhur me dhënien e informacionit për ecurinë e zbatimit të strategjisë.

KLSH nënvizon se ka pasur një seri emailesh por që nuk është marrë informacioni i kërkuar ndërkohë që edhe takimet e dakordësuara nuk janë zhvilluar në moment të fundit për shkak të anulimit nga Ministria e Drejtësisë.
Sikur të mos mjaftonin problematikat me informacionin e cunguar KLSH vëren se sot Ministria e Drejtësisë vuan nga rrudhja e stafit pikërisht në tre departamente që janë të angazhuar drejtpërdrejt në pjesën e antikorrupsionit.
“Që prej muajit tetor 2017, Ministria e Drejtësisë përballet me staf të reduktuar në tre sektorë të rinj dedikuar antikorrupsionit. Sektori i Monitorimit, Jetësimit të Prioriteteve dhe Statistikave ka dy specialistë por jo një përgjegjës që të udhëheqë punën e sektorit. Sektori i Programeve në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit ka një përgjegjës por i mungojnë 2 specialistë për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e veta. Sektori i projektit antikorrupsion duket sektori më i plotë të cilit i mungon vetëm një specialist. Me mungesa kaq të theksuara të stafit fokusuar në antikorrupsion misioni i KKK në sigurimin e implementimit dhe monitorimit të objektivave specifike dhe atyre madhore të parashikuara në dokumente strategjike është vështirë për t’u arritur” thuhetr në raportin e KLSH.
I njëjti raport nënvizon se ka një çorganizim total në mbajtjen e dokumenteve apo takimeve që tregojnë se ka pasur angazhim institucional. Për shembull KLSH nënvizon se nuk ka evidencë që Këshilli ka mbajtur tatime çdo vit në dhjetor sikurse sanksionohet në raport. Po kështu nuk ka raporte 3 mujore monitorimi sikundër e kërkon strategjia. Nuk ka asnjë mekanizëm mbikëqyrës për kordinimin e punës.
Në raport KLSH merr në analizë mënyrën sesi është pasqyruar pjesa e strategjisë tek institucionet publike ku tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është caktuar që të ngrihen mekanizmat e kontrollit për skemën e ndihmës ekonomike dhe PAK, për institucione të tjera vendore kërkohen mekanizma për shërbimin “one stop shop”. Nga vlerësimi i dokumentacionit KLSH ka konstatuar se jo të gjitha bashkitë e kanë ngritur këtë mekanizëm lehtësimi brenda vitit 2017, ndërkohe që ka mangësi në raportim. Monitor

The post Strukturat antikorrupsionin të qeverisë i “zë gjumi”, KLSH: Mungesë stafi dhe koordinimi appeared first on 55 News.

]]>
Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda https://55news.al/shendeti/keni-probleme-me-gjumin-ja-si-te-flini-per-120-sekonda/ Tue, 09 Oct 2018 05:49:48 +0000 https://new.55news.al/?p=56175 Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe çdo natë kanë një betejë aspak të lehtë për të fjetur. Mungesa e gjumit është një problem i zakonshëm për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar dhe për shkak të emocioneve. Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim i gjumit. […]

The post Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda appeared first on 55 News.

]]>
Shumë njerëz kanë probleme me gjumin dhe çdo natë kanë një betejë aspak të lehtë për të fjetur. Mungesa e gjumit është një problem i zakonshëm për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar dhe për shkak të emocioneve. Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim i gjumit.

Mirëpo, çfarë të bëjmë nëse kemi probleme me gjumin natën? Bright Side na tregon se si për 120 sekonda mund të flini direkt. Një gjumë i mirë gjatë natës do të thotë një ditë e mirë të nesërmen…

1

Hapi i parë

Relaksoni muskujt e fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

2

Hapi i dytë

Lëshoni sa më lirshëm krahët tuaj dh shtrihuni në shpinë drejt.

3

Hapi i tretë

Nxirrni frymën jashtë dhe qetësohuni. Pastaj, relaksoni këmbët!

4

Hapi i katërt

Hapat e mësipërm do t’ju duken të lehtë kur të lexoni të katërtin. Ju duhet ta “fiksni” mendjen tuaj. Relaksohuni dhe mos mendoni asgjë për 10 sekonda. Mendoni 3 imazhe që të mund të fshijnë mendimet tuaja: Liqenin, detin ose qiellin.

The post Keni probleme me gjumin? Ja si të flini për 120 sekonda appeared first on 55 News.

]]>
Studimi/ A e dinit se gjumi i pasdites ndihmon për kujtesën https://55news.al/shendeti/studimi-a-e-dinit-se-gjumi-i-pasdites-ndihmon-per-kujtesen/ Tue, 29 May 2018 09:52:47 +0000 https://new.55news.al/?p=20659 Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë. Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon Lodhjen edhe pse shumica e Hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se […]

The post Studimi/ A e dinit se gjumi i pasdites ndihmon për kujtesën appeared first on 55 News.

]]>
Gjumi i pasdites pushon trurin dhe përmirëson funksionet e kujtesës, ka dëshmuar një hulumtim i ri. Mirëpo, ky studim në fakt vërteton se është e dobishme të flihet, por jo edhe të flihet në gjumë të thellë.

Gjumi i shkurtër prej gjithsej dhjetë minutash zvogëlon Lodhjen edhe pse shumica e Hulumtimeve tjera kanë dëshmuar se për çlodhje të plotë më i dobishëm është Gjumi më i gjatë.

Mirëpo, Hulumtuesit gjermanë nga Universiteti në Dusseldorf ka kryer një test, në të cilin kanë kërkuar nga Studentët të mbajnë Mend një Listë të Emrave dhe t’i rikujtojnë pasi të kenë luajtur një orë rresht Lojën e Durimit.

Disave u është lejuar të flenë pesë minuta në fillim të testit, e më vonë është dëshmuar se kanë mbajtur dukshëm më shumë Fjalë.

Para vetzhytjes në gjumë, truri sërish përpunon ngjarjet e fundit dhe prodhon ndjenja të ngjashme me gjumin dhe mendime të ndryshme “të marra”.

Duket se gjatë këtyre momenteve truri kërkon materiale të reja për të ditur çfarë të bëjë me to.

Pikërisht kjo periudhë e shkurtër është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kujtesës dhe shumë më i rëndësishëm sesa vetë gjumi.

The post Studimi/ A e dinit se gjumi i pasdites ndihmon për kujtesën appeared first on 55 News.

]]>
Zgjoheni të lodhur në mëngjes? Zbuloni cila është arsyeja… https://55news.al/shendeti/zgjoheni-te-lodhur-ne-mengjes-ja-arsyeja/ Wed, 04 Apr 2018 17:37:17 +0000 https://new.55news.al/?p=3528 Dita e mirë shihet nga mënyra sesi ke bërë gjumin. Gjumi ndikon në produktivitetin dhe humorin tonë dhe sapo hapim sytë në mëngjes mund të dallojmë nëse një ditë do të jetë e mirë apo jo.   Nëse ju ndodh të zgjoheni të lodhur duhet të kuptoni arsyet. Njëra prej të cilave mund të jetë […]

The post Zgjoheni të lodhur në mëngjes? Zbuloni cila është arsyeja… appeared first on 55 News.

]]>
Dita e mirë shihet nga mënyra sesi ke bërë gjumin. Gjumi ndikon në produktivitetin dhe humorin tonë dhe sapo hapim sytë në mëngjes mund të dallojmë nëse një ditë do të jetë e mirë apo jo.

 

Nëse ju ndodh të zgjoheni të lodhur duhet të kuptoni arsyet. Njëra prej të cilave mund të jetë duke ju shteruar energjitë gjatë natës.

 

Acidi refluks 
Nëse vuani nga acidi refluks mund të ndodhë të zgjoheni disa herë brenda natës duke bërë që në mëngjes të ndiheni të lodhur dhe të keni një shije të hidhur në gojë.

 

Bruksizëm

Nëse gjatë natës ju kërcisni dhëmbët, gjendje e njohur me termin bruksizëm, në mëngjes do të ndiheni të lodhur dhe në rastin më të keq do të zgjoheni me dhimbje koke.

 

Gërhitja
Ashtu si bruksizmi, gërhitja gjithashtu mund t’ju shterojë energjitë gjatë natës.

 

Konsumi i alkoolit
Dihet që pirja e alkoolit mund të nxisë përgjumje, por ekspertët thonë se, alkooli mund të prishë ciklet tuaja normale të gjumit.

 

Pozicioni sesi shtriheni mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje shpine, qafe, ose koke.

 

Po ashtu edhe përdorimi i telefonit, tabletit, apo laptopit, mund të shkaktojë gjithashtu lodhje në mëngjes.

 

Kjo ndodh për shkak të ngjyrës blu që emeton ekrani i celularit, apo i pajisjeve të tjera, e cila pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

The post Zgjoheni të lodhur në mëngjes? Zbuloni cila është arsyeja… appeared first on 55 News.

]]>