gjykata Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjykata/ Fri, 12 Jun 2020 09:13:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjykata Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjykata/ 32 32 SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, pas më shumë se 1 viti dosja kalon në GJKKO, 7 të akuzuar https://55news.al/aktualitet/spak-mbyll-hetimet-per-grabitjen-e-rinasit-pas-me-shume-se-1-viti-dosja-kalon-ne-gjkko-7-te-akuzuar/ Fri, 12 Jun 2020 09:13:53 +0000 https://new.55news.al/?p=164628 SPAK ka kaluar dosjen e grabitjes së Rinasit në 2019 me 7 të akuzuar në GJKKO. 7  janë akuzuar fillimisht nga SPAK pasi dosja është ndarë sepse dyshohet që ka edhe të përfshirë të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se saktësisht, të akuzuar nga SPAK janë Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo […]

The post SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, pas më shumë se 1 viti dosja kalon në GJKKO, 7 të akuzuar appeared first on 55 News.

]]>
SPAK ka kaluar dosjen e grabitjes së Rinasit në 2019 me 7 të akuzuar në GJKKO. 7  janë akuzuar fillimisht nga SPAK pasi dosja është ndarë sepse dyshohet që ka edhe të përfshirë të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se saktësisht, të akuzuar nga SPAK janë Eldi dhe Klemend Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Alkond Bengasi.

Për Ragip Hajdinin ose i thirrur me nofkën ‘Daja’ nga Kosova do të pushohen hetimet pasi ndërroi jetë pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Nga ana tjetër SPAK cilëson si ‘kokë’ të grupit kriminal Admir Muratin i cili u vra ditën e grabitjes. Në kërkim vijon të jetë Talo Çela i cili është në kërkim por ndërkohë ka masë sigurie arrest me burg në mungesë.

Tashmë ngelet në dorë të GJKKO nëse do të pushojë akuzën ose të kthejë për rihetim dojen.

 

The post SPAK mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, pas më shumë se 1 viti dosja kalon në GJKKO, 7 të akuzuar appeared first on 55 News.

]]>
Vendimi i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim https://55news.al/aktualitet/vendimi-i-apelit-per-luan-dacin-fshehja-e-mases-disiplinore-nuk-eshte-falsifikim/ Thu, 11 Jun 2020 14:33:42 +0000 https://new.55news.al/?p=164524 Në vendimin për shfuqizimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ të gjyqtarit Luan Daci; Gjykata e Posaçme e Apelit shprehet se fakti që gjatë aplikimit në Kuvend ai ka gënjyer për një masë disiplinore nuk përbën vepër penale. Të premten me 5 qershor, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shfuqizoi vendimin […]

The post Vendimi i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim appeared first on 55 News.

]]>
Në vendimin për shfuqizimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ të gjyqtarit Luan Daci; Gjykata e Posaçme e Apelit shprehet se fakti që gjatë aplikimit në Kuvend ai ka gënjyer për një masë disiplinore nuk përbën vepër penale.

Të premten me 5 qershor, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për dhënien e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova, një kopje e të cilit është parë nga BIRN, Gjykata e Posaçme e Apelit argumenton se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimin në Kuvend për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Ndërkohë, anëtari i tretë i trupës Sokol Binaj pritet të dalë me vendim pakice

“Në vështrim  të argumenteve të prokurorit dhe provave të parashtruara nga ai, ky kolegj verifikon se ato përfaqësojnë ose provojnë faktin ‘e largimit nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë,’ ashtu dhe të ‘mos-deklarimit të kësaj mase disiplinore” nga i hetuari Luan Daci,” shprehet Gjykata e Apelit, ndërsa nënvizon se këto fakte janë të ndryshëm nga pretendimi i prokurorisë se ai ka falsifikuar dokumente.

“Mos-paraqitja, mos-shënimi apo sidoqoftë mohimi nga z. Luan Daci, i masës disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria,” shton Gjykata e Apelit.

Gjyqtari Luan Daci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bazuar në dyshimin se ai ka paraqitur të dhëna të rreme gjatë procesit të rekrutimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori pranë SPAK, Klodian Braho i cili hetoi këtë çështje dhe përfaqësoi në shkallën e parë nuk preferoi të jepte koment lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa ai tha BIRN se “çështja është në hetim.”

Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja i tha BIRN se do të kryejnë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe shtoi se janë duke pritur mendimin e pakicës.

Ndërkohë, ish-prokurori Gentian Trenova, aktualisht kryetari i shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë” – e cila përfaqëson interesat e magjistratëve të shkarkuar si pasojë procesit të vetingut, i tha BIRN se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të ndikojë në rëndimin e situatës së paligjshmërisë në vendimet që do të marrë KPA nga trupa gjykues ku pjesë është edhe gjyqtari Luan Daci.

“Ky vendim do të rëndojë akoma më shumë situatën e paligjshmërisë, sepse edhe vendimet e tjera që do të merren nga KPA me anëtar të trupit gjykues Luan Daci, do të konsiderohen më pas juridikisht pa fuqi ligjore, të pavlefshme dhe në kundërshtim me parimin themelor të neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që thotë se individi ka të drejtën e një gjykimi nga një gjykatë e caktuar me ligj”, theksoi Trenova.

Sipas Trenovës, duke qenë se vetë Gjykata e Apelit shprehet se Institucionet shtetërore që u morën me përzgjedhjen e kandidatëve dështuan në verifikimin e dokumentacionit, duhet të hetohet edhe në këtë drejtim.

“Kështu, përgjegjësia ligjore duhet të kalojë te neglizhenca e organeve shtetërore që duhet të verifikonin këtë situatë paligjshmërie dhe të mos lejonin emërimin e Luan Dacit në postin e anëtarit të KPA,” tha Trenova.

“Kjo neglizhencë nuk përjashton edhe përgjegjësinë penale pasi kemi të bëjmë me veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke sjellë pasoja të rënda procesit”, përfundoi ai./ Reporter.al

The post Vendimi i Apelit për Luan Dacin: Fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim appeared first on 55 News.

]]>
Gjykim në mungesë, shtyhet sërish seanca për ish kreun e bashkisë Vorë https://55news.al/politike/gjykim-ne-mungese-shtyhet-serish-seanca-per-ish-kreun-e-bashkise-vore/ Mon, 01 Jun 2020 11:58:34 +0000 https://new.55news.al/?p=163257 Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut. Ish-kryebashkiaku  po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.   Të bashkëpandehura me Kajmakun janë […]

The post Gjykim në mungesë, shtyhet sërish seanca për ish kreun e bashkisë Vorë appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut. Ish-kryebashkiaku  po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.  

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.

The post Gjykim në mungesë, shtyhet sërish seanca për ish kreun e bashkisë Vorë appeared first on 55 News.

]]>
Alibeaj: Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, dëshmi e regjimit kriminal të Ramës https://55news.al/politike/alibeaj-lirimi-i-grupit-kriminal-te-bajrave-deshmi-e-regjimit-kriminal-te-rames/ Wed, 20 May 2020 15:06:11 +0000 https://new.55news.al/?p=161846 Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar sot lirimin nga burgu të grupit kriminal të Bajrave si një tjetër dëshmi që i ka rrënjët te regjimi kriminal I Edi Ramës. ‘Lirimi nga burgu i grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave dëshmoi sot, në mënyrë të përsëritur, se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek […]

The post Alibeaj: Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, dëshmi e regjimit kriminal të Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar sot lirimin nga burgu të grupit kriminal të Bajrave si një tjetër dëshmi që i ka rrënjët te regjimi kriminal I Edi Ramës.

‘Lirimi nga burgu i grupit të tmerrshëm kriminal të Bajrave dëshmoi sot, në mënyrë të përsëritur, se regjimi i Edi Ramës i ka themelet tek krimi dhe se reforma në drejtësi ka dështuar, duke u bërë mburojë e grupeve kriminale në shërbim të pushtetit të kryeministrit.

Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, me të cilët Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet në Shkodër, konfirmoi para qytetarëve të vërtetën që ne e kemi thënë prej shumë kohësh, se kush është pjesë e grupeve kriminale, qeveria dhe drejtësia, nën diktatin e saj, bën gjithçka për ta shpëtuar.

Kush proteston, kush mbron trashëgiminë kulturore, kush kërkon që Shqipëria të bëhet si Europa, kush kërkon respektinin e lirive dhe të drejtave, kush kërkon të luftohet krimi dhe korrupsioni, kush denoncon Edi Ramën dhe bandën e tij si vegël të oligarkëve për të vjedhur Shqipërinë, goditet, tërhiqet zvarrë, burgoset

Mes rinisë, artistëve dhe qytetarëve të ndershëm dhe bandës së tmerrshme të Bajrave, që njihet në zonën e Shkodrës për vrasje makabre, trafik droge dhe prostitucioni, Edi Rama zgjedh të jetë krah kriminelëve, t’i mbrojë ata, t’i lehtësojë nga akuzat dhe t’i lirojë nga burgu.

Vetëm përmes tyre, Edi Rama mund të mbajë në këmbë pushtetin e tij të kalbur nga krimi, korrupsioni, nga paraja e zezë që e mban peng si kryeministrin e vetëm në Europë, i cili shkatërron trashëgiminë kulturore për të ngritur kulla betoni me oligarkët dhe grupet kriminale si ata që u liruan sot.

 Kjo është një arsye më shumë për të protestuar! Të mos e lëmë jetën në dorë të një regjimi që ka bërë pakt me krimin kundër qytetarëve. Është në nderin e të gjithëve të jenë sot në sheshin e protestës, bashkë me artistët, me rininë, me opozitën.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë të heqin dorë nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve. Është e papranueshme që policia po sillet si një vegël e verbër politike duke mos lejuar  qytetarët nga jashtë Tiranës të bashkohen me protestën e orës 17.30. Kushdo polic apo prokuror që, në vend të zbatimit të ligjit, zhytet në llumin e paligjshmërisë dhe korrupsionit të Edi Ramës, duhet të ketë të qartë se asgjë nuk do të harrohet!’

The post Alibeaj: Lirimi i grupit kriminal të Bajrave, dëshmi e regjimit kriminal të Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Fitojnë pafajësinë 4 të arrestuarit për sulmin terrorist Shqipëri- Izrael https://55news.al/aktualitet/fitojne-pafajesine-4-te-arrestuarit-per-sulmin-terrorist-shqiperi-izrael/ Wed, 20 May 2020 12:36:11 +0000 https://new.55news.al/?p=161812 Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe krimit të organizuar ka pushuar çështjen ndaj shtetasve Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani  të arrestuar në vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael. Tashmë drejtësia shqiptare me pushimin e çështjes i ka shpallur të pafajshëm katër shtetasit e sipërmendur ndaj dyshimeve […]

The post Fitojnë pafajësinë 4 të arrestuarit për sulmin terrorist Shqipëri- Izrael appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe krimit të organizuar ka pushuar çështjen ndaj shtetasve Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani  të arrestuar në vitin 2016 si të dyshuar për një sulm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Tashmë drejtësia shqiptare me pushimin e çështjes i ka shpallur të pafajshëm katër shtetasit e sipërmendur ndaj dyshimeve të mëparshme.

Këta shtetas dyshoheshin për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Organizata Terroriste”.

Kërkesa për pushimin e kësaj çështjeje është bërë nga vetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ose SPAK siç njihet të cilën Gjykata e pranoi duke pushuar masat e sigurisë ndaj tyre.

The post Fitojnë pafajësinë 4 të arrestuarit për sulmin terrorist Shqipëri- Izrael appeared first on 55 News.

]]>
Ecuria e GJKKO gjatë pandemisë/ U liruan 20 të paraburgosur, një nga gjyqtarët u testua dhe rezultoi… https://55news.al/politike/ecuria-e-gjkko-gjate-pandemise-u-liruan-20-te-paraburgosur-nje-nga-gjyqtaret-u-testua-dhe-rezultoi/ Mon, 11 May 2020 13:17:54 +0000 https://new.55news.al/?p=160368 Në një komunikim për mediat, GJKKO i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me një dokument ku shpaloset aktiviteti i kësaj Gjykate për periudhën 10 mars- 30 prill. Në GJKKO saktësisht nuk ka pasur asnjë të prekur me COVID-19 ndërkohë ka pasur një gjyqtare të dyshuar por ajo ka rezultuar negative. ”Në Gjykatën e Posacmë të […]

The post Ecuria e GJKKO gjatë pandemisë/ U liruan 20 të paraburgosur, një nga gjyqtarët u testua dhe rezultoi… appeared first on 55 News.

]]>
Në një komunikim për mediat, GJKKO i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me një dokument ku shpaloset aktiviteti i kësaj Gjykate për periudhën 10 mars- 30 prill.

Në GJKKO saktësisht nuk ka pasur asnjë të prekur me COVID-19 ndërkohë ka pasur një gjyqtare të dyshuar por ajo ka rezultuar negative.

”Në Gjykatën e Posacmë të Shkallës së Për për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe atë të Apelit nuk ka të persona të prekur nga COVID 19. 
Nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik është ofruar mundësia për bërjen e testit dhe ne jemi lidhur me këtë institucion. 

 

Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjaktës së Gjakatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ. 
Nuk ka patur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit adminsitrativ. ”

Ndërkohë tek kjo Gjykatë gjatë pandemisë ka pasur 104 kërkesa në hetime paraprake ndërkohë seancat e mbajtura janë 81, nga të cilat 37 çështje themeli, 21 paraprake, 15 masa sigurimi, 2 konfiskime dhe 5 me videokonferencë.

Sa i përket lirimit të të burgosurve janë liruar 20 të paraburgosur nga arrest me burg në arrest shtëpie.

”Gjatë perisuhës së pandemisë COVID 19 është vendsour ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi për 20 të paraburgosur. 
Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstauar gjendja e rënduar shëndetsore e tyre dhe mosha e madhe. ”

The post Ecuria e GJKKO gjatë pandemisë/ U liruan 20 të paraburgosur, një nga gjyqtarët u testua dhe rezultoi… appeared first on 55 News.

]]>
Shihni leksionin, Kosova ka një Gjykatë https://55news.al/opinion/shihni-leksionin-kosova-ka-nje-gjykate/ Sat, 02 May 2020 18:46:47 +0000 https://new.55news.al/?p=159026 Lajmi më i lexuar sot duket të jetë ai, që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pezulluar dekretin e Presidentit Thaçi, për të caktuar kryeministrin e ri të Kosovës. Një vend si Kosova, Shqipëria e epërme siç thotë Kadare, me pak vite liri, me pak vite jetë si shtet i pavarur, ka një instancë të garancisë, […]

The post Shihni leksionin, Kosova ka një Gjykatë appeared first on 55 News.

]]>
Lajmi më i lexuar sot duket të jetë ai, që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka pezulluar dekretin e Presidentit Thaçi, për të caktuar kryeministrin e ri të Kosovës. Një vend si Kosova, Shqipëria e epërme siç thotë Kadare, me pak vite liri, me pak vite jetë si shtet i pavarur, ka një instancë të garancisë, ka një institucion që arrin të ndalë revanshin apo kombinimet politike të çdo lloji.

Nuk është e sigurtë, a ishte ky vendimi i duhur apo jo. E vështirë të dallosh sot, a do ti shërbejë kjo stabilitetit të Prishtinës apo jo. Po çfarë ka rëndësi, çfarë peshon, është se Kosova ka një gjykatë që arrin të dalë kundër, të ndalojë, të pezullojë, të dalë mbi kalkulimet, kulisat dhe vendimet e politikanëve më të fuqishëm në vend, të mbledhur të gjithë bashkë, që, me siguri ndjekin interesat personale si kudo.

Ky është patjetër standard. Kjo është patjetër arritje.

Krejt afër, një vend me 108 vite shtet siç jemi ne, kemi një situatë eksperimentale, vulnerabël, kaotike, pa asnjë garanci, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese.

Prej shumë muajsh, vitesh madje, Kryeministri i vendit, merr çdo vendim që do, miraton çdo akt normativ që ai dëshiron, dhe askush nuk mund ta ndalojë, askush nuk mund ta sfidojë institucionalisht, asnjë instancë e shtetit demokratik nuk e frenon revanshin e një kreu të ekzekutivit që prore zapton hapësirat dhe pushtetet për të cilat nuk është votuar. Sepse në fund të fundit, ai është shpalllur babai i kombit.

Mund të jesh krenar sot si qytetar i Kosovës për shkak se atje ka një demokraci në aksion, funksionale.

Po nuk mund ta thuash të njëjtën gjë për Shqipërinë.

Ne kemi një reformë, kemi një sukses, sipas propagandës së lodhshme dhe të dalë boje të rilindjes, dhe bekimit të ndërkombëtarëve. Por nuk kemi drejtësi. Nuk kemi Gjykatë, nuk kemi instancë që të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, që t’i caktojë kufinjtë një qeverie agresive, arrogante, fodulle, hajdute, dhe që sundon e sundon çdo ditë, me të vetmin plan e program, ruajtjen e pushtetit.

Kosova sot mund të ketë 1 mijë probleme. Ka një moment të paqendrueshëm politik. Një kohë të vështirë, të errët ndoshta politike. Por, ka një Gjykatë. Shqipëria mund të duket nga fasada, nga mediat servile, më mirë, më e relaksuar, me më pak probleme. Po një skaner i thjeshtë do të tregonte se trauma tek ne është shumë më e rëndë. Tirana nuk ka gjykatë, nuk ka një instancë të garancisë së Kushtetutës, nuk ka një institucion ta frenojë qeverinë që kalon çdo ditë kufinjtë e saj. Ne thjesht kemi një regjim.

 

The post Shihni leksionin, Kosova ka një Gjykatë appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata lë në burg 73-vjeçarin/ Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur https://55news.al/aktualitet/gjykata-le-ne-burg-73-vjecarin-akuzohet-se-ka-ngacmuar-seksualisht-nje-te-mitur/ Mon, 27 Apr 2020 12:13:08 +0000 https://new.55news.al/?p=158057 Gjykata e Fierit ka caktuar masën e arrestit me burg për 73-vjeçarin Leonidha Rapushi, i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur. 73-vjeçari është ndaluar nga blutë e Fierit ditën e premte. Ndaj tij rëndon akuza e ngacmimit seksual me një vajze të mitur, ndërsa denoncimi mësohet se është bërë nga nëna e […]

The post Gjykata lë në burg 73-vjeçarin/ Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e arrestit me burg për 73-vjeçarin Leonidha Rapushi, i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur.

73-vjeçari është ndaluar nga blutë e Fierit ditën e premte.

Ndaj tij rëndon akuza e ngacmimit seksual me një vajze të mitur, ndërsa denoncimi mësohet se është bërë nga nëna e vajzës. Dyshohet se i moshuari e ka prekur në vende intime të miturën 9-vjeçare, të cilën e ka fqinje.

The post Gjykata lë në burg 73-vjeçarin/ Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur appeared first on 55 News.

]]>
Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat e vendit https://55news.al/aktualitet/me-27-prill-rifillon-puna-ne-te-gjitha-gjykatat-e-vendit/ Wed, 22 Apr 2020 13:30:50 +0000 https://new.55news.al/?p=157324 Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i rikthehet punës sistemi gjyqësor në të gjithë vendin, duke filluar nga 27 prilli. Sistemi gjyqësor ishte ‘paralizuar’ prej më shumë se një muaji, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri. Por, teksa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kundër koronavirusit dhe të rihapë pak nga pak jetën në vend, […]

The post Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat e vendit appeared first on 55 News.

]]>
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur t’i rikthehet punës sistemi gjyqësor në të gjithë vendin, duke filluar nga 27 prilli.

Sistemi gjyqësor ishte ‘paralizuar’ prej më shumë se një muaji, pas mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Por, teksa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat kundër koronavirusit dhe të rihapë pak nga pak jetën në vend, edhe KLGJ ka vendosur të rihapë dyert e gjykatave.

‘KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19’, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.

The post Më 27 prill rifillon puna në të gjitha gjykatat e vendit appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?! https://55news.al/politike/cfare-emri-ka-nje-shtet-qe-te-arreston-kur-gjykatat-jane-te-mbyllura/ Mon, 06 Apr 2020 11:40:33 +0000 https://new.55news.al/?p=154520 Ditën e shtunë kryeministri, Edi Rama, i cili që kur ka nisur kriza e koronavirusit në vendin tonë ka zgjedhur të bëjë vetëm rolin e xhandarit, deklaroi se që nga kjo e hënë për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat e shtetrrethimit, përveç gjobave shumë të rënda, do të ketë edhe burg. Ende nuk […]

The post Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?! appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e shtunë kryeministri, Edi Rama, i cili që kur ka nisur kriza e koronavirusit në vendin tonë ka zgjedhur të bëjë vetëm rolin e xhandarit, deklaroi se që nga kjo e hënë për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat e shtetrrethimit, përveç gjobave shumë të rënda, do të ketë edhe burg.

Ende nuk ka dalë një akt normativ për këtë kapërcim cilësor në shkeljen e të drejtave themelore dhe kushtetuese të qytetarëve, por ajo që dihet është se masa të tilla të forta penale duhet që të shoqërohen edhe me të drejtën themelore të apelimit.

Askush nuk e garanton drejtësinë e arrestimeve që mund të kryhen nga policia dhe ushtria në këto kohë, përveç gjykatave nëpërmjet apelimit të masës së marrë nga një shtet, që po funksionon vetëm si policor-ushtarak.

Aplikimi i çdo mase administrative apo penale edhe në kohë të jashtëzakonshme është pazgjidhshmërisht i lidhur me të drejtën e panegociueshme edhe në kohë lufte reale, për t’u ankuar në gjykatë dhe për të pasur një proces gjyqësor të drejtë.

Askush nuk mund të garantojë se policia e qeverisë Rama, e cila ka treguar gjatë këtyre 7 viteve se funksionon edhe mbi ligjet, nuk do të kryejë arrestime selektive. Prandaj në çfarë do lloj situate që të ndodhet një vend, janë pikërisht gjykatat ato që vendosin për drejtësinë e këtyre masave administrative dhe penale, që ka paralajmëruar kryeministri.

Por jemi në një situatë kur gjykatat janë mbyllur dhe nuk funksionojnë, përveçse për raste të jashtëzakonshme penale në proces. E shumta që mund të bëjnë qindra qytetarë, të cilët për arsye të ndryshme mund të arrestohen nga policia është, që të regjistrojnë ankesën nëpër sportelet e gjykatave dhe të presin në qeli deri sa ato të hapen.

Nëse realizohet ideja-kërcënim e Edi Ramës, për t’i dhënë të drejtë policisë që të burgosë këdo që mund të dalë nga shtëpia `pa arsye`, ose se nuk ka mundur që të marrë leje 1- orëshe në portalet e tij, të cilët më së shumti nuk funksionojnë, apo rezultojnë të bllokuar dhe kjo nuk merr vulën e drejtësisë në gjykatë, atëherë kemi të bëjmë edhe `de fakto`, me instalimin e një shteti policor-ushtarak në Shqipëri.

The post Çfarë emri ka një shtet që të arreston kur gjykatat janë të mbyllura?! appeared first on 55 News.

]]>