gjysmen Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjysmen/ Mon, 24 Dec 2018 16:19:22 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gjysmen Archives - 55 News https://55news.al/tag/gjysmen/ 32 32 Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s; Rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë https://55news.al/aktualitet/sejko-paralajmeron-rritje-te-interesave-ne-gjysmen-e-dyte-te-2019-s-renia-e-prodhimit-te-energjise-ka-ngadalesuar-ekonomine/ Mon, 24 Dec 2018 16:19:22 +0000 https://new.55news.al/?p=76164 Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, por ka paralajmëruar se mund të ketë një ndryshim të kursit drejt rritjes në gjysmën e dytë të vitit 2019. Banka ka paralajmëruar se ekonomia ka vijuar trajektoren rritëse në gjysmën e dytë të 2018-s, por ulja e prodhimit […]

The post Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s; Rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1%, por ka paralajmëruar se mund të ketë një ndryshim të kursit drejt rritjes në gjysmën e dytë të vitit 2019. Banka ka paralajmëruar se ekonomia ka vijuar trajektoren rritëse në gjysmën e dytë të 2018-s, por ulja e prodhimit të energjisë elektrike vlerësohet të ketë ndikuar në ngadalësimin e saj.

Këto informacione u bënë të ditura nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën për shtyp mbi vendimmarrjen e politikës monetare, ku ka paraqitur dhe një përmbledhje të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2018.

Aktiviteti ekonomik ka vijuar rritjen në gjysmën e dytë të 2018-s, nga të dhëna të tërthorta si rritja e punësimit dhe ulja e punësimit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik pasqyron rritjen në prodhim dhe shërbime. Megjithatë si rrjedhojë e uljes së prodhimit të energjisë pritet një ngadalësim i ekonomisë në gjysmën e dytë të vitit, tha Sejko.

Sejko tha se politika monetare ka pasur ndikim pozitiv dhe mbetet e përshtatshme. Kjo politikë monetare është transmetuar përmes uljes së normës bazë dhe injektimit të likuiditetit të vazhdueshëm, si dhe ndërhyrjes në tregun valutor në periudhën e verës. Interesat e ulëta kanë mbështetur zgjerimin e kredivë, qe u rrit me rreth 5%, i pastruar nga kreditë e këqija dhe nxjerrja e huave jashtë bilancit. Kreditë me probleme janë ulur në 12.7% në nëntor.

Ndërhyrja e përkohshme në tregjet valutore ka balancuar kërkesën dhe ofertën valutore, tha Sejko.

Krahu konsolidues i politikës fiskale në gjysmën e dytë të vitit ishte më i fortë se ai i parashikuar duke pasur më pak shpenzime nga ana e qeverisë.

Megjithatë, në balancë, ecuria ekonomike në gjysmën e dytë të vitit ka qenë pozitive. Rritja ekonomike ka krijuar premisa për të çuar inflacionin në objektiv në afatin e mesëm. Sejko tha se inflacioni prej 1.8% është nën objektivin e Bankës, për shkak të nënçmimit të euros. Sejko tha se pritet që inflacioni të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit të ardhshme.

Në këto rrethana, Banka e mbajti të panryshuar normën bazë në nivelin e 1%. Ruajtja e intenstitetit të stimulit monetar pritet të rrisë kërkesën agregate, tha Sejko, duke shtuar në përputhje me parashikimet e skenarit bazë, si dhe në bazë të informacionit të disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e normës bazë të interesit nuk do të fillojë përpara tremujorit të dytë të vitit 2019.

 

FJALA E PLOTE E GUVERNATORIT

Megjithëse informacioni i disponuar mbetet i pjesshëm dhe i tërthortë, të dhënat e marra në analizë sugjerojnë se aktiviteti ekonomik në vend ka ardhur në rritje, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018. Rritja ekonomike është pasqyruar në shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve prodhuese, sikundër tregon rritja e punësimit, reduktimi i normës së papunësisë, si dhe forcimi i presioneve të brendshme inflacioniste.

Kjo ecuri ka qenë përgjithësisht në përputhje me pritjet tona të mëparshme dhe nuk sjell ndryshime të rëndësishme në parashikimet tona për të ardhmen. Ndër të tjera, ajo evidenton ndikimin pozitiv që ka patur politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë, dhe sugjeron se qëndrimi aktual i kësaj politike mbetet i përshtatshëm, si për të siguruar një rritje ekonomike në linjë me potencialin prodhues të vendit, ashtu edhe për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2020.

Në këndvështrimin sektorial, zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se pasqyron kryesisht rritjen e prodhimit në industri e shërbime. Megjithatë, të dhënat e disponuara tregojnë se ritmi i rritjes së prodhimit të energjisë elektrike ka ardhur në ngadalësim gjatë tremujorit të tretë, duke sugjeruar për një ngadalësim të lehtë të rritjes ekonomike në gjysmën e dytë të vitit.

Në këndvështrimin e kërkesës agregate, rritja ekonomike duket se ka vijuar të mbështetet nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga rritja e eksporteve shqiptare. Nga ana tjetër, kahu konsolidues i politikës fiskale, gjatë tremujorit të tretë dhe pjesës më të madhe të tremujorit të katërt, ka qenë më i fortë se ai i parashikuar, duke sjellë një kontribut më të ulët se parashikimi të shpenzimeve publike në rritjen ekonomike.

Në balancë, konteksti i përgjithshëm i zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend mbetet pozitiv.

Ekonomia shqiptare vijon të përfitojë nga ecuria pozitive e partnerit tonë kryesor tregtar, Eurozonës, nga bilancet financiare në përmirësim të familjeve dhe bizneseve, si dhe nga konsolidimi fiskal, i cili ka reduktuar primet e rrezikut në tregjet e brendshme financiare.

Paralelisht me këta faktorë, zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka vijuar të mbështetet nga politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë. Kjo politikë është transmetuar nëpërmjet nivelit të ulët të normës bazë të interesit, injektimit të vazhdueshëm të likuiditetit në tregun e brendshëm financiar, orientimit të tregut mbi kahun e politikës monetare në të ardhmen, si dhe ndërhyrjeve selektive në tregun valutor gjatë periudhës së verës.

Stimuli ynë monetar ka krijuar një ambient financiar likuid dhe me norma të ulëta interesi, si dhe ka zbutur efektin e presioneve forcuese mbi kursin e këmbimit. Normat e ulëta të interesit kanë mbështetur zgjerimin e kreditimit: e pastruar nga efekti i kursit dhe nxjerrjae kredive jashtë bilancit, kredia për sektorin privat u rrit me 4.9% dhe 4.5%, përkatësisht gjatë tremujorit të tretë dhe dy muajve të parë të tremujorit të katërt. Gjithashtu, normat e ulëta të interesit kanë ndihmuar ristrukturimin e kredive, duke lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit dhe duke përmirësuar stabilitetin e sistemit financiar. Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 12.7% në muajin nëntor, duke ilustruar përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit të sektorit bankar. Së fundi, ndërhyrja e përkohshme në tregjet valutore ka reduktuar zhbalancimet e ofertës dhe kërkesës për valutë, duke qetësuar funksionimin e tregut valutor dhe duke reduktuar shmangiet e kursit nga nivelet e sugjeruara nga faktorët fondamentalë.

Rritja e kreditimit, lehtësimi i barrës financiare të kredimarrësve dhe reduktimi i luhatjeve të kursit të këmbimit, kanë inkurajuar konsumin, investimet, rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit, duke krijuar premisa për kthimin e inflacionit në objektiv, në horizontin kohor afatmesëm.

Inflacioni shënoi vlerën 1.8% në muajin nëntor, duke u reduktuar kundrejt nivelit të regjistruar në tremujorin e tretë dhe muajin tetor. Në përputhje dhe me pritjet tona të mëparshme, ky reduktim pasqyron efektin rënës që sjell forcimi i kursit të këmbimit mbi inflacionin e importuar. Analizat tona sugjerojnë se ky efekt pritet të jetë kalimtar dhe nuk do të cënojë përmbushjen e objektivit të inflacionit në afatin e mesëm.

Përditësimi i parashikimeve sipas skenarit bazë konfirmoi pritjet tona të mëparshme mbi kthimin e ekonomisë në ekuilibër në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, dhe kthimin e inflacionit në objektiv në vitin 2020. Kjo ecuri pritet të mbështetet nga ecuria pozitive e Eurozonës dhe partnerëve tanë të tjerë tregtarë e financiarë, nga ambienti stimulues monetar dhe financiar në vend, si dhe nga qetësimi i presioneve forcuese mbi kursin e këmbimit.

Paralelisht me të, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se balanca e rreziqeve vijon të mbetet e zhvendosur në kahun e poshtëm. Këto rreziqe lidhen si me goditje të mundshme që mund të vijnë nga ambienti i huaj, ashtu dhe me shpejtësinë e përmirësimit të klimës së biznesit dhe të kreditimit në vend.

***

Duke gjykuar mbi sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vendosi:

Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.0%;
Të mbajë të pandryshuara normat e interesit të depozitës dhe të kredisë njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 1.9%.
Ruajtja e kahut dhe intensitetit të stimulit monetar nxit rritjen e kërkesës agregate, duke ndihmuar rritjen e punësimit, të pagave, dhe të presioneve të brendshme inflacioniste.

Në përputhje me parashikimet e skenarit bazë, si dhe në bazë të informacionit të disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se rritja e normës bazë të interesit nuk do të fillojë përpara tremujorit të dytë të vitit 2019.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të monitorojë ecurinë e kursit të këmbimit dhe mbetet e gatshme të përdorë instrumentet që disponon për të shmangur forcimin e kursit të këmbimit në nivele që rrezikojnë përmbushjen e objektivit të inflacionit.

 

The post Sejko paralajmëron rritje të interesave në gjysmën e dytë të 2019-s; Rënia e prodhimit të energjisë ka ngadalësuar ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Hajdutë profesionistë! “Rilindja” zhduk 160 milionë lekë dhe le pa ujë gjysmën e Librazhdit https://55news.al/aktualitet/hajdute-profesioniste-rilindja-zhduk-160-milione-leke-dhe-le-pa-uje-gjysmen-e-librazhdit/ Tue, 02 Oct 2018 05:30:53 +0000 https://new.55news.al/?p=54092 Nga Bujar VRETO Ujesjellesi pa uje i Zgoshtit?! Keshilli Bashkiak i Librazhdit me vendim e dt 24-09-2018 miraton pa votat e grupit te djathte, projekt vendimin e zyres se bujqesise per nxjerrjen jasht perdorimit te ujesjellesit ne fshatin Zgosht te njesise administrative Lunik. Ky eshte nje vendim i diktuar, dhunuar dhe trysnuar nga i emeruari […]

The post Hajdutë profesionistë! “Rilindja” zhduk 160 milionë lekë dhe le pa ujë gjysmën e Librazhdit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Bujar VRETO

Ujesjellesi pa uje i Zgoshtit?! Keshilli Bashkiak i Librazhdit me vendim e dt 24-09-2018 miraton pa votat e grupit te djathte, projekt vendimin e zyres se bujqesise per nxjerrjen jasht perdorimit te ujesjellesit ne fshatin Zgosht te njesise administrative Lunik.

Ky eshte nje vendim i diktuar, dhunuar dhe trysnuar nga i emeruari i Taulantit, apsolutisht i papranueshem pasi nxirret jashte perdorimit pa u marre ne dorezim,pa funksionuar qofte dhe nje dite te veteme, pa ardhur qofte dhe nje liter uje per/sekond, pa dhene llogari askush se ku shkuan 160000000 lek (njeqind e gjashtedhjet milion) por jo vetem kaq se per ujesjellesin qe nuk funksionoi asnje dite u mblodhen para sipas numrit te banoreve per cdo shtepi nje vlere e konsiderueshme prej 12000000 (dymbedhjete milion) dhe keto para nuk u kthyen kurre tek te demtuarit.

Une bisedova me banoret e fshatit Zgosht si dhe me kryetarin e fshatit te cilet me shpjeguan per situaten dhe vjedhjen qe ju eshte bere banoreve duke ju kerkuar nga xhepat e tyre 10% te vleres qe do te ndertohej ujesjellesi, banoret nga halli se ishin pa uje i mblodhen leket dhe tani pas disa viteve nuk e dine se ne xhepat e kujt kane shkuar keto para sepse uji nuk erdhi asnjeher.

Kryetari i fshatit me informoj se tubat e ujesjellesit jane vjedhur pothuajse me shume se gjysma dhe kerkojme ndihme qe pjesen tjeter ta c’montojne ta inventarizojme dhe ta perdorim per kanalin vadites pasi mundesohet vaditja e 25 ha toke buke.

Une me keshilletaret e djathte per propozimin e Kryetarit te fshatit Zgosht ishim dhe jemi dakort te shpetojme cka mbetur nga hajdutet me letra dhe hajdutet e hekurit per skrap por kerkuam si me poshte !

1- Te ngrihet nje grup pune per te evidentuar shkaqet pse nuk u fut ne perdorim ujesjellesi i Zgoshtit, asnjeher ?
2- Te kthehen menjeher parate banoreve qe u mblodhen per te plotesuar 10% e kerkuar nga Fondi i Zhvillimit nepermjet Komuna Lunik.
3- Te hartohet nje Padi Penale per pergjegjesit e kesaj vjedhje te madhe.
4- Te perllogaritet vlera e tuave te mbetura pa u vjedhur nga hajdutet pa letra duke perllogaritur se pagesa per c’montim mundet te jete me e madhe se vlera e tubave.
5- Vlera prej 8000000 (tete milion) lek te vjetra per c’montimin e tubave qe u miratua nga keshilli te perdoret per riparimin e kanalit vadites.

Te dashur miq babezia ka pushtuar ne themel drejtuesit e pushtetit te votave te vjedhura dhe sdo as mend as kalem qe jane njesh me mafien me sakte jane vete drejtuesit e mafies.
Ne u solidarizuam me Kryetarin e fshatit Zgosht jo vetem per idene e tij qe te shpetonte cka mbetur nga hajdutet por sepse kane mbetur edhe njerez te mire qe mendojne per pronen e perbashket, per taksat e qytetareve, per xhepat e bashkefshatareve qe jua grabiten hajnat.

Faleminderit Qerim Shpata Kryetar i fshatit qe e do vendin tend dhe bere kete jehone te madh nepermjet deshires per te shpetuar cka mbetur nga hajdutet.

Vidhen njeqind e gjashtedhjete milion leke dhe as nje gjemb su hyn ne kembe, nuk ka mundesi te paguaj dy mije lek per energjin ben 6 muaj burg, sa TURP ?!.

REALITETI ESHTE KY… Autori eshte Kryetari PD Librazhd

The post Hajdutë profesionistë! “Rilindja” zhduk 160 milionë lekë dhe le pa ujë gjysmën e Librazhdit appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për korporatat – Në rënie për gjysmën e parë të vitit https://55news.al/aktualitet/kredia-per-korporatat-ne-renie-per-gjysmen-e-pare-te-vitit/ Sun, 02 Sep 2018 12:26:43 +0000 https://new.55news.al/?p=46025 Kredia për biznesin e madh është në rënie edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të qershorit, portofoli i kredisë për biznesin kishte vlerën e 176 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, kredia për korporatat ka rënë me 7.3%, ndërkohë që është në vlerat më të […]

The post Kredia për korporatat – Në rënie për gjysmën e parë të vitit appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për biznesin e madh është në rënie edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të qershorit, portofoli i kredisë për biznesin kishte vlerën e 176 miliardë lekëve. Krahasuar me një vit më parë, kredia për korporatat ka rënë me 7.3%, ndërkohë që është në vlerat më të ulëta që prej vitit 2011.

Tkurrja drastike e portofolit në këtë segment të tregut në vitet e fundit njëkohësisht rezultat i shtrëngimit të ndjeshëm të kreditimit nga bankat, por, edhe e një procesi të vazhdueshëm të pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura. Për shkak të përqendrimit të lartë të kreditimit në segmentin e korporatave, sasitë më të mëdha të kredive problematike erdhën në këtë segment. Dështimi i shumë korporatave të rëndësishme në ekonomi ka bërë që tashmë bankat të tregohen shumë të kujdesshme.

Kredia për biznesin e madh ka vlera më të larta dhe bankat janë konservatore në ekspozime të mëdha tek klientë të veçantë. Ngërçi i kreditimit të korporatave është ndër shkaqet kryesore pse totali i kredisë për ekonominë nuk po rritet as këtë vit. Bizneset e vogla dhe individët iu mundësojnë bankave shpërndarjen e nevojshme të rrezikut kreditor, por, nga ana tjetër, te klientët më të vegjël është i vështirë gjenerimi i volumeve të mëdha të kredisë. Scan

The post Kredia për korporatat – Në rënie për gjysmën e parë të vitit appeared first on 55 News.

]]>
Pasi i heqin gjysmën e trurit kirurgët vijnë te një rezultat befasues https://55news.al/aktualitet/pasi-i-heqin-gjysmen-e-trurit-kirurget-vijne-te-nje-rezultat-befasues/ Mon, 06 Aug 2018 07:09:15 +0000 https://new.55news.al/?p=40534 Një djalë 11-vjeçar, me inicialet U.D., është operuar kur ishte gjashtë vjeç e dhjetë muajsh. Me këtë rast, atij iu hoq lobi timpanik, në të cilin është vendosur qendra për përpunimin e informacionit vizual, dhe pjesa më e madhe e lobit të mesit, ku vijnë sinjalet vizuale dhe akustike, të cilat gjithashtu klasifikohen këtu. Çfarë […]

The post Pasi i heqin gjysmën e trurit kirurgët vijnë te një rezultat befasues appeared first on 55 News.

]]>
Një djalë 11-vjeçar, me inicialet U.D., është operuar kur ishte gjashtë vjeç e dhjetë muajsh.

Me këtë rast, atij iu hoq lobi timpanik, në të cilin është vendosur qendra për përpunimin e informacionit vizual, dhe pjesa më e madhe e lobit të mesit, ku vijnë sinjalet vizuale dhe akustike, të cilat gjithashtu klasifikohen këtu. Çfarë ndodhi?

Humbja në hemisferën e djathtë të trurit kompensoi hemisferën e majtë duke marrë funksionin e të dy hemisferave dhe si pasojë, aftësitë kognitive dhe vizuale të djalit mbetën të paprekura.

“Studimi i rastit U.D. tregon se një hemisferë e vetme është e mjaftueshme për funksionimin normal të shikimit”, tha Marlen Berman, një nga autorët e studimit dhe neurologe në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Carnegie Melon.

“Ky është zbulimi më i rëndësishëm në një studim të ri të botuar në revistën Cell Report”, shtoi ajo, megjithëse pranoi se shikimi i pacientit ishte dëmtuar pjesërisht gjatë një operacioni për shkak të sulmeve epileptike. Ky dëm, sipas saj, është i vogël në lidhje me rezultatet pozitive të operacionit, transmeton Ksp.

Sulmet ndodhën kur U.D. ishte katër vjeç dhe ato ishin gjithnjë e më të shpeshta. Ndërsa barnat nuk mund t’i ndalonin, mjekët vendosën të lobektomizojnë, ose heqin laringun e sëmurë cerebral.

“Operacioni eliminon krejtësisht sulmet në 60 deri në 70 për qind të fëmijëve”, tha Berman.

The post Pasi i heqin gjysmën e trurit kirurgët vijnë te një rezultat befasues appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për të mëdhenjtë – Në krizë gjatë gjysmës së parë të vitit https://55news.al/aktualitet/kredia-per-te-medhenjte-ne-krize-gjate-gjysmes-se-pare-te-vitit/ Fri, 03 Aug 2018 11:28:12 +0000 https://new.55news.al/?p=40005 Kredia për biznesin e madh ngelet në krizë edhe për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit qershor, kredia për biznesin e madh kishte vlerën e 176 miliardë lekëve, në rënie me afro 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vrojtimet e aktivitetit kreditues, […]

The post Kredia për të mëdhenjtë – Në krizë gjatë gjysmës së parë të vitit appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për biznesin e madh ngelet në krizë edhe për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit qershor, kredia për biznesin e madh kishte vlerën e 176 miliardë lekëve, në rënie me afro 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vrojtimet e aktivitetit kreditues, në vazhdimësi bankat raportojnë standarde të shtrënguara të kredisë për biznesin e madh. Guvernatori Sejko, edhe në daljen e fundit, bëri sërish apel që bankat të kenë parasysh uljen e rreziqeve në ekonomi dhe rënien e nivelit të kredive me probleme.

Megjithatë, duke pasur parasysh përvojën e dekadës së fundit dhe mungesën e një konsolidimi të aktivitetit ekonomik në vend, bankat ende hezitojnë të marrin përsipër ekspozime të mëdha. Ky qëndrim konservator është i diktuar edhe nga politikat e grupeve bankare zotëruese.

Sidoqoftë, problemi i kreditimit të korporatave nuk është vetëm një çështje e ofertës. Disa korporata të rëndësishme kanë dështuar, duke e ulur kërkesën potenciale për kredi në një ekonomi të vogël si ajo shqiptare.

Raporti i kredive me probleme për bizneset është rreth 17%, gati dy herë më i lartë në raport me kredinë për individë. Edhe në këtë segment raporti i kredive me probleme është reduktuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, por kjo ka ardhur sidomos falë procesit të fshirjes së kredive të humbura nga bilancet.

The post Kredia për të mëdhenjtë – Në krizë gjatë gjysmës së parë të vitit appeared first on 55 News.

]]>