godinat Archives - 55 News https://55news.al/tag/godinat/ Sat, 01 Sep 2018 12:16:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png godinat Archives - 55 News https://55news.al/tag/godinat/ 32 32 Fotot/ Godinat ‘fantazma” në Korçë, që po rrezikojnë jetën e fëmijëve https://55news.al/aktualitet/fotot-godinat-fantazma-ne-korce-qe-po-rrezikojne-jeten-e-femijeve/ Sat, 01 Sep 2018 12:16:52 +0000 https://new.55news.al/?p=45865 Fëmijët luajnë vetëm pak metra larg njërës prej të ashtuquajturave godinat “Fantazëm” të Korçës. Ata zotërojnë vetëm hapësirën jashtë saj, pasi brenda tyre në të shumtën e rasteve ato janë strehe e përdoruesve të drogës, sic dëshmojnë edhe këto shiringa të përdorura. Nëse bien në kontakt me to rrezikohen nga sëmundje të ndryshme. Kjo është […]

The post Fotot/ Godinat ‘fantazma” në Korçë, që po rrezikojnë jetën e fëmijëve appeared first on 55 News.

]]>
Fëmijët luajnë vetëm pak metra larg njërës prej të ashtuquajturave godinat “Fantazëm” të Korçës. Ata zotërojnë vetëm hapësirën jashtë saj, pasi brenda tyre në të shumtën e rasteve ato janë strehe e përdoruesve të drogës, sic dëshmojnë edhe këto shiringa të përdorura.

Nëse bien në kontakt me to rrezikohen nga sëmundje të ndryshme. Kjo është edhe frika e madhe e prindërve

“Godinat janë rrezik për fëmijët” thotë një banor i zonës. Godinat e braktisura janë kthyer në shqetësim serioz për shumë qytetarë.

Nuk kanë munguar rastet kur qytetarët janë sulmuar e grabitur pranë ndërtesave të tilla.

“Pas orës 22:00 nuk kalohet se aty të vjedhin” shtojnë banorët. Ata thonë se shpesh here janë ankuar për këtë cështje pranë bashkisë së Korcës, po kjo e fundit i ka duart e lidhura. Ajo nuk mund të ndërhyjë pa lejen e pronarëve.

The post Fotot/ Godinat ‘fantazma” në Korçë, që po rrezikojnë jetën e fëmijëve appeared first on 55 News.

]]>
Eksperti ngre alarmin: Godinat e para viteve 90′ dhe urat janë të rrezikuara nga tërmetet https://55news.al/aktualitet/eksperti-ngre-alarmin-godinat-e-para-viteve-90-dhe-urat-jane-te-rrezikuara-nga-termetet/ Thu, 16 Aug 2018 14:28:39 +0000 https://new.55news.al/?p=42589 Godinat e ndërtuara përpara viteve ’90 nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Tragjedia e Xhenovës ka alarmuar ekspertët vendas se edhe ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit. “Po të gjitha shfaqin probleme, betoni nuk është i përjetshëm. Duhet kontroll pasi nuk janë projektuar për lëvizjet sizmike, plus kanë ndryshuar dhe […]

The post Eksperti ngre alarmin: Godinat e para viteve 90′ dhe urat janë të rrezikuara nga tërmetet appeared first on 55 News.

]]>
Godinat e ndërtuara përpara viteve ’90 nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Tragjedia e Xhenovës ka alarmuar ekspertët vendas se edhe ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit.

“Po të gjitha shfaqin probleme, betoni nuk është i përjetshëm. Duhet kontroll pasi nuk janë projektuar për lëvizjet sizmike, plus kanë ndryshuar dhe normat”.

Më të amortizuara janë godinat e viteve ’30 , ’40 e konkretisht Ministritë dhe institucionet e tjera të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të ndërtuara nga arkitektët italianë përfshirë dhe korpusin universitar të cilat nuk kanë njohur asnjë ndërhyrje serioze përveç lyerjes së fasadave.

Arben Dervishi, një prej pedagogëve që ka qenë pjesë e një grupi që ka bërë prova për qëndrueshmërinë e këtyre ndërtesave flet për rëndësinë që kanë studimet për të parë deri ku shkon amortizimi.

“S’ka asnjë kontroll, plus kërkohet mirëmbajtje”.

Edhe për veprat inxhinierike të infrastrukturës mungon siguria.

“Nuk dua të vë alarmin, por janë të degraduara”.

Zgjidhja?

“Fonde për parandalimin. Shqipëria s’ka të tilla, ka vetëm fonde kur ndodh dëmi”.

Zv/ministri i Trasporteve Artan Shkreli pas tragjedisë që pasoi shembja e urës në Genova e vlerësoi si thirrje të paneglizhueshme për reflektim. Provat e bëra mbi objektet e ndërtuara ’80 apo ’90 vjet më parë sipas tij japin rezultate frikësuese për degradimin, ndaj kërkohet standard i ri kontrolli dhe një manual i ri ndërhyrje radikale jo pjesore si Xhenova./Tv klan

The post Eksperti ngre alarmin: Godinat e para viteve 90′ dhe urat janë të rrezikuara nga tërmetet appeared first on 55 News.

]]>