goditje Archives - 55 News https://55news.al/tag/goditje/ Sat, 25 Jan 2020 10:28:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png goditje Archives - 55 News https://55news.al/tag/goditje/ 32 32 I kërkoi të lëvizte makinën e ndaluar në rrugë, 45-vjeçari godet policin, arrestohet https://55news.al/aktualitet/lajmi-i-fundit-ndalon-makinen-ne-mes-te-rruges-policia-i-kerkon-ta-levize-shoferi-nuk-permbahet-godet-efektivin-por/ Sat, 25 Jan 2020 10:28:07 +0000 https://new.55news.al/?p=140968 Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin […]

The post I kërkoi të lëvizte makinën e ndaluar në rrugë, 45-vjeçari godet policin, arrestohet appeared first on 55 News.

]]>
Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë

Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera.

45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

The post I kërkoi të lëvizte makinën e ndaluar në rrugë, 45-vjeçari godet policin, arrestohet appeared first on 55 News.

]]>
Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE https://55news.al/politike/tjeter-goditje-per-ramen-greqia-jo-celjes-se-negociatave-shqiperi-be/ Mon, 25 Feb 2019 16:38:26 +0000 https://new.55news.al/?p=87442 Partia më e madhe opozitare në Greqi, “Demokracia e Re”, është shprehur se, Athina zyrtare nuk duhet të japë miratimin e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm në hije i kësaj partie, deputeti Jorgos Koumoutsakos. Koumoutsakos ka shfrytëzuar mbledhjen e fundit të Këshillit […]

The post Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE appeared first on 55 News.

]]>
Partia më e madhe opozitare në Greqi, “Demokracia e Re”, është shprehur se, Athina zyrtare nuk duhet të japë miratimin e saj për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm në hije i kësaj partie, deputeti Jorgos Koumoutsakos.

Koumoutsakos ka shfrytëzuar mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Politikës së Jashtme, një organ ku marrin pjesë gjithë partitë parlamentare dhe ku siç tha, nuk u përmend fare tema e Shqipërisë.

“Nëse do të kishim diskutuar për këtë çështje, unë do të kisha theksuar se Greqia nuk duhet të japë miratimin e saj, për çeljen e negociatave anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha deputeti konservator grek.

Sipas tij, ky duhet të jetë një qëndrim i qartë i Athinës.

“Qëndrimi i qeverisë shqiptare kundrejt minoritetit grek në Shqipëri, por edhe në çështje të tjera të marrëdhënieve dypalëshe, në raport edhe me situatën aktuale politike në atë vend, duket ta shpjerë qeverinë greke në vendimin për mosdhënien e miratimit në samitin e qershorit. Ky është një qëndrim konstant i “Demokracisë së Re”, tha Koumoutsakos.

“Demokracia e Re” mëton të jetë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Greqi, të cilat konsideron se do të mbahen në muajin Maj, bashkë me zgjedhjet për Parlamentin Europian.

The post Tjetër goditje për Ramën/ Greqia: Jo çeljes së negociatave Shqipëri-BE appeared first on 55 News.

]]>
Goditja në tru, shifrat në rritje, mjekët zbulojnë shkaktarët https://55news.al/shendeti/goditja-ne-tru-shifrat-ne-rritje-mjeket-zbulojne-shkaktaret/ Tue, 30 Oct 2018 21:21:47 +0000 https://new.55news.al/?p=62774 Goditjet në tru apo ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale janë shtuar te njerëzit. Ndaj, mjekët neurologë u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simpotmave të para, siç janë mpirjet e fytyrës, shtrembërimi i buzës apo mpirja e duarve, vështirësi në të folur, të paraqiten menjëherë te mjeku. Goditjet në tru apo aksidentet […]

The post Goditja në tru, shifrat në rritje, mjekët zbulojnë shkaktarët appeared first on 55 News.

]]>
Goditjet në tru apo ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale janë shtuar te njerëzit.

Ndaj, mjekët neurologë u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë kujdes që në shfaqjen e simpotmave të para, siç janë mpirjet e fytyrës, shtrembërimi i buzës apo mpirja e duarve, vështirësi në të folur, të paraqiten menjëherë te mjeku.

Goditjet në tru apo aksidentet e vaskulare cerebrale janë shkaktarët kryesorë të vdekjes apo invalidizimit te njerëzve. Sipas statistikave, 40% e pacientëve të prekur nga ishemitë apo hemorragjitë cerebrale mbeten të invalidizuar. Kjo sëmundje lidhet shumë me stresin, por si shkak kryesor ka moskontrollin mjekësor nga disa sëmundje të tjera./tch

The post Goditja në tru, shifrat në rritje, mjekët zbulojnë shkaktarët appeared first on 55 News.

]]>
Himarioti pasi dhunon gruan godet edhe policin https://55news.al/aktualitet/himarioti-pasi-dhunon-gruan-godet-edhe-policin/ Tue, 09 Oct 2018 07:33:36 +0000 https://new.55news.al/?p=56208 Jani Goro quhet personi 44-vjeçari që u arrestua nga policia e Vlorës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me iniciale L.B., për motive të dobëta. Gjatë shoqërimit të Goros, drejt ambienteve të policisë së Komisariatit të Himarës, 44-vjeçari ka goditur me sende të forta edhe një efektiv policie. Materialet iu referuan […]

The post Himarioti pasi dhunon gruan godet edhe policin appeared first on 55 News.

]]>
Jani Goro quhet personi 44-vjeçari që u arrestua nga policia e Vlorës pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me iniciale L.B., për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të Goros, drejt ambienteve të policisë së Komisariatit të Himarës, 44-vjeçari ka goditur me sende të forta edhe një efektiv policie.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Himarë

Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:

Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.

Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punënjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

The post Himarioti pasi dhunon gruan godet edhe policin appeared first on 55 News.

]]>
Goditi me sëpatë ish dhëndrin, zbulohen detajet e ngjarjes horror në Korçë https://55news.al/aktualitet/goditi-me-sepate-ish-dhendrin-zbulohen-detajet-e-ngjarjes-horror-ne-korce/ Sun, 09 Sep 2018 20:33:39 +0000 https://new.55news.al/?p=47902 Një 54-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës për plagosjen e ish-dhëndrit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi Nizami Bezat është konfliktuar me ish-dhëndrin e tij Aleksander Maksuti, rreth 25 vjeç“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezati, dyshohet se ka goditur me mjet […]

The post Goditi me sëpatë ish dhëndrin, zbulohen detajet e ngjarjes horror në Korçë appeared first on 55 News.

]]>
Një 54-vjeçar është ndaluar nga policia e Korçës për plagosjen e ish-dhëndrit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në fshatin Kamenicë, ku shtetasi Nizami Bezat është konfliktuar me ish-dhëndrin e tij Aleksander Maksuti, rreth 25 vjeç
“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezati, dyshohet se ka goditur me mjet të fortë dhe ka plagosur shtetasin S.M, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore” thotë policia.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës, Maksuti eshte transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

I plagosuri nuk pranoi atësinë e vajzës

 

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu kishte një vajze të mitur me vajzën e autorit të plagosjes. Bezati dhe ish-dhendri i tij kane patur konflikte prej disa kohesh.
I plagosuri bashkëjetonte me vajzën e autorit, ndërkohë që është paralajmeruar disa here që të mos afrohej tek banesa.

 

Shkak dyshohet se eshte bere mosnjohja e atesise se vajzes se mitur. Mesohet se Bezati e ka goditur me sepate duke i shkaktuar plage te renda në koke dhe qafe

The post Goditi me sëpatë ish dhëndrin, zbulohen detajet e ngjarjes horror në Korçë appeared first on 55 News.

]]>
Sulmi ndaj Klodiana Lalës, goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë https://55news.al/politike/sulmi-ndaj-klodiana-lales-goditje-e-rende-ndaj-fjales-se-lire-dhe-demokracise/ Fri, 31 Aug 2018 05:24:11 +0000 https://new.55news.al/?p=45517 Nga Xhelal Mziu Guximi, që krimi mori përsipër sot të gjuante me kallashnikov shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, nuk mund të lexohet ndryshe veçse si një goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë sonë 28-vjeçare. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe do të mbërrinim në këtë pikë, kur “Rilindja” ka ardhur në […]

The post Sulmi ndaj Klodiana Lalës, goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Xhelal Mziu

Guximi, që krimi mori përsipër sot të gjuante me kallashnikov shtëpinë e gazetares Klodiana Lala, nuk mund të lexohet ndryshe veçse si një goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë sonë 28-vjeçare. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe do të mbërrinim në këtë pikë, kur “Rilindja” ka ardhur në pushtet si në vitin 2013, ashtu dhe në 2017 falë krimit dhe sot qeverisja kontrollohet prej tij. Edhe pse krimi dhe qeverisja e krimit ia kanë dalë të vënë nën kontroll propagandën në pjesën më të madhe të saj përmes joshjes dhe kërcënimeve, ka ende gazetarë si Klodiana Lala që nuk janë ushtarë të krimit, por pa frikë i thonë të vërtetat në kronikat e tyre informative, opinionet në rrjetet sociale apo studio televizive. Kjo, siç duket, i ka tërbuar segmentet kriminale dhe qeveritarët e emëruar prej tyre ndaj dhe sot, në një rast të paprecedent në historinë e demokracisë shqiptare, sulmohet me armë familja e një gazetareje si paralajmërim për të keqen që mund t’i ndodhë nesër! Autoritetet ligjzbatuese duhet urgjentisht të zbardhin të vërtetën dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. 

Inkurajoj Klodiana Lalën të vazhdojë të ushtrojë siç ka bërë deri më tani detyrën e saj fisnike! Mbështes fort përpjekjet e saj në transparencën e ngjarjeve kriminale të lidhura me pushtetin si dhe solidarizohem në mbështetje të çdo gazetari që devizë të detyrës së tij fisnike ka transparencën e ngjarjeve kriminale dhe korruptive. Jam në mbështetje të protestës së gazetarëve në mbrojtje të lirisë së fjalës. Çdo qytetar sot duhet të jetë në krah të Klodiana Lalës dhe lirisë së medias së dhunuar dhe nga gryka e pushkës në Shqipëri.

The post Sulmi ndaj Klodiana Lalës, goditje e rëndë ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë appeared first on 55 News.

]]>
Goditje e rëndë për Barcelonen, humb dy lojtarë në 3 minuta https://55news.al/sport/goditje-e-rende-per-barcelonen-humb-dy-lojtare-ne-3-minuta/ Sun, 29 Jul 2018 12:56:00 +0000 https://new.55news.al/?p=38768 Barcelona është goditur me një dëmtim të dyfishtë në pritje të fillimit të sezonit të ri. Katalanasit, në fakt, kanë humbur dy lojtarë në ndeshjen e tyre të parë përgatitore, të luajtur kundër Tottenham mëngjesin e së dielës. Dëmtimet e Denis Suarez (parashikohet të mungojë për 2/3 javë) dhe Andre Gomes (parashikohet të mungojë për […]

The post Goditje e rëndë për Barcelonen, humb dy lojtarë në 3 minuta appeared first on 55 News.

]]>
Barcelona është goditur me një dëmtim të dyfishtë në pritje të fillimit të sezonit të ri. Katalanasit, në fakt, kanë humbur dy lojtarë në ndeshjen e tyre të parë përgatitore, të luajtur kundër Tottenham mëngjesin e së dielës.

Dëmtimet e Denis Suarez (parashikohet të mungojë për 2/3 javë) dhe Andre Gomes (parashikohet të mungojë për 2 muaj) do ta shtyjnë trajnerin Valverde të kthehet në merkato.

Të dy dëmtimet kanë ardhur në harkun e tre minutave gjatë pjesës së parë. Të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime në kofshë në takimin e barazuar 2-2 me “Spurs”.

Valverde, ka thënë: “Ka qenë lajmi më i keq që mund të merrnim. Ka shumë mundësi që të mos luajnë më gjatë turneut. Do të duhet të presim analizat përfundimtare për të kuptuar seriozitetin e dëmtimeve”.

The post Goditje e rëndë për Barcelonen, humb dy lojtarë në 3 minuta appeared first on 55 News.

]]>
Brazili merr goditjen e parë, Belgjika kalon në avantazh https://55news.al/sport/brazili-merr-goditjen-e-pare-belgjika-kalon-ne-avantazh/ Fri, 06 Jul 2018 18:19:19 +0000 https://new.55news.al/?p=32649 Ka vetëm 15 minuta që ka filluar ndeshja Brazil-Belgjikë dhe, belgët arritën të kalonin në avantazh. Një ndeshje plot aksione në fillimin e saj dhe shumë energjike, ku të dy ekipet duket se s’kanë të ndalur. Ndonëse ka ende dhe shumë minuta lojë autogoli i marrë nga Belgjika duket se ka rritur shpresat tek europianët.

The post Brazili merr goditjen e parë, Belgjika kalon në avantazh appeared first on 55 News.

]]>
Ka vetëm 15 minuta që ka filluar ndeshja Brazil-Belgjikë dhe, belgët arritën të kalonin në avantazh.

Një ndeshje plot aksione në fillimin e saj dhe shumë energjike, ku të dy ekipet duket se s’kanë të ndalur.

Ndonëse ka ende dhe shumë minuta lojë autogoli i marrë nga Belgjika duket se ka rritur shpresat tek europianët.

The post Brazili merr goditjen e parë, Belgjika kalon në avantazh appeared first on 55 News.

]]>
Tërmetet trondisin Shqipërinë/ 7 goditje në një javë, i fundit në Vlorë https://55news.al/aktualitet/termetet-trondisin-shqiperine-7-goditje-ne-nje-jave-i-fundit-ne-vlore/ Sun, 27 May 2018 08:06:47 +0000 https://new.55news.al/?p=19977 Jugu i vendit është goditur sërish nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me 2.5 ballë ka lëkundur jugun, në orën 07:11 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Vermik, 31 kilometra në juglindje të Vlorë, me një thellësi prej 2 kilometrash. Megjithatë këto nuk janë të vetmet lëkundje […]

The post Tërmetet trondisin Shqipërinë/ 7 goditje në një javë, i fundit në Vlorë appeared first on 55 News.

]]>
Jugu i vendit është goditur sërish nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me 2.5 ballë ka lëkundur jugun, në orën 07:11 të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra ka qenë në Vermik, 31 kilometra në juglindje të Vlorë, me një thellësi prej 2 kilometrash. Megjithatë këto nuk janë të vetmet lëkundje që janë ndjerë këtë fundjavë në Shqipëri.

Sipas të dhënave këtë të diel një tjetër tërmet është regjistruar në Bolenë, 12.5 kilometra në Verilindje të Dhërmiut. Ky tërmet ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

Ndërsa gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 5 tërmete të tjera, nga jugu në veri. Këto tërmete kanë qenë me magnitudë nga 2.3-2.6 ballë.

The post Tërmetet trondisin Shqipërinë/ 7 goditje në një javë, i fundit në Vlorë appeared first on 55 News.

]]>