golden state Archives - 55 News https://55news.al/tag/golden-state/ Wed, 14 Nov 2018 12:36:04 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png golden state Archives - 55 News https://55news.al/tag/golden-state/ 32 32 ​NBA: Golden State i kthehet fitoreve pa Curryn https://55news.al/aktualitet/nba-golden-state-i-kthehet-fitoreve-pa-curryn/ Wed, 14 Nov 2018 12:36:04 +0000 https://new.55news.al/?p=67255 Ishin vetëm tre ndeshjet në mbrëmjen e NBA-së, aty ku spikat rikthimi i shpejtë te fitorja i kampionëve në fuqi të Golden State Warriors.Edhe pa dy nga lojtarët më të mirë të ekipit, Stephen Curry që është i dëmtuar dhe Draymond Green i lënë jashtë për shkak të një zënke që pati me Kevin Durant […]

The post ​NBA: Golden State i kthehet fitoreve pa Curryn appeared first on 55 News.

]]>
Ishin vetëm tre ndeshjet në mbrëmjen e NBA-së, aty ku spikat rikthimi i shpejtë te fitorja i kampionëve në fuqi të Golden State Warriors.
Edhe pa dy nga lojtarët më të mirë të ekipit, Stephen Curry që është i dëmtuar dhe Draymond Green i lënë jashtë për shkak të një zënke që pati me Kevin Durant në sfidën ndaj Clippers, skuadra e trajnerit Steve Kerr arriti të mposhte në Oracle Arena të Oaklanit me shifrat 110-103 Atlanta Hawks.

Kjo ishte fitorja e 12-të sezonale e Golden State në 15 takime gjithsej e arritur nën shenjën e Kevin Durant dhe Klay Thompson. 29 pikë realizoi Durant ndërsa shtoi edhe 3 asiste e 6 rikuperime ndërsa Thomson u mjaftua me 24 pikë.

Në krahun tjetër për Atlantan që pësoi humbjen e 5-të rresht dhe të 11-ën sezonale më i miri mbi parket rezultoi Taurean Prince me 22 pikë.

Pas atij starti spektakolar që i bëri sezonit Denver Nugetts tashmë mund të konsiderohet një skuadër zyrtarisht në krizë. Formacioni nga Colorado pësoi humbjen e 4-t radhazi pasi u thye brenda në Pepsi Center nga Houston Rockets me rezultatin 99-109.

 

Një sukses i arritur për meritë të tre fantastikëve. Zvicerani Clint Capela me 24 pikë por edhe 2 asiste e 9 rikuperime ishte pikëshënuesi më i mirë i Houston-it, por James Harden kishte statistika akoma edhe më të mira përsa i përket të tre aspekteve të lojës pasi i ndihmoi të tijët me 22 pikë 11 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa Chris Paul u mjaftua me 21 pikë. Ky ishte suksesi i 6-të sezonal për Rockets që pak nga pak po fitojnë terren në klasifikimin e konferencës së Lindjes, teksa numërojnë edhe 7 disfata.

Pas 5 humbjesh rresht mund të buzëqeshë edhe Cleveland Cavaliers. Skuadra nga Ohio e cila në 2 vite humbi dy yjet e saj fillimisht Kyrie Irving dhe më pas Lebron James, mposhti lehtësisht në shtëpi me rezultatin 113-89 Charlotte Hornets, në një ndeshje ku nuk kishte në dispozicion as dy lojtarët kryesorë të ekipit Kevin Love dhe Kyle Korver. Më i miri mbi parket në fitoren e dytë sezonale të Cavaliers ishte Jordan Clarkson me 24 pikë.

The post ​NBA: Golden State i kthehet fitoreve pa Curryn appeared first on 55 News.

]]>
NBA/ Fitues Golden State/ Miami Heat frenon Philadelphian https://55news.al/sport/nba-fitues-golden-state-miami-heat-frenon-philadelphian/ Tue, 17 Apr 2018 11:56:15 +0000 https://new.55news.al/?p=6919 Golden State gëzon sërish tifozët e tij në Oracle Arena pasi mundën përsëri San Antonion për të marrë kryesimin 2-0 në fazën e playoffit. E ndonëse sfida nuk nisi mirë për kampionët në fuqi të NBA pasi në fundin e 2 periodave të para e panë veten në disavantazhin 47-53. Menjëherë pas pushimit të ndeshjes […]

The post NBA/ Fitues Golden State/ Miami Heat frenon Philadelphian appeared first on 55 News.

]]>
Golden State gëzon sërish tifozët e tij në Oracle Arena pasi mundën përsëri San Antonion për të marrë kryesimin 2-0 në fazën e playoffit.

E ndonëse sfida nuk nisi mirë për kampionët në fuqi të NBA pasi në fundin e 2 periodave të para e panë veten në disavantazhin 47-53. Menjëherë pas pushimit të ndeshjes gjërat ndryshuan dhe Golden state filloi të tregojë se kush ishte padroni i parketit duke e kthyer ndeshjen në favorin e tij për ta mbyllur me rezultatin 115-101.

Për Golden State bie në sy fakti se 5 basketbollistë të tij e mbyllën sfidën me statistika 2shifrore por ai që shkëlqeu më shumë ishte Kevin Durant me 32 pikë, Thompson shënoi 31, Igoudala 14 dhe West e McGee nga 10 pikë secili. Ndërsa për San Antonion nuk mjaftoi loja fantastike e LaMarcius Aldridge që shënoi bilancin me 34 pikë e 12 topa në tabelë, për të frenuar Warriors. Takimi i tretë mes Golden State dhe San Antonios do të luhet ditën e premte në AT&T Center në Texas.

Philadelphia ndalet pas 17 fitoreve radhazi. Skuadra e 76ers humbi në ndeshjen e dytë të playoffit ndaj miamit 103-113 që dot të thotë se seria e përballjeve barazohet në 1-1. Në Wells Fargo Center, përballë publikut të saj, Phialdelphia e nisi mirë ndeshjen teksa e mbylli periodën e parë 29-22, por në 12 minutat e dyta 76ers pësoi një rënie të ndjeshme në lojën e saj dhe Miami arriti të përfitojë duke shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 56-42.

Në dy periodat e tjera, skuadra nga Florida arriti të administrojë këtë avantazh për të marrë një fitore të rëndësishme në fushën kundërshtare. Për Philadelphian Ben Simmons shënoi 24 pikë por që i shërbyen vetëm për të pasuruar statistikat personale.

Ndërsa për Miamin shënuesi më i mirë ishte Dwayne Wade me 28 pikë, Dragic shënoi 20 pikë, Johnson 18, Richardson 14 e Olynyk e Ellington nga 11 fitore secili.

The post NBA/ Fitues Golden State/ Miami Heat frenon Philadelphian appeared first on 55 News.

]]>