Google Search App Archives - 55 News https://55news.al/tag/google-search-app/ Wed, 10 Oct 2018 10:49:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Google Search App Archives - 55 News https://55news.al/tag/google-search-app/ 32 32 Google “tërhiqet” nga oferta 10 miliardë dollare për kontratën e Pentagonit https://55news.al/aktualitet/google-terhiqet-nga-oferta-10-miliarde-dollare-per-kontraten-e-pentagonit/ Wed, 10 Oct 2018 10:49:25 +0000 https://new.55news.al/?p=56630 Google është tërhequr nga një kontratë informatash miliarda dollarëshe për shërbimet e ruajtura në internet me Pentagonin sepse projekti bie konflikt me misionin e saj të korporatës. Në një deklaratë Google tha se po e tërhiqte ofertën për një program të njohur si Infrastruktura e Përbashkët e Mbrojtjes së Ndërmarrjeve (JEDI). “Ndërsa ne po punojmë […]

The post Google “tërhiqet” nga oferta 10 miliardë dollare për kontratën e Pentagonit appeared first on 55 News.

]]>
Google është tërhequr nga një kontratë informatash miliarda dollarëshe për shërbimet e ruajtura në internet me Pentagonin sepse projekti bie konflikt me misionin e saj të korporatës. Në një deklaratë Google tha se po e tërhiqte ofertën për një program të njohur si Infrastruktura e Përbashkët e Mbrojtjes së Ndërmarrjeve (JEDI).

“Ndërsa ne po punojmë për të mbështetur qeverinë amerikane me risitë tona në shumë fusha, ne nuk do japim ofertë për kontratën e JEDI sepse së pari nuk mund të sigurohemi se do të përputhej me parimet tona dhe së dyti, kishte pjesë të kontratës që ishin jashtë fushëveprimit me certifikatat tona aktuale të qeverisë “, thuhet në deklaratën e Google. Ofertat për kontratën prej 10 miliardë dollarësh do të mbahen deri të premten, më 12 tetor. Kontrata po shihet edhe nga Microsoft, Oracle dhe Amazon.

Drejtuesit dhe punonjësit e Google kanë qenë në kundërshtim me kontratat e qeverisë amerikane. Më shumë se 4,000 punonjës nënshkruan një peticion këtë vit duke kërkuar “një politikë të qartë duke deklaruar se as Google as kontraktuesit e saj nuk do të ndërtojnë kurrë një teknologji lufte”. Rreth një duzinë punonjësish dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. CNN njoftoi në qershor se Google nuk do ta rinovojë kontratën për programin e Pentagonit ‘Project Maven’ kur të përfundojë në mars të vitit 2019. Programi përdor inteligjencën artificiale për të rritur goditjet e telasheve.

Google tha se mund të ketë qenë e interesuar për ofertën nëse do të ndodhej në kushte të tjera. Por Pentagoni pretendon se të plotësojë ato që Google kërkon do të ishte komplekse dhe do të ngadalësonte migrimin e të dhënave. Google tha se do të “vazhdojë të ndjekë punën strategjike për të ndihmuar klientët shtetërorë, vendorë dhe federalë të modernizojnë infrastrukturën e tyre dhe të përmbushin kërkesat kritike të misionit”.

The post Google “tërhiqet” nga oferta 10 miliardë dollare për kontratën e Pentagonit appeared first on 55 News.

]]>
Kur ngatërron Google me Facebook https://55news.al/lifestyle/kur-ngaterron-google-me-facebook/ Mon, 30 Apr 2018 20:17:46 +0000 https://new.55news.al/?p=10816 Ndodh shpesh që të ngatërrojmë vendin ku duam të shkruajmë. Por ka njerëz të cilët kanë bërë gafa të mëdha duke ngatërruar Facebookun me Googlen. Një faqe joaktive në Facebook që quhet Google Search App ka ngatërruar me dhjetëra të moshuar dhe përdorues të rinj të Facebook. Këta persona kanë menduar se kjo faqe është […]

The post Kur ngatërron Google me Facebook appeared first on 55 News.

]]>
Ndodh shpesh që të ngatërrojmë vendin ku duam të shkruajmë. Por ka njerëz të cilët kanë bërë gafa të mëdha duke ngatërruar Facebookun me Googlen.

Një faqe joaktive në Facebook që quhet Google Search App ka ngatërruar me dhjetëra të moshuar dhe përdorues të rinj të Facebook. Këta persona kanë menduar se kjo faqe është Google i vërtetë dhe kanë postuar shqetësimet dhe pyetjet e tyre në faqen kryesore të kësaj llogarie.

Të mërzit fakti që këta njerëz kanë probleme me përdorimin e internetit, por është edhe argëtuese njëkohësisht. Për fatin e tyre të keq, ata kanë shkruar gjëra shumë private dhe të sikletshme që mund t’i shohin të gjithë.

Dikush dëshiron të dijë se ç’sëmundje shkakton kruarje në anus, dikush tjetër të dijë moshën e Clint Eastëood. Një tjetër dëshiron të dëgjojë muzikë në Youtube por është komplet në vendin e gabuar. Ka edhe nga ata që janë zemër mirë dhe u kthejnë përgjigje në komente kërkesave të këtyre përdoruesve fatkeq.

The post Kur ngatërron Google me Facebook appeared first on 55 News.

]]>