grabites Archives - 55 News https://55news.al/tag/grabites/ Thu, 18 Oct 2018 19:10:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png grabites Archives - 55 News https://55news.al/tag/grabites/ 32 32 Çudia! Aplikon për armë gjahu, por zbulon se është “grabitës” i shtëpisë së motrës https://55news.al/aktualitet/cudia-aplikon-per-arme-gjahu-por-zbulon-se-eshte-grabites-i-shtepise-se-motres/ Thu, 18 Oct 2018 19:10:00 +0000 https://new.55news.al/?p=59158 Rrok Vata tregoi në emisionin “Stop” se në Shkurt të këtij viti iu drejtua komisariatit të Kurbinit për të aplikuar për armë gjahu. Por pas procedurave, inspektori Gjon Marku i tha se rezultonte një problem në sistem. Denoncuesi kujtoi se në vitin 2011, motra e kishte telefonuar rreth orës 01:00 të mesnatës, duke i kërkuar […]

The post Çudia! Aplikon për armë gjahu, por zbulon se është “grabitës” i shtëpisë së motrës appeared first on 55 News.

]]>
Rrok Vata tregoi në emisionin “Stop” se në Shkurt të këtij viti iu drejtua komisariatit të Kurbinit për të aplikuar për armë gjahu. Por pas procedurave, inspektori Gjon Marku i tha se rezultonte një problem në sistem.

Denoncuesi kujtoi se në vitin 2011, motra e kishte telefonuar rreth orës 01:00 të mesnatës, duke i kërkuar ndihmë, pasi po e grabisnin.

“Marr në telefon policinë, në një kohë kur e kam gjetur motrën dhe burrin e saj të mbyllur në dhomë. Keqbërësi kishte qëlluar me pistoletë, kishte shpuar derën prej druri dhe motrën e kishte ciflosur në krah. Grupi i gatshëm, që s’mund t’i them grup i gatshëm, erdhi rreth orës 07:00 të mëngjesit”, rrëfeu Vata.

Ai shtoi se kur po bëhej ekpertiza, u largua për në punë dhe se nuk ka qenë kur e motra dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar rreth ngjarjes. Pas hetimeve, grabitësi me armë nuk u gjet.

Kur aplikoi për lejen e armës, inspektori i Krimeve, Gjon Kola i tha se rezultonte në sistem që ai kishte grabitur me armë në banesën e motrës dhe kunatit Tom Struga.

“Më lexon në sistemin e policisë: Rrok Nikollë Vata pjesëmarrës me grup të armatosur në vjedhjen e shtëpisë së Tom Strugës, burri i motrës sime. Unë jam ai që njoftova policinë, unë jam hajduti. Për këtë ngjarje as nuk më thirri njeri dhe as nuk më pyeti njeri. Po të mos kisha aplikuar për lejen e armës së gjahut, kjo do të mbetej e fshehtë”, u shpreh denoncuesi.

Në prokurori, Gjykatën e Rrethit Kurbin dhe Drejtorinë e Burgjeve, ku u interesua Vata rezultonte i pastër. Ai tregoi se të gjithë dokumentacionet ia ka paraqitur Policisë së Kurbinit, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“Unë në të vërtetë kërkoja një leje arme gjahu, por më doli ky problem. Tanimë e kam harruar problemin e armës që kërkoj dhe ajo të bëhet, por më madhore dhe më problematike kam këtë njollë të zezë, që më është vënë mbi shpatulla dhe s’e mbaj dot. Shkollën unë e kam mbaruar për të qenë mësimdhënës e edukator dhe jo hajdut me armë”, u shpreh i shqetësuar Vata.

Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Policisë së Kurbinit për të marrë informacion në lidhje me këtë çështje nga inspektori Gjon Marku. Ky i fundit mohoi çka i ishte thënë Rrok Vatës në lidhje me precedentin dhe kërkoi kohë për ta diskutuar këtë çështje me shefin.

Gazetarja – Juve jeni Gjon Marku?

Inspektori Gjon Marku – Po!

Gazetarja – Unë jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”, kemi edhe qytetarin Rrok Vata. Qytetari ka ardhur këtu që të aplikojë për një armë gjahu dhe i kanë thënë që nuk të takon ta marrësh sepse nuk plotëson kriteret, sepse në sistem del hajdut. Vajtëm tek Prokuroria dhe Gjykata e Rrethit, por nuk ka asnjë dëshmi penaliteti. Nuk ka asnjë proces gjyqësor, domethënë nuk ka proces penal në ngarkim. Kjo është dëshmia e penalitetit, i pa dënuar.

Inspektori Gjon Marku – Të bisedoj me shefin dhe do të jap një sqarim!

Gazetarja – Ok!

Sekretarja – Mund të flisni me atë që merret me pranimin e dokumenteve….

Gazetarja – Kush merret?

Sekretarja – Ja pra, ai zotëria (Gjon Marku).

Gazetarja – Për armët e gjahut?

Sekretarja – Po!

Gazetarja – Tani zotëri, unë ndoqa të gjithë procedurën. Erdha fillimisht tek juve, më drejtuat tek shefi. Edhe sekretarja e shefit dhe të gjithë flasin që ju jeni personi kompetent.

Inspektori Gjon Marku – Të… të komunikoj të lutem me shefin pak vetë?

Gazetarja – Po hajde mo, se është rast i joti. Komuniko ti me shefin…!

Inspektori Gjon Marku – Unë e kam bërë detyrën time. Të komunikoj me shefin dhe do të përgjigjem!

Gazetarja – Po të lutem tashi, i ke thënë Rrok Vatës që nuk plotëson kriteret. Pse? Një arsye…

Inspektori Gjon Marku – Të lutem! Unë nuk të jap përgjigje, pa komunikuar me shefin!

Gazetarja – Zotëri! Pse i ke thënë që ka precedent? Zotëria është i pastër edhe sipas gjykatës.

Inspektori Gjon Marku – Jo, s’është e vërtetë! S’është e vërtetë që kam bërë këtë konferencë.

Gazetarja – Pse nuk ia jep pra armën e gjahut? E ke edhe dëshminë e burgjeve këtu nga Ministria e Drejtësisë, e ke të padënuar.

Inspektori Gjon Marku – Të komunikoj me shefin, o ti motër… të lutem të komunikoj me shefin këtu e të jap përgjigje!

Gazetarja – Po të lutem hajde se tani unë s’do të vij mbrapa!

Inspektori Gjon Marku – Por edhe unë tani, më vjen keq, por do të komunikoj me shefin. Do të jap përgjigje në sekondë!

Gazetarja – Po të pres këtu!

Inspektori Gjon Marku – Ok!

Por vetëm pak minuta pas bisedës me inspektorin Gjon Marku, gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me vetë shefin e Krimeve, Pashk Përvata.

Gazetarja – Ka aplikuar për një leje arme gjahu dhe pasi ka bërë të gjithë procedurën, në fund fare i është thënë që nuk i plotëson kriteret.

Shefi Pashk Përvata – Të gjithë qytetarëve, që aplikojnë për armë gjahu u përgatitet një dosje, ku ndodhet i gjithë informacioni. I pari është vetëdeklarimi. Nga certifikata elektronike del që me këto të dhëna personi ka dalë në sistem.

Gazetarja – Ta shohim sistemin, të lutem?

Shefi Pashk Përvata – Jo, s’e kam atë target.

Gazetarja – Po pse figuron me precedent, more zotëri? Unë kaq po të pyes! Ti si komisariat mund të na vësh në dijeni. Të paktën, ke detyrim ligjor të informosh qytetarin, more zotëri, sepse ai ka bërë kërkesa të vazhdueshme.

Shefi Pashk Përvata – Në lidhje me këtë, ne gjithë praktikën e kemi dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme Qarku Lezhë dhe ato vendosin nëse zotëria i plotëson kushtet për t’u pajisur me leje gjahu, apo nuk i plotëson.

Gazetarja – Afati për të dalë kjo përgjigje?

Shefi Pashk Përvata – Po ne dje e kemi dërguar materialin në Lezhë.

Gazetarja – Aplikimi ka shumë kohë, që është bërë.

Shefi Pashk Përvata – Ai mund të thotë që kam edhe 2 vjet që e kërkon, por unë po flas për…

Gazetarja – Jo. Flasin aplikimet. Ato janë çdo gjë në sistem, ka numër protokolli, ju i verifikoni.

Shefi Pashk Përvata – Po patjetër!

Gazetarja – Zotëria ka 8 muaj që interesohet për këtë armë. Po mirë pra, ka kohë aplikimi që është bërë.

Shefi Pashk Përvata – Ju përshëndes! Ju uroj punë të mbarë! Gjithë të mirat!

Gazetarja – Ok!

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua shtëpisë së të motrës së denoncuesit, Dilore Strugës për ta pyetur në lidhje me ngjarjen e vitit 2011. Ajo rrëfeu se është shumë e shqetësuar për akuzën që i është bërë të vëllait.

“Pas kaq vitesh marrim vesh që Policia e Kurbinit na akuzon vëllain tim si bashkëpunëtor në vjedhje. Kjo më është dukur çudia më e madhe! Asnjë lloj denoncimi nuk kam bërë”, u shpreh zonja Dilore.

Po ashtu, bashkëshorti i saj Tom Struga pohoi se nuk është bërë asnjë denoncim prej tyre ndaj Rrok Vatës, përkundrazi ai i ka ndihmuar duke i mbështetur dhe duke lajmëruar policinë.

Por kush e ka denoncuar Rrok Vatën? Këtë mund ta verifikonte vetëm Policia e Lezhës.

Zëdhënësja e policisë, Esmeralda Prela tha: “Ne kemi një bashkëpunim, Ministria e Arsimit me Policinë e Shtetit dhe është bashkëpunimi shkollë-polici. Jam në shkolla. Le një kërkesë me shkrim pë problemin që ka zotëria. Numrin tim e ke, unë do ta marr kërkesëm. Do ia dërgoj oficerëve përkatës, do ta sqarojmë si situatë dhe do të bëjmë një përgjigje”.

Gjatë kohës që gazetarja po formulonte kërkesën për informacion, një punonjës i policisë mori veçmas denoncuesin, duke i kërkuar “llogari” se përse lajmëroi emisionin “Stop” dhe nuk kërkoi zgjidhje te ta. Por i përballur me gazetaren, ai u largua duke thënë se do të kthenin përgjigjen zyrtare.

Punonjësi i Policisë – Pse s’erdhe me Ankona të thërrisje Gjon Kolën (ish shefin e Krimeve), më të mëdhenj se unë, me e ndjek me rrugë institucionale, me ardh te Drejtori, me u anku me e bë tamam. Unë do të kryej punë!

Gazetarja – Kush jeni juve? A mund të zgjidhet rasti i qytetarit?

Punonjësi i policisë – Do t’ju kthejmë përgjigje zyrtarisht!

Gazetarja – Po mirë kur kthen përgjigje zyrtarisht, mos e kap privatisht qytetarin të paktën!

Punonjësi i policisë – Jo, unë nuk e kam dit. Tani e mora vesh.

Policia e Lezhës ktheu përgjigjen zyrtare, ku thuhej: “Shtetasi Rr. V., 68 vjeç, ka aplikuar në Komisariatin e Policisë Kurbin për pajisje me autorizim për blerje/mbajtje armë gjahu në datë 12.02.2018. Nga verifikimi i dokumentacionit u konstatua se kishte tejkalim të afateve, me përgjegjës specialistët në Komisariatin e Policisë Kurbin. Komisioni i shqyrtimit të kërkesave për dhënie/revokim të blerjes së armës së kategorisë C vendosi dhënien e së drejtës që shtetasi të pajiset me autorizim për blerje/mbajtje arme gjahu, autorizim të cilin mund ta tërheqë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin. Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, pas konstatimit të shkeljeve ligjore ka filluar hetim disiplinor për personat përgjegjës në Komisariatin e Policisë Kurbin”.

Pra, pas interesimit të emisionit “Stop”, Rrok Vatës iu hoq problemi dhe iu dha e drejta e pajisjes ose mbajtjes së armës së gjahut./tvklan.al

The post Çudia! Aplikon për armë gjahu, por zbulon se është “grabitës” i shtëpisë së motrës appeared first on 55 News.

]]>
Grabitësit lihen në burg, Anna tregon gishtin e mesit https://55news.al/aktualitet/grabitesit-lihen-ne-burg-anna-tregon-gishtin-e-mesit/ Wed, 25 Jul 2018 09:18:13 +0000 https://new.55news.al/?p=37746 Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 31 vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç, të cilët akuzohen se grabitën një karburant në Levan dhe tentuan të vidhnin dy të tjerë. Gjyqtar i çështjes ishte Piro Sota ndërsa Çlirim Sino prokuror.Sipas avokatit, dy të […]

The post Grabitësit lihen në burg, Anna tregon gishtin e mesit appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për 31 vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç, të cilët akuzohen se grabitën një karburant në Levan dhe tentuan të vidhnin dy të tjerë.

Gjyqtar i çështjes ishte Piro Sota ndërsa Çlirim Sino prokuror.Sipas avokatit, dy të pandehurit kanë shprehur pendesë në gjykatë.

Por ndërsa dy të rinjtë linin gjykatën, ra në sy një gjest i 31 vjeçares, e cila ngriti gishtin e mesit si për të kruar hundën, ndërsa gazetarët e pyesnin nga larg: Anna, ke gjë për të thënë?

Malaj dhe Gembi nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një karburant në Levan, ku morën 30 mijë lekë të reja, ngjarje e ndodhur më 2 korrik.

Ndërsa më datat 7 dhe 15 korrik, ata tentuan të grabisin të armatosur e të maskuar dy karburante në Mallakastër dhe lagjen ‘1 Maji’ në Fier.

Historia bëri bujë, pasi 31 vjeçarja Ana Malaj, është e vetma grua e arrestuar vitet e fundit në vendin tonë për grabitje me armë zjarri.

Policia sekuestroi një makinë, një armë gjahu, 4 targa të falsfikuara e doreza që përdoreshin nga dy kushërinjtë grabitës.

Ata tashmë akuzohen për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

The post Grabitësit lihen në burg, Anna tregon gishtin e mesit appeared first on 55 News.

]]>
Si grabitën tokat në bregdet familjarët e Elvis Rroshit dhe Gent Dajës https://55news.al/politike/si-grabiten-tokat-ne-bregdet-familjaret-e-elvis-rroshit-dhe-gent-dajes/ Mon, 07 May 2018 12:19:20 +0000 https://new.55news.al/?p=13061 Në krye të grupit që ka tjetërsuar pronat e Spillesë, në Kavajë, qëndron Seid Cikalleshi, ish-drejtuesi i Hipotekës së qytetit dhe njëkohësisht vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Socialiste të zonës, Gentian Daja. Ky i fundit njihet gjerësisht si njeriu më i afërt me ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Të dy këta persona, gjatë […]

The post Si grabitën tokat në bregdet familjarët e Elvis Rroshit dhe Gent Dajës appeared first on 55 News.

]]>
Në krye të grupit që ka tjetërsuar pronat e Spillesë, në Kavajë, qëndron Seid Cikalleshi, ish-drejtuesi i Hipotekës së qytetit dhe njëkohësisht vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Socialiste të zonës, Gentian Daja.

Ky i fundit njihet gjerësisht si njeriu më i afërt me ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Të dy këta persona, gjatë kohës që Elvis Rroshi qeveriste Kavajën, rezulton se kanë administruar të gjithë politikën e kuadrit në qytet, nëpërmjet të cilëve kanë marrë përfitime të ndryshme.

Në rastin konkret, familjarë të Rroshit dhe Dajës, kanë përfituar sipërfaqe të mëdha toke në bregdetin e Spillesë, nëpërmjet falsifikimeve që kryheshin nga Seid Cikalleshi dhe vartës të tij.

Prokuroria e Kavajës ka dërguar për gjykim të premten 9 persona, të cilët akuzohen për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”. Nga hetimi, rezulton se ata kanë shndërruar një sipërfaqe tokë pyll, në brezin e rërës, në total rreth 360 mijë metra katrorë, në tokë arë.

Në bazë të ligjit nr. 7501/1991 “Për tokën”, parcelat me pyll nuk mund të shpërndaheshin për banorët e zonës. Për këtë arsye, Cikalleshi dhe ish-vartësit e tij kanë falsifikuar dokumentet, duke e shndërruar në tokë arë. Më tej, kjo tokë u është shpërndarë, pa dijeninë e tyre, banorëve të zonës, të cilët, po pa dijeninë e tyre, ua kanë dhuruar atë familjarëve të Rroshit dhe Dajës. Të gjitha këto praktika, pra kalimi i pronësisë dhe më pas aktet e dhurimit janë realizuar në bazë të dokumenteve të falsifikuar.

“Boldneës.al” ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Kavajës, në të cilën janë faktuar shkelje të shumta dhe, shpesh, të natyrës absurde. Një nga rastet më tipike është tjetërsimi i ish-poligonit të qitjes, në fshatin Rreth-Greth. Kjo pronë rezultonte në përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila kishte aplikuar tre herë, në periudhën 2015-2017, për të marrë çertifikatën e pronësisë. Në të tre rastet, nga ana e regjistruesit Seid Cikalleshi është refuzuar regjistrimi, për faktin se ajo ishte tok pyll dhe, si e tillë, ligji parashikon që të jetë pronë publike në inventarin e bashkisë.

Por, nga hetimi ka rezultuar se, në vitin 2016, me firmën e drejtuesit të Hipotekës, Cikalleshi, kjo pronë është regjistruar në favor të shtetasve Rr.  dhe V.E. Këta të fundit, me akt noterial, ia kanë kaluar pronësinë shtetasit Idlir Karkini

Në një tjetër rast, shtetasi B.M. ka deklaruar para prokurorit, se: “Në maj 2016, para fushatës elektorale më ka takuar shtetasi Agron Xhelezi i cili në atë periudhë ka qenë kryeplak i fshatit Spille, Kavajë dhe më ka thënë që do të më jepte tokë për tre fëmijët e mi të cilët kanë lindur pas vitit 2003. Dhe unë do ta ndihmoja për fushatë. Por pa më thënë se ku ndodheshin këto toka. Ai më ka kërkuar certifikatë familjare të gusht 1991 dhe certifikatën familjare aktuale dhe një kopje të kartës së identitetit.

Pas kësaj bisede, siç tregon shtetasi B.M., ai ka marrë certifikatat që i kërkoi i pandehuri Agron Xhelezi dhe ia ka dhënë, së bashku me fotokopje të pasaportave të tij dhe të bashkëshortes.

“Pas zgjedhjeve-vijon rrëfimin e tij shtetasi B.M- shtetasi Agron Xhelezi ka ardhur me makinën e tij te shtëpia ime dhe më ka thënë që unë së bashku me bashkëshorten time të firmojsa disa letra, të cilat ishin bërë nga noteri Arbër Aliu. Unë së bashku me bashkëshorten tim kemi firmosur pa e ditur se çfarë ishte shkruar në ato dokumente. Pas këtij veprimi e kam pyetur disa herë shtetasin Agron Xhelezi se ç’po bëhej me tokën që më kishte premtuar por ai më thoshte që të prisja. Ai më thoshte që do të më jepte certifikatën e pronësisë dhe se toka gjendej në kodrat e fshatit Sharrdushk.

Në fakt, kjo tokë, e cila i ishte premtuar shtetasit B.M. rezulton e regjistruar në Hipotekë në emër të një shtetasi tjetër, i afërm i drejtuesve lokalë të Partisë Socialiste në Kavajë. Po sipas dokumenteve të Hipotekës, përfituesi i pronës e ka marrë atë, në bazë të një akti dhurimi nga deklaruesi B.M., i cili këmbëngul që as nuk ka marrë tokë dhe, aq më tepër, ta ketë dhuruar atë.

Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar dy hetime të ndara në kohë për masakrën me ndarjen e tokave në bregun e Spillesë. Ditën e premte ka dërguar për gjykim grupin e parë, të përbërë nga 9 persona:

1.Seid Çikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë

2.Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë

3.Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë

4.Aida Gjoci, juriste, ZVRPP, Kavajë

  1. 5. Asim Arkaxhiu, ish-kryeregjistrues i Hipotekës, Kavajë
  2. 6. Aldo Kila, jurist, ZVRPP, Kavajë

7.Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë

8.Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë

9.Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë

“Boldnews.al”

The post Si grabitën tokat në bregdet familjarët e Elvis Rroshit dhe Gent Dajës appeared first on 55 News.

]]>