gramoz ruci Archives - 55 News https://55news.al/tag/gramoz-ruci/ Tue, 03 Mar 2020 17:04:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png gramoz ruci Archives - 55 News https://55news.al/tag/gramoz-ruci/ 32 32 Letra për Gramoz Ruçin/ Rudina Hajdari tërhiqet nga Komisioni i Integrimit, shkarkon edhe kryetarët e komisioneve të tjera https://55news.al/politike/letra-per-gramoz-rucin-rudina-hajdari-terhiqet-nga-komisioni-i-integrimit-shkarkon-edhe-kryetaret-e-komisioneve-te-tjera/ Tue, 03 Mar 2020 17:04:16 +0000 https://new.55news.al/?p=148308 Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga kryetare e Komisionit të Integrimit. Vendimin Hajdari e ka bërë të ditur në një letër që I ka dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Që mban datën 26 shkurt 2020 Hajdari në letër propozon që në vend të saj në krye të Komisionit të Integrimit të vendoset, deputeti […]

The post Letra për Gramoz Ruçin/ Rudina Hajdari tërhiqet nga Komisioni i Integrimit, shkarkon edhe kryetarët e komisioneve të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga kryetare e Komisionit të Integrimit.

Vendimin Hajdari e ka bërë të ditur në një letër që I ka dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Që mban datën 26 shkurt 2020

Hajdari në letër propozon që në vend të saj në krye të Komisionit të Integrimit të vendoset, deputeti Halit Valteri.

Po kështu Hajdari ka propozuar që në vend të deputetes Fatjona Dhimitri në krye të Komisionit të Medias, të vendoset Halil Jakimi, ndërsa në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në vend të Halit Valterit të vendoset Arlind Çacani.

 

The post Letra për Gramoz Ruçin/ Rudina Hajdari tërhiqet nga Komisioni i Integrimit, shkarkon edhe kryetarët e komisioneve të tjera appeared first on 55 News.

]]>
Ruçi “kërcënon” BE: Kujdes… https://55news.al/politike/ruci-kercenon-be-kujdes/ Fri, 17 Jan 2020 09:59:58 +0000 https://new.55news.al/?p=139608 Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit, ka zgjedhur të përdorë një gjuhë paralajmëruese ndaj Bashkimit Europian lidhur me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ruçi tha se, duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit. “Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një […]

The post Ruçi “kërcënon” BE: Kujdes… appeared first on 55 News.

]]>
Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit, ka zgjedhur të përdorë një gjuhë paralajmëruese ndaj Bashkimit Europian lidhur me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ruçi tha se, duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit.

“Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexoje qartë rreziqet që i kanosen rajonit. Ne po e bëjmë detyrën tonë.

Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit”, tha Ruçi.

Pas vendimit të tetorit, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu refuzua hapja e negociatave, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë me 9 pika, nga 5 që ishin më parë, si kushte që Shqipëria duhej të plotësonte deri në samitin e Zagrebit, për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

Një nga kushtet është ai i reformës zgjedhore, ndërsa kushte të tjera kanë të bëjnë me ngritjen e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë, si dhe përballjen me drejtësinë të personave të implikuar në krimin zgjedhor apo të konsideruar si të “paprekshmit”.

The post Ruçi “kërcënon” BE: Kujdes… appeared first on 55 News.

]]>
Ruçi e trajton Ramën në parlament si Mbret, ja si shkeli hapur Nenin 65 https://55news.al/politike/ruci-e-trajton-ramen-ne-parlament-si-mbret-ja-si-shkeli-hapur-nenin-65/ Thu, 13 Jun 2019 11:49:43 +0000 https://new.55news.al/?p=104559 Kryeministri dhe deputeti, Edi Rama, nëpërmjet një fjalimi të gjatë ka derdhur ditën e sotme një përrua fyerjesh dhe etiketimesh denigruese ndaj numrit një të shtetit shqiptarë, presidentit të Republikës Ilir Meta. Por meqenëse kemi të bëjmë me një parlament monist të përzier me deputetë renegatë që vendosën të bëjnë fasadën parlamentare të Rilindjes, askush […]

The post Ruçi e trajton Ramën në parlament si Mbret, ja si shkeli hapur Nenin 65 appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri dhe deputeti, Edi Rama, nëpërmjet një fjalimi të gjatë ka derdhur ditën e sotme një përrua fyerjesh dhe etiketimesh denigruese ndaj numrit një të shtetit shqiptarë, presidentit të Republikës Ilir Meta. Por meqenëse kemi të bëjmë me një parlament monist të përzier me deputetë renegatë që vendosën të bëjnë fasadën parlamentare të Rilindjes, askush prej tyre nuk ndërhyri të ndërpriste lumin e fjalëve fyese të deputetit Rama.

Por këtë veprim nuk guxoi që ta bëjë as kryetari i Kuvendit dhe drejtuesi i senacës, Gramoz Ruçi, i cili e ka të përcaktuar me rregullore, që në raste të till të ndërhyjë; të paralajmërojë apo të ndërpresë fjalën e kujtdo që përdor një gjuhë jo vetëm jo etike por edhe denigruese ndaj kryetarit të shtetit.

Sipas nenit 65 të Rregullores së Kuvendit; “Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e këshillit të minstrave, ose përdor fjalë fyese për Presidenti e Republikës apo institucioneve të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në seancë plenare dhe komisione deri në 10 ditë”.

Do të mjaftonin vetëm disa nga fjalitë e atij përroi psikik fyerjesh që lëshoi sot deputeti Edi Rama, që jo vetëm ti ndërpritej fjala nga drejtuesi i senacës, por edhe të zbatohej neni 65 i rregullores duke e përjashtuar të paktën deri në 10 ditë nga parlamenti.

Por kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë, nuk përbën më çudi. Deputeti Rama e akuzoi presidentin Ilir Meta, se kërkon që të bëhet “mbret”, por e vërteta është që në Shqipëri ka vetëm një individ i cili ka shtënë në grusht të gjithë pushtetet dhe institucionet, duke funksionuar si mbret absolut edhe brenda paralamentit të Republikës.

The post Ruçi e trajton Ramën në parlament si Mbret, ja si shkeli hapur Nenin 65 appeared first on 55 News.

]]>
Zbardhet takimi mes Metës dhe Ruçit https://55news.al/politike/zbardhet-takimi-mes-metes-dhe-rucit/ Mon, 05 Nov 2018 11:58:30 +0000 https://new.55news.al/?p=64422 Presidenca ka nhoftuar se Presidenti i Republikës Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Siç thuhet në njoftimin për mediat, Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta mësohet se i bëri […]

The post Zbardhet takimi mes Metës dhe Ruçit appeared first on 55 News.

]]>
Presidenca ka nhoftuar se Presidenti i Republikës Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Siç thuhet në njoftimin për mediat, Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Gjithashtu, Presidenti Meta mësohet se i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.

The post Zbardhet takimi mes Metës dhe Ruçit appeared first on 55 News.

]]>
Spaho: Lale Gramosi, vetë shkruan e vetë vulos https://55news.al/politike/spaho-lale-gramosi-vete-shkruan-e-vete-vulos/ Mon, 09 Jul 2018 12:13:36 +0000 https://new.55news.al/?p=33305 Opozita kërkoi ditën e sotme anulimin e votimit për ligjin e prishjes së Teatrit Kombëtar, pasi një mazhoranca ka manipuluar votimin. Por, Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, vendosi që ky vendim të ishte i rregullt, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit të PD-së, Edmond Spaho. Reagimi i Spahos: Sekretariati per […]

The post Spaho: Lale Gramosi, vetë shkruan e vetë vulos appeared first on 55 News.

]]>
Opozita kërkoi ditën e sotme anulimin e votimit për ligjin e prishjes së Teatrit Kombëtar, pasi një mazhoranca ka manipuluar votimin.

Por, Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, vendosi që ky vendim të ishte i rregullt, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Grupit të PD-së, Edmond Spaho.

Reagimi i Spahos:

Sekretariati per Procedurat dhe Votimet mori vendimin qe pritej, mbeshteti maxhorancen qe votimi i ligjit per shembjen e Teatrit Kombetar paska qene i rregullt. Kjo ne kushtet kur prova eshte e pakontestueshme qe deputeti i maxhorances Bitri votoi ne emer te deputetit Tavo. Me mekanizmin e votes vendosen sipas interesave te tyre ne mbrojtje te aferes korruptive te Rames dhe sulmit te eger te tij ndaj trashegimise kulturore dhe historike te Tiranes. Sa here e kane ndjere te nevojshme kane perdorur mekanizmin e votes ne Sekretariat, ne Byro apo per ti hequr te drejten e fjales opozites ne seance plenare. Lale Gramos o lale Gramos vete shkruan vete vulos. Si ne diktature.

The post Spaho: Lale Gramosi, vetë shkruan e vetë vulos appeared first on 55 News.

]]>
Mospërgatitja e Kumbaros detyron Ruçin të shtyjë seancën https://55news.al/politike/mospergatitja-e-kumbaros-detyron-rucin-te-shtyje-seancen/ Thu, 05 Jul 2018 09:32:25 +0000 https://new.55news.al/?p=32157 Jo vetëm mosprania e kryeministrit Edi Rama në seancën parlamentare por edhe mospërgatitja e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaros ka bërë që Gramoz Ruçi të ndëpresë Parlamentin. Kanë qenë 40 pyetje të drejtuar nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço, për të cilat Kumbaro nuk ka mundur t’iu japë përgjigje dhe për këtë është shtyrë seanca. […]

The post Mospërgatitja e Kumbaros detyron Ruçin të shtyjë seancën appeared first on 55 News.

]]>
Jo vetëm mosprania e kryeministrit Edi Rama në seancën parlamentare por edhe mospërgatitja e Ministrisë së Kulturës, Mirela Kumbaros ka bërë që Gramoz Ruçi të ndëpresë Parlamentin.

Kanë qenë 40 pyetje të drejtuar nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço, për të cilat Kumbaro nuk ka mundur t’iu japë përgjigje dhe për këtë është shtyrë seanca.

Ministrja e Kulturës, Mrela Kumbaro duke folur në Kuvend, mbrojti ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, duke theksuar se Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente dhe mund t’i zërë brenda ata që e frekuentojnë.

‘Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë’,-tha ministrja, duke mbrojtur projektligjin për Teatrin Kombëtar, që diskutohet sot në Kuvend.

‘Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë.

Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, shtoi.

Për Kumbaron, projektligji që diskutohet sot në Kuvend, ‘është një investim dinjitoz si e meriton e shkuara, historia dhe e ardhmja’.

‘Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi.

Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha ndër të tjera Kumbaro.

The post Mospërgatitja e Kumbaros detyron Ruçin të shtyjë seancën appeared first on 55 News.

]]>
“Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e Kuvendit dhe veten” https://55news.al/politike/ruci-groposi-parlamentin-rregulloren-e-kuvendit-dhe-veten/ Thu, 21 Jun 2018 15:20:32 +0000 https://new.55news.al/?p=28184 Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se me veprimet e sotme në seancën plenare Gramoz Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e kuvendit dhe veten Postimi i plotë Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e kuvendit dhe veten, ndërsa Edi Rama qesh me të. Kryetari i parlamentit groposi […]

The post “Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e Kuvendit dhe veten” appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se me veprimet e sotme në seancën plenare Gramoz Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e kuvendit dhe veten

Postimi i plotë

Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e kuvendit dhe veten, ndërsa Edi Rama qesh me të.

Kryetari i parlamentit groposi sot gjithçka në Parlament. Ai hodhi për votim dhe votoi mbylljen e diskutimeve me kërkesë të mazhorancës dhe vetëm me votat e saj, pa pasur asnjë kërkesë apo dakordësi nga opozita, që ajo të tërhiqej nga diskutimet.

Të drejtën për tu tërhequr nga diskutimet e ka vetëm çdo deputet individualisht apo kryetari i Grupit Parlamentar në emër të të gjithë grupit dhe askush tjetër. Kjo nuk ndodhi dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët ditën për diell. Pra banditët e mazhorancës të mbështetur nga Ruçi i grabiten opozitës të drejtën e patjetërsueshme të fjalës, të garantuar me rregullore e Kushtetutë.

Kjo është ngjarja më e rëndë e të gjithë parlamentit pluralist. Ruçi me vullnet të plotë dhe si mashë e verbër e Kryeministrit halabak, e mori vetë përsipër një vendim të tillë dhe varrosi integritetin juridik të drejtimit të parlamentit dhe të tijin personal. Tash e tutje parlamenti nuk ka as kryetar parlamenti dhe as rregullore.

Çdo belbëzitje e kryetarit të Parlamentit për gjoja respektimin e rregullores dhe etikës është as më shumë dhe as më pak se sa një faqe turpi më shumë drejt një mbylljeje të përlyer dhe pa asnjë dinjitet e karrierës së tij të gjatë politike, që Edi Rama ja doli t’ia ndyjë në mënyrë të pakthyeshme.

The post “Ruçi groposi parlamentin, rregulloren e Kuvendit dhe veten” appeared first on 55 News.

]]>
E kishit harruar Ruçin me fustan grash, Berisha e kujton në parlament https://55news.al/politike/e-kishit-harruar-rucin-me-fustan-grash-berisha-e-kujton-ne-parlament/ Thu, 21 Jun 2018 11:19:00 +0000 https://new.55news.al/?p=28123 Ish-kryeministri Sali Berisha i ka goditur me një fjali të vetme sot në Kuvend, si kryetarin e Kuvendit ashtu edhe kryeministrin që bashkarisht planifikuan ta bënin opozitën të heshtte. Nga vendi i tij, Berisha ka protetsuar me zë të lartë ndaj Ruçit, që i mbylli mikrofonin në foltore, kreu të PD, Lulzim Basha, për të […]

The post E kishit harruar Ruçin me fustan grash, Berisha e kujton në parlament appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka goditur me një fjali të vetme sot në Kuvend, si kryetarin e Kuvendit ashtu edhe kryeministrin që bashkarisht planifikuan ta bënin opozitën të heshtte.

Nga vendi i tij, Berisha ka protetsuar me zë të lartë ndaj Ruçit, që i mbylli mikrofonin në foltore, kreu të PD, Lulzim Basha, për të mos lejuar të njoftonte se qeveria gjermane ishte kundër hapjes së negociatacve për Shqipërinë.

 “Jepja fjalën – i thirri Berisha, Ruçit, duke i sjellë në mendje arratisjen e tij historike  nga Shqipëria . – A e pe apo s’e pe?!  Por të paktën nuk iku si ti me rroba grash, po me helikopter! U largua me helikopter, jo si ti me rroga grash! Jepja fjalën!”

The post E kishit harruar Ruçin me fustan grash, Berisha e kujton në parlament appeared first on 55 News.

]]>
Parlamenti censuron edhe mediat, gazetarët: Nuk po raportojmë dot https://55news.al/aktualitet/parlamenti-censuron-edhe-mediat-gazetaret-nuk-po-raportojme-dot/ Thu, 21 Jun 2018 09:45:29 +0000 https://new.55news.al/?p=28095 Opozita ka provuar të gjitha mënyrat për të shmangur censurën e mazhorancës për të ndërprerë fjalën e deputetëve demokratë e të LSI-së. Fillimisht Gramoz Ruçi ndërpreu fjalën e kryedemokratit Basha duke fikur mikrofonin e më pas fiku serverat e internetit brenda sallës së parlamentit. Ky veprim nuk ka prekur vetëm opozitën, por edhe mediat. Ishin […]

The post Parlamenti censuron edhe mediat, gazetarët: Nuk po raportojmë dot appeared first on 55 News.

]]>
Opozita ka provuar të gjitha mënyrat për të shmangur censurën e mazhorancës për të ndërprerë fjalën e deputetëve demokratë e të LSI-së.

Fillimisht Gramoz Ruçi ndërpreu fjalën e kryedemokratit Basha duke fikur mikrofonin e më pas fiku serverat e internetit brenda sallës së parlamentit.

Ky veprim nuk ka prekur vetëm opozitën, por edhe mediat. Ishin gazetarët që u ankuan se nga ana e drejtuesëve të parlamentit nuk po u mundësohej zhvillimi normal i punës, raportimin për  opinionin publik.

Në ekranet e mediave që transmetonin live se ç’po ndodhte brenda seancës plenar u lejua të transmetohej vetëm fjalimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

The post Parlamenti censuron edhe mediat, gazetarët: Nuk po raportojmë dot appeared first on 55 News.

]]>
“Gramoz Ruçi degradoi dhe ligjëroi shkatërrimin e Parlamentit” https://55news.al/politike/gramoz-ruci-degradoi-dhe-ligjeroi-shkaterrimin-e-parlamentit/ Sun, 10 Jun 2018 08:01:17 +0000 https://new.55news.al/?p=24421 Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka quajtur Gramoz Ruçin një dispeçer minutash e qehaja dënimesh të deputetëve. Në një postim në rrjetet sociale Vasili thotë se Ruçi ligjëroi shkatërrimin e parlamentit. Postimi i plotë Ruçi ligjeron shkaterrimin e parlamentit dhe vehten si dispecer minutash e qehaja denimesh te […]

The post “Gramoz Ruçi degradoi dhe ligjëroi shkatërrimin e Parlamentit” appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka quajtur Gramoz Ruçin një dispeçer minutash e qehaja dënimesh të deputetëve.

Në një postim në rrjetet sociale Vasili thotë se Ruçi ligjëroi shkatërrimin e parlamentit.

Postimi i plotë

Ruçi ligjeron shkaterrimin e parlamentit dhe vehten si dispecer minutash e qehaja denimesh te deputeteve.

Drejtimi i parlamentit ka degraduar si kurre me pare.Kryetari i tij me dashje te plote ka ligjeruar dhunimin flagrant te rregullores nderkohe,qe cdo te enjten po ky kryetar lufton heroikisht per sekondat e opozites kur ajo flet dhe per perjashtimin e saj edhe fizik ne emer te kesaj rregulloreje.

Te vijme te faktet.

1.Pak dite me pare eshte depozituar ligji per ndryshime ne ligjin “Per masa ndaj dhunes ne maredheniet familjare”.Ky ligj eshte totalisht objekt i punes se komisionit te ceshtjeve sociale dhe shendetesise.Vete ky ligj eshte shqyrtuar edhe ne 2006 nga ky komision si pergjegjes.Aktualisht kjo pergjegjesi i hiqet komisionit te shendetesise dhe i kalon komisionit te ligjeve sepse ky komision kamikaxe tashme shqyrton cdo gje.Behet akoma me qesharak kryetari i kuvendit kur ben sikur harron,qe edhe nenkomisioni parlamentar per dhunen ne familje dhe barazine gjinore eshte prane komisionit te ceshtjeve sociale.

2.Persa i takon ligjit te strehimit social ku seanca plenare vendosi te shqyrtoheshin ne komisionin e ceshtjeve sociale amendamentet e opozites, serish ky vendim detyrues i seances u refuzua nga maxhoranca duke dhunuar haptas rregulloren dhe kryetari nuk kevizi as gishtin.

3.Po e njejta gje ndodhi me mbledhjen e paligjshme vetem me anetare te maxhorances per miratimin e ligjit te Strehimit Social.

Per te gjitha keto ky kryetar eshte njoftuar me shkrim, qe rregullorja po dhunohej ne syte e tij.

Pse ndodh e gjithe kjo?Arsyeja e vetme eshte se komisioni i ceshtjeve sociale drejtohet nga opozita dhe kryetari i parlamentit ka zgjedhur anashkalimin dhe kalimin e ceshtjeve tek komisioni famekeq i ligjeve si nje komision, qe piraton ne jeten parlamentare projektligje gjithfaresh ne emer te rilindjes duke shkaterruar parlamentin.

Kryetari Ruçi po merr persiper te zhbeje pozicionin e tij veyem e vetem qe te kenaqe sa me shume kryeministrin e tij,qe ka synim te ktheje parlamentin ne nje drejtori te kryeministrise dhe Ruçin ne drejtor te tij.

Deri tani Kryeministri ja ka dale.

Ai e shnderruar kryetarin Ruçi thjesht ne nje dispecer minutash dhe nje qehaja denimesh te deputeteve.

The post “Gramoz Ruçi degradoi dhe ligjëroi shkatërrimin e Parlamentit” appeared first on 55 News.

]]>