granate Archives - 55 News https://55news.al/tag/granate/ Fri, 16 Nov 2018 08:49:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png granate Archives - 55 News https://55news.al/tag/granate/ 32 32 I vunë granatë sot, 32-vjeçari vrau moshatarin e tij në vitin 2000 https://55news.al/aktualitet/i-vune-granate-sot-32-vjecari-vrau-moshatarin-e-tij-ne-vitin-2000/ Fri, 16 Nov 2018 08:49:46 +0000 https://new.55news.al/?p=67791 Të tjera detaje janë zbuluar për pronarin e lokalit në Elbasan, Albert Alterziu, i cili u plagos rëndë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. 32 vjeçari që u sulmua me granatë, në dhomën ku flinin ngjitur me lokalin, në pronësi të tij sipas burimeve zyrtare është person me precedentë penalë. Nga se bëhet […]

The post I vunë granatë sot, 32-vjeçari vrau moshatarin e tij në vitin 2000 appeared first on 55 News.

]]>
Të tjera detaje janë zbuluar për pronarin e lokalit në Elbasan, Albert Alterziu, i cili u plagos rëndë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

32 vjeçari që u sulmua me granatë, në dhomën ku flinin ngjitur me lokalin, në pronësi të tij sipas burimeve zyrtare është person me precedentë penalë.

Nga se bëhet me dije në vitin 2000 i dënuar më herët për një vrasje që ka kryer kur ka qenë në moshë minorene. Ai ka vrarë bashkëmoshatarin e tij 15 vjeçar Elton Shuli, dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg.

Për shkak të moshës së tij të mitur ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer. Në vitin 2010 është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale dhe në 2011 në drejtim të lokalit tę tij është qëlluar me armë zjarri.

Rasti i fundit është cilësuar si atentat dhe pista ku po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes. Fatmirësisht nipi i tij që ndodhej në të njëjtën dhomë ku u hodh granata që shpërtheu nuk ka pësuar dëmtime serioze. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen Partizani në Elbasan policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e 32 vjeçarit si dhe disa persona të tjerë që mund të hedhin dritë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit.

The post I vunë granatë sot, 32-vjeçari vrau moshatarin e tij në vitin 2000 appeared first on 55 News.

]]>
Shpërthim granate në një lokal në Elbasan, ka të plagosur https://55news.al/aktualitet/shperthim-granate-ne-nje-lokal-ne-elbasan-ka-te-plagosur/ Fri, 16 Nov 2018 07:03:48 +0000 https://new.55news.al/?p=67761 Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani”, në Elbasan.  Policia thotë se në ambiente e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente. […]

The post Shpërthim granate në një lokal në Elbasan, ka të plagosur appeared first on 55 News.

]]>
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Partizani”, në Elbasan.

 Policia thotë se në ambiente e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

The post Shpërthim granate në një lokal në Elbasan, ka të plagosur appeared first on 55 News.

]]>
Kush është ish-deputeti nga Shkodra që i hodhën dy granata në banesë https://55news.al/aktualitet/kush-eshte-ish-deputeti-nga-shkodra-qe-i-hodhen-dy-granata-ne-banese/ Thu, 07 Jun 2018 07:44:27 +0000 https://new.55news.al/?p=23535 Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë me të cilën u zgjua Shkodra ditën e sotme, ku u sulmua me granatë shtëpia e një ish-efekti policie. Banesa e ish-efektivit Shyqyri Çela është sulmuar jo me një, por me dy granata duke shkaktuar panik në të gjithën zonën, edhe pse vetëm njëra prej tyre […]

The post Kush është ish-deputeti nga Shkodra që i hodhën dy granata në banesë appeared first on 55 News.

]]>
Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë me të cilën u zgjua Shkodra ditën e sotme, ku u sulmua me granatë shtëpia e një ish-efekti policie.

Banesa e ish-efektivit Shyqyri Çela është sulmuar jo me një, por me dy granata duke shkaktuar panik në të gjithën zonën, edhe pse vetëm njëra prej tyre shpërtheu.

Besohet se kjo ngjarje ka ardhur prej konflikteve të hershme, dhe ka pasur konflikte për vitet e vështira 1997-1998.

BalkanWeb raporton se në 1996 ka qenë edhe deputet i Partisë Aleanca Demokratike, të Neritan Cekaj, pastaj ka kaluar në polici e në vitin 1997 vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyertë shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur në Shqipëri,  por po hetohen të gjitha pistat.

Sulmi me granatë ka ndodhur në 03:00 të natës në lagjen ‘Rus’. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Janë thyer vetëm xhamat e banesës së Çelës. Ky i fundit ka qenë vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

The post Kush është ish-deputeti nga Shkodra që i hodhën dy granata në banesë appeared first on 55 News.

]]>
Çmontohet granata në Kombinat, ishte gati për shpërthim https://55news.al/aktualitet/cmontohet-granata-ne-kombinat-ishte-gati-per-shperthim/ Fri, 25 May 2018 07:45:14 +0000 https://new.55news.al/?p=19405 Forcat e policisë janë vënë në alarm mëngjesin e sotëm pasi janë njoftuar nga banorët për një granatë në Kombinat. Granata është pikasur nga banorët pranë një lokali në rrugën “Çabej” në Kombinat. Ata kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se granata ka qenë e […]

The post Çmontohet granata në Kombinat, ishte gati për shpërthim appeared first on 55 News.

]]>
Forcat e policisë janë vënë në alarm mëngjesin e sotëm pasi janë njoftuar nga banorët për një granatë në Kombinat.

Granata është pikasur nga banorët pranë një lokali në rrugën “Çabej” në Kombinat.

Ata kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se granata ka qenë e pashpërthyer dhe e lidhur me një mekanizëm. Forcat xheniere kanë bërë çmontimin e granatës.

Policia thotë zyrtarisht se sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë. Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.

The post Çmontohet granata në Kombinat, ishte gati për shpërthim appeared first on 55 News.

]]>
Gjendet granata në lulishte, alarmohen banorët e Kombinatit https://55news.al/aktualitet/gjendet-granata-ne-lulishte-alarmohen-banoret-e-kombinatit/ Fri, 25 May 2018 07:16:01 +0000 https://new.55news.al/?p=19393 Një granatë e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e ditës së sotme në Kombinat. Granata është gjetur pranë një lokali në këtë zonë, e futur në një vazo. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën. Ndërsa pritet që të shkojnë forcat e xhenios. /55News.al/

The post Gjendet granata në lulishte, alarmohen banorët e Kombinatit appeared first on 55 News.

]]>
Një granatë e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e ditës së sotme në Kombinat.

Granata është gjetur pranë një lokali në këtë zonë, e futur në një vazo. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën. Ndërsa pritet që të shkojnë forcat e xhenios. /55News.al/

The post Gjendet granata në lulishte, alarmohen banorët e Kombinatit appeared first on 55 News.

]]>
VLORA NË ALARM, GRANATË PRANË NJË BANESE https://55news.al/aktualitet/vlora-ne-alarm-granate-prane-nje-banese/ Mon, 02 Apr 2018 11:50:52 +0000 https://new.55news.al/?p=3099 Mëngjesin e së hënës lagjja “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës është zgjuar në panik nga alarmi për një granatë dore. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat xheniere kryen asgjësimin e granatës, e cila është gjendur në afërsi të një banese. Sipas dëshmive granata qëndronte aty prej tre ditësh. Policia po vazhdon hetimet pasi ende […]

The post VLORA NË ALARM, GRANATË PRANË NJË BANESE appeared first on 55 News.

]]>
Mëngjesin e së hënës lagjja “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës është zgjuar në panik nga alarmi për një granatë dore.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat xheniere kryen asgjësimin e granatës, e cila është gjendur në afërsi të një banese. Sipas dëshmive granata qëndronte aty prej tre ditësh.

Policia po vazhdon hetimet pasi ende nuk ka një pistë të përcaktuar nëse granatën e ka sjellë uji i vërshimeve të fundit, apo është hedhur pranë banesave, në lagjen “Kushtrimi” qëllimisht.

The post VLORA NË ALARM, GRANATË PRANË NJË BANESE appeared first on 55 News.

]]>