grave Archives - 55 News https://55news.al/tag/grave/ Wed, 07 Nov 2018 09:07:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png grave Archives - 55 News https://55news.al/tag/grave/ 32 32 SHBA, numër rekord i grave të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve https://55news.al/globi/shba-numer-rekord-i-grave-te-zgjedhura-ne-dhomen-e-perfaqesuesve/ Wed, 07 Nov 2018 09:07:43 +0000 https://new.55news.al/?p=65100 Një numër rekord i grave pritet të zë ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në një natë të suksesshme për kandidatet në spektrin politik. CNN raporton se 96 gra pritet të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve, me 31 prej tyre që zgjedhen për herë të parë ndërsa 65 të tjera do të vazhdojnë mandatin, transmeton Koha.net. […]

The post SHBA, numër rekord i grave të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve appeared first on 55 News.

]]>
Një numër rekord i grave pritet të zë ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve në një natë të suksesshme për kandidatet në spektrin politik.

CNN raporton se 96 gra pritet të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve, me 31 prej tyre që zgjedhen për herë të parë ndërsa 65 të tjera do të vazhdojnë mandatin, transmeton Koha.net. Kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 85 përfaqësueseve.

Në Senat, CNN-i ka parashikuar se 11 gra do të fitojnë ulëse, dy prej tyre do të jenë kandidate të reja kurse nëntë do të vazhdojnë mandatin.

Numrat për secilën kategori janë të suksesshëm për demokratët që kanë 76 fituese në Dhomën e Përfaqësuesve, për dallim nga republikanët që përfaqësohen me 11 gra.

The post SHBA, numër rekord i grave të zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve appeared first on 55 News.

]]>
I njihni për indiferentë, por Durrësi mban rekord për dhunën ndaj grave; Dibra dhe Kukësi nivelin më të ulët https://55news.al/aktualitet/i-njihni-per-indiferente-por-durresi-mban-rekord-per-dhunen-ndaj-grave-dibra-dhe-kukesi-nivelin-me-te-ulet/ Wed, 17 Oct 2018 04:59:29 +0000 https://new.55news.al/?p=58542 Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes. Shpeshherë dhuna në familje nuk raportohet, ose denoncohet vetëm kur ajo kalon në ekstremitet. Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT […]

The post I njihni për indiferentë, por Durrësi mban rekord për dhunën ndaj grave; Dibra dhe Kukësi nivelin më të ulët appeared first on 55 News.

]]>
Dhuna është një plagë e shoqërisë, por ajo është edhe më e rëndë kur është brenda katër mureve të familjes. Shpeshherë dhuna në familje nuk raportohet, ose denoncohet vetëm kur ajo kalon në ekstremitet.

Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Fatkeqësisht, gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar.

Po cilët janë qarqet ku dhuna ndaj grave është më e lartë dhe ku më e ulët (së paku sipas raportimeve)?

Durrsakët njihen si indiferentë, por Qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare. Qarku i Durrësit është i përbërë nga 3 bashki të mëdha: Durrës, Shijak dhe Krujë.

Qarku i Vlorës ndjek Durrësin për dhunën ndaj grave. Referuar INSTAT-it në Vjetarin Statistikor Rajonal për çdo 10 mijë banore gra në Vlorë kishte 26.6 gra të dhunuar në 2017-n.

Në kryeqytet, ku dhe mundësia për ta raportuar dhunën është më e lartë, numri i grave të dhunuara për çdo 10 mijë banore gra ishte 26.3, rreth 4 gra më shumë se mesatarja e vendit.

Mbi mesataren kombëtare të dhunës ndaj grave renditen dhe qarku i Beratit me 25.4 gra të dhunuara për 10 mijë banore gra, Korça me 23.8 gra, dhe Lezha me 23.1.

Më pas nën mesataren renditen qarku i Gjirokastrës me 22 gra për 10 mijë banore gra të atij qarku, Fieri me 19.2, Elbasani me 17.1 dhe Shkodra me 15.

 

Por cilët janë qarqet me nivelin më të ulët?

Dibra dhe Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore gra të këtyre qarqeve. Në krahasim me mesataren kombëtare në Dibër ka 14 gra të dhunuara më pak, ndërsa në Kukës, i cili ka dhe nivelin më të ulët në vend, ka rreth 15 gra më pak.

Sikurse dihet, dhuna në familje është ndër krimet më pak të raportuara dhe më vështirë të evidentuara, por së paku nga statistikat mund të themi se kuksianët dhe dibranët trajtojnë më mirë gratë në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

The post I njihni për indiferentë, por Durrësi mban rekord për dhunën ndaj grave; Dibra dhe Kukësi nivelin më të ulët appeared first on 55 News.

]]>
Meta në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale: Të jashtëzakonshme https://55news.al/politike/meta-ne-diten-nderkombetare-te-grave-dhe-vajzave-te-zonave-rurale-te-jashtezakonshme/ Mon, 15 Oct 2018 11:53:50 +0000 https://new.55news.al/?p=58027 Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale. Në prani të shumë grave dhe vajzave nga zonat rurale, ambasadoreve dhe të ngarkuarave me punë, Presidenti Meta vlerësoi punën që bëhet në këtë atelie për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe të vlerave […]

The post Meta në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale: Të jashtëzakonshme appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale. Në prani të shumë grave dhe vajzave nga zonat rurale, ambasadoreve dhe të ngarkuarave me punë, Presidenti Meta vlerësoi punën që bëhet në këtë atelie për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe të vlerave të kombit tonë.

Presidenti Meta vuri në dukje se puna e grave dhe vajzave, veçanërisht e atyre në zonat rurale, është e jashtëzakonshme dhe shërben si një mësim edhe për përfaqësuesit e institucioneve. “Është e rëndësishme që kjo punë që ka filluar të mbështetet fuqimisht, sepse për fat të keq shumë zona të Shqipërisë janë braktisur dhe gjeneratat më të reja nuk kanë trashëguar këto tradita dhe cilësi nga të parët e tyre.” – theksoi Presidenti i Republikës. “Këtë atelie të bërë me kaq dashuri dhe sakrifica e shoh si një kambanë alarmi që të angazhohemi pa humbur më kohë për të ruajtur të gjithë këtë pasuri të jashtëzakonshme të pirografisë, etnografisë, folklorit dhe traditave tona. Kjo është shumë e rëndësishme për identitetin kombëtar por edhe për zhvillimin e turizmit.

Kjo do të ndihmojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në zonat më të thella të Shqipërisë. Nuk duhet të harrojmë që zonat më të thella të Shqipërisë janë zona tepër mikpritëse por edhe shumë të pasura në folklor, në veshjet tradicionale dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me identitetin kombëtar. Iniciativa e grave dhe vajzave që merren me këtë sipërmarrje, duhet të mbështetet më mirë nga ne si përfaqësues të shtetit, qeverisë, pushtetit vendor, sepse kjo sjell përfitime të shumta.” – u shpreh Presidenti Meta.

“Vizitova Curraj të Epërm në zonën e Tropojës, një fshat me shumë histori, që ka patur dikur 150 kulla, me bukuri përrallore, por ka qenë totalisht i braktisur nga banorët për shkak të mungesës së shërbimeve sociale. Është një fshat që u braktis nga banorët për shkak të vështirësive dhe që u ribë i njohur nga të rinj çekë që e zbuluan për ‘hiking’, për turizëm. Për fat të mirë, banorët, me angazhim personal, kanë hapur tashmë rrugën për në fshatin e tyre, të ndërgjegjshëm për potencialet turistike që ofron Curraj i Epërm.

Gati një mijë veta, jo vetëm nga Shqipëria, por nga Anglia apo vende të tjera, kishin ardhur për të festuar rimëkëmbjen e atij fshati dhe atyre traditave. E përmenda këtë rast, sepse kemi shumë zona të tjera në Shqipëri, që nuk ka arsye pse të braktisen apo të vazhdojnë të jenë të braktisura, që ofrojnë mundësi të shkëlqyera për turizëm malor. Ne e dimë që përveç peisazhit të paprekur, turistët duan jo vetëm ushqime tradicionale por dhe të shijojnë pasuritë kulturore, folklorike të çdo zone.

Besoj se mbështetja për vajzat dhe gratë që merren me këtë profesion mjaft të vështirë, është një detyrë shumë prioritare duke filluar nga unë, qeveria, pushteti vendor dhe e gjithë shoqëria. Ne duam dhe duhet të futemi në Europë, si shqiptarë. Ndaj dhe ky investim i jashtëzakonshëm, bëhet pikërisht në këtë drejtim, që të anëtarësohemi në BE, me veçantitë dhe pasuritë tona kulturore.” – ishin mesazhet e Presidentit Meta.

The post Meta në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale: Të jashtëzakonshme appeared first on 55 News.

]]>
Dhuna ndaj grave, dëshmi e një nëne në rehabilitim https://55news.al/aktualitet/dhuna-ndaj-grave-deshmi-e-nje-nene-ne-rehabilitim/ Fri, 12 Oct 2018 05:21:52 +0000 https://new.55news.al/?p=57177 Dhuna ndaj grave është një nga fenomenet me të rënda, me cilin përballet sot shoqëria shqiptare. Ajo është e përhapur kudo, si nga pikëpamja fizike, ashtu dhe nga ajo psikoligjike. Por denoncimet, më së shumti, vijnë nga gratë dhe vajzat që provojnë dhunë fizike në familje. Sipas statistikave zyrtare, vetëm një në dhjetë gra arrijnë […]

The post Dhuna ndaj grave, dëshmi e një nëne në rehabilitim appeared first on 55 News.

]]>
Dhuna ndaj grave është një nga fenomenet me të rënda, me cilin përballet sot shoqëria shqiptare. Ajo është e përhapur kudo, si nga pikëpamja fizike, ashtu dhe nga ajo psikoligjike. Por denoncimet, më së shumti, vijnë nga gratë dhe vajzat që provojnë dhunë fizike në familje. Sipas statistikave zyrtare, vetëm një në dhjetë gra arrijnë ta denoncojnë atë në polici dhe kjo vjen kur ka arritur fundi i durimit, pas një kohe të gjatë të ushtrimit të kësaj dhune mbi to.

Në një dëshmi ekskluzive për Zërin e Amerikës, një nënë e dhunuar, e marrë në mbrojtje nga strukturat e shtetit, thotë se vendosi të denoncojë bashkëshortin, kur ai ushtroi dhunë edhe mbi fëmijën. Hapi më i vështirë për të, ishte ai drejt komisaritatit të policisë. Me gruan e dhunuar bisedoi gazetarja Mimoza Picari. Për arsye anonimiteti, emri i gruas nuk mund të bëhet i ditur.

Si nisi dhuna ndaj jush?

-Ndodhi pa ndonjë arsye, si shumica e çunave sot, pijnë pije alkolike; edhe bashkëshorti im ka qenë një prej tyre. Dhuna ka qenë e përditshme, pothuaj e padureshme, por duke qene se kemi dhe fëmije, menduam se do ta kalojmë.

Çfarë menduat për herë ta parë kur u dhunuat?

– Dhuna psikologjike ka qenë e përhershme, por dhuna fizike më ka bërë të ndjehem shumë keq, nuk e doja veten, nuk doja më të qëndroja më në atë shtëpi. Urreja veten, e kisha unë fajin për çdo gjë, ose të paktën kështu më bënte të ndjehesha.

Me çfarë lidheshin kërkesat e bashkëshortit tuaj në përgjithësi?

-Nuk kanë patur asnjë arsye konkrete, thjesht mund të acarohej për gjëra shumë të kota.

Ju, ishit në marrëdhënie pune?

-Jo. Kam qenë e papunë.

Po ai?

– Edhe ai ka qenë pjesërisht i papunë.

Me çfarë ushqeheshit gjatë kohës që nuk ishit në punë?

– Me kursime, me borxhe, kur mbaronin kursimet.

Si ishte dita juaj?

-Ka patur raste që ai nuk pinte për ditë të tëra. Kur pinte sërish bërtiste, shante, hidhte gjëra nëpër shtëpi; qëllonte edhe që përfundoja në një cep të dhomës, e rrahur.

Nuk provoi ai të rehabilitohej, t’i kthehej jetës normale? Nuk reflektonte, nuk ju kërkonte falje?

– Asnjëherë. Mendonte se gjithë problemin e kisha unë dhe jo ai.

A kishit përkrahje nga familja juaj, nga familja e bashkëshortit, pasi mbi ju është ushtruar dhunë e vazhdueshme për 5 vjet rresht?

– Jo. Jo sepse për ne është akoma tabu që të ndahesh, të strehohesh nëpër qendra sociale, të kërkosh ndihmë nga shteti. Të përfundosh në polici është ende turp, edhe pse askush nuk mendon për gjendjen tonë shpirtërore dhe fizike.

Keni kërkuar ndihmë diku?

– Për dhunën jo, sepse pata frikë. Kam qenë e kërcënuar gjatë gjithë kohës.

E mbani mend ditën që vendosët të denonconi dhunën?

– Ka qenë momenti që ushtroi dhunë dhe mbi fëmijën. Aty nuk durova dot. Mund të duroja dhunën ndaj meje, por mbi fëmijën nuk munda. Kur e pashë veten pranë rajonin të policisë, thashë o do kthehem tek ai, ose do eci përpara, dë vazhdoj jetën, sepse nuk mundem më. Thjesht, hodha hapat para dhe u futa në rajon.

Si ju trajtuan në polici? E pranuan denocimin tuaj?

– Po. Edhe zotërinë e morën direkt në polici. Mua më siguruan që ai nuk do mund të më prekte më dhe se do isha e sigurt. Më sollën në një qendër sociale, ku mbrohen gratë e dhunuara. Dhe që prej asaj kohe jam strehuar përkohësisht tek kjo qendër. Më kanë thënë se është shprehur se ka ndryshuar, ka reflektuar, kërkon të kthehet, por nuk mundem më. Jo vetëm prej vetes, por fëmija nuk e meriton të përjetojë të njëjtat gjëra.

A mund të kujtoni sot një moment të dhunshëm ndaj jush?

– Mbaj mend detajin më të tmerrshëm. Ai mbante një thikë në dorë. Ai do më vriste mua, ose do vrisja unë veten. Ka qenë ndër gjërat më të tmerrshme.

Si e shikoni veten pas këtij momenti, rehabilitimin tuaj në të ardhmen?

– Për shumë gra qëndrimi në nje qendër sociale është ndihmë, sepse merr veten. Ke mundësi të punosh, t’i kthehesh jetës, të marrësh një shtëpi, të vazhdosh jetën.

Sot, a mendoni se e keni kaluar pjesën më të vështirë, pjesën më të errët të jetës tuaj?

– Për pjesën e dhunës e ndjej veten heroinë, përderisa arrita të kaloj derën e komisariatit të policisë. Për mua kjo ka qenë më e vështira, të dilja nga dera e shtëpisë dhe të shkoja në polici. Përdersa arrita të bej këtë, nuk kam më frikë.

Një mesazh, për të gjitha gratë e dhunuara.

– Të jenë të forta dhe kanë për t’ja dalë. Askush nuk ka të drejtë të ushtrojë dhunë mbi to. T’ja dalin për fëmijët e tyre, për veten…

 

The post Dhuna ndaj grave, dëshmi e një nëne në rehabilitim appeared first on 55 News.

]]>
‘Statusi i gruas në Shqipëri, Vokshi kujton rastin e Xhisielës në Forumin e Grave të PPE https://55news.al/politike/statusi-i-gruas-ne-shqiperi-vokshi-kujton-rastin-e-xhisieles-ne-forumin-e-grave-te-ppe/ Sun, 07 Oct 2018 13:18:59 +0000 https://new.55news.al/?p=55706 Albana Vokshi, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane me temë: “Gratë të parat!! Barazia gjinore në pushtet dhe vendimmarrje”. Gjatë prezantimit të situatës së Shqipërisë, Vokshi deklaroi se statusi i gruas në Shqipëri është përkeqësuar vitet e fundit dhe se gratë përdoren si […]

The post ‘Statusi i gruas në Shqipëri, Vokshi kujton rastin e Xhisielës në Forumin e Grave të PPE appeared first on 55 News.

]]>
Albana Vokshi, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane me temë: “Gratë të parat!! Barazia gjinore në pushtet dhe vendimmarrje”.

Gjatë prezantimit të situatës së Shqipërisë, Vokshi deklaroi se statusi i gruas në Shqipëri është përkeqësuar vitet e fundit dhe se gratë përdoren si fasadë nga kryeministri Edi Rama, duke kujtuar rastin e Xhisiela Malokut.

“As ndryshimet ligjore, as vendosja e kuotave të përfaqësimit në ligj e në struktura partiake, as rezolutat parlamentare për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, as propaganda e Kryeministrit me numrat e grave Ministre në Qeveri nuk e kanë përmirësuar, statusin e grave në Shqipëri.”, tha Vokshi e cila vazhdoi:  “Megjithëse kishte një denoncim për përdhunim dhe torturim, institucionet nisën të reagojnë vetëm kur skandali u bë publik nga oficeri i policisë, i cili është kërcënuar publikisht nga kryeministri i vendit.”

 Argumentat kryesorë të Vokshit, mbi përkeqësimin e statusit të gruas në Shqipëri, u përqendruan tek trajtimi ekonomik i gruas në Shqipëri dhe mungesa e ndihmës nga qeveria:

–         Varfëria e ekstreme (sipas BB) e më shumë se gjysmës së popullsisë rëndon më së shumti gratë e vajzat,

–         papunësia e grave shkon deri në 50 – 70% në rajone të caktuara.

–          diferenca e pagave midis burrave e grave është rritur nga 6.3 (2016) në mbi 10% (2018)

–          dhuna me bazë gjinore është trefishuar

–          indeksi i pabarazisë gjinore është përkeqësuar me 14%.

Nga ana tjetër, presidentja e Forumit të Gruas të PPE, Doris Pack, tha se problematika e vajzave dhe grave ngjan në shumë vende të Europës, por rasti i Shqipërisë është i ndryshëm.

Pack shprehu shqetësim për ikjen masive të grave nga Shqipëria, si një përpjekje për të shpëtuar fëmijët  e tyre nga një vend ku pamjet filmike tregojnë se gratë dhe fëmijët shfrytëzohen në parcelat me kanabis dhe ku është verifikuar se deputetë të maxhorancës kanë qenë të dënuar për krime të ndryshme në disa vende të Europës.

The post ‘Statusi i gruas në Shqipëri, Vokshi kujton rastin e Xhisielës në Forumin e Grave të PPE appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e grave, plagë për shoqërinë, sfidë për shtetin https://55news.al/aktualitet/vrasja-e-grave-plage-per-shoqerine-sfide-per-shtetin/ Thu, 20 Sep 2018 05:09:48 +0000 https://new.55news.al/?p=50601 Vrasja e grave dhe vajzave vijon të​ mbetet një​ plage pë​r shoqë​rinë​ dhe sfidë​ për shtetin shqiptar. Megjithë​ pë​rmirë​simet ligjore qysh prej vitit 2006, krimi ndaj gruas ka mbetur në​ të​ një​jtat nivele, ndaj detyroi qeverinë​ së​ fundi të​ ndë​rhyjë​ së​rish në​ ligjin kundë​r dhunë​s në​ familje. Edhe ndryshimet e një​ viti më​ parë​, si […]

The post Vrasja e grave, plagë për shoqërinë, sfidë për shtetin appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e grave dhe vajzave vijon të​ mbetet një​ plage pë​r shoqë​rinë​ dhe sfidë​ për shtetin shqiptar.

Megjithë​ pë​rmirë​simet ligjore qysh prej vitit 2006, krimi ndaj gruas ka mbetur në​ të​ një​jtat nivele, ndaj detyroi qeverinë​ së​ fundi të​ ndë​rhyjë​ së​rish në​ ligjin kundë​r dhunë​s në​ familje.
Edhe ndryshimet e një​ viti më​ parë​, si pjesë​ e reformë​s në​ drejtë​si, e pë​rjashtuan gjykimin e shkurtuar nga vepra penale e vrasjes së​ grave, pasi duke pë​rdorur atë​ autorë​t e krimit i shpë​tonin dë​nimit me burgim të​ pë​rjetshë​m.
Strukturat shtetë​rore janë​ të​ vetë​dijshme që​ kur vjen puna pë​r trajtimin financiar të​ fë​mijë​ve të​ në​nave të​ vrara, ka ende vend pë​r pë​rmirë​sime.

Nga Tirana njofton për Zërin e Amerikës gazetarja Mimoza Picari.

Në shtëpinë e Ardiana Shahollit, ndodhet e varur në një mur piktura e një prej 6 fëmijëve të saj, Pranverës 15 vjeçe. “Mbështetja më e ngrohtë është në krahërorin e nënës” – shkruan ajo mbi pikturën që paraqet një fëmijë me kokën e mbështetur në gjoksin e nënës.
Ermira, njëra nga vajzat e saj, thotë se një ditë kur ata nuk ishin në shtëpi, dhe ajo ishte vetëm, humbi dhe jetën.
Ardiana Shaholli 40 vjeç, në Durrës, u rrah deri në vdekje nga bashkëshorti i saj pas një konflikti të përsëritur.
Alija, vajza 15 vjeçare e thërret kujtimin e nënës përmes tingujve të kitarës, të cilën e praktikon në një kishë aty pranë.
Ermira, Erisa dhe Fjorela përkatësisht 13, 12 dhe 8 vjeçe, në prani të psikologes Edlira Tafani, thonë se nëna e tyre ishte shumë e duruar, dhe se kishte besim në vete.
Vëllai i vetëm i 5 motrave, Shpendi 18 vjeç dhe Pranvera 17 vjeçe, më të rriturit, ishin në punë për të siguruar mbijetesën. Të gjithë të shkëlqyer në shkollë.
Ardiana nëna e tyre, është një ndër 13 gratë dhe vajzat viktima të vrasjes në 8 muajt e parë të këtij viti. 4 u vranë nga bashkëshortët. 4 gra dhe vajza u vranë në Selenicë nga afërmi i tyre. 2 për shkak të marrëdhënieve familjare. 1 në Shkodër bashkë më bashkëjetuesin e saj në prani të fëmijës rreth dy vjeç. Dhe dy vajza njëra 21 dhe 19 vjeçe u vranë për shkak të përndjekjes, në mes të Tiranës.
Që prej vitit 2010 në Shqipëri kanë humbur jetën nga dhuna 154 gra dhe vajza, 106, janë viktima të dhunës në familje, 73 prej të cilave janë vrarë nga bashkëshorti.
Përpjekjet ligjore për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nisin në 2006, me miratimin e ligjit kundër dhunës në familje si dhe me kalimin e veprës penale të vrsajes së gruas tek Gjykata e Krimeve të Rënda.
Anila Hoxha gazetare e televizionit Top Channel thotë se as kjo lëvizje ligjore nuk e uli krimin ndaj gruas.
Ndëshkimi i autorëve të vrasjes së grave dhe vajzave, mbetet një çështje e nxehtë që shkakton polemika në strukturat që përgatisin një dosje për prokurorinë dhe gjykatën.
Zëvendës ministrja e brendshme, Romina Kuko thotë se, kur kanë kryer analiza në strukturat e policisë rast pas rasti, kanë vënë re se ka patur vendime të gabuara të gjykatave.
Krimi në familje, u dyfishua në vitet 2011 dhe 2012 në raport me vitin pararendës. 49 gra dhe vajza ishin viktima të vrasjes. E shqetësuar nga kjo situatë, qeveria e asaj kohe, shpalli nismën për ashpërsimin e dënimit për autorët e krimit në familje.
Kryeministri Sali Berisha, njoftoi në mbledhje qeverie ndryshime ligjore, që parashikojnë dënim përjetë të vrasësve të grave.
Autorët e krimit në familje shfrytëzuan kërkesën për gjykim të shkurtuar për t’i shpëtuar dënimit përjetë, gjë që e zgjidhi Reforma në Drejtesi.
Tani për të gjitha veprat penale, për të cilat parashikohet dënim i përjetshëm nuk ka më gjykim të shkurtuar, siç është rasti i gjakmarrjes dhe rasteve të dhunës në familje.
Krimi ndaj grave preku në gusht të vitit 2017 vet sistemin e drejtësisë. Gjyqtarja Fildez Hafizi mbeti e vrarë nga ish- bashkëshorti.
Prej një viti familjarët kërkojnë drejtësi, ndërsa çështja ka kaluar sa në një gjykatë tek tek tjetra.
Gazetarja Anila Hoxha thotë se me ligjet e reja, nga Gjykata e Krimeve të Rënda duhej të kalonte në një gjykatë të zakonshme, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda shndërrohet në Gjykatë të Krimit dhe Korrupsionit.
Këtë ngërç – thotë ajo e zgjidhi Gjykata e Lartë dhe çështja vijon të gjykohet tek Krimet e Rënda.
Romina Kuko, zëvendës ministrja e brendshme, thotë se rasti i zonjës Hafizi duhej të ishte një këmbanë alarmi, por ajo sqaron se ndryshimet e reja ligjore e ndalojnë këtë ping-pong.
E ndërsa gruaja në familje ka marrë mbrojtje ligjore vit pas viti, ajo jashtë marrëdhënieve familjare ishte thuajse e pambrojtur.
Ariela Murati dhe Xhuljeta Çuni 21 dhe 19 vjeç u vranë këtë vit nga përndjekësit. Me ndryshimet e reja ligjore situata ndryshon.
Ogerta Manastirliu, ministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, shpjegon se ndryshimet e reja ligjore në ligjin për dhuën ndaj grave parashikojnë, jo vetëm mbrojtje për viktimën në raport familjar por edhe në marrëdhënie të afërta.
Zëvendës ministrja e brendshme, Romina Kuko, thotë se ky është rasti që nëse një grua vajzë ndjehet e përndjekur, të denoncojë
Ligjet janë forcuar, por në korpusin ku ato priten të zbatohen po ndodh një shkundje për shkak të reformës. Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë lexojnë një çoroditje në radhët e drejtësisë.
Arjana Muçaj, pedagoge në fakultetin e shkencave sociale, thotë se ligjet e reja duhet të zbatohen pavarësisht nëse ka apo jo Vetting. Dhuna nuk njeh vetting – thotë ajo.
Edhe Anila Hoxha, gazetare e televizionit Top Channel, thotë se çdo gjyqtar dhe prokuror është në ethet e dokumentave të vettingut.
Krimi në familje lë pas plagë të thella sociale, fëmijë pa nënë dhe me babain në burg apo të vetëvrarë. Për fëmijët nën 18 vjeç punohet që të kenë një familje biologjike. Në të kundërt ndërhyjnë strukturat e shërbimit social.
Fëmijët, të cilëve babai u ka vrarë nënën dhe vetë është nën gjykim, nuk e përfitojnë statusin e jetimit. Kujdestari nuk përfiton ndihmë financiare deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.
Ligji parasheh një pension, por kjo varet nga vitet e punës së siguruara të nënës. Fëmijët e gjyqtares së ndjerë Fildez Hafizi përfitojnë secili nga 4 mijë e 500 lekë pension nga e ëma, pasi ajo kishte 17 vite punë të siguruara.
Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se trajtimi është multidimensional. Ajo ngarkon me përgjegjësi pushtetin vendor dhe pranon se ka vend për përmirësime në këtë drejtim. Në bashkëpunim me shoqatën e jetimëve shpjegon zyrtarja e lartë e qeverisë, po shohim të ndërhyjmë tek statusi i jetimit.

6 fëmijët e të ndjerës Ardiana Shaholli që u vra nga bashkëshorti, më i madhi 18 vjeç gjatë verës u ushqyen me punën e tij dhe të motrës 17 vjeçe. Me fillimin e shkollës jeta e tyre hyn në një kolaps. E megjithatë ata shohin dritë në fund të tunelit dhe ëndrrat i kanë të qarta.
Fjorela, njëra nga vajzat e së ndjerës Ardiana Shaholli, ëndërron që, kur të rritet të bëhet police, të mbrojë gratë të mos kenë fatin e nënës së saj, Erisa, vajza tjetër, dëshiron të bëhet psikologe të ndihmojë fëmijët si ajo, të tejkalojnë çaste të tilla të vëshitra dhe Ermira në një shoqatë bamirëse të ndihmojë njerëzit në nevojë, ashtu si “Fundjavë Ndryshe” dhe emisioni “Stop” në Tv Klan, ndihmuan atë, 5 motrat dhe vëllain të kenë një shtëpi të re.
Një foto, që qëndron e ekpozuar më shumë se të tjerat në shtëpinë e tyre të re, është e fundit e të gjithë fëmijëve me nënën e tyre Ardiana Shaholli.
“Ishte 8 Marsi, thotë Ermira, vajza e saj. I bëmë mamit surprizë, e morëm dhe bëmë shëtitje atë ditë të gjithë bashkë, ne fëmijët dhe ajo. Ky është 8 Marsi i fundit i saj, dhe i yni me të, thotë ajo, me sytë gjithë lot dhe trishtim”.

The post Vrasja e grave, plagë për shoqërinë, sfidë për shtetin appeared first on 55 News.

]]>
“Shpëtoni Shqipërinë” ishte edhe zëri i grave shqiptare drejtuar Presidentit Wilson, në Konferencën e Paqes më 1919 https://55news.al/dossier/shpetoni-shqiperine-ishte-edhe-zeri-i-grave-shqiptare-drejtuar-presidentit-wilson-ne-konferencen-e-paqes-me-1919/ Tue, 04 Sep 2018 14:24:44 +0000 https://new.55news.al/?p=46641 Nga Pertefe Leka Shqiptarët në përgjithësi,kanë pasur besim tek njerëzit e urtë,për të zgjidhur probleme kardinale për kombin . Vepra e nobelistit, Woodrow Wilson, në mbrojtje të popujve të shtypur ,është udhërrëfyese, sidomos sot, kur është ndezur një debat politik dhe diplomatik për stabilizimin e ballkanit. Kur diskutohen hyrje e dalje në Europën e Bashkuar, […]

The post “Shpëtoni Shqipërinë” ishte edhe zëri i grave shqiptare drejtuar Presidentit Wilson, në Konferencën e Paqes më 1919 appeared first on 55 News.

]]>
Nga Pertefe Leka

Shqiptarët në përgjithësi,kanë pasur besim tek njerëzit e urtë,për të zgjidhur probleme kardinale për kombin . Vepra e nobelistit, Woodrow Wilson, në mbrojtje të popujve të shtypur ,është udhërrëfyese, sidomos sot, kur është ndezur një debat politik dhe diplomatik për stabilizimin e ballkanit. Kur diskutohen hyrje e dalje në Europën e Bashkuar, Kur diskutohen ndryshim kufijsh, që lidhen me fjalën luftë, që kane trazuar shpirtra nënash të përvëluara nga humbjet e bijëve. Kur vazhdojnë të diskutohen, të drejtat njerëzore, vendosje piramidash ndarëse dhe shfrytëzime nënujore pafundësisht, e ne , ende kemi mbetur “një thumb i ngulun në trutë e njerëzisë” siç thoshte Migjeni. Sa sakrifica kanë bërë shqiptarët 100 vjet më parë, duke iu drejtuar liderit botëror të paqes, Woodrow Wilson, i cili kishte përcaktuar formën e bashkësisë ndërkombëtare të së ardhmes në “Fourteen points”.

Filozofia politike e Presidentit Wilson, është paraqitur shumë thjeshtë në “14 Pika” por aty ishin vendosur pikat mbi -” i “- të : drejtësi dhe vetëvendosje për të gjithë kombet, të mëdhenj e të vegjël, që kërkonin liri politike,mos me lejue pushtimet e huaja,as sundim nga të huajt. Konferenca e Versajës e kishte mbështetë idenë themelore të Presidentit Wilson në lidhje me të drejtën e popujve për vetëvendosje kombëtare.Kur u pa se Konferenca e Paqës në Paris, nuk po i merrte parasysh kërkesat e shqiptarëve, kryetari i delegacionit, Imzot Luigj Bumçi iu drejtua Presidentit Wilson për krimet e kryera mbi popullsinë shqiptare të Kosovës nga fqinji verior. Kështu vërshuan me letra e takime direkte shumë personalitete shqiptare nga gjitha trevat shqipfolëse, që ngritën zërin e protestuan për padrejtësitë që po i bëheshin vendit tonë. Nuk mungoi edhe vendosmëria e grave, në këtë betejë diplomatike. Ishte, Zj. Lejla Dino, bija e Çamërisë, kur pa se babait të saj, Rasih Dino, që ishte caktuar nga komuniteti Çam në Amerikë, të merrte pjesë në Konferencën e Paqës në Paris, po i nxirrnin pengesa italianët për të kaluar, iu drejtua me një letër Liderit Amerikan : “……Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria, që nënat shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhembshurve të tyre të rrokullohet nën zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do të na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur….” 1Janar 1919, botuar Albania

Motrat Qirjazi qenë shume aktive në këto momente. Ata ishin të parat femra shqiptare që vazhduan “Robert Kolegj”, të sponsorizuara nga diplomati dhe biznesmeni amerikan, Charles Richard Crane, këshilltar i Presidentit Wilson.( Crane kishte lobuar për Shqipërinë më 1912-13 për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në forumet ndërkombëtare. Ai kishte sponsorizuar shumë studentë shqiptarë për të ndjekur studimet në Robert Kolegj të cilin e kishte themeluar, Ai vete dhe po ashtu kishte vepruar për shkollën e Dakës në Kamzë). Sevastia, së bashku me të shoqin, Kristo Dako, themeluan,”Partia Kombëtare Shqiptare”, për t’i shërbyer çështjes kombëtare. Sevastia me kurajon dhe guximin që e karakterizonte, iu drejtua fuqive të mëdha, në prag të Konferencës së Paqës, me 12 Tetor 1918, me një memorandum, mbi të drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve.

Po ashtu Parashqevia, si delegate e shqiptarëve të Amerikës, së bashku me misionarin amerikan Charles Telford Erickson, (i cili ia kushtoi tërë jetën Shqipërisë, duke lënë mijëra faqe të përmbledhura në “Enigma e Ballkanit “), morën pjesë në Konferencën e Paqës, duke informuar Presidentin Wilson për kërkesat e shqiptarëve.

Shoqata Britanike, e kryesuar nga koloneli Aubrey Herbert, avokati i indipendencës së Shqipërisë 1907-1913, Miss Edith Durham, që ngriti lart konsideratën për shqiptarët, e të tjerë miq të Shqipërise, edhe pse nuk morën pjesë në ate Konferencë , ata shprehnin një mendim duke u bërë një mbështetje e fuqishme e kauzës shqiptare, në vendimet delikate të Konferencës së Paqës.Nga të gjitha anët, vinin letra pa fund, por tërheq vëmendjen letra e Nikollë Ivanajt, pjesëmarrës i Konferencës, drejtuar Presidentit Wilson me 10 Mars 1920, duke iu lutur liderit botëror, mbi bazën e 14 principeve, se vazhdon të cënohet integriteti politik dhe shtetëror i Shqipërisë nga marrëveshjet e fshehta, që kundërshtojnë pavarësinë tonë popullore të cilën Shqipëria e kishte arritur ndërkombëtarisht……… Kanë mbetur Monumentale në historinë e luftës diplomatike, fjalët e Atë Gjergj Fishtës në atë Konferencë….”Qyshse serbët kanë vra me qindra e mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të Nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk kanë kenë serb, as ata të Epirit nuk kanë kenë grek ….”. Shqiptarët e Amerikës kishin fituar besim tek Presidenti i SH.B.A.-së, kur thotë Noli në takimin e tij në Mount Vernon 4 Korrik 1918 : “Udhetimi im këtu triumfoi, fola dy herë me Presidentin Wilson, i cili më dha shpresa të mëdha ..” Por garancia më e madhe, ishte vetë plani i Paqës që shtronte Wilson në vendosjen e të drejtave për vetëvendosjen e popujve dhe ndalimin e traktateve të fshehta.

Këto personalitete të larta të elitës intelektuale shqiptare e kanë tejkaluar emrin e presidentit amerikan,duke iu drejtuar filozofisë se tij, Wilsonjane si përcaktuese siç shkruan Fishta : “… me përskajue kufijtë e natyrshëm të Shqipërisë simbas parimit të autodecizionit

…si ky përcaktohet prej klauzolave të teorive Wilsonjane..”Gj.F.20 qershor 1919

Protestat e shqiptarëve dhe sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar nga personalitete më në zë të Shqipërisë dhe të huaj, nuk shkoi kot. Përgjigjja e Wilson-it drejtuar delegacionit shqiptar, pjesëmarrës në Konferencën e Paqës në Paris se “Sh.B.A.-të nuk do të nënshshkruajnë, kurrë një traktat që copëton Shqipërinë…” botuar 25 Prill 1919 gazeta “Franc-Press”.Apo lajmi i rrufeshëm i Wilson, në Maj ,1919 ku denoncoi shpalljen e traktatit Italian dhe kërkoi që Shqipëria të jetë shtet indipendent. Me mirënjohje ,Noli e konsideron Wilson “Atë(baba))dhe profet” me thirrjen e përjetshme “Na udhëhiq,na udhëhiq”. Kontributi i Wilson vazhdoi edhe në Gjenevë, ku Noli ishte ambasadori i parë shqiptar, Shqipëria u pranue në Lidhjen e Kombeve dhe Pavarësia e vendit u njoh zyrtarisht nga bota.

Në vlerësimin e Konicës për Presidentin Wilson:”Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument në zemrat e tyre” e bën të lidhur shpirtërisht në kujtesën gjithë shqiptare.

Shqiptarët ashtu vepruan, me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë, në nderim të mbrojtësit të Shqiptarëve, ngritën në qendër të Tiranës, në sheshin Wilson, Përmendoren e Udhëheqësit të Paqes botërore, që sipas vlerësimit të Nolit :”Një lis i Madh në të cilin kombet e vogla kanë ndërtuar foletë”. Filozofia e Nobelistit të Paqës,Wilson, mund të përcaktohet me fjalët e tij “Parimi i drejtësisë për gjithë popujt e shtetet dhe e drejta e tyre për të jetuar në marredhënie të lirisë me njeri tjetrin, qofshin të fortë e të dobët” Prandaj, shtatorja e ngritur, në nderim të Tij, nuk është një dekor, por një zë që do të dëgjohet dhe do të na drejtojë me dorën lart përpara, për të mbrojtur,lirinë, pavarësinë, demokracinë, barazinë për të drejtat njerëzore dhe për integritet në Europën e Bashkuar. Ashtu siç treguam ne dhe gjithë popujt e shtypur mirënjohje dhe respekt për humanistin shpresëdhënës, Wilson, po atë konsideratë dhe krenari shpreh Lideri amerikan, për Giuzeppe Mazzini, projektuesi i Europës së Bashkuar. Kur ishte në Europë në Konferencën e Paqës,Wison vizitoi në Gjenovë Monumentin e ideologut tij, Giuzeppe Mazzini ,ku shprehu ndjenjat e tij më të sinqerta ” I stand in the presence of this monument and bring my greetings and the greetings of America with our homage to great Mazzini.” (Unë qëndroj në prani të këtij monumenti dhe i sjell përshëndetjet e mija dhe përshëndetjet e Amerikës me homazhin tonë ndaj Mazzinit të Madh” “We have studied the life of Mazzini as much pride as we shared in the glory of history” (Ne kemi studiuar jetën e Mazzinit me shumë krenari, ashtu siç e kemi mësuar në historinë e lavdishme ) Busti i Mazzinit,në Central Park,Manhattan,rrezaton edhe sot me ide progresive me mbishkrimin : “DIO E IL POPOLO” dhe “PENSIERO E AZIONE” (Mendim e Veprim )Kjo ideologji nuk mbeti e izoluar në disa ndivid, por u përthith nga shumë lider të botës për të zgjidhur probleme kardinale. Për shqiptarët pati ndikim thelbësor sepse,principet bazë të kësaj filozofie ishin me organizue një shoqëri politike të re, të bashkuar, të lirë me të drejtat gjinore, indipendente, me sistem republikan. Duke qenë bashkohës i Marksit, Mazzini hodhi poshtë doktrinën marksiste të luftës së klasave, duke i dhënë përparësi bashkimit klasor në sistemin republikan. Ai thotë për Marksin se është sundimtari absolut i partisë, padyshim, ai bën gjithçka për vete, ai është i vetmi që jep urdhëra dhe nuk toleron asnjë kundërshtim. Ai e përshkruan Marksin me një shpirt destruktiv, zemra e të cilit është mbushur më shumë me urrejtje se sa me dashuri për njerëzit ( Mazzini dhe Marks : thoughts upon demokracy in Europe) Pikëpamjet e Mazzinit dhe pikëpamjet fetare janë të lidhura ngushtë në një besim të perbashkët: liri, barazi, unitet, demokraci, arsim të papolitizuar, ku bazën morale të një vendi e përbën fryma patriotike kombëtare. Shprehja profetike e Mazzini-t : “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe si një mision hyjnor ” i jep prioritet bashkimit nacional ku Zoti i ka përcaktue kufijtë natyral të një kombi.”God has marked the natural borders of the natioi.Por si nacionalist republikan ishte një kampion i drejtimit intelektual të lëvizjes “Risorgimento” për bashkimin e Italisë dhe që e shikon hartën politike të Europës mbi bazën e dy principeve: Demokraci dhe Vetëvendosje, sipas nacionaliteteve. Sot, harta e Bashkimit Europian dhe lidhja e kombeve janë ideuar nga Mazzini, si një vazhdim logjik i bashkimit italian, të realizuar jo vetem nga idetë, por edhe nga aksionet me Garibaldin në krye. Me këte dakortësi Wilson shprehet për vazhdimësi:”Fjalët e profetit dhe liderit tuaj shpresoj të mbillen thellë në zemrat e bashkatdhetarëve te mi.” Idetë progresive që gjenerojnë ide të reja janë të pavdekshme. Një krenari shqiptare, Elena Gjika, gruaja më e ditur e kohëve moderne, kishte ide të përbashkëta me Mazzinin. Ajo ishte vlerësuar nga Mazzini dhe Garibaldi, sepse kishte mbështetur gjithmonë vlerën e demokracisë në mbrojtje të të shtypurve,të lirisë së popujve të Ballkanit, për të hedhur bazat për ndërtimin e një EUROPE TË POPUJVE, e cila të tejkalonte Europën e shteteve. Ajo, do të tregonte historinë e Shqipërisë nga pushtimet e huaja, sulltanët, serbët dhe do të ngrinte çështjen e Çamërisë …… “Me që bashkatdhetarët e Skenderbeut, janë pellazg, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur Pellazge i është dashur të mbrojë vendin e të parëve të saj, jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllav. Serb Dushani i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina se padishahu i Stambollit .”Elena Gjika,si mazzinianët, edhe ajo na këshillon, të nxjerrim mësime nga historia që të kemi një Rilindje kulturore, letrare, politike mbi bazën e unitetit intelektual, shkencor e moral, dhe duke ngritur lart emancipimin e femrës “.Detyra më e ngutshme është përhapja e arsimit në gjuhën shqipe për të realizuar Bashkimin Kombëtar. Shkodrani i përmendur, Pashko Vasa,veprimtar i Rilindjes Kombëtare,i frymëzuar nga atdhetarët e shquar italianë,Mazzini dhe Garibaldi mori pjesë përkrah popullsisë kryengritëse, si revolucionar i Risorgimentos, në Mestre të Italisë, e rrethuar nga austriakët 1847.Por ajo që e bashkon në ide si mazzinian, është apeli i Pashko Vasës:” Feja e Shqyptarit asht Shqyptaria “, e cila shkonte në të njëjtën linjë me ate që propagandonte Giuzzepe Mazzini. Këto ide ishin të rëndësishme në aspektin religjioz, sepse Shqipëria me tri fe të ndryshme e kishte të vështirë të zgjohej me një fe të përbashkët , por per fat të mirë e përballoi me krenari, pa asnjë kundërshtim duke i dhënë prioritet SHQIPTARISË dhe duke mbetur edhe sot modeli më i mirë i tolerancës fetare. Ishte Shkodra e para, me këte ndikim,që në vitin 1905, ku u dukën disa organizime, si “komuna sociale.”Këte ndikim e dëshmon Nikollë Ivanaj në gazetën e tij “Shpresa e Shqypnisë “të cilën e botonte në Raguzë,në një artikull të Nëntorit 1905 ,nr.41. Ai në atë kohë bënte pjesë në organizatën ilegale mazziniane në Itali. Ky ndikim u pasua edhe nga vëllezërit Ivanaj, Martin e Mirash, të cilët i shpalosen idetë mazziniane që në numrin e parë të gazetës “Republika ” me 24 tetor 1923 në Shkodër. Ishte hera e parë që në Shqipëri dëgjohej termi Republikë e cila shënonte fillimin e një lëvizje që rridhte nga idetë demokratike për një trajtë rregjimi jo vetëm të një ose disa njerëzve, por të të gjithë klasave që përbëjnë një shtet,me divizën të huazuar nga Mazzini. Republikë,sipas Ivanajve, do të thoshte :”kombëtari e papersonalizuar në një njeri, do të thoshte atdhedashuri jo e personalizuar në një sekt, apo në një krahinë,do të thoshte atdhedashuri që nuk përulet përpara armikut, atdhedashuri që nuk shitet , atdhedashuri, ku mësohet si mund të luftohet për liri, atdhedashuri që kërkon të vdesësh për atdhe në fushën e betejës”

Janë pafund mendimet pozitive të njerëzve të dijës dhe të aksionit, atëherë edhe sot. Ata duhet të njihen nga brezi i ri, sepse janë nxitje për veprim .Njerëzit e urtë të Shqipërisë dhe miqtë e saj, duhet të japin kontributin e tyre më të fuqishëm, për të bashkuar popujt e Ballkanit me familjen e vet, ku të gëzojnë së bashku, kufijtë e tyre natyral që të mos përmendet më “Ballkani Fuçi Baroti”. Le të jetë shembulli i Presidentit Wilson, udhërrëfyesi i tyre si dhe thënia profetike e Mazzinit: “Patriotizmi si një detyrë dhe dashuria për Atdhe si një mision Hyjnor

The post “Shpëtoni Shqipërinë” ishte edhe zëri i grave shqiptare drejtuar Presidentit Wilson, në Konferencën e Paqes më 1919 appeared first on 55 News.

]]>
Britanikët thonë se vendi i grave nuk është më në shtëpi https://55news.al/aktualitet/britaniket-thone-se-vendi-i-grave-nuk-eshte-me-ne-shtepi/ Wed, 11 Jul 2018 04:55:45 +0000 https://new.55news.al/?p=33798 Pritshmëria se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa burrat e tyre punojnë për të jetuar është një ide e së kaluarës për shumicën e britanikëve, përveç rasteve kur gratë janë nëna të reja, ka gjetur një hulumtim i publikuar ditën e martë, transmeton Reuters. Afër tri e katërta e publikut britanik nuk pajtohet me […]

The post Britanikët thonë se vendi i grave nuk është më në shtëpi appeared first on 55 News.

]]>
Pritshmëria se gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa burrat e tyre punojnë për të jetuar është një ide e së kaluarës për shumicën e britanikëve, përveç rasteve kur gratë janë nëna të reja, ka gjetur një hulumtim i publikuar ditën e martë, transmeton Reuters.

Afër tri e katërta e publikut britanik nuk pajtohet me qasjen se vendi i gruas është në shtëpi, është bërë e ditur në një hulumtim me 4,000 persona nga Qendra Kombëtare për Studime Shoqërore (NCSR).
Një e treta e respodentëve kanë thënë se nënat e fëmijëve nën moshën pesëvjeçare duhet të qëndrojnë në shtëpi, derisa vetëm 7 përqind besojnë se ato duhet të punojnë në orar të plotë.
Sikur edhe në shumë vende tjera, pagesa në baza gjinore ka qenë problem i vazhdueshëm edhe në Britani, pavarësisht se diskriminimi mbi këtë kategorizim është ndaluar nga vitet 1970 në këtë vend.
Burrat në Britani fitojnë rreth 18.4 përqind më shumë se gratë, sipa të dhënave qeveritare të publikuara vitin e kaluar.
 “Njerëzit në Britani janë duke e tejkaluar idenë se burrat duhet të jenë mbajtësit e shtëpisë dhe gratë të qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë zëvendës-shefja e Qendrës që ka kryer studimin, Nancy Kelley.

The post Britanikët thonë se vendi i grave nuk është më në shtëpi appeared first on 55 News.

]]>