greve urie Archives - 55 News https://55news.al/tag/greve-urie/ Tue, 18 Feb 2020 14:04:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png greve urie Archives - 55 News https://55news.al/tag/greve-urie/ 32 32 Naftëtarët dhe punonjësit e Poçemit vijojnë grevën e urisë: Sakrifikojmë edhe jetën https://55news.al/politike/naftetaret-dhe-punonjesit-e-pocemit-vijojne-greven-e-urise-sakrifikojme-edhe-jeten/ Tue, 18 Feb 2020 14:04:11 +0000 https://new.55news.al/?p=145581 Në ditën e 6 të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura, dy nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit kishin të domosdoshëm serumin. Por pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, janë të vendosur ti shkojnë deri në fund, duke sakrifikuar edhe jetën. thonë se kërkojnë vetëm drejtësinë e tyre që u çon bukë familjeve. ndaj […]

The post Naftëtarët dhe punonjësit e Poçemit vijojnë grevën e urisë: Sakrifikojmë edhe jetën appeared first on 55 News.

]]>
Në ditën e 6 të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura, dy nga punonjësit e nënstacionit të Poçemit kishin të domosdoshëm serumin.

Por pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, janë të vendosur ti shkojnë deri në fund, duke sakrifikuar edhe jetën.

thonë se kërkojnë vetëm drejtësinë e tyre që u çon bukë familjeve. ndaj nuk ka kthim pas!

“Kemi 27 rroga pa marrë, askush nuk është kujtuar për ne. ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj greve.”

problemi i mospagesës është i vjetër dhe i njohur për të gjithë. por teknikët e poçemit thonë se vetëm shteti që duhet të ndërhyjë për zgjidhje, nuk po reagon.

“Se hajdutëria dhe makutëria janë dy motra shumë të këqija. kur këto bashkohen na del qeveria.”

“Borxhi ka kaluar 20 mln se me 4 studentë nuk ia del po nuk more borxh.”

Asnjë reagim edhe për grevën  naftëtarëve që hyri në ditën e dytë pranë uzinës së ballshit.

Në ambientet e qendrës shëndetësore ku janë izoluar 10 burra, hynë e dalin vetëm gazetarët dhe familjarë.

“Shtetarët nuk kanë ardhur asnjë.”

Ashtu si kolegët në Poçem, edhe naftëtarët e Ballshit thonë se nuk dalin pa marrë pagat dhe pa garantuar rinisjen e punës.

“Kërkojmë pagat e prapambetura dhe vazhdimësinë e punës. në të kundërt nuk dalim të gjallë nga këtu.”

Por në rast se reagimi do të vonojë, thonë se do të përshkallëzojnë edhe format e grevës.

“Ne mendojmë të futemi në uzinë, secili në vendin e tyre dhe atë do quajmë grevë.”

Janë mbi 850 punonjës të uzinës së Ballshit që nuk kanë mbetur të papunë dhe nuk paguhen prej disa muajsh pasi rafineria ka pezulluar punën.

The post Naftëtarët dhe punonjësit e Poçemit vijojnë grevën e urisë: Sakrifikojmë edhe jetën appeared first on 55 News.

]]>
Dita 3/ Greva e urisë në Poçem, punëtorët shfaqin problemet e para shëndetësore, ambulanca në gatishmëri https://55news.al/politike/dita-3-greva-e-urise-ne-pocem-punetoret-shfaqin-problemet-e-para-shendetesore-ambulanca-ne-gatishmeri/ Sat, 15 Feb 2020 10:59:45 +0000 https://new.55news.al/?p=145068 Vazhdon në ditën e 3 greva e urisë të punëtorëve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit. Mëngjesin e sotëm njëri prej grevistëve ka pasur luhatje të tensionit dhe është njoftuar urgjenca. Pranë tyre qëndron dhe një infermiere për të pasur nën kontroll situatën. Janë 14 punëtorë në grevë, të cilët kanë deklaruar se nuk […]

The post Dita 3/ Greva e urisë në Poçem, punëtorët shfaqin problemet e para shëndetësore, ambulanca në gatishmëri appeared first on 55 News.

]]>
Vazhdon në ditën e 3 greva e urisë të punëtorëve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit. Mëngjesin e sotëm njëri prej grevistëve ka pasur luhatje të tensionit dhe është njoftuar urgjenca.

Pranë tyre qëndron dhe një infermiere për të pasur nën kontroll situatën. Janë 14 punëtorë në grevë, të cilët kanë deklaruar se nuk tërhiqen nga 27 pagat e pamarra.

The post Dita 3/ Greva e urisë në Poçem, punëtorët shfaqin problemet e para shëndetësore, ambulanca në gatishmëri appeared first on 55 News.

]]>
Muaj të tërë pa marrë rrogat, punonjësit e Nënstacionit elektrik të Poçemit në ditën e dytë të grevës së urisë: Nuk tërhiqemi, duam paratë tona! https://55news.al/aktualitet/muaj-te-tere-pa-marre-rrogat-punonjesit-e-nenstacionit-elektrik-te-pocemit-ne-diten-e-dyte-te-greves-se-urise-nuk-terhiqemi-duam-parate-tona/ Fri, 14 Feb 2020 13:49:20 +0000 https://new.55news.al/?p=144927 Në ditën e dytë të grevës së urisë një prej punonjësve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit ka shfaqur probleme shëndetësore Pavarësisht kësaj ai është rikthyer në grevë së bashku me 13 punonjësit e tjerë, te cilët shprehen të vendosur për të vijuar këtë protestë, deri në garantimin e zgjidhjes për ta. Shkak për […]

The post Muaj të tërë pa marrë rrogat, punonjësit e Nënstacionit elektrik të Poçemit në ditën e dytë të grevës së urisë: Nuk tërhiqemi, duam paratë tona! appeared first on 55 News.

]]>
Në ditën e dytë të grevës së urisë një prej punonjësve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit ka shfaqur probleme shëndetësore

Pavarësisht kësaj ai është rikthyer në grevë së bashku me 13 punonjësit e tjerë, te cilët shprehen të vendosur për të vijuar këtë protestë, deri në garantimin e zgjidhjes për ta. Shkak për grevën e tyre janë bërë 27 pagat e prapambetura

“Ne jemi të vendosur që ti shkojmë deri në fund iniciativës tonë. Duam paratë për punën që kemi bërë. Shteti te mos tallet me ne, boll kemi duruar. Nuk dalim nga greva pa marre pagat. Duan të na përçajnë, pasi kanë bërë kontrata për disa punëtorë. Deri tani nuk na është ofruar asnjë zgjidhje”, tha një prej grevistëve.

The post Muaj të tërë pa marrë rrogat, punonjësit e Nënstacionit elektrik të Poçemit në ditën e dytë të grevës së urisë: Nuk tërhiqemi, duam paratë tona! appeared first on 55 News.

]]>
Që prej shtatorit pa marrë pagat, naftëtarët e Ballshit në protestë, kërcënojnë me grevë urie https://55news.al/aktualitet/qe-prej-shtatorit-pa-marre-pagat-naftetaret-e-ballshit-ne-proteste-kercenojne-me-greve-urie/ Tue, 04 Feb 2020 10:32:43 +0000 https://new.55news.al/?p=142929 The post Që prej shtatorit pa marrë pagat, naftëtarët e Ballshit në protestë, kërcënojnë me grevë urie appeared first on 55 News.

]]>
The post Që prej shtatorit pa marrë pagat, naftëtarët e Ballshit në protestë, kërcënojnë me grevë urie appeared first on 55 News.

]]>
Statusi, minatorët paralajmërojnë protesta e grevë urie https://55news.al/aktualitet/statusi-minatoret-paralajmerojne-protesta-e-greve-urie/ Thu, 25 Oct 2018 17:53:03 +0000 https://new.55news.al/?p=61259 Miratimi i statusit të minatorit, vazhdon të ngelet një prej problemeve më të mëdha për punonjësit e nëntokës, të cilët për 27 vite me radhë kanë protestuar fuqimisht për të drejtat e tyre. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Mark Gjergji, një prej minatorëve në pension thotë se protestat e minatorëve do të vazhdojnë pandaluar […]

The post Statusi, minatorët paralajmërojnë protesta e grevë urie appeared first on 55 News.

]]>
Miratimi i statusit të minatorit, vazhdon të ngelet një prej problemeve më të mëdha për punonjësit e nëntokës, të cilët për 27 vite me radhë kanë protestuar fuqimisht për të drejtat e tyre. Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, Mark Gjergji, një prej minatorëve në pension thotë se protestat e minatorëve do të vazhdojnë pandaluar deri në miratimin e statusit dhe respektimin e të drejtave të kësaj kategorie. Ai më tej bën me dije se do të rrinë ditë e natë para kryeministrisë e madje është planifikuar që të nisin grevën e urisë. Gjithashtu, Gjergji, hedh akuza të forta ndaj sindikatave të minatorëve e sipas tij sindikatat janë përpjekur ti shkelin me të dyja këmbët paturpësisht e asnjëherë nuk kanë mbrojtur të drejtat e punonjësve të nëntokës, por interesat e tyre të ngushta duke marrë fonde e duke i shpenzuar kot më kot. Aktualisht, Mark Gjergji merr një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra në muaj, e thekson se kjo shumë i del veç për një thes me miell.

Mark Gjergji Ish Minator

Ju si minatorë do të kërkoni para kryeministrisë miratimin e statusit të minatorit. Pse mendoni se është vonuar miratimi i statusit?

Kemi shumë vite që po luftojmë fort për të drejtat e minatorëve, e madje kemi dalë edhe në grevë urie për 21 ditë, por politikanët tanë na mposhtën. Deri më tani kemi bërë rreth 60 protesta për të mbrojtur të drejtat tona si punonjës të nëntokës. Por çdo qeveri nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse na ka mbajtur pezull për 26 vite me radhë. Kemi takuar shumë përfaqësues të institucioneve përkatëse, por s’kemi marrë asnjë përgjigje deri tani. Shpresojmë që pushtetarët të miratojnë statusin sa nuk është vonë se do përballen më tej me shumë minatorë që e kanë humbur durimin për gjithë këto vite. Do të kërkojmë me ngulm para Kryeministrisë që të miratojë statusin e minatorit e të vënë në vend dinjitetin që na takon. Do të futen edhe 3 përfaqësues tanët brenda në kryeministri që të bisedojnë.

Cilët do të jenë përfaqësuesit tuaj që do të zhvillojnë takimin në kryeministri?

Ne kemi zgjedhur Fiqiri Xibrin e Kol Nikollaj që të negociojnë për miratimin e statusit. Shpresoj shumë që të mos politizohet situata, pasi nga ky status varet jeta e shumë minatorëve që marrin pensione qesharake e mezi iu del llogaria për të blerë një copë bukë. Duam drejtësi dhe vetëm drejtësi, se janë tallur shumë me ne, e është turp për këtë shtet që na diskriminon në këtë mënyrë.

Nëse nuk merrni një përgjigje pozitive mbi miratimin e statusit, cilat do të jenë hapat tuaj më tej?

Protesta do të vazhdojë pa ndalim para kryeministrisë, nëse nuk na japin një përgjigje pozitive për miratimin e statusit. Që në vitin 2013-të, kur kryeministri ka marrë pushtetin kanë kaluar 5 vite dhe as është vënë uji në zjarr për ne. Asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka nisur punën për miratimin e statusit, e që ne të mund të flemë të qetë pas kaq vitesh luftë me qeveritë. Kështu që nëse këtë herë nuk na japin zgjidhje ne do të luftojmë edhe më fort, madje do rrimë ditë e natë para kryeministrisë deri sa nderi jonë të shkojë në vend. Madje kemi planifikuar që të nisim grevën e urisë, nëse do vazhdojnë të na shkelin, siç kanë bërë për vite me radhë.

Pse minatorët e kërkojnë me ngulm miratimin e statusit?

Statusin e minatorëve duhet ta përfitojnë punonjësit e nëntokës dhe të dalin në pension me 10 vite e 6 muaj. Kush ka plotësuar 55 vite moshë ka punuar 10 vite e 6 muaj në minierë t’i jepet e drejta e statusit të minatorit. Statusi i minatorit të shoqërohet me 50% të pensionit shtesë page. Me një përllogaritje page me pagën minimale 100%. Pra, në qoftë se ka qenë paga 24 mijë të shkoj 48 mijë ose 35 mijë në 70 mijë. Kemi kërkuar që çdo vit mbi 10 vite e 6 muaj, të shoqërohet me një shtesë 3%.

Sa keni gjetur përkrahje te sindikatat për gjithë këto vite?

Vlen të theksoj se sindikatat në asnjë moment nuk na kanë shërbyer neve, minatorëve, por na kanë tradhtuar gjithmonë nga dita në ditë, nga viti në vit për 27 vite me radhë. Ndoshta është edhe faji ynë pasi duhet t’i kishim shpartalluar këto “gjoja” sindikata me kohë pasi është edhe roli i tyre që shteti na ka shkelur me këmbë. Sindikatat janë përpjekur të na shkelin me të dyja këmbët paturpësisht e asnjëherë nuk kanë mbrojtur të drejtat tona, por interesat e tyre të ngushta duke marrë fonde e duke i shpenzuar kot më kot.

Si paraqitet gjendja e punonjësve të nëntokës sot?

Jo pak minatorë lëngojnë në krevat me ilaçe që s’kanë as mundësi ekonomike për t’i blerë. Ndërkohë, që pensionet që merr kjo kategori janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën. Mesa kemi informacion, shumë prej shokëve që kemi punuar bashkë janë larguar në kurbet e kanë marrë rrugët e emigrimit për një jetë më të mirë, e me pagesa më të larta se këto pensione qesharake që na jep shteti shqiptar. Por jo pak minatorë kanë vdekur pa e gëzuar atë pension të ulët për shkak të sëmundjeve të ndryshme që i ka falur kjo punë në nëntokë. Tani kemi ngelur ne, ish minatorët që kërkojmë me ngulm miratimin e statusit dhe s’do të ketë kthim mbrapa këtë herë. Jemi të varfër, të braktisur dhe të zhgënjyer nga ky shtet.

Ju personalisht, si jeni trajtuar nga shteti pas daljes si i papunë për shkak të mbylljes së minierës? A jeni i kënaqur me pensionin që merrni?

Ne nuk kemi shtet këtu në Shqipëri, asnjë gjë s’po bëhet për ne, pavarësisht se i kemi dhënë kaq shumë e madje shumë prej nesh edhe jetën. Që prej vitit 1997, dola në kurbet në këmbë nga malet, e kam nxjerrë bukën e familjes me 4 vite punë aty. Nëse do e lija veten në dorë të politikave të shtetit, do isha kalbur në barakë. Tashmë jetoj në Thumanë, në Dukagjin të Krujës së bashku me gruan e tre djemtë. Shteti shqiptar po më jep një pension qesharak prej 150 mijë lekësh të vjetra në muaj. Arrij të marr një thes mielli, një bombël gazi e kaq për gjithë muajin. Jashtë Shqipërisë minatorët respektohen e paguhen kurse ne s’kemi bukë të hamë.

Kërkesat e minatorëve

  1. 1. Miratim i statusit të minatorit
  2. 2. Rritje e pensioneve të këtyre punonjësve
  3. 3. Luftë ndaj informalitetit në punë
  4. 4. Siguri dhe kushte më të mira pune
  5. 5. Rritje e pagës minimale

The post Statusi, minatorët paralajmërojnë protesta e grevë urie appeared first on 55 News.

]]>