Hajdarmataj Archives - 55 News https://55news.al/tag/hajdarmataj/ Fri, 27 Dec 2019 12:08:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Hajdarmataj Archives - 55 News https://55news.al/tag/hajdarmataj/ 32 32 Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës. Del parashikimi i Berishës https://55news.al/politike/vdekja-e-kryekomisarit-hajdarmataj-lirohet-nga-burgu-drejtori-i-kovalishences-del-parashikimi-i-berishes/ Fri, 27 Dec 2019 12:08:02 +0000 https://new.55news.al/?p=136860 Gjykata e shkallës së parë në Durrës, ashtu sic parashikohej dhe e ka denocuar edhe ish-kryeministri Berisha,  liron nga burgu drejtorin e Kovalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, […]

The post Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës. Del parashikimi i Berishës appeared first on 55 News.

]]>
Gjykata e shkallës së parë në Durrës, ashtu sic parashikohej dhe e ka denocuar edhe ish-kryeministri Berisha,  liron nga burgu drejtorin e Kovalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda. Doda akuzohej si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar disa dite me pare mesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se, Drejtori i Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda do të lirohet se po ndërhyn Taulant Balla. Qytetari shkruan se, Doda ka qenë edhe drejtor i burgut të minorenëve në Kavaje dhe i vidhte ushqimin të burgosurve minorenë, por nuk është proceduar për shkak të ndërhyrjes së Taulant Ballës.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Ahmet Doda, drejtori i nderteses vrasese i Kavalishencës do lirohet se po nderhyn Taulant Bego Yaris.

Ahmeti akuzohet se vidhte ushqimin ne burgun e minoreneve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z. Berisha. Uroj te jeni mire me shendet. Doja te denoncoja nje fakt, persa i perket drejtorit te Kavalishences ne Durres. Drejtori AHMET DODA eshte kusheriri i pare i kryehalabakut Taulant BALLA. Dhe nuk ka asnje mundesi qe ai te denoet. Taulantinpo bene gjithçka per lirimin e tij.

jam 100% i sigurte qe neser ai do dali i pafsjshem dhe do denojne shefin e sherbimeve qe eshte mik i ngushte i Ahmet DODES. Kte gje qe pu ju shkruaj eshte lehtesisht e vertetushme. po te pyesesh ne durres te gjithe e dijen se kush eshte Ahmet DODA.

Ka qene edhe drejtor i burgut te minorenve ne Kavaje dhe i villte ushqimin te burgosurve minoren. Ju pershendes doktorr. Te lutem anonim sepse me heqin nga puna.

 

The post Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës. Del parashikimi i Berishës appeared first on 55 News.

]]>
”Shqipëria është vajzë, grua, nënë”, Hajdarmataj thirrje grave në pushtet https://55news.al/aktualitet/shqiperia-eshte-vajze-grua-nene-hajdarmataj-thirrje-grave-ne-pushtet/ Fri, 28 Sep 2018 15:07:38 +0000 https://new.55news.al/?p=53124 Drejtoresha e qendrës “Gratë në shërbimin publik” Mimoza Hajdarmataj i ka bërë thirrje të gjitha grave të pushtetshme, për t’i dalë në mbrojtje një bije shqiptarësh, Xhisiela Malokut. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Hajdarmataj i drejtohet kryeprokurores Arta Marku, Avokates së Popullit, e Vasilika Hysit që të reagojnë për Xhisielën si dhe të gjitha vajzave […]

The post ”Shqipëria është vajzë, grua, nënë”, Hajdarmataj thirrje grave në pushtet appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoresha e qendrës “Gratë në shërbimin publik” Mimoza Hajdarmataj i ka bërë thirrje të gjitha grave të pushtetshme, për t’i dalë në mbrojtje një bije shqiptarësh, Xhisiela Malokut. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Hajdarmataj i drejtohet kryeprokurores Arta Marku, Avokates së Popullit, e Vasilika Hysit që të reagojnë për Xhisielën si dhe të gjitha vajzave të tjera shqiptare.

Reagimi i Mimoza Hajdarmataj:

THIRRJE për të gjitha gratë e pushtetshme, për t’i dalë në mbrojtje një bije shqiptarësh, Xhiselës, të dhunuar e të kërcënuar- sepse ato paguhen edhe me taksat e nënës së saj!

THIRRJA e parë për znj. ARTA Marku, të hetojë dhe të zbardhë sa më parë të vërtetën dhe autorët e dhunës së shumëfishtë të ushtruar ndaj Xhesilës- Krimi nuk duhet të ketë imunitet!

THIRRJA e dytë për Avokaten e Popullit, të veprojë me autoritetin e institucionit, për sigurinë dhe mbrojtjen e integritetit njerëzor të Xhiselës dhe familjes së saj!

THIRRJA e tretë për gratë zëvendësministren e Punëve të Brendshme, ndikoni të zbardhet e vërteta dhe mos e shtyni më në kanalet e manipulimit politiko mediatik!

THIRRJA e katërt për nënkryetaren e Kuvendit znj. Vasilika Hysi dhe të gjitha deputetet e Kuvendit- ndërhyni sa më parë për plotësimin e mekanizmave ligjzbatuese kundër dhunës.

THIRRJA e pestë për gratë e shoqërisë civile dhe medias- mos ta lëmë Xhiselën të vetme, një zë në shkretëtirë… Ti gjendemi pranë në dhimbjen dhe frikën e saj!

Mbrojini vajzat!
Mbrojini gratë!
Mbrojini nënat!
Shqipëria është ” vajzë”, ” grua”, ” nënë”.

Boll plagë ka marrë ky vend!

 

The post ”Shqipëria është vajzë, grua, nënë”, Hajdarmataj thirrje grave në pushtet appeared first on 55 News.

]]>
Kërcënimet dhe mesazhet e koduara të Ramës për Hajdarmatajn https://55news.al/politike/kercenimet-dhe-mesazhet-e-koduara-te-rames-per-hajdarmatajn/ Wed, 16 May 2018 12:01:34 +0000 https://new.55news.al/?p=16323 Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot përpara deputetëve të PS-së ka sulmuar dy herë prokurorin e çështjes Tahiri Besim Hajdarmatajn. Në akuza e sipër Rama përmendi çështjen e kokainës në Durrës, teksa përmendi se Arbër Çekaj e mbylli çështjen më herë përmes prokurorisë dhe Hajdarmataj. “Ata që mendojnë se do të kthehen në […]

The post Kërcënimet dhe mesazhet e koduara të Ramës për Hajdarmatajn appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot përpara deputetëve të PS-së ka sulmuar dy herë prokurorin e çështjes Tahiri Besim Hajdarmatajn. Në akuza e sipër Rama përmendi çështjen e kokainës në Durrës, teksa përmendi se Arbër Çekaj e mbylli çështjen më herë përmes prokurorisë dhe Hajdarmataj.

“Ata që mendojnë se do të kthehen në pushtet për të rimarrë peng drejtesinë, por edhe e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave, drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund te kapakëve të zullumeve të mëdha si dhe të lidhjeve reale të politikës me aktivitetet kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë e deri tek kuintalët e kokainës të fshehur nën banane me ndihmën e prokurorisë. Ata do ta paguajnë një për një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë…”, tha Rama.

Rasti i dytë që Rama ka përmendur është kërkesa për arrestimin e Tahirit që sipas tij nuk ishte e mbështetur në prova. “Njëqind herë po të ktheheshim në atë shfaqjen famëkeqe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku u kërkua arrestimi i Saimir Tahirit, në parlament, njëqind herë ne do të mbanim të njëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtit fjalim.

Jo për mos të lëshuar njeriun tonë, por në mbrojtje të së drejtës kushtetuese, për të refuzuar një padrejtësi, të cilën Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë, kur prokuroria vjen në parlament. Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve dhe nuk kemi njerëz që i kërcasin dhëmbët drejtësisë”, ka thënë Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar.

Pak ditë më parë Hajdarmataj u shkarkua nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ana e Arta Markut. /faxweb.al/

 

The post Kërcënimet dhe mesazhet e koduara të Ramës për Hajdarmatajn appeared first on 55 News.

]]>
Hajdarmataj: Ai ruante drogën e Habilajve dhe ndenji në punë më shumë se unë https://55news.al/politike/hajdarmataj-ai-ruante-drogen-e-habilajve-dhe-ndenji-ne-pune-me-shume-se-une/ Tue, 15 May 2018 13:01:03 +0000 https://new.55news.al/?p=15961 Prokurori i çështjes së Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj ka folur sot për Sokol Boden  ka thënë se ndonëse për të ka pasur prova që ishte një nga personat që ruante drogën e Habilajve, ai arriti të qëndronte tre vite në detyrën e drejtorit të Postës së Dhërmiut. Një gjë e tillë shtoi prokurori nuk ndodhi […]

The post Hajdarmataj: Ai ruante drogën e Habilajve dhe ndenji në punë më shumë se unë appeared first on 55 News.

]]>
Prokurori i çështjes së Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj ka folur sot për Sokol Boden  ka thënë se ndonëse për të ka pasur prova që ishte një nga personat që ruante drogën e Habilajve, ai arriti të qëndronte tre vite në detyrën e drejtorit të Postës së Dhërmiut.

Një gjë e tillë shtoi prokurori nuk ndodhi me të.

“Unë u shkarkova, nuk munda të qëndroj tre vite në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda”,- tha me ironi Hajdarmataj, teksa kërkonte të gozhdonte ish-ministrin me provën e re, atë të emërimit të Bodes, në një post kyç.

I bindur që Saimir Tahiri duhet të ishte në burg, prokurori nuk ka nguruar të deklarojë në sallën e gjyqit që ai përbën rrezik për prishjen e provave.

Ndërkohë, nga ana tjetër ish-ministri është parë të replikojë me gjykatësen dhe të thotë se për të ishte e njëjta gjë si masa arrest me burg ashtu edhe arrest shtëpie.

“Për mua është njësoj si arresti me burg, si arresti i shtëpisë. Unë nuk kam ndërmend të largohem nga vendi. Këtu do jem për të pritur drejtësinë”,- ka thënë ish-ministri/ news24

sokol bode

hajdarmataj

The post Hajdarmataj: Ai ruante drogën e Habilajve dhe ndenji në punë më shumë se unë appeared first on 55 News.

]]>
Shkarkimi i Hajdarmatajt/ Kryemadhi: Rama, peng i çështjes “Tahiri”, i frikësuari i madh i drejtësisë https://55news.al/politike/shkarkimi-i-hajdarmatajt-kryemadhi-rama-peng-i-ceshtjes-tahiri-i-frikesuari-i-madh-i-drejtesise/ Wed, 09 May 2018 14:55:16 +0000 https://new.55news.al/?p=13934 I ashpër ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për sa i përket çështjes së shkarkimit të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hahdarmataj,  i cili ishte duke hetuar Saimir Tahirin. Kryemadhi thotë se largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri […]

The post Shkarkimi i Hajdarmatajt/ Kryemadhi: Rama, peng i çështjes “Tahiri”, i frikësuari i madh i drejtësisë appeared first on 55 News.

]]>
I ashpër ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, për sa i përket çështjes së shkarkimit të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hahdarmataj,  i cili ishte duke hetuar Saimir Tahirin. Kryemadhi thotë se largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë

Statusi plotë

Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme!

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen Tahiri, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS.

Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.

Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!

Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm në kohën kur të gjithë prisnin që çështja Tahiri të shkonte deri në fund.

Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet.

Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një.

LSI paralajmëron qartas prokuroren e përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit.

Çdo akt i tille i paligjshëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit.

The post Shkarkimi i Hajdarmatajt/ Kryemadhi: Rama, peng i çështjes “Tahiri”, i frikësuari i madh i drejtësisë appeared first on 55 News.

]]>
Arta Marku zbaton vendimin e ‘Kryeprokurorit Rama’, i bën nderin final Tahirit https://55news.al/politike/arta-marku-zbaton-vendimin-e-kryeprokurorit-rama-i-ben-nderin-final-tahirit/ Wed, 09 May 2018 13:30:17 +0000 https://new.55news.al/?p=13892 Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, sapo ka vërtetuar se është thjesht një vegël e ndyrë në duart e narko-kryeministrit. Sapo ka zbatuar urdhrin e Kryeprokurorit të vërtetë, Rama, duke u treguar thjesht një zëdhënëse dhe ushtare e bindur e dorës së krimit, dhe ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e […]

The post Arta Marku zbaton vendimin e ‘Kryeprokurorit Rama’, i bën nderin final Tahirit appeared first on 55 News.

]]>
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, sapo ka vërtetuar se është thjesht një vegël e ndyrë në duart e narko-kryeministrit. Sapo ka zbatuar urdhrin e Kryeprokurorit të vërtetë, Rama, duke u treguar thjesht një zëdhënëse dhe ushtare e bindur e dorës së krimit, dhe ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Ky vendim i turpshëm i kryeprokurores vjen i beftë, vetëm një ditë pasi Hajdarmataj mori në pyetje Gentian Cekën, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Hajdarmataj ishte prokurori kryesor i dosjes “Habilaj-Tahiri”. Me këtë vendim Rama dhe Marku, e cila do të hyjë në historinë e Shqipërisë si turpi i atij institucioni, po kapen me thonj pas çdo fije bari për të shpëtuar Tahirin nga burgu, dhe Rama të shpëtojë veten e tij.

Të gjithë tashmë e kanë kuptuar se ‘Tahiri në burg’ do të thotë ‘Rama në burg’ dhe fundi i Tahirit është fundit i Ramës.  

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela, e cila rezulton e kallëzuar penalisht bashkë me një gjyqtare për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe “zhdukja ose humbja e shkresave nga fashikulli”.

Po ashtu, prokurorja e re e Durrësit ka përfaqësuar akuzën në rastin e arrestimit dhe kontrollit të automjetit të shtetasit Ledion Ruçi, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 duke i kërkuar gjykatës lirimin e djalit të deputetit Gramoz Ruçi dhe shpalljen e paligjshme të kontrollit të automjetit ku udhëtonte i dyshuari /55news.al/

The post Arta Marku zbaton vendimin e ‘Kryeprokurorit Rama’, i bën nderin final Tahirit appeared first on 55 News.

]]>