halil Archives - 55 News https://55news.al/tag/halil/ Wed, 31 Oct 2018 08:20:41 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png halil Archives - 55 News https://55news.al/tag/halil/ 32 32 Shkrimtari dhe publicisti Halil Teodori vjen me librin e radhës “Gjurmët” https://55news.al/aktualitet/shkrimtari-dhe-publicisti-halil-teodori-vjen-me-librin-e-radhes-gjurmet/ Wed, 31 Oct 2018 08:20:41 +0000 https://new.55news.al/?p=62840 Gjurmët nuk janë thjesht një shenjë që hapat tanë lënë në rrugën me baltë, që na çojnë nëpër vise, as në rrugën me dëborë apo në bregun e detit, as rrathët në trungun e një peme të moçme, as fosilet në shtresimet e kohëpaskohshme në shkëmb, asnjë shenjë që lë koha në lëvizje ose gjithçka […]

The post Shkrimtari dhe publicisti Halil Teodori vjen me librin e radhës “Gjurmët” appeared first on 55 News.

]]>
Gjurmët nuk janë thjesht një shenjë që hapat tanë lënë në rrugën me baltë, që na çojnë nëpër vise, as në rrugën me dëborë apo në bregun e detit, as rrathët në trungun e një peme të moçme, as fosilet në shtresimet e kohëpaskohshme në shkëmb, asnjë shenjë që lë koha në lëvizje ose gjithçka që ajo kthen në dëshmim. Gjurmët janë tregues të udhës që kemi bërë, asaj që do të bëjmë dhe atyre që do të dëshmojnë në emrin tonë.
E gjithë jeta jonë është e mbushur përplot me sfida. Çdo ditë që ne nisim është një synim, një arritje, është ajo që përbën vetveten, që strukturon atë taban ku ne lartësojmë identitetin tonë. Ky është një definicion i saktë, që përcakton nga se është e përbërë kjo përmbledhje me publicistikë, ese, kumtime dhe përjetime të ndryshme.
“Gjurmët” e çojnë publicistin, poetin dhe shkrimtarin Halil Teodori atje ku ai dëshiron të shkojë vullnetmirë, për të treguar ose përcjellë më shumë sesa një lidhje dhe raport që ka me personazhet që interviston apo vendet për të cilat shkruan, autorët që e shënjojnë me shënimet e tyre, për të vendosur një piketë me emrin e tij.

Te dhenat

HALIL TEODORI
Gjurmët
Publicistikë
Botimet M&B
ISBN: 978-9928-256-51-5
312 faqe
Çmimi: 700 Lekë / 7 Euro

The post Shkrimtari dhe publicisti Halil Teodori vjen me librin e radhës “Gjurmët” appeared first on 55 News.

]]>