haradinaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/haradinaj/ Thu, 30 Jul 2020 10:55:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png haradinaj Archives - 55 News https://55news.al/tag/haradinaj/ 32 32 Duke e mbajtur në krahë, Anita Haradinaj publikon foton romantike me Ramush Haradinaj dhe i bën dedikimin e ëmbël: Dashuria s’të lë të biesh në tokë https://55news.al/lifestyle/duke-e-mbajtur-ne-krahe-anita-haradinaj-publikon-foton-romantike-me-ramush-haradinaj-dhe-i-ben-dedikimin-e-embel-dashuria-s-te-le-te-biesh-ne-toke/ Thu, 30 Jul 2020 10:55:03 +0000 https://new.55news.al/?p=169743   Anita Haradinaj ka publikuar një foto romantike nga pushimet me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj. Ish-kryeministri kosovar shihet duke mbajtur në krahë bashkëshorten e tij dhe i dhuron një puthje të zjarrtë. “Dashuria nuk të lë të biesh në tokë”– shkroi moderatorja në përshkrimin e fotos. Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe tregojnë […]

The post Duke e mbajtur në krahë, Anita Haradinaj publikon foton romantike me Ramush Haradinaj dhe i bën dedikimin e ëmbël: Dashuria s’të lë të biesh në tokë appeared first on 55 News.

]]>
 

Anita Haradinaj ka publikuar një foto romantike nga pushimet me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri kosovar shihet duke mbajtur në krahë bashkëshorten e tij dhe i dhuron një puthje të zjarrtë.

“Dashuria nuk të lë të biesh në tokë”– shkroi moderatorja në përshkrimin e fotos.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe tregojnë gjatë gjithë kohës dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin.

Aktualisht ata po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

The post Duke e mbajtur në krahë, Anita Haradinaj publikon foton romantike me Ramush Haradinaj dhe i bën dedikimin e ëmbël: Dashuria s’të lë të biesh në tokë appeared first on 55 News.

]]>
Berisha:Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj. https://55news.al/politike/berisha-bolton-detyron-ramen-te-terheqi-padine-ndaj-ramush-haradinaj/ Tue, 30 Jun 2020 16:01:40 +0000 https://new.55news.al/?p=166519 Nga Sali BerishaTerheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild. Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit. Rama ndermori kete akt pasi deshtoi perpjekja e Vuçiçit dhe […]

The post Berisha:Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj. appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha
Terheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild.

Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit.

Rama ndermori kete akt pasi deshtoi perpjekja e Vuçiçit dhe argateve te tij per ta akuzuar me dokumenta ta fabrikuara Kryeministrin e Kosoves dhe hequr qafe ate si faktor kryesor qe po pengonte zbatimin e projektit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves me projektin e “shkembimit te territoreve”.

Por deklarata e Rames pas bisedes me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell per projektin ne fjale si projekt qe mbeshtetej nga Bolton, e derrmoi Ramen dhe thuhet se avoketerit i thane si ne rastin e padise ndaj Bild se je i pashprese. Ndaj dhe Rama i derrmuar vendosi te terheq padine.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z Berisha, terheqja e Rames nga padia per Ramushin eshte thjeshte perpjekje per te shpetuar nga humbja e sigurt e gjygjit.
Deklarata e Grenell se ideja e shkembimit te teritoreve eshte e Bolton e ka nxjerre zbuluar Edi Ramen i cili vazhdimisht ka deklaruar madje dhe publikisht se ka pasur diskutime me Bolton per Kosoven
Kjo eshte deklarata e Grenell qe do ishte prove e pakundershtueshme ne gjykate per Haradinajn

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”– është shprehur Grenell.

Kjo eshte deklarata e Rames qe sqaron se ka qene mbeshtetes i idese per shkembim teritoresh

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama në Twitter.

The post Berisha:Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj. appeared first on 55 News.

]]>
Edi Rama,Haradinaj,Thaçi dhe Haga përballë! https://55news.al/politike/edi-rama-haradinaj-thaci-dhe-haga-perballe/ Thu, 25 Jun 2020 10:56:45 +0000 https://new.55news.al/?p=165964 Zhvillimet e fundit dramatike në Kosovë kanë nxjerrë në pah edhe karaktere dhe kute të ndryshme që përdorin politikanët dhe media të caktuara, në të dyja anët e kufirit. Në këtë vëzhgim të ftohtë po hedhim prozhektorët mbi Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe Edi Ramën. Do të shohim se si për të njëjtën çështje, situatë […]

The post Edi Rama,Haradinaj,Thaçi dhe Haga përballë! appeared first on 55 News.

]]>
Zhvillimet e fundit dramatike në Kosovë kanë nxjerrë në pah edhe karaktere dhe kute të ndryshme që përdorin politikanët dhe media të caktuara, në të dyja anët e kufirit. Në këtë vëzhgim të ftohtë po hedhim prozhektorët mbi Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe Edi Ramën. Do të shohim se si për të njëjtën çështje, situatë të ngjashme dhe mbi të njëjtin argument, kemi prej tyre kute morale dhe politike, krejtësisht të ndryshme.

Presidenti Hashim Thaçi ditën e djeshme, duke njoftuar anulimin e vizitës në Uashington, ka nxituar njëkohësisht që ta bëjë të qartë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen.

“Nëse më vjen ftesa, do të përgjigjem. Nuk jap dorëheqje nga presidenti. Pse të jap dorëheqje? Intervistimi është normal. Janë intervistuar ministra, ish-kryeministra, kryetarë komunash. Të gjithë duhet të shkojnë në shtëpi?. Aty shkon qytetari dhe jo Presidenti”, ka deklaruar Thaçi.

 

Alibinë e mosdhënies së dorëheqjes nga posti i presidentit si një akt përgjegjshmërie dhe morali ndaj popullit të Kosovës deri sa të vërtetohen apo të hidhen poshtë akuzat e prokurorit special, Hashim Thaçi e ndërton në dy kolona.

 

Ai kujton se përpara tij në të njëjtën situatë kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, si ministra apo ish-kryeministra. Rasti më i bujshëm i ngjashëm me këtë të Thaçit ka qenë ai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka qenë dy herë në Hagë.

Por herën e fundit, në korrik të vitit 2019, Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit edhe pse nuk ishte i akuzuar si Thaçi tani, por thjesht i thirrur për t’u intervistuar.

Haradinaj, pavarësisht kësaj, la postin duke deklaruar se nuk donte që çështja e tij të ishte edhe një faturë negative për Kosovën.

Sot Hashim Thaçi nuk e ka guximin që të bëjë aktin e Haradinajt dhe nuk e sheh si një faturë për Kosovën qëndrimin në detyrën e presidentit, edhe pse po akuzohet për 100 vrasje dhe veprimtari kundër popullit të tij.

Kolona tjetër e alibisë së Thaçit për të mos dhënë dorëheqjen qëndron te fjalët: Aty shkon qytetari dhe jo Presidenti!

Nëse është kështu, pra se kemi të bëjmë vetëm me qytetarin Hashim Thaçi, atëherë përse i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik përfshi edhe mikun e tij në Tiranë, Edi Ramën, kanë nisur një fushatë të fortë për të njësuar Hashim Thaçin me UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë për liri dhe vetëmbrojtje, të njohur ndërkombëtarisht si e tillë?!

Pra Thaçi, një ish-zëdhënës dhe udhëheqës politik i UÇK-së i cili më së shumti akuzohet për krime pas luftës, duket se ka diferencë të madhe morale dhe politike me Haradinajn, në situata të ngjashme.

Gjithsesi akuzat jo vetëm për Thaçin, por për këdo që ka qenë pjesë e luftës epokale për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, duhet të demontohen jo duke u fshehur pas gjakut dhe kauzës së drejtë, por duke u përballur pa asnjë lloj imunitetit.

Njësoj si Hashim Thaçi, na shfaqet edhe miku dhe ortaku i tij në Tiranë, Edi Rama: Dy kute e dy këndvështrime të ndryshme për të njëjtën çështje.

Kur thirret për intervistë Ramush Haradinaj në Hagë, sipas Ramës është sfidë e tij personale. Kur akuzohet Hashim Thaçi për krime teje të rënda, të cilat ende nuk i dimë nëse i ka bërë për hesap të pushtetit të tij absolut në këto 20 vite apo për ‘hir’ të Kosovës, sipas Ramës kemi të bëjmë me nderin e luftës çlirimtare të cilin duhet ta mbrojnë të gjithë shqiptarët.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20 vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre”, shkruante Rama në korrik të vitit 2019 për Haradinajn.

Kështu e shihte “Rambon” në Hagë Edi Rama, kurse tani që në këtë histori është përfshirë keqas miku i tij, kemi të bëjmë me nderin e Kosovës dhe jo fatin personal të Hashim Thaçit.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër(sot) me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta ç`prangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Millosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, shkruante Rama dje.

Vini re: Nëse lexon me kujdes tekstin e akt-akuzës që u publikua dje nga prokurori special amerikan, në asnjë rresht nuk përmendet UÇK dhe pozicionet drejtuese të Hashim Thaçit në kohën e luftës!
@syri.net

The post Edi Rama,Haradinaj,Thaçi dhe Haga përballë! appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: Lobi i Ramës punoi për ndarjen e Kosovës https://55news.al/politike/haradinaj-lobi-i-rames-punoi-per-ndarjen-e-kosoves/ Mon, 11 May 2020 15:21:23 +0000 https://new.55news.al/?p=160384 Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kritikoi mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri gjatë pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për “Ora News”, Haradinaj foli edhe për marrëveshjen me Serbinë dhe tha se disa qarqe europiane duan të pengojnë njohjen reciproke nën drejtimin e Washingtonit. Ai ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij ka punuar për ndarjen […]

The post Haradinaj: Lobi i Ramës punoi për ndarjen e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kritikoi mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri gjatë pandemisë së koronavirusit. Në një intervistë për “Ora News”, Haradinaj foli edhe për marrëveshjen me Serbinë dhe tha se disa qarqe europiane duan të pengojnë njohjen reciproke nën drejtimin e Washingtonit. Ai ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama, që sipas tij ka punuar për ndarjen e Kosovës me presidentët Thaçi.

Mungesa e komunikimit Kosovë – Shqipëri dhe mbyllja e kufirit mendoj se është panik. Masat e ndërmarra kanë qenë masa paniku nga ana e qeverive tona. Ne duhet të komunikonim jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë arsimor apo sfera të tjera të jetës. Unë kam pasur komunikim me presidentin Meta, kam përcjellë gjendjen. Është gabim një lloj mungese komunikimi për këtë. Ne kemi pasur një konflikt me kryeministrin Rama sa i takon një teme të vetme, mënyra e arritjes së një marrëveshje për njohjen reciproke. Unë kam qenë i vendosur që për arritjen e një marrëveshje me Serbinë të mos cenohen territoret. Me kryeministrin Rama kemi pasur këtë thyerje, por jam përpjekur të kompensoj. Unë shpreh respektin vëllazëror për të gjithë komunitetin shqiptar”,- tha Harandinaj.

Në lidhje me marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj tha se ajo nuk duhet të përfshijë ndryshimin e kufijve, ndërsa akuzoi disa qarqe europiane që sipas tij duan që të pengojnë njohjen reciproke me Serbinë nën drejtimin e Washingtonit. “Tani shihet se europianët nga frika që amerikanët mund ta përshpejtojë arritjen e një marrëveshje ata vetë e hapin mundësinë e diskutimit të territorit, në mënyrë që të krijojë rezistencë ndaj arritjes së nja marrëveshje.  Berlini zyrtar u nxitua të deklaronte se Borell dhe Lajçak janë Gjermania dhe ne i përkrahim. Për mua është e palogjikshme. Të gjithë e dinë kur diskutohen kufijtë në Ballkan sidomos kur janë ndalë me luftë”,- tha Hradinaj.

Ndaj ish-kryeministrit Haradinaj ka një padi për shpifje në Gjykatën Themelore nga kryeministri Edi Rama. Por ish-kreu i qeverisë së Kosovës tha se as Millosheviçi nuk e ka nënshtruar dhe e akuzoi sërish kryeministrin Rama se ka punuar për ndarjen e Kosovës me presidentët Thaçi e Vuçiç.

“Kam një padi aq sa di unë sepse nuk më ka ftuar gjykata, por jo ajo padi, po çka do qoftë tjetër nuk ka për të heshtur të drejtën e shqiptarëve. Ai ka qenë pjesë direkte, ai dhe lobi i tij dhe sejmenët e tij kanë punuar intensivisht për ndarjen e Kosovës, sikurse ishte edhe zoti Thaçi edhe zoti Vuçiç. Po për fat, qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni zyrtar, mekanizmat e sigurisë, ata që e zbatojnë gjeostrategjikë për stabilitet në botë e kanë kuptuar lojën e tyre”,- tha Ramush Haradinaj.

The post Haradinaj: Lobi i Ramës punoi për ndarjen e Kosovës appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar https://55news.al/politike/haradinaj-7-marsi-dita-e-mesuesit-eshte-nje-dite-e-shenuar-dhe-shume-e-rendesishme-per-historine-e-popullit-shqiptar/ Sat, 07 Mar 2020 08:29:52 +0000 https://new.55news.al/?p=148849 Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht kryetari i AAK-së teksa ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit, është kthyer pas në kohën kur ishte në bankat e nxënësve.Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Haradinaj ka kujtuar sakrificën e mësuesve shqiptarë që e kanë bërë ndër breza. Bashkangjitur mesazhit kushtuar mësuesve, Haradinaj ka […]

The post Haradinaj: 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, aktualisht kryetari i AAK-së teksa ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e 7 Marsit, është kthyer pas në kohën kur ishte në bankat e nxënësve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Haradinaj ka kujtuar sakrificën e mësuesve shqiptarë që e kanë bërë ndër breza.

Bashkangjitur mesazhit kushtuar mësuesve, Haradinaj ka publikuar dhe një foto ku shfaqet bashkë me disa shokë të klasës së katërt.

“7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar. Kujtoj, në veçanti, mësuesit e mi dhe gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për të na edukuar e mësuar. Më së vështiri e patën mësuesit e nxënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilët në kushte shumë të vështira është dashur që të mësonin, edhe kur regjimi atëherë ua ndaloi mësimin qytetarëve të Kosovës veç pse flisnin shqip. Tashmë, mësimdhënësve të kësaj periudhe u njihen kontributet edhe nga shteti, falë një vendimi të qeverisë, për të cilin jam shumë krenar! Urime kjo datë e rëndësishme, të gjithë mësimdhënësve shqiptarë!
RH
P.S. Në këtë foto jam unë me shokët e shoqet e klasës dhe mësimdhënësit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj.”, ka shkruar Haradinaj.

The post Haradinaj: 7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Ramush Haradinaj: Ftesa e Albin Kurtit për takim, ishte fyerje për mua https://55news.al/politike/ramush-haradinaj-ftesa-e-albin-kurtit-per-takim-ishte-fyerje-per-mua/ Tue, 03 Mar 2020 08:21:30 +0000 https://new.55news.al/?p=148205 Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë i fyer nga ftesa e Kurtit për takim. Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini u shpreh se Kurti ftesën e bëri një ditë pasi deklaroi largimin e taksës. “Për mua kjo ka qenë një fyerje. Po të […]

The post Ramush Haradinaj: Ftesa e Albin Kurtit për takim, ishte fyerje për mua appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është ndjerë i fyer nga ftesa e Kurtit për takim.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini u shpreh se Kurti ftesën e bëri një ditë pasi deklaroi largimin e taksës.

“Për mua kjo ka qenë një fyerje. Po të bëhej ftesa një ditë para konferencës për largimin e taksës do ta respektoja Kurtin”.

Haradinaj ka folur edhe për vrasjet e pasluftës dhe vrasjen e fundit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Ai thotë se gjatë shkuarjes për ngushëllim te familja e Qerim Kelmendit u ka dhënë porosinë që të mos nxitohen.

“U kam thënë të mos nxitohen, sepse pikërisht ku mund t’iu dhemb zemra mund të mos jetë aty”,- u shpreh ai.

The post Ramush Haradinaj: Ftesa e Albin Kurtit për takim, ishte fyerje për mua appeared first on 55 News.

]]>
Seanca e jashtëzakonshme për taksën, Haradinaj tregon çfarë kërkesash kanë për Albin Kurtin https://55news.al/politike/seanca-e-jashtezakonshme-per-taksen-haradinaj-tregon-cfare-kerkesash-kane-per-albin-kurtin/ Mon, 02 Mar 2020 12:10:38 +0000 https://new.55news.al/?p=148035 Opozita për herë të parë do të përballet sot në Kuvendin e Kosovës me kryeministrin Albin Kurtin, për ta kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake. Mirëpo, partitë opozitare që e kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme për të debatuar kundër heqjes së taksës, ende nuk kanë vendosur nëse në fund […]

The post Seanca e jashtëzakonshme për taksën, Haradinaj tregon çfarë kërkesash kanë për Albin Kurtin appeared first on 55 News.

]]>
Opozita për herë të parë do të përballet sot në Kuvendin e Kosovës me kryeministrin Albin Kurtin, për ta kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake.

Mirëpo, partitë opozitare që e kanë thirrur seancën e jashtëzakonshme për të debatuar kundër heqjes së taksës, ende nuk kanë vendosur nëse në fund të saj do ta propozojnë miratimin e ndonjë rezolute apo jo.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, të cilët edhe e kanë kërkuar këtë seancë, ka thënë për Insajderin se në fund të debatit do të shohin se çfarë do të propozojnë.

“Po e para është që do ta sensibilizoi opinionin, do të jetë debat sepse Kuvendi e ka obligim debatin. Tek përfundimi do të shohim gjatë seancës. Në bazë të zhvillimeve në seancë edhe vjen tek përfundimi, përndryshe para fillimit është herët të dihet dhe të konstatohet”, tha Haradinaj.

Albin Kurti që dikur ishte përkrah AAK-së së Ramush Haradinajt, si opozitë në kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, sot do t’i ketë kundërshtar.

Haradinaj thotë se presin që Kurti të jetë në seancën e jashtëzakonshme dhe të përballen me të për taksën.

“Po, natyrisht, ajo është përgjegjësi e tij dhe është obligim kushtetues me qenë, tash a vjen apo jo, është çështje krejt tjetër”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti, mori vendim javën që shkoi për heqjen e taksës 100 për qind për lënden e parë që importohet nga Serbia.

AAK-ja e Haradinajt, kundërshtoi këtë vendim të tij, duke i kërkuar Kurtit që të mos e heq taksën deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

The post Seanca e jashtëzakonshme për taksën, Haradinaj tregon çfarë kërkesash kanë për Albin Kurtin appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: Ramës i prisha planin serbomadh, tani po zbaton këshillat e Lavrovit https://55news.al/politike/haradinaj-i-kuptueshem-frustrimi-i-edi-rames-ndaj-meje-e-di-qe-nuk-ma-fal-dot-qe-ia-prisha-planin-serbomadh/ Sun, 01 Mar 2020 10:28:58 +0000 https://new.55news.al/?p=147803 I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit. Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për […]

The post Haradinaj: Ramës i prisha planin serbomadh, tani po zbaton këshillat e Lavrovit appeared first on 55 News.

]]>
I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori,” shkruan Haradinaj.

 

Mëngjesin e sotëm, Rama sulmoi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin shkruan: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Rama shkruan më tej se Albin Kurti është në rrugën e duhur. “Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”.

The post Haradinaj: Ramës i prisha planin serbomadh, tani po zbaton këshillat e Lavrovit appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: Albin,mos e hiq taksën pa njohje reciproke në kufinjtë ekzistues https://55news.al/politike/haradinaj-albin-mos-e-hiq-taksen-pa-njohje-reciproke-ne-kufinjte-ekzistues/ Mon, 24 Feb 2020 07:56:34 +0000 https://new.55news.al/?p=146603 Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sërish lidhur me taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë. Sipas tij Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Haradinaj i kërkoi Kurtit që të mos hiqet taksa pa njohje reciproke. […]

The post Haradinaj: Albin,mos e hiq taksën pa njohje reciproke në kufinjtë ekzistues appeared first on 55 News.

]]>

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sërish lidhur me taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë. Sipas tij Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj i kërkoi Kurtit që të mos hiqet taksa pa njohje reciproke.

Reagimi i plotë

”Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.

Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje!

RH”

Image

 

The post Haradinaj: Albin,mos e hiq taksën pa njohje reciproke në kufinjtë ekzistues appeared first on 55 News.

]]>
Haradinaj: Albin Kurti është një mashtrues, heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu https://55news.al/politike/haradinaj-albin-kurti-eshte-nje-mashtrues-heqja-e-takses-eshte-vertete-kthimi-i-serbise-ketu/ Fri, 21 Feb 2020 08:42:30 +0000 https://new.55news.al/?p=146093 Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë. Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë, pasi sipas tij, heqja e taksës e kthen […]

The post Haradinaj: Albin Kurti është një mashtrues, heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke thënë se ai do ta kthejë Serbinë në Kosovë.

Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se e vetmja gjë e realizueshme nga kryeministri Kurti do të jetë kthimi i Serbisë në Kosovë, pasi sipas tij, heqja e taksës e kthen Serbinë sërish në Kosovë.

“E vetmja gjë e realizueshme që mund të jetë nga Kurti është kthimi i Serbisë në Kosovë. Kurti është mjaft i devotshëm me kthy Serbinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Me tej ai e ka quajtur mashtrues Kurtin dhe ka treguar se ofertë e kujt është heqja e taksës.

“Albin Kurti është një mashtrues. Është oferta e tij dhe Vjosa Osmanit që me e heqë taksën. Heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu’’, ka thënë Haradinaj.

Kryetari në detyrë i AAK’së, gjithashtu ka thënë se nëse e heqë taksën, do të ketë shumë të rijnë që do ta gjuajnë me vezë në kokë Kurtin.

The post Haradinaj: Albin Kurti është një mashtrues, heqja e taksës është vërtetë kthimi i Serbisë këtu appeared first on 55 News.

]]>