Heiko Maas Archives - 55 News https://55news.al/tag/heiko-maas/ Thu, 15 Nov 2018 07:01:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Heiko Maas Archives - 55 News https://55news.al/tag/heiko-maas/ 32 32 Gjermania përshëndet arritjen e marrëveshjes për Brexit-in https://55news.al/globi/gjermania-pershendet-arritjen-e-marreveshjes-per-brexit-in/ Thu, 15 Nov 2018 07:01:13 +0000 https://new.55news.al/?p=67491 Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të mërkurën se ishte shumë i kënaqur që negociuesit britanikë dhe të Bashkimit Evropian kishin arritur një projekt-marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga unioni. “Ky është një lehtësim i madh. Dalja e Britanisë nga BE është dhe mbetet një vendim për të cilin na vjen keq. […]

The post Gjermania përshëndet arritjen e marrëveshjes për Brexit-in appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të mërkurën se ishte shumë i kënaqur që negociuesit britanikë dhe të Bashkimit Evropian kishin arritur një projekt-marrëveshje mbi kushtet e largimit të Britanisë nga unioni.

“Ky është një lehtësim i madh. Dalja e Britanisë nga BE është dhe mbetet një vendim për të cilin na vjen keq. Megjithatë, ne duam të vazhdojmë të kemi sa më afër një marrëdhënie të mundshme me miqtë tanë britanikë. Tani kemi ardhur në një hap vendimtar”, tha Maas në një deklaratë.

Drafti i marrëveshjes mes britanikëve dhe negoicatorëve të BE-së, për kushtet e daljes së Britanisë nga unioni, u publikua gjatë ditës së martë nga mediat në Londër.

Ai u prit me kritika të shumta nga mbështetësit e Brexit-it, të ciëlt e akuzuan kryeministrin Theresa May se i është nënshtruar Bashkimit Europian, duke pranuar kushte të ashpra të tyre.

The post Gjermania përshëndet arritjen e marrëveshjes për Brexit-in appeared first on 55 News.

]]>
Takimi me kryediplomatin gjerman/ Basha: Shteti është kapur nga krimi https://55news.al/politike/takimi-me-kryediplomatin-gjerman-basha-shteti-eshte-kapur-nga-krimi/ Wed, 19 Sep 2018 12:53:27 +0000 https://new.55news.al/?p=50381 Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua sot në Tiranë, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka nisur një tur në Ballkan. Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, lideri i opozitës Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e PD dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga […]

The post Takimi me kryediplomatin gjerman/ Basha: Shteti është kapur nga krimi appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua sot në Tiranë, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili ka nisur një tur në Ballkan.

Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, lideri i opozitës Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e PD dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, gjatë viteve të fundit, falë lidhjeve dhe bashkëpunimit me politikanët në pushtet.

Duke iu referuar kushteve të vendosura në Samitin e Sofjes, zoti Basha i konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesën më të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe rrezik për stabilitetin e vendit.

Zoti Basha shprehu gatishmërinë e opozitës  për të vazhduar të kontribuojë në  zbatimin e reformës në drejtësi, bazuar në parimet e respektimit të Kushtetutës, moskapjes partiake të gjyqësorit dhe arritjes së rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje.

Një falënderim dhe mirënjohje të veçantë, Lulzim Basha i shprehu Ministrit të Jashtëm Maas për ndihmën e madhe e të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në 3 dekadat e fundit, veçanërisht për integrimin europian. “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike”- theksoi zoti Basha.

The post Takimi me kryediplomatin gjerman/ Basha: Shteti është kapur nga krimi appeared first on 55 News.

]]>