helikopter Archives - 55 News https://55news.al/tag/helikopter/ Tue, 28 Jan 2020 09:54:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png helikopter Archives - 55 News https://55news.al/tag/helikopter/ 32 32 A janë të sigurtë helikopterët? Përse po ndodhin kaq shumë aksidente? https://55news.al/kuriozitete/a-jane-te-sigurte-helikopteret-perse-po-ndodhin-kaq-shume-aksidente/ Tue, 28 Jan 2020 09:54:05 +0000 https://new.55news.al/?p=141475 Nga Guy Adams, Daily Mail Jo shumë kohë më parë, Lord Sugar i merrte për një udhëtim pompoz me helikopter fituesit e ‘Apprentice’, ndërsa lejonte BBC-në ta filmonte kur shkonte në takimet e biznesit me helikopter. Kohët kanë ndryshuar. Pasi mësoi për përplasjen që vrau yllin e basketbollit, Kobe Bryant, plutokrati më i famshëm në vend […]

The post A janë të sigurtë helikopterët? Përse po ndodhin kaq shumë aksidente? appeared first on 55 News.

]]>
Nga Guy Adams, Daily Mail

Jo shumë kohë më parë, Lord Sugar i merrte për një udhëtim pompoz me helikopter fituesit e ‘Apprentice’, ndërsa lejonte BBC-në ta filmonte kur shkonte në takimet e biznesit me helikopter.

Kohët kanë ndryshuar. Pasi mësoi për përplasjen që vrau yllin e basketbollit, Kobe Bryant, plutokrati më i famshëm në vend ka lajmëruar se do të heqë dorë nga kjo mënyrë transporti alla-Bond.

Lord Sugar tani beson se helikopterët janë të pasigurt, duke e bazuar mendimin e tij tek njohja që ka për ‘fizikën’, por edhe te aksidenti i vitit 2018, që vrau presidentin e klubit Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha.

“Lajm i tmerrshëm”, tha ai për vdekjen e Bryant. “Edhe ajo që ndodhi me pronarin e Leicester vitin e shkuar, thjesht e kanë forcuar urrejtjen time ndaj helikopterëve. Më është dashur t’i përdor disa herë, por jo më shumë. Ata sfidojnë fizikën dhe unë jam një pilot i kualifikuar”.

Shumë ekspertë të kolltuqeve duket se janë dakord. Në të vërtetë, thirrjet për autoritetet e fluturimeve që të rritet siguria e helikopterëve ishin trend dje në median sociale.

Disa vëzhgues madje sugjeronin se të gjithë pasagjerët duhet të pajisen me parashutë. Reagimi duket se është nxitur nga një seri katastrofash me profil të lartë.

Në vitet ’90, pronari i ekipit Chelsea, Matthew Harding u zhduk kur helikopteri i tij u rrëzua në Cheshire për shkak të motit të keq. Një dekadë më vonë, piloti i garave, skocezi Coli McRae vdiq bashkë me djalin e tij pesëvjeçar dhe dy miqtë nga një përplasje pranë shtëpisë së tij në Lanark. Një hetim zbuloi se ai po fluturonte ulët kur nuk ishte e nevojshme dhe e sigurt për ta bërë diçka të tillë.

Të dy incidentet tërhoqën mbulim të gjerë për shkak të famës së viktimave. Siç ndodhi me një incident në vitin 2012, kur Paul McCartney për pak u përplas me helikopterin e tij kur piloti u çorientua.

Njësoj si ylli i basketbollit, Bryant, që po udhëtonte me një Sikorsky S-76, një model i prodhuar në vitet ’70 për t’u përdorur në industrinë e naftës.

Frika e publikur për sigurinë e helikopterëve është shtuar edhe për shkak të tragjedive me turistë. Tre të tilla ndodhën në Nju Jork, në Kanionin e Madh dhe në Australi brenda pak muajsh në vitin 2018.

Po ashtu ka një dyshim të frikshëm se mënyra se si fluturojnë helikopterët, i bën ata shumë të rrezikshëm.

Atëherë cila është e vërteta? Përgjigjia e drejtpërdrejtë është se kjo është çështje opinioni. Një përgjigje më e nuancuar është se gjithçka varet nga qasja që keni ju ndaj rrezikut, po ashtu edhe nga interpretimi i statistikave të ndryshme rreth numrit të aksidenteve.

Ndoshta shifra më e përhapur është ajo nga Administrata e Aviacionit Federal në SHBA, që po bashkërendon hetimet për vdekjen e Bryant. Ata tregojnë se helikopterët përjetojnë 3.45 aksidente për 100 mijë orë fluturim dhe 0.93 fatale në vitin e fundit, sipas shifrave në dispozicion. Në industrinë e aviacionit, shkalla e krahasueshme është 0.84 aksidente fatale.

Në vitet e shkuara, shifra ka qenë më e keqe- mes viteve 2000 dhe 2005, kishte 2.36 vdekje për 100 mijë orë fluturimi me helikopter.

Sidoqoftë, këto shifra nuk krahasohen kështu.

David Gleave, një hetues i sigurisë ajrore, thotë: “Helikopterët kanë një shkallë më të lartë aksidentesh sesa avionët me krahë bazuar në orët e fluturimit. Por nëse i konsideron me milje, shkalla e aksidentëve është shumë më e lartë sepse nuk janë aq të shpejtë”.

Gleave i konsideron helikopterët si relativisht të rrezikshëm, por kjo nuk do të thotë se rreziku është në nivele të papranueshme. Ai ia atribuon rrezikun e rritur kompleksitetit teknik dhe pjesëve rrotulluese.

Por disa reflektojnë edhe faktin se helikopterët shpesh përdoren për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, të papërshtatshme për avionët. Helikopterët shpesh përdoren në misione të kërkim-shpëtimit, të cilat ndodhin në kushte të vështira atmosferike.

Një tjetër shkak i aksidenteve janë edhe defektet teknike, siç ndodhi me pronarin e Leicester, ku një vidë që kontrollonte rotorin e bishtit të helikopterit, u këput.

Për dallim nga avionët, që mund të ulen në mënyrë të sigurt edhe kur kanë probleme në motorr, një helikopter është e pamundur të pilotohet nëse rotori i bishtit, që e mban atë drejt, ndalon së punuari. Megjithatë, është krejt e mundur që të shmanget tragjedia nëse dëmtohet rotori kryesor.

Julian Bray, një ekspert i aviacionit, thotë: “Mund të ulësh një helikopter edhe nëse nuk funksionon motorri. Rotori ngadalësohet, por nuk bie nga qielli. Rotori i bishtit është i rrezikshëm, sepse pa të, helikopteri bëhet si një shufër”.

Duket e frikshme, por shanset që të ndodhë kjo, janë të pakëta. Dhe helikopteri mund t’ju dërgojë në vende të ndryshme, ku format e tjera të transportit nuk arrijnë me atë shpejtësi.

Me fjalë të tjera, nëse doni të hyni në një helikopter, në diskutim është pyetja e vjetër: do bëni analizën mes riskut dhe shpërblimit.

The post A janë të sigurtë helikopterët? Përse po ndodhin kaq shumë aksidente? appeared first on 55 News.

]]>
25 viktima nga rrëzimi i helikopterit https://55news.al/globi/25-viktima-nga-rrezimi-i-helikopterit/ Wed, 31 Oct 2018 08:22:04 +0000 https://new.55news.al/?p=62838 Zyrtarët e provincës Farah në Afganistan kanë thënë më 31 tetor se rrëzimi i një helikopteri ushtarak ka rezultuar me vdekjen e 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord. Zëdhënësi i kësaj Province, Naser Mehdi ka thënë se helikopteri është rrëzuar pasi është ngjitur në zonën malore Anar Dara. Ai ka thënë se […]

The post 25 viktima nga rrëzimi i helikopterit appeared first on 55 News.

]]>
Zyrtarët e provincës Farah në Afganistan kanë thënë më 31 tetor se rrëzimi i një helikopteri ushtarak ka rezultuar me vdekjen e 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord.

Zëdhënësi i kësaj Province, Naser Mehdi ka thënë se helikopteri është rrëzuar pasi është ngjitur në zonën malore Anar Dara.

Ai ka thënë se helikopteri është rrëzuar si pasojë e motit të keq, ndërsa një zëdhënës i talibanëve ka pretenduar se militantët e kanë rrëzuar atë.

 

Mehdi ka thënë se në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe zëvendës-komandati për zonën perëndimore të Afganistanit dhe udhëheqësi i këshillit të provinës Farah.

Ndërkohë zyrtarët kanë thënë se një sulmues vetëvrasës ka kryer sulmin jashtë burgut më të madh të Afganistanit në Kabul, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, duke përfshirë punëtorët e burgut dhe personelin e sigurisë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish ka thënë se sulmuesi ka shënjestruar një autobus që ka qenë duke bartur punëtorë të burgut më 31 tetor.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. /

The post 25 viktima nga rrëzimi i helikopterit appeared first on 55 News.

]]>
Përplaset helikopteri i flotës detare në anijen ushtarake https://55news.al/globi/perplaset-helikopteri-i-flotes-detare-ne-anijen-ushtarake/ Fri, 19 Oct 2018 07:44:44 +0000 https://new.55news.al/?p=59236 Një helikopter MH-60 Seahawk është rrëzuar në kuvertën e anije USS ‘Ronald Reagan’ menjëherë pas ngritjes në fluturim në orën 09.00, konfirmoi marina të premten. Anëtarët e ekuipazhit në helikopter ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë lëndime kërcënuese për jetë. Disa nga ushtarakët u evakuan në breg. Përplasja ka […]

The post Përplaset helikopteri i flotës detare në anijen ushtarake appeared first on 55 News.

]]>
Një helikopter MH-60 Seahawk është rrëzuar në kuvertën e anije USS ‘Ronald Reagan’ menjëherë pas ngritjes në fluturim në orën 09.00, konfirmoi marina të premten.

Anëtarët e ekuipazhit në helikopter ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë lëndime kërcënuese për jetë.

Disa nga ushtarakët u evakuan në breg.

Përplasja ka ndodhur pasi helikopteri ishte duke kryer operacione të rregullta në Detin Filipin.

Anija nuk ka pësuar dëmtime dhe rifilloi operacionet e fluturimit.

The post Përplaset helikopteri i flotës detare në anijen ushtarake appeared first on 55 News.

]]>
NASA nis një helikopter në Mars më 2020 https://55news.al/aktualitet/nasa-nis-nje-helikopter-ne-mars-me-2020/ Mon, 01 Oct 2018 14:22:25 +0000 https://new.55news.al/?p=53926 Uashington, 1 tetor – Një helikopter i vogël do të ndërmarrë fluturimin drejt Marsit në vitin 2020. ”Ai është planifikuar të niset në korrik 2020 për të mbërritur në Mars në shkurt 2021”, sipas gazetës italiane ”Il Foglio”. ”Qëllimi i kësaj nisme është kërkimi për gjurmë të mundshme të jetës”, theksoi NASA. Droni është një […]

The post NASA nis një helikopter në Mars më 2020 appeared first on 55 News.

]]>
Uashington, 1 tetor – Një helikopter i vogël do të ndërmarrë fluturimin drejt Marsit në vitin 2020.

”Ai është planifikuar të niset në korrik 2020 për të mbërritur në Mars në shkurt 2021”, sipas gazetës italiane ”Il Foglio”.

”Qëllimi i kësaj nisme është kërkimi për gjurmë të mundshme të jetës”, theksoi NASA.

Droni është një demonstrues teknologjik. Ndërsa “shoku i tij i udhëtimit”, një robot i vogël, do të kryejë sondazhe gjeologjike.

Në fakt është një fluturim eksperimental për të mbledhur të dhëna që mund të lejojnë misionet më ambicioze në të ardhmen.

”Mars helicopter” është rezultat i më shumë se katër viteve studimesh dhe projektesh teknike amerikane në ”Propulsion Laboratory Jet” të NASA-s dhe peshon rreth dy kilogramë, gjerësia e tij është 10 centimetra dhe është i pajisur me dy rrota me minihelika që lëvizin me 3 000 giro në minutë, rreth 10 herë më shpejt sesa helikopterët e zakonshëm.

The post NASA nis një helikopter në Mars më 2020 appeared first on 55 News.

]]>
Zjarr gjigand në Lurë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit https://55news.al/aktualitet/zjarr-gjigand-ne-lure-kerkohet-nderhyrja-e-helikopterit/ Mon, 24 Sep 2018 13:27:10 +0000 https://new.55news.al/?p=51919 Një zjarr i përmasave të mëdha mësohet që ka rënë në pyjet e Lurës në Dibër. Paraprakisht mësohet se zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha, ndërkohë që banorët të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, kanë njoftuar zjarrfikësit. Administratori i Njësisë Vendore ka kërkuar nga ndërhyrje nga autoritetet e Burrelit si dhe […]

The post Zjarr gjigand në Lurë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit appeared first on 55 News.

]]>
Një zjarr i përmasave të mëdha mësohet që ka rënë në pyjet e Lurës në Dibër.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha, ndërkohë që banorët të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, kanë njoftuar zjarrfikësit.

Administratori i Njësisë Vendore ka kërkuar nga ndërhyrje nga autoritetet e Burrelit si dhe ndërhyrjen e helikopterit. Hasan Hoti bën me dije se deri tani në flakë janë 5 hektarë me pyje. Sipas Hotit nuk mund të flitet ende për një zjarrvënie të qëllimshme.

The post Zjarr gjigand në Lurë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit appeared first on 55 News.

]]>
Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar https://55news.al/globi/rrezohet-helikopteri-5-te-vdekur-dhe-12-te-mbijetuar/ Mon, 13 Aug 2018 18:10:11 +0000 https://new.55news.al/?p=42131 Një helikopter është rrëzuar në malet e Taxhikistanit duke u marrë jetën 3 alpinistëve dhe 2 pilotëve. Aksidentit i mbijetuan 12 alpinistë dhe anëtarë të ekuipazhit. Helikopteri i prodhimit rus, Mi-8, u rrëzua të dielën në malin Ismoili Somoni, rreth 300 km në lindje të kryeqytetit taxhik, Dushanbe. Mali Ismoili Somoni (7 495 metra) është më […]

The post Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar appeared first on 55 News.

]]>
Një helikopter është rrëzuar në malet e Taxhikistanit duke u marrë jetën 3 alpinistëve dhe 2 pilotëve.

Aksidentit i mbijetuan 12 alpinistë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Helikopteri i prodhimit rus, Mi-8, u rrëzua të dielën në malin Ismoili Somoni, rreth 300 km në lindje të kryeqytetit taxhik, Dushanbe.

Mali Ismoili Somoni (7 495 metra) është më i larti në Taxhikistan dhe një destinacion i preferuar i turistëve, i cili njihet ndryshe edhe si “çatia e botës”. 

The post Rrëzohet helikopteri, 5 të vdekur dhe 12 të mbijetuar appeared first on 55 News.

]]>
Video/ E zë paniku, Rama ia mbath me helikopter nga Peshkopia https://55news.al/politike/video-e-ze-paniku-rama-ia-mbath-me-helikopter-nga-peshkopia/ Sun, 17 Jun 2018 13:00:34 +0000 https://new.55news.al/?p=26877 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Faceboo-ut videon ku shihet helikopteri me të cilin ka ikur Kryeministri Edi Rama  duke shmangur rrugët e shkatërruara dhe qytetarët e indinjuar, që e pritën me protesta. Rama ia mbath ne panik me helikopter nga Peshkopia dhe eskorten bosh! Sb, shkruan Berisha në Facebook.

The post Video/ E zë paniku, Rama ia mbath me helikopter nga Peshkopia appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Faceboo-ut videon ku shihet helikopteri me të cilin ka ikur Kryeministri Edi Rama  duke shmangur rrugët e shkatërruara dhe qytetarët e indinjuar, që e pritën me protesta.

Rama ia mbath ne panik me helikopter nga Peshkopia dhe eskorten bosh! Sb, shkruan Berisha në Facebook.

The post Video/ E zë paniku, Rama ia mbath me helikopter nga Peshkopia appeared first on 55 News.

]]>
Rama me helikopter në Klos, mbështetësit e PD e presin me protesta https://55news.al/politike/rama-me-helikopter-ne-klos-mbeshtetesit-e-pd-e-presin-me-protesta-video/ Sun, 17 Jun 2018 11:52:54 +0000 https://new.55news.al/?p=26827 Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij në qarkun e Dibrës, e pasdite është ndalur edhe në Klos. Rama ka preferuar të lëvizë me helikopter dhe në videon e vënë në dispozicion nga PD, shihet teksa mjeti fluturues bën uljen në Klos. Ndërkaq në tokë e presin qytetarë të shumtë, mbështetës të PD-së me […]

The post Rama me helikopter në Klos, mbështetësit e PD e presin me protesta appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij në qarkun e Dibrës, e pasdite është ndalur edhe në Klos.

Rama ka preferuar të lëvizë me helikopter dhe në videon e vënë në dispozicion nga PD, shihet teksa mjeti fluturues bën uljen në Klos.

Ndërkaq në tokë e presin qytetarë të shumtë, mbështetës të PD-së me pankarta dhe thirrje kundër. “O kryemashtrues shporru nga Klosi dhe qeveria”, thuhet në parullat e qytetarëve.

Sipas protestuesve, kryeministri ka frikë prej tyre ndaj lëviz me helikopter.

The post Rama me helikopter në Klos, mbështetësit e PD e presin me protesta appeared first on 55 News.

]]>
Superjahti luksoz me kazino, vend për helikopter dhe pistë kërcimi (Foto) https://55news.al/teknologji/superjahti-luksoz-me-kazino-vend-per-helikopter-dhe-piste-kercimi-foto/ Wed, 16 May 2018 18:18:41 +0000 https://new.55news.al/?p=16525 Studio rumune e dizajnimit Expleo Design ka prezantuar jahtin luksoz Elyon, që është për të gjithë ata që i duan shumë festat e çmendura. Ky superjaht ka një vend për të ulur helikopterin, kazino, dhomë lojrash dhe pistë kërcimi. I gjatë 110 metra, brenda tij ka pishina dhe “jacuzzi”. Në këtë jaht mund të qëndrojnë […]

The post Superjahti luksoz me kazino, vend për helikopter dhe pistë kërcimi (Foto) appeared first on 55 News.

]]>
Studio rumune e dizajnimit Expleo Design ka prezantuar jahtin luksoz Elyon, që është për të gjithë ata që i duan shumë festat e çmendura.

Ky superjaht ka një vend për të ulur helikopterin, kazino, dhomë lojrash dhe pistë kërcimi.

I gjatë 110 metra, brenda tij ka pishina dhe “jacuzzi”. Në këtë jaht mund të qëndrojnë 30 persona.

Në pamje të jashtme duket si një mjet lundrues garash. Ende nuk ka një çmim për këtë mjet lundrues të mahnitshëm.

The post Superjahti luksoz me kazino, vend për helikopter dhe pistë kërcimi (Foto) appeared first on 55 News.

]]>
Helikopteri rrëzohet bashkë me nusen ditën e dasmës (VIDEO) https://55news.al/globi/helikopteri-rrezohet-bashke-me-nusen-diten-e-dasmes-video/ Mon, 07 May 2018 17:43:37 +0000 https://new.55news.al/?p=13291 Mbërritja në ceremoninë martesore për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për një nuse, pasi helikopteri me të cilin po shkonte u rrëzua dhe shpërtheu në flakë. Ajo ndodhej sëbashku me 4 persona të tjerë në mjet, kur ky i fundit u rrëzua në veri të Sao Paulo, Brazil. Por në mënyrë të pabesueshme nusja […]

The post Helikopteri rrëzohet bashkë me nusen ditën e dasmës (VIDEO) appeared first on 55 News.

]]>
Mbërritja në ceremoninë martesore për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për një nuse, pasi helikopteri me të cilin po shkonte u rrëzua dhe shpërtheu në flakë.

Ajo ndodhej sëbashku me 4 persona të tjerë në mjet, kur ky i fundit u rrëzua në veri të Sao Paulo, Brazil.

Por në mënyrë të pabesueshme nusja e re shpëtoi shëndoshë e mirë dhe vijoi me ceremoninë, ndërsa piloti sëbashku me dy pasagjerët e tjerë shpëtuan me dëmtime të lehta.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike DailyMail, ceremonia vijoi normalisht, ndërkohë që helikopteri vijonte të digjej.

The post Helikopteri rrëzohet bashkë me nusen ditën e dasmës (VIDEO) appeared first on 55 News.

]]>