helm Archives - 55 News https://55news.al/tag/helm/ Wed, 04 Mar 2020 10:53:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png helm Archives - 55 News https://55news.al/tag/helm/ 32 32 Baçi: E pa falshme dhe pa imagjinushme, papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë, e dhe e Drejtorisë Arsimore ne Fier https://55news.al/politike/baci-e-pa-falshme-dhe-pa-imagjinushme-pa-pergjegjshmeria-e-kryetarit-te-bashkise-e-dhe-e-drejtoris-arsimore-ne-fier/ Wed, 04 Mar 2020 10:53:32 +0000 https://new.55news.al/?p=148388 Në një kohë kur Spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi, ku disa nxënës të shkollës së Mesme ‘Janaq Kilica’ u dërguan me urgjencë me probleme me frymëmarrjen, vjen një denoncim nga kryetari i degës së PD, Luan Baçi.Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Baçi tha se bëhet fjalë për një helmim të përsëritur. Ai theksoi […]

The post Baçi: E pa falshme dhe pa imagjinushme, papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë, e dhe e Drejtorisë Arsimore ne Fier appeared first on 55 News.

]]>
Në një kohë kur Spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi, ku disa nxënës të shkollës së Mesme ‘Janaq Kilica’ u dërguan me urgjencë me probleme me frymëmarrjen, vjen një denoncim nga kryetari i degës së PD, Luan Baçi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Baçi tha se bëhet fjalë për një helmim të përsëritur. Ai theksoi se në të gjithë ambientet e shkollës ka pasur helm.

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier.
Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.

Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.
Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,
I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre
Ne na kane ne krahe.”, -shkruan Baçi.

Ndërkohe, përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibeaj, është nisur në Fier për të parë nga afër gjendjen dhe për të denoncuar përgjegjësit e helmimit të përseritur të nxënësve brenda 10 ditësh.

The post Baçi: E pa falshme dhe pa imagjinushme, papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë, e dhe e Drejtorisë Arsimore ne Fier appeared first on 55 News.

]]>
Tragjedia në Bulqizë/ Në dhomë u gjet shishe me helm patatesh, ja çfarë dyshohet https://55news.al/kronike/tragjedia-ne-bulqize-ne-dhome-u-gjet-shishe-me-helm-patatesh-ja-cfare-dyshohet/ Mon, 17 Feb 2020 12:06:40 +0000 https://new.55news.al/?p=145376 Tragjedia e ndodhur më 14 shkurt në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku vdiq nëna me dy fëmijët, dyshohet se mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë helmimi të qëllimshëm. Dyshimet e tilla, burimet jozyrtare shprehen se janë hedhur për shkak të rrethanave të ngjarjes. Mundësia e ndonjë helmimi nga bombola e gazit […]

The post Tragjedia në Bulqizë/ Në dhomë u gjet shishe me helm patatesh, ja çfarë dyshohet appeared first on 55 News.

]]>
Tragjedia e ndodhur më 14 shkurt në fshatin Ostren i Madh në Bulqizë, ku vdiq nëna me dy fëmijët, dyshohet se mund të ketë ndodhur si shkak i ndonjë helmimi të qëllimshëm.

Dyshimet e tilla, burimet jozyrtare shprehen se janë hedhur për shkak të rrethanave të ngjarjes. Mundësia e ndonjë helmimi nga bombola e gazit apo tymi i sobës me dru është hedhur poshtë që ditën kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë, burimet thanë se në banesën ku janë gjetur të pajetë Rajmonda Tola, 45 vjeçe, Rudina Tola, 22 vjeçe dhe Fatjon Tola, 14 vjeç, është gjetur një shishe rreth 50 gramë me një pesticid që përdorej për patatet. Kjo shishe me helm ka qenë në një dhomë tjetër nga ku janë gjetur të vdekur nëna me fëmijët.

Të njëjtat burime theksuan se dera e dhomës ku ka qenë shishja e helmit ka qenë e mbyllur, megjithatë xhami i saj ka qenë i thyer dhe dyshohet se ka lëshuar edhe aromë. Dyshimet se helmimi mund të jetë shkaktuar nga ky pesticid, burimet thonë se janë të pakta, për shkak të rrethanave si është gjetur helmi dhe ku ishin viktimat.

Familjarët e Rajmonda Tolës janë pyetur nga grupi hetimor se për çfarë përdorej shishja me pesticide në fshat. Ata janë shprehur se pas vjeljes së patateve, ia hidhnin kokrrave që të mos kalbeshin. Grupi hetimor ndërkohë ka marrë shishen në fjalë, e cila është gjetur e mbështjellë me një letër për të kryer ekspertizën në Tiranë, që do të dalë pas disa ditësh.

VAJZA E MITUR

Nga ngjarja tragjike, arriti të shpëtonte vetëm vajza e vogël e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tola, e cila u gjet me shenja jete dhe menjëherë u transportua drejt Spitalit të Bulqizës. Pas marrjes së ndihmës së parë, ajo u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Paraprakisht, Policia dhe familjarët u shprehën se kjo tragjedi mund të jetë shkaktuar si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit nga bombola, por burime nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), pas verifikimeve me një grup ekspertësh, dolën në përfundimin se nuk ka dyshime se familja mund të jetë asfiksuar nga gazi.

Hetimet e deritanishme kanë çuar në drejtimin se gjithçka mund të jetë e qëllimshme, por ende nuk është dhënë një rezultat nga mjekësia ligjore. Kjo e fundit është ajo që do të përcaktojë vdekjen e nënës dhe dy fëmijëve, më 14 shkurt.

The post Tragjedia në Bulqizë/ Në dhomë u gjet shishe me helm patatesh, ja çfarë dyshohet appeared first on 55 News.

]]>
Bulqizë/ Po bënin mësim, 11 nxënës përfundojnë në spital https://55news.al/aktualitet/bulqize-po-benin-mesim-11-nxenes-perfundojne-ne-spital/ Wed, 20 Mar 2019 10:09:16 +0000 https://new.55news.al/?p=90858 Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të shkollës ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë kanë përfunduar në spital. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit në orën mësimore të vizatimit kanë përdorur një lëndë të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital. Ende nuk dihet gjendja […]

The post Bulqizë/ Po bënin mësim, 11 nxënës përfundojnë në spital appeared first on 55 News.

]]>
Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë të shkollës ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë kanë përfunduar në spital. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit në orën mësimore të vizatimit kanë përdorur një lëndë të llojit sapun dhe kjo ka krijuar shqetësime duke bërë që ata të dërgohen me shpejtësi në spital.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nxënësve të klasës së gjashtë, ndërsa vijojnë të trajtohen me serum nga bluzat e bardha në Bulqizë.

Pas mësimit nxënësit e shkollës ‘Shefqet Tançi’ kanë patur marrje mendsh dhe të vjella, situatë kjo, që ka detyruar transportin e tyre me urgjencë në spitalin rajonal të Bulqizës.

Pjesë nga deklarata e nxënësve:
Nxënësi: Nga era e keqe e sapunit.
Çfarë orë mësimi po bënit?
-Vizatim. Ishim në klasë.
Për sa kohë po e përdornit sapunit?
-Gjysmë orë.
Nxënësi 2: Ishim në orë të mësimit në vizatim. Kjo ndodhi kur ishte duke mbaruar ora e mësimit. Nga era e keqe pësuam edhe shqetësimet.
Nxënësi 3: Kur mbaroj ora filloj dhe po na dhimte barku dhe filluam të dalim nëpër dritare.

The post Bulqizë/ Po bënin mësim, 11 nxënës përfundojnë në spital appeared first on 55 News.

]]>
Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës https://55news.al/globi/pentagon-dyshime-per-dy-letra-me-helm-vdekjeprures/ Tue, 02 Oct 2018 19:27:55 +0000 https://new.55news.al/?p=54388 Pentagoni tha të martën se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis. Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet. Zyrtarët thanë […]

The post Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës appeared first on 55 News.

]]>
Pentagoni tha të martën se kishte marrë letra që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet.

Zyrtarët thanë se zarfet fillimisht testuan pozitivisht për ricinë pasi u zbuluan nga policia e Pentagonit të hënën në një objekt postar.

Objekti ndodhet në kompleksin e Pentagonit, por jo në ndërtesën kryesore.

Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre. Kundër ricinës nuk ekziston ndonjë antidotë e njohur.

The post Pentagon, dyshime për dy letra me helm vdekjeprurës appeared first on 55 News.

]]>
Nuk do ta besoni, gjarpëri me kokën e prerë kafshon kopshtarin https://55news.al/globi/nuk-do-ta-besoni-gjarperi-me-koken-e-prere-kafshon-kopshtarin/ Thu, 07 Jun 2018 11:26:43 +0000 https://new.55news.al/?p=23637 Një burrë nga Teksasi ka rrezikuar të vdesë pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, edhe pse ai sapo i kishte prerë kokën. Burri ishte duke punuar në kopësht kur pikasi prezencën e gjarprit helmues dhe i preu kokën me lopatë. Ai u dërgua menjëherë në spital me helikopter për të marrë ndihmën e shpejtë. […]

The post Nuk do ta besoni, gjarpëri me kokën e prerë kafshon kopshtarin appeared first on 55 News.

]]>
Një burrë nga Teksasi ka rrezikuar të vdesë pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, edhe pse ai sapo i kishte prerë kokën. Burri ishte duke punuar në kopësht kur pikasi prezencën e gjarprit helmues dhe i preu kokën me lopatë. Ai u dërgua menjëherë në spital me helikopter për të marrë ndihmën e shpejtë.

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur, mjeku dhe themelues i Institutit VIPER të Universitetit të Arizonës Leslie Boyer, pohoi se njerëzit duhet të kenë kujdes pasi prerja e kokës së një gjarpri nuk i  bën ata të padëmshëm. Gjëndrat e helmeve në kokën tyre mund të vazhdojnë të funksionojnë, ndaj në rast se të hasni një gjarpër helmues është më mirë të konsultoheni me një ekspert.

Burimi: Business Insider /55news.al/

The post Nuk do ta besoni, gjarpëri me kokën e prerë kafshon kopshtarin appeared first on 55 News.

]]>
Ngjarje tragjike në Lushnje, 3-vjeçarja pi aksidentalisht helm nga shishja e ujit https://55news.al/aktualitet/ngjarje-tragjike-ne-lushnje-3-vjecarja-pi-aksidentalisht-helm-nga-shishja-e-ujit/ Wed, 06 Jun 2018 15:25:00 +0000 https://new.55news.al/?p=23362 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Lushnje, ku një vajzë e mitur e moshës 3-vjeccare ka gjetur vdekjen në spital, pasi kishte pirë ujë në shishe me insekticide. Mësohet se kur ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë në banesën e gjyshërve. Ata nuk e kishin kuptuar se e mitura pa dashje […]

The post Ngjarje tragjike në Lushnje, 3-vjeçarja pi aksidentalisht helm nga shishja e ujit appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Lushnje, ku një vajzë e mitur e moshës 3-vjeccare ka gjetur vdekjen në spital, pasi kishte pirë ujë në shishe me insekticide. Mësohet se kur ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë në banesën e gjyshërve.

Ata nuk e kishin kuptuar se e mitura pa dashje ka bërë veprimin që rezultoi fatal për jetën e saj, mëson Panorama.

Mbesën e dërguan menjëherë në spital, por gjithë përpjekja ishte e kotë pasi e mitura me inicialet H.K ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tre Urat e sipas policisë, është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim

The post Ngjarje tragjike në Lushnje, 3-vjeçarja pi aksidentalisht helm nga shishja e ujit appeared first on 55 News.

]]>
Shmanget tragjedia, 14-vjeçari ngatërron shishen e ujit me helmin https://55news.al/aktualitet/shmanget-tragjedia-14-vjecari-ngaterron-shishen-e-ujit-me-helmin/ Mon, 07 May 2018 15:51:08 +0000 https://new.55news.al/?p=13201 Një tragjedi është shmangur ditën e djeshme në Bathore të kryeqytetit, ku një i mitur ka ngatërruar shishen e ujit të pijshëm me atë të helmit. Sipas policisë, 14 vjeçari me iniciale A.I aksidentalisht ka konsumuar një sasi helmi, ndërkohë që është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit. I mitur mësohet se aktualisht është […]

The post Shmanget tragjedia, 14-vjeçari ngatërron shishen e ujit me helmin appeared first on 55 News.

]]>
Një tragjedi është shmangur ditën e djeshme në Bathore të kryeqytetit, ku një i mitur ka ngatërruar shishen e ujit të pijshëm me atë të helmit.

Sipas policisë, 14 vjeçari me iniciale A.I aksidentalisht ka konsumuar një sasi helmi, ndërkohë që është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit.

I mitur mësohet se aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po trajtohet nga stafi mjekësor i spitalit.

The post Shmanget tragjedia, 14-vjeçari ngatërron shishen e ujit me helmin appeared first on 55 News.

]]>
Helm vjehrrës, por nusja e burgosur ushqen çdo ditë me gji vajzën https://55news.al/kronike/helm-vjehrres-por-nusja-e-burgosur-ushqen-cdo-dite-me-gji-vajzen/ Thu, 19 Apr 2018 15:41:50 +0000 https://new.55news.al/?p=7637 Ka kaluar më shumë se një muaj që kur 21-vjeçarja Marjana Cmeta u fut pas hekurave për vrasjen e vjehrrës së saj. E reja, nënë e një foshnje akuzohet për helmimin e vjehrrës, ndërsa detajet e krimit kanë zbuluar makabritetin e kësaj ngjarjeje të ndodhur një vit më parë por të zbuluar në pranverën e […]

The post Helm vjehrrës, por nusja e burgosur ushqen çdo ditë me gji vajzën appeared first on 55 News.

]]>
Ka kaluar më shumë se një muaj që kur 21-vjeçarja Marjana Cmeta u fut pas hekurave për vrasjen e vjehrrës së saj. E reja, nënë e një foshnje akuzohet për helmimin e vjehrrës, ndërsa detajet e krimit kanë zbuluar makabritetin e kësaj ngjarjeje të ndodhur një vit më parë por të zbuluar në pranverën e këtij viti.

Provat ishin gozhduese, një filmim i 21-vjeçares nga hoxha, ku ishte rrëfyer se e kishte helmuar vjehrrën Lirije Lami, 48 vjeçe.

Por si shkoi fati i foshnjës së saj 7 muajshe, që tashmë nuk ka as praninë e babait, i cili vuan akoma këtë vrasje dhe as praninë e nënës që ndodhet pas hekurave?

“BalkanWeb” raporton se pasi Marjana Cmeta nuk pranoi ta mbante foshnjën në burg, një mundësi e lejuar nga ligji, ka marrë leje një leje të posaçme nga autoritetet e institucionit për të takuar çdo ditë të bijën dhe për ta ushqyer me gji. Ndërmjet orës 8:00 deri në 15:00, prindërit i sjellin për takim dhe për ta ushqyer me gji foshnjën në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet.

Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë, e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës. E reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën me fostoksinë. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

The post Helm vjehrrës, por nusja e burgosur ushqen çdo ditë me gji vajzën appeared first on 55 News.

]]>
Ja si ta largoni helmin nga zorrët… https://55news.al/shendeti/ja-si-t-a-largoni-helmin-nga-zorret/ Sun, 08 Apr 2018 18:36:25 +0000 https://new.55news.al/?p=4492 Stomaku përpunon ushqimet, por mbetjet toksike, që helmojnë gjakun dhe trupin shkaktojnë dëme të pariparueshme. Me ndihmën e një klizmë mund të pastrohet vetëm një pjesë e vogël të zorrës së trashë, që është 40-50 cm.   Ky është ilaçi që do t’ju ndihmojë nëse ju keni gastrit, kolit, ulcerat e stomakut dhe sëmundjet e […]

The post Ja si ta largoni helmin nga zorrët… appeared first on 55 News.

]]>
Stomaku përpunon ushqimet, por mbetjet toksike, që helmojnë gjakun dhe trupin shkaktojnë dëme të pariparueshme. Me ndihmën e një klizmë mund të pastrohet vetëm një pjesë e vogël të zorrës së trashë, që është 40-50 cm.

 

Ky është ilaçi që do t’ju ndihmojë nëse ju keni gastrit, kolit, ulcerat e stomakut dhe sëmundjet e traktit urinar, mbipeshë dhe metabolizëm të dëmtuar.

 

Në mëngjes, konsumoni këtë përzierje për 3 javë:

 

JAVËN E PARË: 1 lugë gjelle fara liri të bluara, përzier me 100 ml kefir

 

JAVËN E DYTË: 2 lugë fara liri të bluara, përzier me 100 ml kefir

 

JAVËN E TRETË: 3 lugë fara liri të bluara, përzier me 150 ml kefir

 

Dhe duhet në mënyrë të detyrueshme të pini nga 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Ju mund të praktikoni pastrimin e zorrëve në këtë mënyrë çdo vit.

The post Ja si ta largoni helmin nga zorrët… appeared first on 55 News.

]]>