here Archives - 55 News https://55news.al/tag/here/ Thu, 17 Jan 2019 13:26:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png here Archives - 55 News https://55news.al/tag/here/ 32 32 Kursi godet eksportet, bien për herë të parë në dhjetor https://55news.al/aktualitet/kursi-godet-eksportet-bien-per-here-te-pare-ne-dhjetor/ Thu, 17 Jan 2019 13:26:54 +0000 https://new.55news.al/?p=80428 Eksportet kanë shënuar rënie me 1.7% në muajin dhjetor për herë të parë në 2018-n, teksa deri në nëntor ato po zgjeroheshin me ritme dyshifrore, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Rënia në muajin dhjetor ka ardhur si rrjedhojë e tkurrjes së eksporteve të tekstileve, me 5%, duke reflektuar efektin e zhvlerësimit të euros […]

The post Kursi godet eksportet, bien për herë të parë në dhjetor appeared first on 55 News.

]]>
Eksportet kanë shënuar rënie me 1.7% në muajin dhjetor për herë të parë në 2018-n, teksa deri në nëntor ato po zgjeroheshin me ritme dyshifrore, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Rënia në muajin dhjetor ka ardhur si rrjedhojë e tkurrjes së eksporteve të tekstileve, me 5%, duke reflektuar efektin e zhvlerësimit të euros që në dhjetor zbriti në nivelet më të ulëta të dekadës, duke kaluar për pak ditë dhe nën 123 lekë. Florjan Zekja, përfaqësues i Shoqatës së Eksportuesve Fason tha për “Monitor” se arsyeja kryesore është kursi i këmbimit. “Duke qenë se euro ka qenë shumë e nënçmuar, kemi pasur pasiguri për të ardhmen dhe kjo na ka vështirësuar lidhjen e kontratave të reja”. Ata e kanë të paqartë se si do të jetë e ardhmja, në momentin që kursi i këmbimit nuk është i stabilizuar.

Edhe më herët, eksportuesit e tekstileve e këpucëve ishin shprehur pesimistë lidhur me ecurinë e eksporteve në 2019-n, duke parashikuar rënie të tyre.

Në rënie në dhjetor ishin dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 2.6% dhe “Minerale, lëndë djegëse en,el.”, me gati 1%, i ndikuar nga rënia e naftës në bursa dhe moti pa reshje që ndikoi në mosshitjen e energjisë jashtë vendit, si dhe nga fakti që Bankers Petroleum ka shitur më shumë naftë brenda vendit. Të dy këto grupe kishin udhëhequr rritjen e eksporteve për 11-mujorin.

Sipas INSTAT, ulja vjetore e eksporteve prej 1,7%, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -2,1 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0,4 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me +0,9 pikë përqindje.

 

Rritje 13.7% për vitin

Pavarësisht rënies së dhjetorit, eksportet e kanë mbyllur vitin 2018, me një rritje në total prej 13.7%, si rrjedhojë e performancës së mirë të muajve të mëparshëm. Në total u shitën jashtë vendit mallra e produkte me vlerë 310.4 miliardë lekë, ose rreth 2.4 miliardë euro, duke arritur në një nivel rekord dhe duke mbuluar 48.3% të importeve. Ndikim kryesor në këtë perfomancë pozitive e dhanë “Minerale, lëndë djegëse, en,el.” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale”, të ndjekura nga tekstilet, e më pas “Ushqime, pije, duhan”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Prodhime druri dhe letre”.

Grupi më i eksportuar vijojnë të jenë tekstilet e këpucët, që arritën në 123.7 miliardë lekë, me një zgjerim prej 5.3%. Ecuria e këtij grupi, që përbën 40% të totalit, do të kishte qenë shumë më pozitive, nëse eksportuesit nuk do të ishin përballuar me rënien e euros, që humbi 10 pikë brenda një viti.

Grupi i dytë, që këtë vit njohu një rimëkëmbje ishte ai i mineraleve e lëndëve djegëse, që arritën në 56.4 miliardë lekë, me një rritje prej 31%. Ky grup, që përbën 18% të totalit të eksporteve pati ecuri pozitive si rrjedhojë e aktivitetit pozitiv të Bankers Petroleum, eksportuesit më të madh në vend, i favorizuar nga rritja e çmimit të naftës që në nëntor arriti në bursa në 80 dollarë për fuçi. Faktori i dytë ishte viti i mbarë me reshje, çka çoi në rritjen e prodhimit të energjisë dhe eksporteve të tij.

Grupi i tretë është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, me një rritje prej 21% në 53.2 miliardë lekë. Ky grup, që përbën 17% të totalit të eksporteve, u favorizua nga rimëkëmbja e aktivitetit të përpunuesit të çelikut, Kurum.

Ecuri pozitive shënoi dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, me rritje 19.3%, në 18 miliardë lekë, si rrjedhojë e kompanive që punojnë me fason për sistemin e kabllove elektrike për automjetet gjermane.

Në rritje të ngadalësuar eksportet e ushqimeve, që u zgjeruan me 7.4% në 32 miliardë lekë.

Deficiti në ulje

Sipas INSTAT, në vitin 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 310 mld lekë, duke u rritur me 13,7 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 641 mld lekë, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 331 mld lekë, duke u ulur me 6,3 %, krahasuar me 2017.

Kryeson Italia

Sipas INSTAT, gjatë këtij viti, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,1 %), Kosova (29,5 %) dhe Spanja (61,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (-32,2 %) dhe Ukraina (-45,9 %).

Në muajin dhjetor 2018, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me dhjetor 2017 janë: Turqia (31,8 %), Kina (6,1 %) dhe Greqi (12,8 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-12,9 %), SHBA (-12,9 %) dhe Spanja (-26,3 %).

Gjatë këtij viti, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (6,7 %), Kina (8,7 %) dhe Greqia (4,5 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-2,2 %), Gjermania (-2,3 %) dhe Zvicra (-2

The post Kursi godet eksportet, bien për herë të parë në dhjetor appeared first on 55 News.

]]>
Euro ndal rritjen për herë të parë këtë vit https://55news.al/aktualitet/euro-ndal-rritjen-per-here-te-pare-kete-vit/ Mon, 14 Jan 2019 14:05:33 +0000 https://new.55news.al/?p=79732 Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.32 lekë, duke rënë me 0.25 lekë në raport me të premten e javës së kaluar. Që prej datës 27 dhjetor, monedha e përbashkët […]

The post Euro ndal rritjen për herë të parë këtë vit appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët ka shënuar rënie sot në tregun e brendshëm për herë të parë gjatë këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.32 lekë, duke rënë me 0.25 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.

Që prej datës 27 dhjetor, monedha e përbashkët shënoi një rritje të shpejtë në tregun e brendshëm, duke u nënçmuar me 2.9 lekë deri ditën e djeshme, dhe duke shënuar rritjen më të fortë që nga fillimi i qershorit 2018, kohë kur Banka e Shqipërisë nisi një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në treg për të frenuar rënien e euros, që zbriti në atë kohë në nivelin më të ulët në 10 vjet. Më pas euro u stabilizua në rreth 125-126 lekë, për të rënë sërish në dy muajt e fundit të vitit, kur zbriti në një rekord të ri minimal të dekadës prej 122.69 lekë në 26 dhjetor.

Rritja e euros në javët e para të janarit sipas ekspertëve lidhej me tendencën sezonale, ku gjithmonë në fillim të vitit ka një forcim të monedhës së përbashkët. Ky forcim u ndihmua dhe nga mbiçmimi i saj në bursa ndërkombëtare, që u ngjit deri në 1.155 lekë.

Por aktorët e tregut janë skeptikë, nëse euro do të arrijë të mbajë këtë trajektore rritëse. Ata pohojnë që likuiditeti në euro është shumë i lartë, ndërsa kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët.

Në janar të një viti më parë, euro u rrit me shpejtësi në janar, duke arritur në gati 134 lekë në mes të tij, vetëm për të rënë me shpejtësi muajt e mëvonshëm, duke humbur rreth 11 lekë brenda 2018-s, duke shënuar në këtë mënyrë rënien më të madhe vjetore që nga 2014-a.

Këtë vit euro po e nis janarin në një nivel më të pafavorshëm prej gati 124-125 lekësh dhe ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që monedha e përbashkët të zbresë në 120 lekë, që nëse do të ndodhte do të shënonte nivelin më të ulët historik që kur euro doli si monedhe fizike në vitin 2002.

 

The post Euro ndal rritjen për herë të parë këtë vit appeared first on 55 News.

]]>
Goditi 30 herë me thikë dy motrat, autori i masakrës së Ballshit braktiset nga familja https://55news.al/aktualitet/goditi-30-here-me-thike-dy-motrat-autori-i-masakres-se-ballshit-braktiset-nga-familja/ Sun, 06 Jan 2019 09:26:22 +0000 https://new.55news.al/?p=78070 Pendesa e thellë e sytë gati të përlotur të Gazmend Mustës, që vrau gruan e kunatën në Ballsh, ishin veçse një rrethanë e papërfillshme për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, që caktoi dje ndaj tij masën “arrest me burg”. Fakti që ka goditur 30 herë me thikë, përkatësisht 12 herë bashkëshorten dhe 18 herë kunatën, […]

The post Goditi 30 herë me thikë dy motrat, autori i masakrës së Ballshit braktiset nga familja appeared first on 55 News.

]]>
Pendesa e thellë e sytë gati të përlotur të Gazmend Mustës, që vrau gruan e kunatën në Ballsh, ishin veçse një rrethanë e papërfillshme për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, që caktoi dje ndaj tij masën “arrest me burg”.

Fakti që ka goditur 30 herë me thikë, përkatësisht 12 herë bashkëshorten dhe 18 herë kunatën, duket se as vetë autorin nuk mund ta bindin plotësisht për pendesën që shfaqi gjatë seancës. Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 33-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit në Ballsh.

I akuzuari për krimin e dyfishtë brenda familjes, përveç pendesës, shfaqi edhe shqetësim për dy fëmijët e tij të mitur, djalin 3 dhe vajzën 7 vjeçe, ndonëse krimin e rëndë e kreu në prezencën e tyre. Që në nisje të seancës për masën e sigurisë, Musta u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.

I braktisur nga familja, që nuk i kishte gjetur as avokat, të cilin ia caktoi Gjykata falas, Gazmend Musta e priti nisjen e seancës me kokën e ulur poshtë, që herë pas here e mbulonte me duar. Fakt ky, që nuk u mor në konsideratë aspak nga gjyqtarja Marsela Balili, e cila pranoi kërkesën e prokurorit Behar Dibra për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese të arrestit me burg.

AUTORI

Sipas deklarimeve që ka bërë vetë i dyshuari, mësohet se ai ka pretenduar se ishte kundërshtuar e ofenduar vazhdimisht nga bashkëshortja dhe për këtë arsye nuk e kishte duruar më. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, krimi i 2 janarit në banesën e familjes Musta në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti”, në Ballsh është paraprirë nga një debat i fortë mes bashkëshortëve.

I akuzuari Musta ka qenë kundër kërkesës së bashkëshortes së tij për të shkuar te prindërit e saj në fshatin Drizar të Mallakastrës. Pasi ka debatuar ashpër me të dhe të motrën, rreth orës 16:30, ai ka kapur thikën e kuzhinës dhe ka qëlluar bashkëshorten e më pas edhe kunatën, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në të njëjtën kohë, në banesë kanë qenë edhe fëmijët e mitur të çifti 3 dhe 7 vjeç.

Pas ngjarjes, 33- vjeçari ka telefonuar babanë e tij, të cilit i ka rrëfyer krimin duke i thënë: “Ma bëj hallall, do të piqemi në botën tjetër”. Gazmend Musta do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në dy raste, vepër penale për të cilën, në rast fajësie, parashikohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm. Sipas Kodit Penal, një vepër e tillë penale nuk parashikon gjykim të shkurtuar dhe asnjë rrethanë tjetër.

The post Goditi 30 herë me thikë dy motrat, autori i masakrës së Ballshit braktiset nga familja appeared first on 55 News.

]]>
FOTOT/Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë pas lindjes https://55news.al/lifestyle/fotot-xhensila-myrtezaj-flet-per-here-te-pare-pas-lindjes/ Tue, 25 Dec 2018 15:05:23 +0000 https://new.55news.al/?p=76354 Këngëtarja për herë të parë pas lindjes në një intervistë për revistën ‘Class’ ka shprehur të gjitha ndjesitë e saj si nënë dhe sa ka ndryshuar pas ardhjes së vogëlushes në jetë. “Është magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e […]

The post FOTOT/Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë pas lindjes appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtarja për herë të parë pas lindjes në një intervistë për revistën ‘Class’ ka shprehur të gjitha ndjesitë e saj si nënë dhe sa ka ndryshuar pas ardhjes së vogëlushes në jetë.

“Është magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë ‘Ajke’. Dhe në të vërtetë nuk ja di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Është dueti ynë më i bukur”, – është shprehur Xhensi\
Ajo ka thënë se nuk preferon të flasë shumë për të apo të publikojë fotografi në rrjete sociale, për ta mbrojtur nga të gjithë njerëzit dashakeq.

“Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam ‘kujdes kafshon’ kur bëhet fjalë për bijën time”, – ka thënë Myrtezaj.

The post FOTOT/Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë pas lindjes appeared first on 55 News.

]]>
Euro zbret nën 123 lekë për herë të parë që nga tetori 2008 https://55news.al/aktualitet/euro-zbret-nen-123-leke-per-here-te-pare-qe-nga-tetori-2008/ Thu, 20 Dec 2018 13:34:39 +0000 https://new.55news.al/?p=75337 Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe sot nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë. Sot në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas […]

The post Euro zbret nën 123 lekë për herë të parë që nga tetori 2008 appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët, euro vijoi edhe sot nënçmimin në tregun e këmbimit duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë.

Sot në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka humbur 11 lekë, me një nënçmim prej 8.2%. Kjo është rënia më e fortë vjetore që prej vitit 2004.

Rënia e euros, në një kohë që në bursa ajo është relativisht e fortë, po tërheq edhe dollarin. Monedha e gjelbër u këmbye sot me 107.93 lekë, duke rënë me 0.25 lekë. Jo vetëm dollari, por të gjitha monedhat e tjera sot shënuan rënie ndaj lekut, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Ekspertët e agjencive oferta e shtuar në euro. Në dhjetor gjithnjë janë të pranishme efektet sezonale, me rritje të ofertës së euros, që këtë vit sipas ekspertëve  po shoqërohet në kahun e kundërt me më pak qarkullim të lekut për shkak të konsumit të dobët dhe një stepjeje që është krijuar nga protestat e vazhdueshme dhe bllokimet e rrugëve.

Një faktor që po ndikon prej muajsh është niveli i ulët i qarkullimit të monedhës vendase. Ky fakt konfirmohet dhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, paraja gjithsej në ekonomi, ndryshe agregati M3 shënoi rënie gjatë muajit tetor në raport me tetorin e vitit 2017, duke u tkurrur me 1.2 miliardë lekë ose -0.10%. Krahas ofertës së shtuar të eurove në tregun e lirë (niveli i të cilave nuk matet dot nga Banka e Shqipërisë), qarkullimi i ngadaltë i lekut vlerësohet nga ekspertët si një nga arsyet kryesore që po forcon monedhën vendase përtej pritshmërive.

Teksa burimet e hyrjes së të cilës të paktën në tremujorin e tretë nuk justifikohen zyrtarisht.  Në tremujorin e tretë, deficiti i llogarisë korente, sipas statistikave zyrtare ishte minus 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht  dhe nisi rënien që  kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficiti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar, çka nënkupton se në Shqipëri po hyn jo zyrtarisht një sasi e lartë eurosh në gjendje të ndikojë kursin. Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.

The post Euro zbret nën 123 lekë për herë të parë që nga tetori 2008 appeared first on 55 News.

]]>
GRAFIKU/Nafta në botë arrin në nivelin më të ulët të 2018-s, në Shqipëri është rritur dy herë! https://55news.al/aktualitet/grafiku-nafta-ne-bote-arrin-ne-nivelin-me-te-ulet-te-2018-s-ne-shqiperi-eshte-rritur-dy-here/ Fri, 23 Nov 2018 13:52:13 +0000 https://new.55news.al/?p=69472 Çmimi i naftës së papërpunuar europiane, Brent, preku nivelin e tij më të ulët gjatë gjithë 2018, duke u tregtuar me 61 dollarë. Në raport me mesin e muajit tetor, kur ky tregues preku 86 dollarë, nafta ka rënë me 30% brenda pak javësh. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me […]

The post GRAFIKU/Nafta në botë arrin në nivelin më të ulët të 2018-s, në Shqipëri është rritur dy herë! appeared first on 55 News.

]]>
Çmimi i naftës së papërpunuar europiane, Brent, preku nivelin e tij më të ulët gjatë gjithë 2018, duke u tregtuar me 61 dollarë. Në raport me mesin e muajit tetor, kur ky tregues preku 86 dollarë, nafta ka rënë me 30% brenda pak javësh.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 4.5 për qind dhe u tregtuan me 52.09 dollarë amerikanë për fuçi.

“E vërteta është se konsumi po ngadalësohet në të njëjtën kohë kur prodhimi i papërpunuar po rritet”, tha Konstantinos Venetis, Kryeekonomist në TS Lombard. “Kufizimet më të lehta ndaj Iranit kanë ndryshuar aritmetikën, megjithatë, duke shtuar mundësinë e rritjes së ofertës në vitin 2019”, përfundoi Z. Venetis për Financial Times.

Treguesit ndërkombëtar të naftës ranë 3%, njëkohësisht edhe niveli i më i ulëti në 13 muaj e fundit

Tema e nxehtë mbi shqetësimet e perspektivës së rritjes globale goditi edhe çmimet e naftës, ndërkohë që nuk u arrit asgjë në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë, duke i lënë aksionet kineze të ekspozuara ndaj rreziqeve të mundshme. Të dhënat aspak të mira nga Eurozona e rritën akoma më shumë shqetësimin ndaj ekonomisë botërore, duke bërë që euroja të humbte pikë kundrejt dollarit (1.14 dollarë).

Nafta në Shqipëri

Në Shqipëri çmimi I karburantit e ka reflektuar dy herë përgjatë këtij viti shtrenjtimin e tij në bursat ndërkombëtare. Në qershor, kur nafta në botë u ngjit në 80 dollarë për fuçi, operatorët vendas reflektuan duke e shtrenjtuar karburantin me 5 lekë për litër nga 172-173 në 177-178 lekë/litër. Teksa nga korriku deri në mes të shtatorit, nafta në bursa ra në rreth 70 dollarë për fuçi, në Shqipëri ajo mbeti e pandryshuar.

Reflektimi i dytë i shtrenjtimit të naftës në bursa ishte në tetor, kur çmimi kaloi për pak ditë 80 dollarë për fuçi, duke arritur deri në 85 dollarë. Operatorët vendas e rritën karburantin edhe me 5 lekë të tjera për litër, duke e çuar mesatarisht nga 177-178 lekë në 182-183 lekë.

Ndërsa në bursa, që pas mesit të muajit tetor, çmimi i naftës ka rënë me shpejtësi, duke arritur në 61 dollarë për fuçi për treguesin Brent, që është referenca e naftës europiane.

Në Shqipëri, nafta vijon të tregtohet në nivelet e 180-182 lekëve dhe benzina në 181-183 lekë, e pandryshuar që nga mesi i muajit tetor.

Në këto nivele, Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë. Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Europës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.

Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.

Pas Shqipërisë, në Europë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%. Monitor

The post GRAFIKU/Nafta në botë arrin në nivelin më të ulët të 2018-s, në Shqipëri është rritur dy herë! appeared first on 55 News.

]]>
Sot 9 vjet më parë, Kosova votoi për herë të parë si shtet i pavarur https://55news.al/bota-shqiptare/sot-9-vjet-me-pare-kosova-votoi-per-here-te-pare-si-shtet-i-pavarur/ Thu, 15 Nov 2018 08:15:59 +0000 https://new.55news.al/?p=67517 Më 15 nëntor të vitit 2009, qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Zgjedhjet e 15 nëntorit janë vlerësuar përgjithësisht si të lira dhe të drejta me një numër të konsiderueshëm të parregullsive, rikujton KP. Por shefi […]

The post Sot 9 vjet më parë, Kosova votoi për herë të parë si shtet i pavarur appeared first on 55 News.

]]>
Më 15 nëntor të vitit 2009, qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të marrë pjesë në zgjedhjet e para pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Zgjedhjet e 15 nëntorit janë vlerësuar përgjithësisht si të lira dhe të drejta me një numër të konsiderueshëm të parregullsive, rikujton KP.

Por shefi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në atë kohë në Kosovë, Darko Aleksov, gjatë prezantimit të raportit paraprak të vëzhguesve pati thënë se ishin vërejtur edhe një numër parregullsish.

“Prania e gjerë e votimit familjar që është vrojtuar, jo vetëm që është kundër ligjit, por paraqet një shkelje serioze të parimit të rëndësishëm të fshehtësisë së votimit”, pati deklaruar Aleksov.

këto zgjedhje, Partia Demokratike e Kosovës pati fituar në dhjetë komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në pesë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tri komuna.

Zyrtarisht zgjedhjet e para të lira në Kosovë janë ato të 28 tetorit 2000, vetëm një vit pas luftës. Por, ndonëse në kushtet e represionit serb, shqiptarët e Kosovës votuan për herë të parë për të zgjedhurit e tyre në vitin 1992.

Edhe në mungesë të lirisë dhe një organi ligjvënës, Kosova zgjodhi në ato vite të vështira deputetet e vetë dhe atë që u njoh si “Qeveria në ekzil”.

The post Sot 9 vjet më parë, Kosova votoi për herë të parë si shtet i pavarur appeared first on 55 News.

]]>
9-mujori, eksportet bujqësore me rënie për herë të parë pas 10 vjetësh   https://55news.al/aktualitet/9-mujori-eksportet-bujqesore-me-renie-per-here-te-pare-pas-10-vjetesh/ Fri, 26 Oct 2018 07:10:16 +0000 https://new.55news.al/?p=61329 Pas ritmeve me rritje dyshifrore vitet e fundit, eksportet bujqësore i janë kthyer rënies gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vlera e eksporteve bujqësore (fruta, perime dhe zarzavate) në 9-mujorin e 2018 ishte gjithsej 5.6 miliardë lekë me një rënie 1.8% në krahasim me 9-mujorin e një viti më parë. Kjo ishte […]

The post 9-mujori, eksportet bujqësore me rënie për herë të parë pas 10 vjetësh   appeared first on 55 News.

]]>
Pas ritmeve me rritje dyshifrore vitet e fundit, eksportet bujqësore i janë kthyer rënies gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, vlera e eksporteve bujqësore (fruta, perime dhe zarzavate) në 9-mujorin e 2018 ishte gjithsej 5.6 miliardë lekë me një rënie 1.8% në krahasim me 9-mujorin e një viti më parë.

Kjo ishte rënia e parë që nga viti 2009. Ritmet e rënies me gati 2% në janar-shtator 2018 vijnë pas një rritje sistematike, ku në vitin 2016 eksportet nga ky grup u rriten me 31% në raport me 9-mujorin e 2015, teksa për të njëjtën periudhë, rritja me 2017 ishte 33% në raport me 2016.

Fermerët nga zonat me prodhuese e vendit pohojnë se këtë vit kishte më pak mbjellje në fushë, sidomos domate. Çmimet e ulëta që dha shumica vitin e kaluar për domatet krijuan humbje të mëdha tek fermerët, ndaj ata këtë vit kanë mbjellë më pak, duke krijuar hendek në treg dhe në eksporte.

Ulja e prodhimit vendas ka sjellë rritje të importeve. Në këtë periudhë, kur tregjet e pakicës në Tiranë përmbyteshin nga prodhimi vendas, sot dominojnë prodhimet e importit. Pas një rënie vitin e kaluar, importet e produkteve bujqësore ishin në rritje në janar-shtator.

Sipas INSTAT, eksportet e frutave dhe zarzavateve arritën në 9.6 miliardë lekë më 2017, me një rritje 21% nga viti 2016. Ndërsa importet arritën në 8.3 miliardë lekë, me një rritje prej 0.2% kundrejt vitit 2016. Si importet dhe eksportet janë rritur që nga viti 2012, por shitjet jashtë vendit janë rritur me ritme më të shpejta.

Në pesë vitet e fundit, eksportet e frutave dhe zarzavateve janë pesëfishuar, nga 1.8 miliardë lekë më 2012 në 9.6 mld lekë në 2017, ndërsa importet janë rritur në pesë vite me 11%. Fermerët, të lodhur nga mungesa e fitimeve këtë vit, duket se kanë vendosur të limitojnë prodhimin e për rrjedhojë edhe eksportet.

The post 9-mujori, eksportet bujqësore me rënie për herë të parë pas 10 vjetësh   appeared first on 55 News.

]]>
Euro zbret nën 125 lekë, për herë të parë që nga qershori, ka pak lekë dhe shumë euro në qarkullim https://55news.al/aktualitet/euro-zbret-nen-125-leke-per-here-te-pare-qe-nga-qershori-ka-pak-leke-dhe-shume-euro-ne-qarkullim/ Tue, 23 Oct 2018 15:18:56 +0000 https://new.55news.al/?p=60487 Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor. Ndërsa […]

The post Euro zbret nën 125 lekë, për herë të parë që nga qershori, ka pak lekë dhe shumë euro në qarkullim appeared first on 55 News.

]]>
Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.83 lekë, 0.21 lekë më pak se një ditë më parë, duke rënë nën kuotën e 125 lekëve për herë të parë që nga muaji qershor.

Ndërsa ditën e djeshme rënia e euros u shpjegua me ditën e fundit të sigurimeve (bizneset që kanë të arhdura në euro thyejnë valutën për të paguar sigurimet) si dhe me rënien e euros në bursat ndërkombëtare, të dy këta faktorë nuk janë të pranishëm sot. Euro e ka rimarrë pak veten në bursa ditën e sotme, pasi ka kaluar ankthi që solli në tregje zhvlerësimi i renditjes së Italisë nga Moody’s.

Megjithatë aktorët e tregut pohojnë se efektet e ditës së djeshme për pagesat e sigurimeve kanë vijuar të ndihen edhe sot në tregun e brendshëm dhe rikuperimi mund të zgjasë dy apo tre ditë. Por faktori kryesor që ata cilësojnë që po ndikon në dobësimin e monedhës së përbashkët lidhet me volumet e ulëta të qarkullimit të monedhës vendase. Nga ana tjetër ka një ofertë të shtuar për valutë, duke ushtruar presion në këtë mënyrë mbi monedhën e përbashkët.

Sipas një artikulli të djeshë të Monitor. dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence.

E para është valuta informale që hyn në tregun shqiptar, që është shtuar që mëse një vit më parë, kur kanabisi u mboll masivisht, dhe një pjesë e valutës hyri në tregun e brendshme. Goditjet e fundit të policisë treguan se krimi i organizuar ka kaluar në një nivel tjetër, përmes përpunimit të drogave më të forta (rasti i kapjes së punishtes së përpunimit të heroinës në Has).

Së dyti, në tetor, emetimi i eurobondit 500 milionë euro nga qeveria shqiptare po ndikon në zhvlerësimin e euros. Në dy ditët pas emetimit të eurobondit në javën e parë të tetorit, euro u zhvlerësua me gati 0.7 pikë përkundrejt lekut. Sipas ekspertëve bankarë, shumë individë që kanë dashur të investojnë, kanë mbajtur një pozicion të hapur, dhe pas realizimit të Eurobondit, po kthejnë fondet e tyre në euro në monedhën vendase, apo po shikojnë alternativa të tjera investimi, siç është blerja e bonove të thesarit dhe kjo pritej të kishte një ndikim gradual në kursin e këmbimit në favor të lekut. Për më tepër, qeveria një pjesë të borxhit të marrë në euro do ta përdorë në tregun e brendshëm për të kryer shpenzime në lekë.

Euro po këmbehet aktualisht në nivelet më të ulëta që nga fillimi i qershorit, përpara se Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme në tregun e brendshëm, ku ajo bleu më shumë se 100 milionë euro në treg për një periudhë të shkurtër kohore, për të frenuar rënien e euros, që në 5 qershor arriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet.

The post Euro zbret nën 125 lekë, për herë të parë që nga qershori, ka pak lekë dhe shumë euro në qarkullim appeared first on 55 News.

]]>
Largimi i mjekëve, Tritan Shehu: Financimi shëndetësor, 20 herë më i ulët se në BE https://55news.al/aktualitet/largimi-i-mjekeve-tritan-shehu-financimi-shendetesor-20-here-me-i-ulet-se-ne-be/ Sun, 07 Oct 2018 17:16:58 +0000 https://new.55news.al/?p=55794 Ikja e mjekëve pritet të sjellë një situatë më të rëndë në sektorin e mjekësisë, vetëm në dy vitet e fundit kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria 400 mjekë. Ndalja e këtij vrulli largimesh në radhët e bluzave të bardha, për ish ministrin e shëndetësisë Tritan Shehu, nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e […]

The post Largimi i mjekëve, Tritan Shehu: Financimi shëndetësor, 20 herë më i ulët se në BE appeared first on 55 News.

]]>
Ikja e mjekëve pritet të sjellë një situatë më të rëndë në sektorin e mjekësisë, vetëm në dy vitet e fundit kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria 400 mjekë. Ndalja e këtij vrulli largimesh në radhët e bluzave të bardha, për ish ministrin e shëndetësisë Tritan Shehu, nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e pagave por me atë që i ofron sistemi, në të cilin mjekët nuk e gjejnë veten. Shehu ngre si shqetësim financimin e ulët të shëndetësisë i cili aktualisht është rreth 20 herë më pak se vendet e Bashkimit Europian .

Largimin e mjekëve e ka parë me shqetësim edhe Konfederata e sindikatave të Shqipërisë e cila ka ngritur një grup pune me mjekë dhe ekspertë ekonomie dhe pritet ti dërgojë qeverisë një paketë propozimesh ku përfshihet dhe rritja e pagave deri ne 2 mije euro në muaj për mjekët dhe 1 mijë euro ne muaj për infermieret .

The post Largimi i mjekëve, Tritan Shehu: Financimi shëndetësor, 20 herë më i ulët se në BE appeared first on 55 News.

]]>