higuain Archives - 55 News https://55news.al/tag/higuain/ Sun, 12 Aug 2018 06:25:40 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png higuain Archives - 55 News https://55news.al/tag/higuain/ 32 32 Vetëm Higuain nuk mjafton, Real mposht Milan dhe merr çmimin “Bernabeu” https://55news.al/sport/vetem-higuain-nuk-mjafton-real-mposht-milan-dhe-merr-cmimin-bernabeu/ Sun, 12 Aug 2018 06:25:40 +0000 https://new.55news.al/?p=41847 Edicioni i 39-të i trofeut “Santiago Bernabeu” ka vënë përballë Real Madrid dhe Milan, me dy ekipet që e kanë mposhtur nga dy herë njëra-tjetrën në këtë veprimtari. Suksesi këtë herë ka qenë për të besuarit e Julien Lopetegui, që morën trofeun pasi fituan 3-1, në një sfidë ku kryesisht gjithçka ndodhi në pjesën e […]

The post Vetëm Higuain nuk mjafton, Real mposht Milan dhe merr çmimin “Bernabeu” appeared first on 55 News.

]]>
Edicioni i 39-të i trofeut “Santiago Bernabeu” ka vënë përballë Real Madrid dhe Milan, me dy ekipet që e kanë mposhtur nga dy herë njëra-tjetrën në këtë veprimtari.

Suksesi këtë herë ka qenë për të besuarit e Julien Lopetegui, që morën trofeun pasi fituan 3-1, në një sfidë ku kryesisht gjithçka ndodhi në pjesën e parë.

Karim Benzema ka kaluar në avantazh Real Madrid, pas vetëm dy minutash lojë, por dy minuta më vonë Milan ka vënë baraspeshën me golin e parë të shënuar nga Gonzalo Higuain, në ndeshjen e tij të parë me fanellën kuqezi.

Në aksioni e fundit të pjesës së parë, gjatë zhvillimeve të një goditje nga këndi, Gareth Bale shënoi golin e dytë për “Los Blancos”.

Në 45-minutshin e dytë loja ishte e barabartë dhe me ritëm, trajnerët i aktivizuan të gjithë futbollistët që patën në dispozicion, por rezultati ndryshoi vetëm në fund.

Në minutën e fundit, Borja Mayoral Moya, i aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi golin e tretë për Real, me portën e boshatisur, pasi më parë Donnarumma kishte pritur tentativën e Luka Modric.

The post Vetëm Higuain nuk mjafton, Real mposht Milan dhe merr çmimin “Bernabeu” appeared first on 55 News.

]]>
Higuain pritet si hero në Milano, befason me fjalët e tij të para! https://55news.al/sport/higuain-pritet-si-hero-ne-milano-befason-me-fjalet-e-tij-te-para/ Thu, 02 Aug 2018 04:50:54 +0000 https://new.55news.al/?p=39628 Higuain ka kompletuar lëvizjen e tij të bujshme drejt Milanit. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në Milano ku është pritur nga një turmë e madhe gazetarësh dhe tifozë. Është klubi i Milanit që ka publikuar një video ku “El Pipita” thotë fjalët e para madje jep edhe premtimin e madh. “Kam folur me Gattuso.. pas testeve […]

The post Higuain pritet si hero në Milano, befason me fjalët e tij të para! appeared first on 55 News.

]]>
Higuain ka kompletuar lëvizjen e tij të bujshme drejt Milanit. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në Milano ku është pritur nga një turmë e madhe gazetarësh dhe tifozë.

Është klubi i Milanit që ka publikuar një video ku “El Pipita” thotë fjalët e para madje jep edhe premtimin e madh.
“Kam folur me Gattuso.. pas testeve mjekësore do flas ato që ndjej..
Ku mund te arrijë Milani? “Sa me lart..”, u përgjigj befasisht ai.
El Pipita të kalojë për 18 milionë euro në formë huazimi tek Milani dhe verën tjetër do të blihet për 36 milionë euro të tjera.
Siç mund ta shihni Higuainit i është rezervuar një pritje madhështore nga tifozët kuqezi të cilët brohorasin dhe këndojnë.

The post Higuain pritet si hero në Milano, befason me fjalët e tij të para! appeared first on 55 News.

]]>
LARGIMI I HIGUAIN NGA MADRITI, BABAI I TIJ NA TREGON ARSYEN https://55news.al/sport/largimi-i-higuain-nga-madriti-babai-i-tij-na-tregon-arsyen/ Tue, 03 Apr 2018 11:20:51 +0000 https://new.55news.al/?p=3167 Babai i sulmuesit argjentinas të Juventusit, Jorge Higuain ka folur në lidhje me ndeshjen e së martës, mes Juventusit dhe Real Madridit, në Torino, e rëndësishme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. “Është e qartë se lojtarët e nivelit të lartë janë të nevojshëm më shumë dhe Gonzalo është në këtë linjë. Dy muaj më […]

The post LARGIMI I HIGUAIN NGA MADRITI, BABAI I TIJ NA TREGON ARSYEN appeared first on 55 News.

]]>
Babai i sulmuesit argjentinas të Juventusit, Jorge Higuain ka folur në lidhje me ndeshjen e së martës, mes Juventusit dhe Real Madridit, në Torino, e rëndësishme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. “Është e qartë se lojtarët e nivelit të lartë janë të nevojshëm më shumë dhe Gonzalo është në këtë linjë.

Dy muaj më parë ishin shumë kritikë ndaj Cristiano Ronaldos, Benzema është kritikuar vazhdimisht. Për 10 vite, në të cilat Messi dhe Ronaldo po dominojnë, “9” e skuadrave të mëdha në Europë janë Lewandowski, Higuain, Luis Suarez, Cavani dhe Benzema. Ata janë kritikuar vazhdimisht, por duhet të jetojnë me këtë realitet” shprehet babai i Gonzales.

Në lidhje me largimin e “Pipita” nga Real Madridi në vitin 2013, babai i sulmuesit argjentinas shton: “Ato janë gjëra të presidentëve të ditës. Me siguri nuk jemi ndarë në mënyrë shumë miqësore. Unë mendoj se Karim, Cristiano dhe Gonzalo kishin bërë shumë të tre së bashku dhe ishin në ballë të sukseseve të Real Madridit”.

Higuain.Juve.Olympiacos.201718.gol.356x237

The post LARGIMI I HIGUAIN NGA MADRITI, BABAI I TIJ NA TREGON ARSYEN appeared first on 55 News.

]]>