hkaterron Archives - 55 News https://55news.al/tag/hkaterron/ Sun, 24 Jun 2018 12:53:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png hkaterron Archives - 55 News https://55news.al/tag/hkaterron/ 32 32 Anglia e pandalshme, shkatërron Panamanë në vetëm 45 minuta (video) https://55news.al/sport/anglia-e-pandalshme-shkaterron-panamane-ne-vetem-45-minuta-video/ Sun, 24 Jun 2018 12:53:43 +0000 https://new.55news.al/?p=28906 Në stadiumin “Novgorod” të Rusisë sapo u mbyll pjesa e parë e ndeshjes Angli-Panama, takim i  vlefshëm ky për grupin G të kampionatit Botëror. Ekipi i Sauthgejt vjen në këtë takim pas fitores 2-1 në sekondat e fundit ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë, ndërsa Panamaja me rezultatin 3-0 nga Belgjika. Por kjo ndeshje që […]

The post Anglia e pandalshme, shkatërron Panamanë në vetëm 45 minuta (video) appeared first on 55 News.

]]>
Në stadiumin “Novgorod” të Rusisë sapo u mbyll pjesa e parë e ndeshjes Angli-Panama, takim i  vlefshëm ky për grupin G të kampionatit Botëror.

Ekipi i Sauthgejt vjen në këtë takim pas fitores 2-1 në sekondat e fundit ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë, ndërsa Panamaja me rezultatin 3-0 nga Belgjika.

Por kjo ndeshje që në minutat e para të saj tregoi fituesit që do të nxjerrë ky 90-minutësh. Ekipi i Anglisë jo vetëm të dominonte të gjithë pjesën e parë por edhe të shënonte 5 gola në vetëm 45 minuta.

Një shkatërrim total ky rezultat për ekipin e Panamasë, të cilit iu shuan shpresat që në fillim të kësaj sfide.

Heronjtë e kësaj ndeshjeje për anglezët janë John Stones i cili shënoi që në minutën e 8të.

Më pas Harry Kane dyfishoi rezultatin për Anglinë në minutën e 22-të.

Jesse Lingard i shkatërroi akoma më tej shpresat e Panamasë për një barazim të mundshëm.

I madhi John Stones do të dyfishonte rezultatin e tij dhe të katërfishonte atë të kombëtares angleze duke e kthyer në festë pjesën e parë të kësaj loje për ekipin e tij.

Dhe në fund ai që i vuri vulën e fitores këtij 45-minutëshi për skuadrën e Anglisë është Harry Kane i cili me anë të një penalltie arriti që të shënonte golin e pestë për ekipin dhe të dytin për veten e tij.

E pandalshëm dhe shkatërrimtari ishte paraqitja e anglezëve deri më tani në këtë sfidë.

The post Anglia e pandalshme, shkatërron Panamanë në vetëm 45 minuta (video) appeared first on 55 News.

]]>