holandez Archives - 55 News https://55news.al/tag/holandez/ Mon, 29 Oct 2018 14:59:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png holandez Archives - 55 News https://55news.al/tag/holandez/ 32 32 Kundërzbulimi holandez në gjurmë të hakerëve rusë https://55news.al/aktualitet/kunderzbulimi-holandez-ne-gjurme-te-hakereve-ruse/ Mon, 29 Oct 2018 14:59:00 +0000 https://new.55news.al/?p=62221 Çfarë i bën shërbimet sekrete holandeze MIVD dhe AIVD kaq të suksesshme në luftën kundër hakerëve rusë? Ato nuk janë të njohura sikur CIA amerikane apo MI6, por janë të suksesshme… Më së largu pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, hakerët rusë janë bërë një fenomen i njohur në botë. Mendohet se ata […]

The post Kundërzbulimi holandez në gjurmë të hakerëve rusë appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë i bën shërbimet sekrete holandeze MIVD dhe AIVD kaq të suksesshme në luftën kundër hakerëve rusë? Ato nuk janë të njohura sikur CIA amerikane apo MI6, por janë të suksesshme…

Më së largu pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, hakerët rusë janë bërë një fenomen i njohur në botë. Mendohet se ata janë të aftë dhe nuk është lehtë të zbulohen. Rrallë ka ndodhur që të kapen në flagrancë. Por pikërisht këtë ka arritur në prill të këtij viti Ministria holandeze e Mbrojtjes, ndërkohë që për këtë ngjarje është raportuar në tetor. Katër persona të dyshuar si spiunë rusë të shërbimit sekret ushtarak GU janë përpjekur, sipas të gjitha gjasave, të futen në rrjetin WLAN të Organizatës për Ndalimin e Armëve Bërthamore (OPCW) në Hagë. Shërbimi holandez i kundërzbulimit ushtarak MIVD i ka zbuluar dhe me ndihmën e kolegëve britanikë i ka larguar rusët.
Sfondi i këtij sulmi nuk është zbuluar kurrë, por ai ka ndodhur vetëm disa javë pas helmimit të ish-agjentit rus Sergej Skripal në Britani të Madhe. Organizata OPCW ka qenë e përfshirë në hetimet rreth një helmi që është përdorur në këtë sulm. Moska ka hedhur poshtë pohimet për spiunim.
Zbulim spektakolar
Si ka mundur të ndodhë një zbulim i këtillë? Dhe pse pikërisht shërbimi holandez është kaq i suksesshëm në luftën kundër hakerëve rusë, ndonëse SHBA dhe vendet e tjera kanë kapacitete shumë më të mëdha? Holandezët kanë pasur këtë vit dy zbulime spektakolare në luftën kundër hakerëve rusë.
Në janar është bërë publik ekzekutimi i suksesshëm i një aksioni të AIVD, kundër grupit famëkeq me emrin APT29 apo Cozy Bear, i cili në Perëndim ndërlidhet me shërbimin sekret rus SWR. Agjentët holandezë e kanë përcjellur me vëmendje punën e këtij grupi, i cili ka vepruar kundër demokratëve amerikanë në fushatën parazgjedhore presidenciale. Moska i ka hedhur poshtë edhe këto akuza.
Gazeta holandeze De Volkskrant shkruan për rastin: “Në verën e vitit 2014 një haker i AIVD është futur në rrjetin kompjuterik të Universitetit të Moskës, prej nga ka vepruar grupi i hakerëve APT29. Hakerët holandezë kanë pasur mbase edhe lejen për ndjekjen e hakerëve armiqësorë. Me ndihmën e kamerave për mbikqyrje ata kanë inçizuar agjentët respektivisht hakerët rusë të grupit APT29, që ka mundësuar edhe identifikimin e tyre. Agjentët sekret holandezë i kanë përcjellur me vite të tëra hakerët rusë dhe për këtë i kanë informuar kolegët amerikanë, të cilët kanë qenë shumë falënderues”, shkruan gazeta De Volkskrant.
Sulmi rekord
Mbrojtja nga spiunimi nuk ëshë asgjë e re për shërbimet sekrete holandeze, duke marrë parasysh faktin se në këtë vend gjenden selitë e shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare. E reja është se rasti për përpjekjet e sulmit ndaj Organizatës Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike  OPCW është publikuar. Bërja publike e gjërave dhe turpërimi i hakerëve para opinionit është strategjia e re për frikësimin e vendeve, të cilat bashkëpunojnë me Rusinë, mendojnë ekspertët.
Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld ka pranuar në një deklaratë në TV se vendi i saj gjendet në një luftë kibernetike me Rusinë. Se çfarë do të thotë kjo, mund të mësohet nga raporti vjetori i MIVD. “Janë zbuluar objektivat e sulmit digjital për spiunim dhe këto sulme janë shtuar. Personat e sulmuar janë paralajmëruar për rreziqet dhe janë ndihmuar për të pastruar rrjetet e tyre”, thuhet në raport. “Si rrezik në rritje quhen vendet me interesa të mëdha gjeopolitike”. Këtu mendohet Rusia ndonëse nuk përmendet emri i saj.
Rasti i Estonisë, Gjeorgjisë…
Holanda duket se e ka kuptuar me kohë se prej nga vjen rreziku. Me kohë janë zbuluar edhe sulmet e planifikuara në Estoni në vitin 2007 dhe Gjeorgji 2008″, shkruante gjenerali Paul Ducheine, për revistën  “Militaire Spectator”. Ducheine është profesori i parë i operacioneve kibernetike në Akademinë Ushtarake holandeze në Breda. “Lufta kibernetike është realitet”, pohon Ducheine.
Qeveria holandeze ka konceptuar një strategji për mbrojtje në vitin 2011. Së bashku me britanikët, të cilët një strategji të këtillë e kanë hartuar në vitin 2009, holandezët i përkasin grupit të pionierëve në fushën e mbrojtjes nga sulmet kibernetike. Holanda ka krijuar edhe strukturat e saja, ndër të cilat është edhe njësia speciale Joint Sigint Cyber Unit (JSCU). Detyra e saj është të kap komunikimet satelitore dhe të tjera, për të evituar sulmet.
Në qershor të vitit 2014, njësia speciale JSCU ka filluar punën. Mediat njoftojnë se në selinë e tyre kryesore në Zoetermeeru pranë Hagës, punojnë 350 bashkëpunëtorë. Shumë shpejt ky ekip ka arritur rezultate të mira në luftën kundër hakerëve rusë të grupit APT29, shkruan gazeta, De Volkskrant. Operacioni kundër tyre është kryer sipas të gjitha gjasave para rrëzimit të avionit të Malajzisë MH-17 në Ukrainë me 17 korrik. Informacione zyrtare për këtë ngjarje nuk ka. Por mund të ketë spekulime për efektet e rrëzimit të këtij avioni, në të cilin dy të tretat e 298 viktimave kanë qenë më pasaportë holandeze.

Universitetet si vend për stërvitjen e hakerëve

Një shkak tjetër për efikasitetin e hakerëve holandezë është përgatitja e tyre. Në strategjinë e tyre thuhet se kërkohen ekspertë, të cilët duan të vazhdojnë përgatitet. Universitetet holandeze janë shndërruar për një kohë të shkurtër në një vend për përgatitjen e ekspertëve në këtë fushë. Prej vitit 2014 në Hagë eksziton edhe Akademia e Sigurisë Kibernetike (CSA), që është një lloj kombinimi i tri shkollave të larta, ndër të cilat gjendet edhe Universiteti i njohur Leiden. Shkollimi në CSA nuk është i lirë: Përgatitja 18-mujore në programin “Executive Master‘s Programme Cyber Security” kushton 24.000 Euro. Akademia është futur në rrjetin “Hague Security Delta” – një rrjet i sipërmarrjeve, fakulteteve dhe institucioneve të interesuara për sigurinë në rrjetet kompjuterike. Pas sulmeve të fundit ndaj OPCW, Ministria e Mbrojtjes në Holandë ka bërë të ditur se do të shtohen mjetet financiare për siguri në rrjetet kompjuterike.

The post Kundërzbulimi holandez në gjurmë të hakerëve rusë appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri holandez: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje të pranueshme për dy palët https://55news.al/bota-shqiptare/kryeministri-holandez-dialogu-kosove-serbi-te-perfundoje-me-marreveshje-te-pranueshme-per-dy-palet/ Wed, 26 Sep 2018 08:05:14 +0000 https://new.55news.al/?p=52409 Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York është takuar edhe me homologun e saj holandez, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Brnabiq ka thënë si dialogu me Kosovën dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian janë qëllimet kryesore të politikës së jashtme […]

The post Kryeministri holandez: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje të pranueshme për dy palët appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York është takuar edhe me homologun e saj holandez, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Brnabiq ka thënë si dialogu me Kosovën dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian janë qëllimet kryesore të politikës së jashtme serbe.

“Ne nuk kemi një plan B, kur bëhet fjalë për anëtarësim në BE”, ka thënë Brnabiq, shkruan ‘tanjug’, transmeton Express.

Ndërkohë edhe kryeministri i Holandës ka thënë se dialogu ndërmjet dy shteteve duhet të vazhdojë dhe të arrihet një zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

Në New York janë duke qëndruar edhe një delegacion nga Republikës së Kosovës i përbërë nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behghet Pacolli.

 

The post Kryeministri holandez: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje të pranueshme për dy palët appeared first on 55 News.

]]>
Ide krijuese për ripërdorimin e plastikës – Ky qytet holandez ka ndërtuar një park lundrues me të https://55news.al/aktualitet/ide-krijuese-per-riperdorimin-e-plastikes-ky-qytet-holandez-ka-ndertuar-nje-park-lundrues-me-te/ Sat, 04 Aug 2018 13:43:06 +0000 https://new.55news.al/?p=40242 Shumë njerëz mendojnë se të gjitha mbetjet plastike përfundojnë në vendepozitime apo në rastin më të keq në oqeane, por një qytet europian po i përdor ato për të ndërtuar një park lundrues. Parku i Ricikluar ndodhet në Roterdam, Holandë, i ndërtuar tërësisht nga plastika e ricikluar e mbledhur nga i njëjti lumë që tani […]

The post Ide krijuese për ripërdorimin e plastikës – Ky qytet holandez ka ndërtuar një park lundrues me të appeared first on 55 News.

]]>
Shumë njerëz mendojnë se të gjitha mbetjet plastike përfundojnë në vendepozitime apo në rastin më të keq në oqeane, por një qytet europian po i përdor ato për të ndërtuar një park lundrues.

Parku i Ricikluar ndodhet në Roterdam, Holandë, i ndërtuar tërësisht nga plastika e ricikluar e mbledhur nga i njëjti lumë që tani po lundron. Jo vetëm që është një hapësirë ​​unike për komunitetin, por po ashtu shërben për të ulur ndotjen nga plastika.

Parku është ndërtuar nga seksione modulare gjashtëkëndore, çka nënkupton se mund të zgjerohet pasi materiali i përdorur mund të mblidhet. Parku është projektuar gjithashtu si një habitat për kafshë të egra si dhe gjallesa të tilla si kërmijtë, krimbat, larvat, brumbujt dhe peshqit.

Fondacioni Recycled Island dhe 25 partnerë të tjerë përfunduan ndërtimin e Parkut të Ricikluar, duke vendosur pengesa përgjatë lumit Meuse për të mbledhur fillimisht mbetjet plastike dhe për t’i transformuar më pas në 28 blloqe gjashtëkëndore.

Parku i Ricikluar nuk është projekti i vetëm në të gjithë botën ku njerëzit po marrin parasysh ndikimin mjedisor të ndotjes në zonën e tyre lokale. Shumë individë dhe komunitete në mbarë botën po kërkojnë të gjejnë mënyra krijuese për ripërdorimin e plastikës në mënyra që nxjerrin në pah problemin e ndotjes plastike.

The post Ide krijuese për ripërdorimin e plastikës – Ky qytet holandez ka ndërtuar një park lundrues me të appeared first on 55 News.

]]>
Roma mposht Barcelonën dhe Manchester United, rrëmben talentin holandez https://55news.al/sport/roma-mposht-barcelonen-dhe-manchester-united-rremben-talentin-holandez/ Tue, 12 Jun 2018 08:01:44 +0000 https://new.55news.al/?p=25133 Transferimi i Justin Kluivert te Roma u afrua një hap më tepër të hënën, pasi holandezi fluturoi në kryeqytetin italian. Djaloshi 19-vjeçar, i biri i ish-sulmuesit të njohur holandez, Patrick Kluivert, ka tërhequr shumë interes, pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse me Ajaxin. Manchester United dhe Barcelona kanë qenë shumë të lidhur me adoleshentin e talentuar, […]

The post Roma mposht Barcelonën dhe Manchester United, rrëmben talentin holandez appeared first on 55 News.

]]>
Transferimi i Justin Kluivert te Roma u afrua një hap më tepër të hënën, pasi holandezi fluturoi në kryeqytetin italian. Djaloshi 19-vjeçar, i biri i ish-sulmuesit të njohur holandez, Patrick Kluivert, ka tërhequr shumë interes, pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse me Ajaxin.
Manchester United dhe Barcelona kanë qenë shumë të lidhur me adoleshentin e talentuar, pasi panë një përplasje të verës për nënshkrimin e tij. Roma, megjithatë, duket se e ka fituar garën për të siguruar shërbimet e tij, me klubin kryeqytetas italian që transmeton pamjet video në mediat sociale të lojtarit, që po vjen në Romë.
Kluivert mbajti një shall të klubit verdhekuq dhe nënshkroi autografe për përkrahësit, pasi u përshëndet nga një turmë e madhe, përpara një klinike mjekësore. Klubi i Seria A do të paguajë 18 milionë euro për ta shtyrë marrëveshjen, duke e bërë atë nënshkrimin e katërt të kësaj vere, pas marrjes së Bryan Cristante, Ante Coric dhe Ivan Marcano.
Kluivert, i cili bëri debutimin e tij me Holandën në mars, duke ardhur nga pankina në një fitore në miqësore, 3-0 kundër Portugalisë, shënoi 10 gola dhe dha pesë asiste në sezonin 2017-2018, në “Eredivisie”. Kluivert ishte paralajmëruar që të mos largohej nga Ajax në fillim të zhvillimit të tij, ndërsa babai Patrick i tha “Ole”:
“Personalisht i thashë se ndoshta është më mirë të qëndrosh një vit më shumë tek Ajax, të bësh disa kilometra, të jesh i rëndësishëm për ekipin. Ai është 19 vjeç, është ende i ri, por i merr vendimet vetë. Si baba duhet të qëndroj pas të gjitha vendimeve të tij”.

The post Roma mposht Barcelonën dhe Manchester United, rrëmben talentin holandez appeared first on 55 News.

]]>
Tetë deputetë holandezë vijnë në Tiranë: Shqipëria s’është gati për negociatat https://55news.al/politike/tete-deputete-holandeze-vijne-ne-tirane-shqiperia-s-eshte-gati-per-negociatat/ Mon, 07 May 2018 15:20:53 +0000 https://new.55news.al/?p=13139 Gjatë vizitës së sotme në vendin tonë grupi i deputetëve holandezë tha se Shqipëria nuk është gati, pasi problem është ende mosndëshkimi i zyrtarëve. “Shqiptarët janë problematik në Holandë”, kanë thënë ata duke shtuar se janë duke mbledhur informacion dhe nuk ka vendim përfundimtar të Holandës. Deputetët kanë theksuar faktin se janë skeptikë për negociatat […]

The post Tetë deputetë holandezë vijnë në Tiranë: Shqipëria s’është gati për negociatat appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë vizitës së sotme në vendin tonë grupi i deputetëve holandezë tha se Shqipëria nuk është gati, pasi problem është ende mosndëshkimi i zyrtarëve. “Shqiptarët janë problematik në Holandë”, kanë thënë ata duke shtuar se janë duke mbledhur informacion dhe nuk ka vendim përfundimtar të Holandës.

Deputetët kanë theksuar faktin se janë skeptikë për negociatat me Shqipërinë dhe se do të jetë e vështirë jo vetëm për ta, por edhe për Gjermaninë dhe Francën që të pranojnë Shqipërinë.

Pas reagimit të deputetëve gjerman duket se dhe Holanda po kundërshton progres-raportin e KE-së që i rekomandon vendeve anëtare hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në vlerësimin e tyre 8 deputetët holandezë u shprehën se Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave, pavarësisht progres-raportit pozitiv të KE-së.

Plotësimi i 5 kushteve të vëna zyrtarisht nga institucionet evropiane nuk mjafton për hapjen e negociatave u shprehën deputetët e gjashtë partive kryesore holandeze. Sipas tyre Shqipëria duhet të tregojë se ka vendosshmërinë e duhur për të dënuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin.

Po ashtu ato theksuan se rritja e kriminalitetit shqiptar në Holandë është shqetësuese dhe nuk ndihmon aspak në procesin e integrimit evropian.

Në mbarim të vizitës deputetët do të hartojnë një raport për kuvendin holandez, në bazë të së cilit kuvendi do të votojë pro ose kundër propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Por sipas gjasave duket se edhe Holanda nuk do të jetë pro vendit tonë në BE.

The post Tetë deputetë holandezë vijnë në Tiranë: Shqipëria s’është gati për negociatat appeared first on 55 News.

]]>
Deputetët holandezë Ramës, mos përdor Rusinë si alibi për zgjerimin https://55news.al/politike/deputetet-holandeze-rames-mos-perdor-rusine-si-alibi-per-zgjerimin/ Mon, 07 May 2018 12:22:28 +0000 https://new.55news.al/?p=13063 8 deputetë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri, kur ka mbetur thuajse 1 muaj para datës kur do të votohet në Parlamentin Europian, nëse Shqipëria do t’i hapë apo jo negociatat. Këta deputetë do t’i raportojnë parlamentit të tyre lidhur me situatën por edhe do realizojnë një sërë takimesh. Rama, Basha, ministri Bushati janë aktualisht në […]

The post Deputetët holandezë Ramës, mos përdor Rusinë si alibi për zgjerimin appeared first on 55 News.

]]>
8 deputetë holandezë kanë mbërritur në Shqipëri, kur ka mbetur thuajse 1 muaj para datës kur do të votohet në Parlamentin Europian, nëse Shqipëria do t’i hapë apo jo negociatat.

Këta deputetë do t’i raportojnë parlamentit të tyre lidhur me situatën por edhe do realizojnë një sërë takimesh.

Rama, Basha, ministri Bushati janë aktualisht në axhendën e holandezëve.

Vendimet e vendeve në BE janë thelbësore për Shqipërinë, pasi vetëm nëse një prej tyre vendosur kundër, Shqipëria do të duhet të bëjë ende rrugë deri në hapjen e negociatave.

Nga ana tjetër deputetët gjermanë janë të rezervuar sa i përket hapjes së negociatave, mes të cilëve kreu i Komisionit Parlamentar për Çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum tha se është e parakohshme për Shqipërinë.

 

The post Deputetët holandezë Ramës, mos përdor Rusinë si alibi për zgjerimin appeared first on 55 News.

]]>