homazhe Archives - 55 News https://55news.al/tag/homazhe/ Mon, 29 Jun 2020 12:03:29 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png homazhe Archives - 55 News https://55news.al/tag/homazhe/ 32 32 Presidenti Meta bën homazhe dhe nderon simbolin e valles shqiptare, “Nderin e Kombit”, Besim Zekthi https://55news.al/politike/presidenti-meta-ben-homazhe-dhe-nderon-simbolin-e-valles-shqiptare-nderin-e-kombit-besim-zekthi/ Mon, 29 Jun 2020 12:03:29 +0000 https://new.55news.al/?p=166383 Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar, valltarit simbol të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”. President Meta, pasi vendosi një kurorë me lule dhe u shprehu ngushëllimet më të […]

The post Presidenti Meta bën homazhe dhe nderon simbolin e valles shqiptare, “Nderin e Kombit”, Besim Zekthi appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar, valltarit simbol të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.

President Meta, pasi vendosi një kurorë me lule dhe u shprehu ngushëllimet më të tjera anëtarëve të familjes Zekthi dhe të afërmve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, vuri në dukje:
“Është padyshim një moment trishtues t’i japim sot lamtumirën e fundit ‘Kryeshqiponjës së madhe të valles shqipe” për gati gjashtë dekada, këtij kryesimboli jo vetëm të kulturës, por edhe të krenarisë e identitetit kombëtar, të cilin gjithmonë do ta kujtojmë për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit dhe kombit të tij në skenat më të njohura europiane e botërore, edhe në momentet më të errëta të izolimit të Shqipërisë.

Vepra dhe kujtimi i tij do të jenë të përjetshëm!

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta jo vetëm për familjen Zekthi, por edhe për të gjithë artistët e ato gjenerata që punuan e bashkëpunuan me të në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve tona Popullore!

Njëkohësisht inkurajoj artistët e rinj të frymëzohen nga personaliteti që i madhi Besim Zekthi krijoi për të çuar më tej gjithçka që ai arriti me aq pasion dhe sakrifica në skenë!

Dua të theksoj se kujtimi më i mirë i Besim Zekthit, por dhe i të gjithë personaliteteve si ai, është të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore, të jemi krenarë për përkatësinë tonë shqiptare dhe të forcojmë identitetin kombëtar. Kjo është rruga më e shpejtë edhe për t’u integruar si të barabartë në familjen europiane.”

The post Presidenti Meta bën homazhe dhe nderon simbolin e valles shqiptare, “Nderin e Kombit”, Besim Zekthi appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Meta nderon kujtimin e Gjeneral Rrahman Parllakut: Gjithmonë mes nesh me personalitetin e pamposhtur https://55news.al/politike/presidenti-meta-nderon-kujtimin-e-gjeneral-rrahman-parllakut-gjithmone-mes-nesh-me-personalitetin-e-pamposhtur/ Mon, 16 Sep 2019 13:43:44 +0000 https://new.55news.al/?p=118118 Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për nder të jetës dhe veprave heroike të Gjeneral Rrahman Parllakut, partizanit fitimtar antifashist, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatorial. Duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit, Presidenti Meta u shprehu […]

The post Presidenti Meta nderon kujtimin e Gjeneral Rrahman Parllakut: Gjithmonë mes nesh me personalitetin e pamposhtur appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për nder të jetës dhe veprave heroike të Gjeneral Rrahman Parllakut, partizanit fitimtar antifashist, i cili më pas u burgos dhe u internua nga regjimi diktatorial.

a595c611-02e9-4dd5-9c7b-6e8f28619cde

Duke vendosur një kurorë me lule dhe duke u përulur me respekt para trupit të të ndjerit, Presidenti Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij dhe theksoi para përfaqësuesve të mediave:

“Sot që është një ditë historike për mbarë popullin dhe kombin tonë, 16 shtatori, dita e Konferencës së Pezës, dita e besëlidhjes së të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën për liri, nuk e mendoja se do të ishte edhe dita kur do t’i thonim lamtumirën e fundit Gjeneralit Rrahman Parllaku, njërit prej komandantëve më të lavdishëm të Luftës Antifashiste, të luftës për liri, por edhe njërit prej personaliteve më të mëdha të ushtrisë sonë, një personaliteti publik me kontribute të jashtëzakonshme në të gjitha kohët.

Jam i bindur se përkushtimi i tij ndaj lirisë së atdheut, ndaj interesave kombëtare, por edhe ndaj përparimit të demokracisë, do të mbeten përgjithmonë në kujtimin tonë.

Në përkujtimin e çdo ngjarjeje të rëndësishme të luftës, në çdo sukses të Atdheut, Gjeneral Parllaku me frymëzimin që na ka dhënë të gjithëve, padyshim që do të jetë gjithmonë mes nesh, me personalitetin e tij të pamposhtur, dhe me kthjelltësinë e mendimit që nuk e humbi asnjëherë”, u shpreh ai.

The post Presidenti Meta nderon kujtimin e Gjeneral Rrahman Parllakut: Gjithmonë mes nesh me personalitetin e pamposhtur appeared first on 55 News.

]]>
Spaho dhe Paloka, nderojnë Dëshmorin Atdheut, Klodian Tanushi https://55news.al/aktualitet/spaho-dhe-paloka-nderojne-deshmorin-atdheut-klodian-tanushi/ Thu, 16 May 2019 11:33:18 +0000 https://new.55news.al/?p=100232 Në nder të major Klodian Tanushit, Dëshmor i Atdheut i cili ra në krye të detyrës në një mision të NATO-s në Letoni, bënë homazhe dy n/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Mes dhimbjes për humbjen e hershme të jetës së Klodian Tanushit, përfaqësuesit e PD ngushëlluan nënën, bashkëshorten, fëmijët dhe familjarët. […]

The post Spaho dhe Paloka, nderojnë Dëshmorin Atdheut, Klodian Tanushi appeared first on 55 News.

]]>

Në nder të major Klodian Tanushit, Dëshmor i Atdheut i cili ra në krye të detyrës në një mision të NATO-s në Letoni, bënë homazhe dy n/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Mes dhimbjes për humbjen e hershme të jetës së Klodian Tanushit, përfaqësuesit e PD ngushëlluan nënën, bashkëshorten, fëmijët dhe familjarët.

Partia Demokratike shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së majorit Klodian Tanushi në angazhimin e tij në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

Image

The post Spaho dhe Paloka, nderojnë Dëshmorin Atdheut, Klodian Tanushi appeared first on 55 News.

]]>
Homazhe për dëshmorët/ Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë! https://55news.al/politike/homazhe-per-deshmoret-basha-per-lirine-shkohet-ne-beteje-cdo-dite-perkujton-edhe-shqiptaret-e-vrare-jashte/ Sun, 05 May 2019 09:43:07 +0000 https://new.55news.al/?p=98318 Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar homazhe pranë Monumentit Nënë Shqipëri. Gjithashtu, ata kanë bërë homazhe edhe pranë vendit ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari si dhe në vendin ku prehen 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike. Në […]

The post Homazhe për dëshmorët/ Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë! appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar homazhe pranë Monumentit Nënë Shqipëri.

Gjithashtu, ata kanë bërë homazhe edhe pranë vendit ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari si dhe në vendin ku prehen 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Në fjalën e tij para mediave, kreu i PD-së Basha tha se për lirinë dhe vlera te saj luftohet në çdo kohë, ndërsa ka përkujtuar edhe shqiptarët e vrarë në trojet e Shqipërisë etnike në luftërat e tyre për liri.

“Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë. Përulemi me respekt përpara dëshmorëve të luftës antifashiste. Kujtojmë sot me dhimbje të madhe të gjithë ata që pasi sakrifikuan për lirinë kombëtare ranë fli e kthetrave të diktaturës gjakatare që shkatërroi, përdhunoi dhe vrau lirinë e qindra familjeve shqiptare. Përulemi sot para bijve të Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Maqedonisë dhe Preshevës që luftuan në luftërat e fundit çlirimtare. Sot është po kështu një ditë ku gjithsecili prej nesh të ndjejë mbi supe peshën e rëndë të sakrificës”, theksoi ai.

d30301b6-9930-4e89-a036-f00ae81d6f9eb172894c-cc7d-430f-925d-7eacb86b27b8819a399a-2de3-40fc-8a46-90f84e6ff4f2eafd6f5d-5d47-43ca-9f7c-23e046a74595

8ce2379e-d228-49fa-bd27-06357949b5a4

The post Homazhe për dëshmorët/ Basha: Për lirinë shkohet në betejë çdo ditë! appeared first on 55 News.

]]>
Basha dhe Berisha, homazhe Dëshmorëve të Atdheut https://55news.al/politike/basha-dhe-berisha-homazhe-deshmoreve-te-atdheut/ Sun, 05 May 2019 09:32:38 +0000 https://new.55news.al/?p=98316 Kryetari i opozitës Lulzim Basha po bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit. Sëbashku me Bashën, në homazhe janëedhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe krerët e partive aleate të PD-së, ish-deputetë të opozitës, familje dëshmorësh, personalitete etj. Një përkulje të veçantë, Basha bëri para Memorialit të Viktimave të Terrorit Komunist […]

The post Basha dhe Berisha, homazhe Dëshmorëve të Atdheut appeared first on 55 News.

]]>

Kryetari i opozitës Lulzim Basha po bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit. Sëbashku me Bashën, në homazhe janëedhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe krerët e partive aleate të PD-së, ish-deputetë të opozitës, familje dëshmorësh, personalitete etj.

Një përkulje të veçantë, Basha bëri para Memorialit të Viktimave të Terrorit Komunist dhe së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha, vendosi tufa me lule mbi varrin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

 

The post Basha dhe Berisha, homazhe Dëshmorëve të Atdheut appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Futbolli i bashkohet homazheve për viktimat e tragjedisë së Genovas https://55news.al/aktualitet/foto-futbolli-i-bashkohet-homazheve-per-viktimat-e-tragjedise-se-genovas/ Sat, 18 Aug 2018 11:15:08 +0000 https://new.55news.al/?p=42929 Skuadrat e Genovas dhe Sampdorias ishin sot pjesë e homazheve për funeralin shtetëror në nder të 18 prej 41 viktimave që shkaktoi shembja e urës Morandi. Përfaqësuesit e të dy ekipeve hynë sëbashku në pallatin e panaireve në Genova. Në homazhe morën pjesë dy presidentët Ferrero dhe Preziosi dhe trajnerët Ballardini dhe Giampaolo. Ndërkohë, Ndeshjet […]

The post Foto/ Futbolli i bashkohet homazheve për viktimat e tragjedisë së Genovas appeared first on 55 News.

]]>
Skuadrat e Genovas dhe Sampdorias ishin sot pjesë e homazheve për funeralin shtetëror në nder të 18 prej 41 viktimave që shkaktoi shembja e urës Morandi.

Përfaqësuesit e të dy ekipeve hynë sëbashku në pallatin e panaireve në Genova.

Në homazhe morën pjesë dy presidentët Ferrero dhe Preziosi dhe trajnerët Ballardini dhe Giampaolo. Ndërkohë, Ndeshjet Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Genoa janë shtyrë për shkak të zisë kombëtar.

The post Foto/ Futbolli i bashkohet homazheve për viktimat e tragjedisë së Genovas appeared first on 55 News.

]]>
Meta homazhe në nderim të tenorit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako https://55news.al/aktualitet/meta-homazhe-ne-nderim-te-tenorit-te-mirenjohur-shqiptar-gaqo-cako/ Thu, 02 Aug 2018 11:19:17 +0000 https://new.55news.al/?p=39747 Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në nderim dhe respekt të jetës dhe veprës së tenorit dhe këngëtarit lirik të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako, i cili u nga jeta në moshën 83-vjeçare. Presidenti Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të interpretuesit të përsosur të këngës lirike shqiptare dhe vendosi një […]

The post Meta homazhe në nderim të tenorit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në nderim dhe respekt të jetës dhe veprës së tenorit dhe këngëtarit lirik të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako, i cili u nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Presidenti Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve, miqve dhe të afërmve të interpretuesit të përsosur të këngës lirike shqiptare dhe vendosi një kurorë me lule, duke u përulur me respekt para trupit të pajetë të tenorit Gaqo Çako.

Pas homazheve President Meta u  shpreh para përfaqësuesve të mediave të pranishme: “Kënga, kontributi, talenti i tij dhe dashuria me të cilën ai këndoi për publikun dhe për popullin tonë janë të përjetshme dhe kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë frymëzuese për artistët më të rinj dhe njëkohësisht do të jetë gjithmonë në kujtesën e popullit dhe kombit tonë.

Është një artist i përmasave të jashtëzakonshme, por njëkohësisht dhe trashëgimia që ai po lë është e jashtëzakonshme dhe jam i sigurt që kjo trashëgimi do të jetë gjithmonë e gjallë.”

The post Meta homazhe në nderim të tenorit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako appeared first on 55 News.

]]>
Homazhe në nderim të Luan Hajdarages sot në Kuvendin e Shqipërisë https://55news.al/politike/homazhe-ne-nderim-te-luan-hajdarages-sot-ne-kuvendin-e-shqiperise/ Tue, 31 Jul 2018 06:37:38 +0000 https://new.55news.al/?p=39188 Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje paradite, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, sot në datën 31 korrik, nga ora 10:00-12:00.

The post Homazhe në nderim të Luan Hajdarages sot në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta dje paradite, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, sot në datën 31 korrik, nga ora 10:00-12:00.

The post Homazhe në nderim të Luan Hajdarages sot në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-Presidenti Nishani, nderime në Gllogjan për Hilmi Haradinaj https://55news.al/aktualitet/ish-presidenti-nishani-nderime-ne-gllogjan-per-hilmi-haradinaj/ Tue, 19 Jun 2018 13:26:28 +0000 https://new.55news.al/?p=27578 Ish-Presidenti, Bujar Nisahni, ka qenë sot në Gllogjan, ku ka zhvilluar homazhe në nder të patriotit të madh shqiptar, Hilmi Haradinaj, i cili u nda nga jeta para pak ditësh. “Nderime sot në Gllogjan për patriotin Hilmi Haradinaj.  Pusho në Paqe, Baca Hilmi”, shkruan ish-Presidenti Bujar Nishani në Facebook.

The post Ish-Presidenti Nishani, nderime në Gllogjan për Hilmi Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
Ish-Presidenti, Bujar Nisahni, ka qenë sot në Gllogjan, ku ka zhvilluar homazhe në nder të patriotit të madh shqiptar, Hilmi Haradinaj, i cili u nda nga jeta para pak ditësh.

“Nderime sot në Gllogjan për patriotin Hilmi Haradinaj.  Pusho në Paqe, Baca Hilmi”, shkruan ish-Presidenti Bujar Nishani në Facebook.

The post Ish-Presidenti Nishani, nderime në Gllogjan për Hilmi Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
Basha në Gllogjan, homazhe për babain e kryeministrit Haradinaj https://55news.al/aktualitet/basha-ne-gllogjan-homazhe-per-babain-e-kryeministrit-haradinaj/ Mon, 18 Jun 2018 11:51:03 +0000 https://new.55news.al/?p=27188 Në Gllogjan të Deçanit po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Politikanë nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur për ti dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt. Për të bërë homazhe ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetë të tjerë të PD. Haradinaj […]

The post Basha në Gllogjan, homazhe për babain e kryeministrit Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>
Në Gllogjan të Deçanit po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Politikanë nga Kosova dhe Shqipëria janë mbledhur për ti dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt.

Për të bërë homazhe ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i shoqëruar nga deputetë të tjerë të PD.

Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë.

Ai do të varroset sot në Gllogjan të Decanit.

The post Basha në Gllogjan, homazhe për babain e kryeministrit Haradinaj appeared first on 55 News.

]]>