hotele Archives - 55 News https://55news.al/tag/hotele/ Sat, 21 Jul 2018 08:56:29 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png hotele Archives - 55 News https://55news.al/tag/hotele/ 32 32 Në kulmin e sezonit turistik qeveria bllokon 11 hotele https://55news.al/aktualitet/ne-kulmin-e-sezonit-turistik-qeveria-bllokon-11-hotele/ Sat, 21 Jul 2018 08:56:29 +0000 https://new.55news.al/?p=36747 Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor është duke ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, në subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar […]

The post Në kulmin e sezonit turistik qeveria bllokon 11 hotele appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor është duke ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, në subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje. Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike. Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH. Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

The post Në kulmin e sezonit turistik qeveria bllokon 11 hotele appeared first on 55 News.

]]>
Fotot/ Bllokohen 4 hotele të mëdha në jug të vendit https://55news.al/aktualitet/fotot-bllokohen-4-hotele-te-medha-ne-jug-te-vendit/ Thu, 12 Jul 2018 11:20:20 +0000 https://new.55news.al/?p=34256   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në zonat bregdetare, me qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave. Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore në terren (Sarandë, Ksamil, Himarë, etj.) është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që […]

The post Fotot/ Bllokohen 4 hotele të mëdha në jug të vendit appeared first on 55 News.

]]>
 

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në zonat bregdetare, me qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore në terren (Sarandë, Ksamil, Himarë, etj.) është konstatuar se vijon të ketë ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, apo që nuk e kanë aktivizuar aktivitetin e tyre ekonomik, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje, që nuk disponojnë fatura të produkteve apo shërbimeve, apo që nuk regjistrojnë punonjësit.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datën 11 korrik, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Ilia Kolagji, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Mimoza Ali, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Alqiviadhi Llazari, me vendndodhje në Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Marilena Hotel Ksamil, penalizim për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50,000 lekë. Për këtë subjekt u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj./Monitor

The post Fotot/ Bllokohen 4 hotele të mëdha në jug të vendit appeared first on 55 News.

]]>