huadhenia Archives - 55 News https://55news.al/tag/huadhenia/ Fri, 28 Sep 2018 13:20:37 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png huadhenia Archives - 55 News https://55news.al/tag/huadhenia/ 32 32 Kredia jashtë vendit – Bie cilësia dhe frenohet huadhënia https://55news.al/aktualitet/kredia-jashte-vendit-bie-cilesia-dhe-frenohet-huadhenia/ Fri, 28 Sep 2018 13:20:37 +0000 https://new.55news.al/?p=53085 Kreditë me probleme të sistemit bankar jashtë vendit janë rritur në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit raporti i kredive me probleme për portofolin e jo rezidentëve ka arritur në 5.6%, nga 3.9% që ishte në fund të vitit të kaluar. Megjithëse ky raport ngelet më i […]

The post Kredia jashtë vendit – Bie cilësia dhe frenohet huadhënia appeared first on 55 News.

]]>
Kreditë me probleme të sistemit bankar jashtë vendit janë rritur në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit raporti i kredive me probleme për portofolin e jo rezidentëve ka arritur në 5.6%, nga 3.9% që ishte në fund të vitit të kaluar.

Megjithëse ky raport ngelet më i ulët krahasuar me kredinë për rezidentët në Shqipëri, tendenca e kredive me probleme është e kundërt. Ndërsa raporti i kredive me probleme për rezidentët është në rënie, ai për jo rezidentët është në rritje. Kjo tendencë duket se ka ndikuar edhe qasjen e bankave, që e kanë frenuar kreditimin në këtë segment të tregut.

Në fund të gjashtëmujorit të parë, kredia për jo rezidentët ra me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e kredive me probleme për jo rezidentët mund të jetë pjesërisht pjesë e një cikli normal.

Kredia për jorezidentët ka njohur rritje gjatë katër viteve të fundit dhe përfaqëson një zhvillim relativisht të ri për sistemin bankar. Pjesërisht, ajo lidhet me zgjerimin e shpejtë të filialit të Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë.

Duke qenë kredi më e re në kohë, është e kuptueshme që edhe përkeqësimi i cilësisë të ndodhë më me vonesë, në raport me kredinë për rezidentët, që në vitet e fundit është spastruar ndjeshëm, përmes fshirjeve dhe formave të tjera.

Kredia për joreziedentët është kryesisht e përqendruara në pak banka të mëdha, që, gjatë viteve të fundit kanë kërkuar alternativa financimi në vendet e rajonit, duke pasur parasysh edhe kërkesën e dobët dhe problemet specifike të kreditimit të biznesit në Shqipëri.

 

The post Kredia jashtë vendit – Bie cilësia dhe frenohet huadhënia appeared first on 55 News.

]]>