huaja Archives - 55 News https://55news.al/tag/huaja/ Fri, 11 Jan 2019 15:44:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png huaja Archives - 55 News https://55news.al/tag/huaja/ 32 32 Valutat e huaja “shembin” Lekun – Euro arrin në 124.7 lekë, fuqizohen edhe Dollari e Paundi britanik https://55news.al/aktualitet/valutat-e-huaja-shembin-lekun-euro-arrin-ne-124-7-leke-fuqizohen-edhe-dollari-e-paundi-britanik/ Fri, 11 Jan 2019 15:44:30 +0000 https://new.55news.al/?p=79218 Monedha kombëtare, leku, e ka mbyllur javën tejet i zhvlerësuar nga monedhat kryesore ndërkombëtare. Euro ka shënuar një kthesë të madhe gjatë ditës së premte, duke u forcuar me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta e eurozonës këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.7 lekë në blerje dhe 125.7 lekë në […]

The post Valutat e huaja “shembin” Lekun – Euro arrin në 124.7 lekë, fuqizohen edhe Dollari e Paundi britanik appeared first on 55 News.

]]>
Monedha kombëtare, leku, e ka mbyllur javën tejet i zhvlerësuar nga monedhat kryesore ndërkombëtare. Euro ka shënuar një kthesë të madhe gjatë ditës së premte, duke u forcuar me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta e eurozonës këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 124.7 lekë në blerje dhe 125.7 lekë në shitje.

Po me 0.7 lekë për njësi është forcuar gjithashtu edhe dollari amerikan gjatë ditës së sotme kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 108.1 lekëve.

Të njëjtin trend rritës ka ndjekur gjithashtu edhe paundi britanik, i cili është rikuperuar ndjeshëm të premten, pas një zhvlerësimi të regjistruar një ditë më parë. Kështu, monedha ka arritur të fitojë 0.5 pikë ditën e sotme duke kapur vlerën e 137.5 lekëve.

Leku paraqitet mjaft i dobët edhe përballë dollari australian dhe atij kanadez në mbyllje të javës. Monedhat kanë marrë veten duke rifituar 0.8 pikë secila dhe këmbehen sot respektivisht për 77.8 dhe 81.8 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së premte dhe vijon të këmbehet për 110 lekë në blerje dhe 11 lekë në shitje.

G.D/SCAN

The post Valutat e huaja “shembin” Lekun – Euro arrin në 124.7 lekë, fuqizohen edhe Dollari e Paundi britanik appeared first on 55 News.

]]>
Monedhat e huaja zhvlerësohen kundrejt Lekut https://55news.al/aktualitet/monedhat-e-huaja-zhvleresohen-kundrejt-lekut/ Tue, 18 Dec 2018 13:29:25 +0000 https://new.55news.al/?p=74852 Euro, Dollari amerikan dhe Paundi britanik, të treja këto monedha janë në pozita zhvlerësuese kundrejt monedhës vendase Lekë. Në tregun valutor vendas euro sot blihet me 122.70 lekë dhe shitet me 123.50 lekë. Dollari amerikan në rënie me 0.5 lekë. Blihet me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë. Në nivele të ulta edhe paundi […]

The post Monedhat e huaja zhvlerësohen kundrejt Lekut appeared first on 55 News.

]]>
Euro, Dollari amerikan dhe Paundi britanik, të treja këto monedha janë në pozita zhvlerësuese kundrejt monedhës vendase Lekë.

Në tregun valutor vendas euro sot blihet me 122.70 lekë dhe shitet me 123.50 lekë. Dollari amerikan në rënie me 0.5 lekë. Blihet me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë. Në nivele të ulta edhe paundi britanik. Një paund blihet me 136.50 lekë dhe shitet me 137.50 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

EUR/ALL 122.70 -123.50
USD/ALL 108.00 -109.00
GBP/ALL 136.50 – 137.50
AUD/ALL 77.50 – 78.50
CAD/ALL 80.60 – 81.40
CHF/ALL 108.70 – 109.50.

The post Monedhat e huaja zhvlerësohen kundrejt Lekut appeared first on 55 News.

]]>
Mediat e huaja: Në Morias blejnë fëmijë nga 5 vjeç për të bërë seks me ta https://55news.al/globi/mediat-e-huaja-ne-morias-blejne-femije-nga-5-vjec-per-te-bere-seks-me-ta/ Sun, 14 Oct 2018 17:00:32 +0000 https://new.55news.al/?p=57809 Nuk kanë fund publikimet e shtypit ndërkombëtar rreth situatës në qendrën e pritjes dhe identifikimit në Moria dhe Lesvos, lidhur me përdhunimin e grave dhe fëmijëve, të cilat janë një fenomen i përditshëm. Newsweek sot ne portalin e tij ka publikuar një artikull si dhe pamje nga kampi i refugjatëve, ku i referohet situatës në […]

The post Mediat e huaja: Në Morias blejnë fëmijë nga 5 vjeç për të bërë seks me ta appeared first on 55 News.

]]>
Nuk kanë fund publikimet e shtypit ndërkombëtar rreth situatës në qendrën e pritjes dhe identifikimit në Moria dhe Lesvos, lidhur me përdhunimin e grave dhe fëmijëve, të cilat janë një fenomen i përditshëm.

Newsweek sot ne portalin e tij ka publikuar një artikull si dhe pamje nga kampi i refugjatëve, ku i referohet situatës në Moria, ku, siç thonë gratë, jetojnë me frikën e sulmeve seksuale, si ndaj tyre ashtu dhe ndaj fëmijëve të tyre.

Koordinatori i Mjekë pa Kufi, Dr. Deklan Bari, tha për Newsweek se që nga mesi i majit, ka mesatarisht një rast abuzimi seksual në një javë.

Bari tha se këto raste kishin të bënin me gratë, burrat dhe fëmijët në kamp, por pothuajse gjysma e tyre ishin djem dhe vajza nën moshën 18-vjeçare, me të paktën dy incidente që përfshinin fëmijët e moshës 5-vjeçare.

Zbulimi i skandalit vjen pas shqetësimit të fundit të MSF-së se një numër i madh i fëmijëve dhe adoleshentëve në Moria janë përpjekur të kryejnë vetëvrasje.

Bari, thekson se rastet e abuzimit seksual janë shumë më tepër se ato të raportuara.

Në Moria, fëmijët përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë së pothuajse 8500 njerëzve.

 

The post Mediat e huaja: Në Morias blejnë fëmijë nga 5 vjeç për të bërë seks me ta appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për ekonominë rënie vjetore me 3% në gusht, shkak huaja për bizneset https://55news.al/aktualitet/kredia-per-ekonomine-renie-vjetore-me-3-ne-gusht-shkak-huaja-per-bizneset/ Mon, 01 Oct 2018 12:39:32 +0000 https://new.55news.al/?p=53868 Totali i kredisë për ekonominë në muajin gusht ishte 3 për qind më i ulët se në një vit parë, teksa dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë së rënia është krijuar nga huaja për bizneset private. Stoku i kredisë në gusht arriti në 533,1 miliardë lekë, 16.4 miliardë lekë me pak se fundi i gushtit […]

The post Kredia për ekonominë rënie vjetore me 3% në gusht, shkak huaja për bizneset appeared first on 55 News.

]]>
Totali i kredisë për ekonominë në muajin gusht ishte 3 për qind më i ulët se në një vit parë, teksa dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë së rënia është krijuar nga huaja për bizneset private.

Stoku i kredisë në gusht arriti në 533,1 miliardë lekë, 16.4 miliardë lekë me pak se fundi i gushtit të vitit 2017, duke akumuluar një rënie me 3%.

Rënia me e madhe ka ndodhur për kredinë dhënë bizneseve në sektorin privat. Kredia për korporatat jo financiare në sektorin privat ra me 16 miliardë lekë në gusht 2018 në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose rreth 4.5 për qind.

Kredia për bizneset e sektorit privat ka shënuar rënie si në valutë ashtu edhe në lekë përkatësisht me 5 dhe 3.7%. Por rënia më e madhe ka ndodhur për huanë në valutë edhe si rrjedhojë e efekteve të kursit të këmbimit që kanë rrudhur portofolin e kredisë në valutë.

Megjithatë Banka e Shqipërisë konfirmon se kredia për ekonominë po përformon dobët.

Kredia për biznese ka ngadalësuar normën e rritjes vjetore në rreth 4 për qind gjatë tetëmujorit. Banka e Shqipërisë shprehet se huaja për këtë kategori po shfaqet e luhatshme, si në terma të zhvillimeve afatshkurtra mujore ashtu edhe në terma vjetorë, si pasojë e zhvillimeve të paqëndrueshme në portofolin e kredisë për likuiditete .

Ky portofol karakterizohet përgjithësisht nga luhatje të mëdha, në varësi të nevojave afatshkurtra të bizneseve për financim. Kredia për investime (4.3%) performon më mirë dhe mbështet në masë të gjerë rritjen e kredisë për biznese.

Rënia e kredisë për bizneset dhe rritja e kredisë për individët gjatë periudhës, ka sjellë ndryshime në strukturën e kredisë sipas sektorëve. Banka e Shqipërisë arsyeton se tkurrja në kredinë për bizneset reflekton kërkesën e dobët të bizneseve për kredi, të reflektuar në pakësimin e kredisë së re për këtë sektor, shtrëngim të kushteve të kredidhënies nga ana e bankave për kategori të caktuara klientësh dhe kredish, si edhe masat e marra nga bankat për uljen e stokut të kredive me probleme, në të cilin mbizotërojnë kreditë për biznese.

Gjatë periudhës korrik 2017–qershor 2018, bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre një total prej 6.4 miliardë lekësh kredi biznesi të klasifikuara si “të humbura”, çka ka ndikuar gjithashtu në uljen e stokut të kredisë.

The post Kredia për ekonominë rënie vjetore me 3% në gusht, shkak huaja për bizneset appeared first on 55 News.

]]>
Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia; Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave https://55news.al/aktualitet/investimet-e-huaja-si-u-shpetuan-nga-energjia-renia-e-telekomunikacioneve-dhe-stanjacioni-i-bankave/ Tue, 25 Sep 2018 05:09:58 +0000 https://new.55news.al/?p=52049 Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht dhe shpëtimtari i tyre. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë […]

The post Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia; Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave appeared first on 55 News.

]]>
Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht dhe shpëtimtari i tyre.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë euro në qershor 2018 (shih grafikun).

Që prej tremujorit të dytë 2017, stoku i investimeve në energji u rendit në vend të parë, duke ia kaluar telekomunikacioneve dhe bankave që mbanin flamurin prej vitesh.

Dy investime të mëdha në energji, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft (holandeze dhe pastaj norvegjeze) dhe gazsjellësi TAP i kanë dhënë hov investimeve në këtë sektor. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burimeve zyrtare. Një tjetêr investim i madh në energji është Hec Ashta nga austriakët e Verbund.

Në vend të dytë, sipas stokut të investimeve janë “Informacioni dhe komunikacioni”, që lidhen kryesisht me fluksin e lartë nga kompanitë greke në telekomunikacione, pas viteve 2000. Por vitet e fundit, investimet në telekomunikacione janë tkurrur, teksa konkurrenca në sektor është shtuar dhe tregjet janë maturuar dhe sipërmarrësit e mëdhenj po rezultojnë me humbje, pas periudhave të arta në 2006-2012, kur normat e fitimit i kalonin 50%. Sipas statistikave, në fund të qershorit 2018, stoku i investimeve në telekomunikacione ishte 1.17 miliardë euro, duke rënë me 42 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bankat janë sektori tjetër që tërhoqën kapital në Shqipëri në fillim të viteve 2000. Stoku i investimeve në aktivitete financiare dhe të sigurimit në qershor 2018 ishte 1.08 miliardë euro, duke u renditur në vend të tretë. Vitet e fundit investimet në këtë sektor kanë ardhur në rritje të lehtë, që më shumë ka qenë i nxitur nga kërkesat rregullatore për kapital të Bankës së Shqipërisë, sesa nga dëshira e vetë bankave për t’u zgjeruar. Përkundrazi, disa prej tyre duan të dalin nga tregu shqiptar. (dy banka greke NBG dhe Tirana bank janë shitur, po ashtu dhe francezët e Societe Generale po dalin nga tregu).

Sektori i katërt që ka tërhequr më shumë investime në vite është industria nxjerrëse, kryesisht në fushën e naftës dhe minerale, që janë shfrytëzim i pasurive minerare. Në fund të 6 mujorit të parë stoku në këtë sektor ishte 928 milionë euro.

Më pas renditen, industria përpunuese, aktivitete profesionale, aktivitete të pasurive të paluajtshme etj (shiko grafikun stoku i investimeve sipas sektorëve). Bujqësia në gati 30 vjet ka tërhequr vetëm 10 milionë euro.

 Çdo të ndodhë kur të mbarojnë TAP dhe Devolli

Punimet për gazsjellësin TAP janë drejt fundit. Sot, rreth 80% e punimeve totale për ndërtimin e segmentit tokësor të TAP në Shqipëri është i përfunduar. Në muajt në vazhdim, ndërtimi do të fokusohet te segmenti më i vështirë i të gjithë gazsjellësit, në malin e Ostrovicës, në rreth 2100 metra mbi nivelin e detit. Projekti do përfundojë në 2019-n.

Edhe kompania Statkraft që po ndërton hidrocentralet mbi Devoll ka përfunduar hidrocentralin e Bënjës dhe po ndërton HEC-in tjetër të Moglicës, një investim prej rreth 300 milionë euro, që pritet të përfundojë brenda dy vitesh.

Në qershor 2018, stoku i investimeve të huaja në vend arriti në 7.2 miliardë euro, nga të cilat 26% janë në fushën e energjisë. Në krahasim me tremujorin e parë 2014, stoku është rritur me 75%.

Por, shifrat e Bankës tregojnë se nëse nuk do të ishin projektet e mëdha të energjisë, stoku i investimeve në qershor do të ishte 5.3 miliardë euro, me një rritje prej 30%, ose gati 2 miliardë euro më i ulët sesa është aktualisht.

Institucionet ndërkombëtare kanë ngritur shpesh shqetësimin se çfarë do të ndodhë me përfundimin e këtyre dy projekteve, duke kërkuar zëvendësimin e tyre me investime me vlerë të shtuar dhe në teknologjinë e informacionit.

The post Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia; Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave appeared first on 55 News.

]]>
Investimet e huaja – tremujori II në rënie https://55news.al/aktualitet/investimet-e-huaja-tremujori-ii-ne-renie/ Mon, 10 Sep 2018 13:04:14 +0000 https://new.55news.al/?p=48038 Investimet e huaja direkte në tremujorin e dytë të vitit ranë në vlerën e 223 milionë eurove. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet ranë me rreth 70 milionë euro krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistrua një rënie e lehtë, […]

The post Investimet e huaja – tremujori II në rënie appeared first on 55 News.

]]>
Investimet e huaja direkte në tremujorin e dytë të vitit ranë në vlerën e 223 milionë eurove. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet ranë me rreth 70 milionë euro krahasuar me tremujorin e parë të vitit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u regjistrua një rënie e lehtë, me rreth tre milionë euro.

Megjithatë, deri tani bilanci progresiv vjetor ngelet pozitiv, falë rritjes së tremujorit të parë. Në gjashtë muaj, ekonomia shqiptare ka thithur 515 milionë euro investime të huaja, me një rritje prej 19% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Investimet e huaja direkte kanë qenë një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike në pesë vitet e fundit, të mbështetura sidomos nga disa projekte madhore energjetike, si gazsjellësi Trans-Adriatik, apo hidrocentrali në kaskadën e Devollit.

Megjithatë, tani që këto vepra janë drejt përfundimit, perspektiva e investimeve të huaja është e pasigurt, siç është evidentuar nga raportet e institucioneve ekonomike të specializuara.

Një burim tjetër i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, dërgesat e emigrantëve, u rritën edhe për tremujorin e dytë. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e remitancave arriti në 182 milionë euro, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.

Për gjysmën e parë të vitit, vlera e remitancave të dërguara në Shqipëri ishte 331 milionë euro, 11% më shumë në raport me gjashtëmujorin e parë 2017.

Rritja e dërgesave të emigrantëve në vitet e fundit është një zhvillim deri diku i papritur; kjo mund të shpjegohet me përmirësimet e lehta në ekonomitë ku janë vendosur emigrantët shqiptarë.

Një faktor tjetër, po aq i rëndësishëm, mund të jenë valët e reja të emigracionit që kanë prekur Shqipërinë, sidomos pas heqjes së vizave me Bashkimin Europian.

Nëse emigrantët e viteve ‘90 e kanë ngritur jetën jashtë vendit dhe i kanë ulur gradualisht lidhjet me Shqipërinë, emigrantët e rinj kanë krijuar ura të reja, që, mes të tjerash, kanë sjellë edhe rritje të flukseve të remitancave.

The post Investimet e huaja – tremujori II në rënie appeared first on 55 News.

]]>
”Kosova po shënon rënie të investimeve të huaja” https://55news.al/bota-shqiptare/kosova-po-shenon-renie-te-investimeve-te-huaja/ Sun, 02 Sep 2018 17:25:12 +0000 https://new.55news.al/?p=46117 Kosova është një vend më mjaft potencial, por as gjysma e këtij potenciali nuk po shfrytëzohet nga investitorët e huaj, thotë në një intervistë të Radion Evropa e Lirë, Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, duke shtuar se investimet e huaja direkte viteve të fundit kanë shënuar rënie. Ai ndër […]

The post ”Kosova po shënon rënie të investimeve të huaja” appeared first on 55 News.

]]>
Kosova është një vend më mjaft potencial, por as gjysma e këtij potenciali nuk po shfrytëzohet nga investitorët e huaj, thotë në një intervistë të Radion Evropa e Lirë, Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, duke shtuar se investimet e huaja direkte viteve të fundit kanë shënuar rënie.

Ai ndër të tjera flet edhe për mangësitë ligjore të cilat po u shkaktojnë probleme disa kompanive në vend.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Balija, sa është e përshtatshme klima ekonomike për investimet e huaja në Kosovë?

Shpend Balija: Kosova është një vend që ka mjaft potencial për investime të huaja, për biznes, por ai potencial nuk po zhvillohet dhe përdoret në tërësi. Dhe si i tillë mendoj se ne nuk kemi arritur as 50 përqindëshin e potencialit që ka Kosova.
Prandaj nuk mund të themi se nuk është mirë dhe as keq, për shkak se është problem të kuantifikohet ky term, mirë ose keq. Por, mund të them se potencialin tonë nuk e kemi arrit dhe ka hapësirë të jashtëzakonshme që të bëjmë shumë më shumë se sa që jemi duke bërë tash.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë konkretisht duhet bërë, ose cilat janë ato probleme që i kanë theksuar investitorët potencial që janë interesuar që kapitalin e tyre shtrijnë në Kosovë

Shpend Balija: Nëse i shikojmë investimet e huaja direkte në Kosovë e shohim një trend në rënie dhe rreth 300 milionë euro ka qenë pika kulminante e investimeve të huaja direkt.e

Kjo nënkupton se nuk është një shumë e caktuar që jemi të kënaqur dhe gjithashtu sektorët nëpër të cilat janë këto investime, nuk janë sektorë që përfaqësojnë stabilitet ose qëndrueshmëri ekonomike për të ardhmen dhe si të tillë gjithsesi kjo bazë prej 300 milionë euro të rritet shumë më shumë ose të dyfishohet brenda viteve të ardhme. Ne kemi një rritje ekonomike prej katër për qind që është një performancë më e madhe se shteteve të rajonit, por për shkak të nivelit të lartë të papunësisë në Kosovë, kjo shkallë e rritjes nuk mjafton. Duhet bërë shumë më tepër se sa jemi duke bërë tash.

Radio Evropa e Lirë: Po përmendni se Kosova ka potencial të mjaftueshëm. Por, për cilët sektorë janë më të interesuar investitorët e huaj?

Shpend Balija: Sektori i shërbimeve, për shembull është një sektor shumë i suksesshëm. Kosova, duke e pasur parasysh se kemi një popullatë të re, të cilët njohin gjuhët e huaja, gjuhët evropiane, njohin teknologjinë informative, kanë filluar që të zhvillohenshumë kompani të mira në tregun e shërbimeve dhe si të tillë, ne kemi një bilanc pozitiv në këtë sektor, sa i përket eksportit dhe importit.

Por, ka edhe tregje të tjera që do të mund të ishin shumë më atraktive për investitorët, duke filluar prej sektorit të bujqësisë, sektorit të IT-së që e përmendëm, pastaj sektorin e minierave dhe mineraleve, sektori i kompanive të sigurimit – kompanitë e sigurimit janë vetëm 3 për qind e gjithë sektorit financiar, që është shumë e ulët nëse i shikojmë vendet e tjera, kjo përqindje është shumë më e lartë.

Po të kishim trajtuar drejtë këto kompani prej fillimit dhe po t’i kishim mbikëqyrur në mënyrë të mirëfilltë, atëherë ky treg do të zhvillohej shumë më mirë që është sot. Kompanitë që operojnë në Kosovë nuk kanë mundësi që të ofrojnë shërbime ose produkte të reja sepse i mungon baza ligjore.

Ende sot, kompanitë e sigurimit vazhdojnë të jenë të diskriminuara në aspektin e tatimit. Ato kanë paguar 5 për qind të të hyrave, në vend se të paguajnë 10 për qind në fitim, që është një diskriminim sepse asnjë sektori tjetër kjo nuk i ndodhë. Por, tash me Ligjin për tatim në korporata, kemi arritur që ta fusim si pikë e cila do të eliminohet nga draft-ligji i ri, nuk do të përfshihet do të thotë kjo.

Për herë të parë, kjo i rregullon këtë sektorë, në mënyrë që të kenë përfitime më të mira dhe më të mëdha sepse nëse kompanitë kanë më shumë përfitime, ne krijojmë më shumë vende të punës, i paguajmë më shumë tatim shtetit dhe zhvillohemi si shtet në tërësi.

Këto pika që po i caktojmë ne si Këshill i Investitorëve Evropianë, kemi shumë sektor dhe kemi shumë gjëra të cilat po i diskutojmë, të cilat edhe do t’i lansojmë në fund të shtatorit në një dokument, ku i përmbledhim të gjitha këto pika dhe t’i tregojmë edhe parterëve tanë, Qeverisë në këtë rast, që ne prej sektorit privat që jemi në terren për çdo ditë, i shohim këto mangësi, këto barriera dhe i rekomandojmë mënyrat se si ato duhet të eliminohen. Në fund të fundit, kjo është në të mirë të vendit, është në të mirë të qytetarëve, sa më shumë që të kenë fitim firmat private, aq më shumë do të ketë punësim, aq më shumë do të ketë gjenerim të të hyrave për buxhetin e shtetit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Balija a trajtohen të barabarta në treg të gjitha kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare?

Shpend Balija: Kompanitë vendore dhe të huaja trajtohen në mënyrë të barabartë, legjislacioni i trajton në mënyrë të barabartë dhe këtu nuk kemi as një problem dhe as pengesë. Në fakt kemi partneritete shumë të mira me investitorët e huaj dhe partnerët lokal të cilët krijojnë investim shumë të qëndrueshëm dhe krijojnë vende të punësimit.

Problemi ku ekziston që është kryesor është në disa ligje. Legjislacioni si i tillë në disa raste është diskriminues ndaj kompanive pa dallim, vendore apo ndërkombëtare.Por ndaj një sektori të caktuar ka mangësi të mëdha, ta zëmë në sektorin e naftës ka pengesa, në sektorin e kompanive të sigurimeve po ashtu, në Telekom kemi pengesa të ndryshme, ku aspekti legjislativ është i mangët, nuk ka akte nënligjore të duhura shpesh herë të implementuar ligjin dhe nuk ka zbatueshmëri të ligjit. Ose në rast të caktuara ligji është i draftuar në mënyrë të padrejtë ndaj sektorit privat.

Radio Evropa e Lirë: A mund të përmendni ndonjë ligj në mënyrë konkrete që paraqet këto probleme?

Shpend Balija: Së fundmi mund ta marr si shembull Ligjin për Kryqin e Kuq, që është një institucion shumë i rëndësishëm, një organizatë humanitare. Por gjatë draftimit të këtij Ligji në vitin 2010 është marrë për bazë praktika në Kroaci dhe një prej pikave është që financimi i këtij institucioni të bëhet nga kompanitë e sigurimeve. Nënenin 14 pika 1.7 thuhet “ sigurimi i obligueshëm i automjeteve, një për qind nga bruto primi i vlerës se sigurimit të automjetit”

Por, asnjëherë këto shuma nuk janë paguar sepse nuk ka pasur akte nën ligjore, që specifikojnë se kush duhet paguar, si duhet të paguhen këto, a duhet ti bartet kjo qytetarit, a duhet Banka Qendrore e Republikës së Kosovës t’i marrë përsipër këto pagesa. Këtu është krijuar një paqartësi ligjore e cila nuk është zbatuar asnjëherë dhe për herë të parë tashmë kanë filluar paditë e para ndaj kompanive private dhe kanë filluar të fitojnë në gjykatë. Problemi kryesor është, nëse ne vendosim një precedent të tillë, atëherë më të vërtet është shumë problematike.

Nëse një kompani ose një sektori të caktuar në mënyrë arbitrare i vendoset më ligj apo me interpretimin e gjykatës që kapitalin privat të ia paguajë një institucioni siç është Kryqi i Kuq, atëherë kjo është shkelje e të drejtave themelore të pronësisë. Do të thotë edhe pse është kapital financiar ajo është pronë private dhe askush nuk ka të drejtë të marrë një pronë ose të konfiskojë aq më pak një kapital privat pa baza të mirëfillta të shpronësimit ose të kompensimit:

Radio Evropa e Lirë: Keni kërkuar ndryshimin e këtij Ligji, zoti Balija?

Shpend Balija: Ne kemi filluar të bisedojmë me palët relevante për të ndryshuar Ligjin për Kryqin e Kuq. Të gjitha palët pajtohen, të gjitha ministritë dhe institucionet relevante pajtohen më ne. Por, nuk ka ndonjë gatishmëri që të ndërmerr dikush hapin për të bërë ndryshimin. Dhe si të tillë edhe Kryqin e Kuq e kanë vendosur venë në pozitë të pavolitshme, sepse që nga viti 2010, ky institucion shumë i rëndësishëm është në gjendje të keqe financiare dhe nuk është duke u financuar mirë ashtu siç duhet dhe ka probleme të shumta.

Pra, ne duhet të synojmë të krijojmë një qëndrueshmëri ne këtë rast edhe për Kryqin e Kuq, por të krijojmë edhe një barazi edhe një harmonizim të legjislacionit vendor me praktikat e Bashkimit Evropian. Sepse kjo praktikë nuk ekziston askund në rajon, askund në Evropë, por aq më pak nuk ekziston as në Kosovë ne raste të tjera, nuk ka kësi lloji shembujsh ku detyrohet kompania private ta paguaj kapitalin privat për një rast të caktuar, në mënyrë arbitrare.

 

The post ”Kosova po shënon rënie të investimeve të huaja” appeared first on 55 News.

]]>
Ekonomia nuk kreditohet, bie ndjeshëm huaja për korporatat në maj https://55news.al/aktualitet/ekonomia-nuk-kreditohet-bie-ndjeshem-huaja-per-korporatat-ne-maj/ Fri, 29 Jun 2018 13:30:27 +0000 https://new.55news.al/?p=30557 Kredia për ekonominë nuk po arrin të gjallërohet, me bankat që po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme, por edhe bizneset që nuk rezultojnë se po marrin më shumë hua. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të muaji maj arriti në 539.5 miliardë lekë (-6.5 mld lekë krahasuar […]

The post Ekonomia nuk kreditohet, bie ndjeshëm huaja për korporatat në maj appeared first on 55 News.

]]>
Kredia për ekonominë nuk po arrin të gjallërohet, me bankat që po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme, por edhe bizneset që nuk rezultojnë se po marrin më shumë hua.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë në fund të muaji maj arriti në 539.5 miliardë lekë (-6.5 mld lekë krahasuar me prillin), duke shënuar rënien më të fortë mujore që nga qershori i vitit 2015.

Tkurrja e kredisë ka ardhur si rrjedhojë e rënies së huasë për korporatat jo financiare, stoku i të cilës ka rënë me 10 miliardë lekë. Për herë të parë gjatë këtij viti ka rënë jo vetëm huaja në euro (teksa ka tendencë të bankave për të ulur huadhënien në valutë si pjesë e procesit të deeuroizimit), por edhe në lekë. Stoku i huasë në lekë për korporatat u reduktua me 6.3 miliardë lekë në maj, duke ndikuar në performancën e gjithë ekonomisë.

Stoku i huasë për individë ka shënuar një rritje minimale, i ndikuar nga vijimi i përmirësimit të huasë në lekë, ndërkohë që huamarrja në valutë vijon të jetë e dobët.

Kredia e re për 5 mujorin ishte në të njëjtat nivele në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa rënia e stokut është ndikuar nga kthimet më të larta, fshirja e huave që nuk kthehen prej më shumë se tre vitesh si dhe efekti i zhvlerësimit të euros (për huanë në valutë).

Bankat, që janë përfshirë në një proces të ethshëm të shitjeve e blerjeve duket se kanë lënë mënjanë kreditimin e ekonomisë. Nga ana tjetër, pohojnë bankierët, nuk po kreditohen më masivisht kompanitë e mëdha, të cilat merrnin hua në shuma të larta, por po jepen më shumë kredi me vlera më të vogla.

Në mars kë këtij viti, për herë të parë kredia në lekë ia kaloi asaj në valutë, ndërsa në fund të majit pesha e huasë në monedhën vendase ndaj totalit ishte 51.4%.

Siç duket edhe nga grafiku më poshtë, që prej fillimit të vitit 2012 kredidhënia për ekonominë ka ngecur dhe nuk arrin të shënojë rritje vjetore.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia me ekonominë arriti në 38.4 % të PBB-së më 2017 nga 40.5% që ishte me 2016 me një rënie 2.1 pikë përqindje. Kjo ishte rënia më e fortë vjetore që pas vitit 2008

Capture-43.png

 

The post Ekonomia nuk kreditohet, bie ndjeshëm huaja për korporatat në maj appeared first on 55 News.

]]>