Huawei Archives - 55 News https://55news.al/tag/huawei/ Fri, 18 Jan 2019 18:39:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Huawei Archives - 55 News https://55news.al/tag/huawei/ 32 32 Rrjeti 5G – A do të përjashtohet Huawei nga Gjermania? https://55news.al/teknologji/rrjeti-5g-a-do-te-perjashtohet-huawei-nga-gjermania/ Fri, 18 Jan 2019 18:39:53 +0000 https://new.55news.al/?p=80695 Qeveria gjermane po konsideron ndalimin e Huawei nga aksesi për 5G duke thënë se shqetësimet e sigurisë janë të një rëndësie të lartë. “Siguria e rrjetit të ardhshëm 5G është me rëndësi të madhe për qeverinë federale. Qeveria federale do të udhëhiqet nga kjo në lidhje me krijimin e një rrjeti të ardhshëm 5G” -tha […]

The post Rrjeti 5G – A do të përjashtohet Huawei nga Gjermania? appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria gjermane po konsideron ndalimin e Huawei nga aksesi për 5G duke thënë se shqetësimet e sigurisë janë të një rëndësie të lartë.

“Siguria e rrjetit të ardhshëm 5G është me rëndësi të madhe për qeverinë federale. Qeveria federale do të udhëhiqet nga kjo në lidhje me krijimin e një rrjeti të ardhshëm 5G” -tha Ministria e Punëve të Jashtme dhe Energjisë për CNBC. Ajo shtoi se nuk janë marrë vendime në këtë pikë.

Gazeta gjermane Handelsblatt raportoi se administrata e kancelares Angela Merkel po shqyrton në mënyrë aktive mënyrat për të përjashtuar Huawei nga rrjetet 5G të vendit. Huawei po përballet me frikën në rritje se teknologjia e saj 5G do të mundësojë spiunazhin kinez përmes celularit super të shpejtë. Si Australia ashtu dhe Zelanda e Re kanë ndaluar gjigantin e telekomunikacioneve nga furnizimi i pajisjeve 5G në vendet e tyre duke përmendur shqetësime të sigurisë.

Huawei tha në një deklaratë të enjten në mbrëmje “ne gjithashtu e mirëpresim qasjen e verifikimit dhe standardizimit të zgjidhjeve teknologjike të komunikuara publikisht nga Qeveria Federale Gjermane. Ne nuk shohim arsye racionale për të përjashtuar Huawei nga ndërtimi i infrastrukturës 5G në çdo vend në botë”.

Biznesi i Huawei ka provuar deri tani se mbetet rezistent, me më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura që priten në 2018.

The post Rrjeti 5G – A do të përjashtohet Huawei nga Gjermania? appeared first on 55 News.

]]>
Huawei po punon për të sjellë telefonin që paloset https://55news.al/teknologji/huawei-po-punon-per-te-sjelle-telefonin-qe-paloset/ Sun, 21 Oct 2018 12:03:09 +0000 https://new.55news.al/?p=59832 Gjiganti Huawei ka njoftuar se është duke punuar në një telefon të palosshëm si pjesë e gjeneratës së ardhshme të pajisjeve. Shefi i kompanisë, Richard Yu, ka thënë për “DigitalTrends” se kompania është duke hulumtuar për krijimin e një telefoni që ka kapacitetet e rrjetit 5G dhe që mund të paloset. Kjo kompani më parë […]

The post Huawei po punon për të sjellë telefonin që paloset appeared first on 55 News.

]]>
Gjiganti Huawei ka njoftuar se është duke punuar në një telefon të palosshëm si pjesë e gjeneratës së ardhshme të pajisjeve.

Shefi i kompanisë, Richard Yu, ka thënë për “DigitalTrends” se kompania është duke hulumtuar për krijimin e një telefoni që ka kapacitetet e rrjetit 5G dhe që mund të paloset.

Kjo kompani më parë e kishte caktuar vitin 2019 si cak për një pajisje që mund të paloset, megjithatë sipas Yus, kompania s’është e gatshme të bëjë lansim të shpejtë.

Ai ka thënë se kompania mund të fokusohet në telefonin Huawei Mate 20 X, në mënyrë që të bëjë ekranin 7.2-inç me mundësinë e palosjes.

Ideja për telefona që palosen po qarkullon qe disa vjet, por problemet teknike po e ngadalësojnë procesin. Samsungu është vetëm një nga kompanitë që thuhet se po punon në këtë drejtim.

The post Huawei po punon për të sjellë telefonin që paloset appeared first on 55 News.

]]>
Huawei kalon Apple për pjesën në tregun e celularëve – 54.2 milionë telefona të shitur në 3 muaj https://55news.al/teknologji/huawei-kalon-apple-per-pjesen-ne-tregun-e-celulareve-54-2-milione-telefona-te-shitur-ne-3-muaj/ Wed, 01 Aug 2018 07:48:35 +0000 https://new.55news.al/?p=39474 Kompania kineze Huawei ka arritur për herë të parë t’i zë vendin e dytë në tregun e celularëve prodhuesit amerikan Apple në tremujorin e dytë të vitit. Në këtë periudhë, Huawei ka shitur plot 54.2 milionë aparate celularë. Kjo do të thotë se gjiganti i telekomunikacionit zë 16% të tregut, krahasuar me 21% të Samsungut […]

The post Huawei kalon Apple për pjesën në tregun e celularëve – 54.2 milionë telefona të shitur në 3 muaj appeared first on 55 News.

]]>
Kompania kineze Huawei ka arritur për herë të parë t’i zë vendin e dytë në tregun e celularëve prodhuesit amerikan Apple në tremujorin e dytë të vitit.

Në këtë periudhë, Huawei ka shitur plot 54.2 milionë aparate celularë. Kjo do të thotë se gjiganti i telekomunikacionit zë 16% të tregut, krahasuar me 21% të Samsungut në vend të parë dhe 12% të Apple. Ndërkohë, pesëshja kryesore mbyllet me Xiaomi dhe Oppo, të dyja të bazuara në Kinë.

Prodhuesit kinezë të smartphone-ëve po fitojnë vazhdimisht influencë, teksa tregu i tyre i brendshëm rritet dhe ata zgjerohen jashtë vendit. Huawei ka depërtuar në Europë dhe Afrikë, ndërsa nuk ka mundur të zë një pozicion të mirë në tregun gjigant amerikan.

Për shkak se Apple i shet iPhone me çmime më të larta se konkurrenca, ajo u rendit e para për nga të ardhurat në këtë tremujor.

Ndërkohë, Samsung raportoi më herët se kishte pasur një rënie të ndjeshme të të ardhurave, për shkak të ngadalësimit të tregut.

Momenti i mirë i Huawei do të shërbejë si një shqetësim për Apple dhe Samsung, të cilat nëse duan të mbajnë pozitën aktuale në treg, duhet të shtojnë rrezen e produkteve të tyre.

The post Huawei kalon Apple për pjesën në tregun e celularëve – 54.2 milionë telefona të shitur në 3 muaj appeared first on 55 News.

]]>