i burgosur Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-burgosur/ Sun, 19 May 2019 09:34:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png i burgosur Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-burgosur/ 32 32 Korçë/ Gëlltiti 22 doza droge, i burgosuri zbulohet nga ekografia https://55news.al/aktualitet/korce-gelltiti-22-doza-droge-i-burgosuri-zbulohet-nga-ekografia/ Sun, 19 May 2019 09:34:51 +0000 https://new.55news.al/?p=100644 Një i dënuar në burgun e Korçës u konstatua se kishte futur 22 doza narkotike brenda ambienteve ku vuante dënimin. Ai u zbulua pas kryerjes së ekogarfisë, e cila verifikoi se i dënuari me iniciale B.L kishte gëlltitur në stomakun e tij plot 22 doza, sasi të cilën kishte futur në qese plastike teksa po […]

The post Korçë/ Gëlltiti 22 doza droge, i burgosuri zbulohet nga ekografia appeared first on 55 News.

]]>
Një i dënuar në burgun e Korçës u konstatua se kishte futur 22 doza narkotike brenda ambienteve ku vuante dënimin. Ai u zbulua pas kryerjes së ekogarfisë, e cila verifikoi se i dënuari me iniciale B.L kishte gëlltitur në stomakun e tij plot 22 doza, sasi të cilën kishte futur në qese plastike teksa po kthehej nga leja shpërblyese.

Një tjetër rast është goditur edhe në burgun e Peqinit, ku të dënuarit kishin fshehur 4 telefona celularë në pajisjet elektroshtëpiake.

Njoftimi i policisë:
“Kapen 22 doza narkotike të gëlltitura dhe 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake .Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë 18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur.

Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera.

Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H.

Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”-njofton policia.

The post Korçë/ Gëlltiti 22 doza droge, i burgosuri zbulohet nga ekografia appeared first on 55 News.

]]>
Kush është i dënuari që nuk u kthye në burgun e Drenovës pas lejës https://55news.al/aktualitet/kush-eshte-i-denuari-qe-nuk-u-kthye-ne-burgun-e-drenoves-pas-lejes/ Tue, 26 Jun 2018 15:42:30 +0000 https://new.55news.al/?p=29582 Një i dënuar është larguar nga burgu i Drenovës. Policia  e Korçës ka shpallur në kërkim të dënuarin që ishte larguar me leje nga burgu.  Ai ishte i dënuar s për lëndë narkotike dhe është maqedonasi Isen Mërtishi.  Ai kishte marrë leje nga drejtuesit e burgut për të takuar familjarët, por afati ka përfunduar dhe […]

The post Kush është i dënuari që nuk u kthye në burgun e Drenovës pas lejës appeared first on 55 News.

]]>
Një i dënuar është larguar nga burgu i Drenovës. Policia  e Korçës ka shpallur në kërkim të dënuarin që ishte larguar me leje nga burgu. 

Ai ishte i dënuar s për lëndë narkotike dhe është maqedonasi Isen Mërtishi.  Ai kishte marrë leje nga drejtuesit e burgut për të takuar familjarët, por afati ka përfunduar dhe nuk është kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit. Policia ka shkuar në banesën e tij, por nuk e ka gjetur.

Familjarët thonë se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.

The post Kush është i dënuari që nuk u kthye në burgun e Drenovës pas lejës appeared first on 55 News.

]]>