i forti Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-forti/ Mon, 24 Sep 2018 10:11:00 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png i forti Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-forti/ 32 32 I “forti” i Shkodrës qëndron në burg https://55news.al/aktualitet/i-forti-i-shkodres-qendron-ne-burg/ Mon, 24 Sep 2018 10:11:00 +0000 https://new.55news.al/?p=51857 “Arrest me burg” vendosi sot gjykata e Shkodrws për Safet Bajrin, e arrestuar më 22 shtator si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Bajri mbërriti në gjykatë paraditen e sotme për tu njohur me dosjen dhe akuzat e shtetit belg. Më pas në orën 14:00 do të sillet në Tiranë për tu paraqitur në Gjykatën e […]

The post I “forti” i Shkodrës qëndron në burg appeared first on 55 News.

]]>
“Arrest me burg” vendosi sot gjykata e Shkodrws për Safet Bajrin, e arrestuar më 22 shtator si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Bajri mbërriti në gjykatë paraditen e sotme për tu njohur me dosjen dhe akuzat e shtetit belg.

Më pas në orën 14:00 do të sillet në Tiranë për tu paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Mediat belge kanë cituar ministrin e Drejtësisë Koen Geens, në Bruksel të ketë thënë se do të kërkojë që Safet Bajri ta vuajë në Shqipëri dënimin me 22 vjet burg të dhënë nga drejtësia belge në mungesë të tij.

34-vjeçari nga Shkodra u largua nga Belgjika në qershor 2017 ndërsa u dënua me 22 vjet heqje lirie për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.

Mediat belge shkruajnë më tej se sektori i emigracionit e dëboi aksidentalisht Safet Bajrin në vitin 2017 por e shpalli më pas në kërkim pas dënimit të dhënë ndaj tij.

The post I “forti” i Shkodrës qëndron në burg appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Me “X5” dhe armë me vete, arrestohet “i forti” i Vlorës https://55news.al/aktualitet/foto-me-x5-dhe-arme-me-vete-arrestohet-i-forti-i-vlores/ Sun, 08 Jul 2018 07:51:40 +0000 https://new.55news.al/?p=32919 Policia e Dhërmiut ka vënë në pranga një të ri, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Personi i arrestuar është  Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, 21-vjecari po lëvizte si pasagjer me një mjet tip BMV X5 së bashku me tre person të tjerë. Policia sqaron se arrestimit i të riut […]

The post Foto/ Me “X5” dhe armë me vete, arrestohet “i forti” i Vlorës appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Dhërmiut ka vënë në pranga një të ri, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Personi i arrestuar është  Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, 21-vjecari po lëvizte si pasagjer me një mjet tip BMV X5 së bashku me tre person të tjerë. Policia sqaron se arrestimit i të riut nuk ka lidhje me ngjarjen në një lokal nate në Dhërmi, ku pati të shtëna me armë zjarri gjatë natës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në Dhërmi, kanë marrë informacion se një i ri po lëviste me armë zjarri me vete, si pasagjer në një automjet BMV X5.

Policia menjëherë ka organizuar punën, ku rreth orës 23.00, në fshatin Dhërmi, bashkia Himarë, në lagjen “Gjilek”, është konstatuar mjeti që dyshohej se lëviste personi që kishte armë me vete.

Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë materiale një armë zjarri e markës TT me një kreher me 7 fishekë.

Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës BMË X5 me pronar shtetasin R.S., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Në automjet udhëtonin edhe 3 persona të tjerë, të cilët së bashku me automjetin janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë për veprime të mëtejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestmi në flagrancë i shtetasit Rei Vrapi, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoinit”, ndërsa personat e tjerë janë lënë të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

arme

The post Foto/ Me “X5” dhe armë me vete, arrestohet “i forti” i Vlorës appeared first on 55 News.

]]>
Fotogaleri ja si e ruajn “të fortin” e Koresë së Veriut https://55news.al/uncategorized/fotogaleri-ja-si-e-ruajn-te-fortin-e-korese-se-veriut/ Fri, 27 Apr 2018 11:00:46 +0000 https://new.55news.al/?p=9733 Ditën e sotme u bë e mundur takimi historik midis Kim Jong-un liderit të Koresë së Veriut dhe liderit koreano-jugor Moon Jae-in, takimi i cili kishte qenë i pamundur që prej Luftës Koreane në vitin 1953. Ndonëse ky ishte një takim paqeje midis dy liderëve nga fotot e publikuara nga takimi shihet qartë se ndaj […]

The post Fotogaleri ja si e ruajn “të fortin” e Koresë së Veriut appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e sotme u bë e mundur takimi historik midis Kim Jong-un liderit të Koresë së Veriut dhe liderit koreano-jugor Moon Jae-in, takimi i cili kishte qenë i pamundur që prej Luftës Koreane në vitin 1953.

Ndonëse ky ishte një takim paqeje midis dy liderëve nga fotot e publikuara nga takimi shihet qartë se ndaj liderit të Koresë së Veriut ka një siguri shumë të lartë.

Miliona njerëz ndoqën drejtpërdrejtë momentin kur Kim Jong un dhe Moon Jae-in shtrënguan duart dhe më pas iu drejtuan “Shtëpisë së Paqes”, e ngritur pikërisht në vendin ku u nënshkrua armëpushimi që i dha fund luftës civile.

Mes dy vendeve nuk ka ende një deklaratë paqeje dhe teknikisht janë ende në luftë, temë kjo  e hedhur për diskutim në tryezën dypalëshe.

Për të parë momentet e këtij takimi shfletoni galerinë:

The post Fotogaleri ja si e ruajn “të fortin” e Koresë së Veriut appeared first on 55 News.

]]>