i jep Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-jep/ Sun, 06 May 2018 17:31:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png i jep Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-jep/ 32 32 Trump i jep medaljen e “Mirënjohjes” Nexhmije Pagarushës https://55news.al/aktualitet/trump-i-jep-medaljen-e-mirenjohjes-nexhmije-pagarushes/ Sun, 06 May 2018 17:31:07 +0000 https://new.55news.al/?p=12895 “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, feston nesër 85-vjetorin e lindjes, dhe për ikonën e muzikës shqipe, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë medaljen e “Mirënjohjes”. Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Këtë lajm e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe […]

The post Trump i jep medaljen e “Mirënjohjes” Nexhmije Pagarushës appeared first on 55 News.

]]>
“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, feston nesër 85-vjetorin e lindjes, dhe për ikonën e muzikës shqipe, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë medaljen e “Mirënjohjes”.

Shtëpia e Bardhë ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Këtë lajm e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin.

“Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare është bërë shtetase e Shqipërisë.

Njoftimi i plotë

Tirana feston sonte ditëlindjen e “Mbretëreshës” së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Me këtë rast sot, në datën 6 maj 2018, ditë e dielë, ora 18,30 Shoqata RessEgnatia dhe Unioni Gazetarëve Shqiptarë, organizojnë në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve) me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta, Ministrave nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme:

Ju ftojmë të bëhemi bashkë në nderimin e artistes së madhe Zonjës Pagarusha!

The post Trump i jep medaljen e “Mirënjohjes” Nexhmije Pagarushës appeared first on 55 News.

]]>
Anglia do Cancelon, Interi i jep dyfishin https://55news.al/sport/anglia-do-cancelon-interi-i-jep-dyfishin/ Fri, 20 Apr 2018 15:43:17 +0000 https://new.55news.al/?p=7951 Inter nuk dëshiron të humbasë portugezin Joao Cancelo dhe është gati që të dyfishojë pagën e futbollistit, ndërsa nuk kanë munguar edhe ofertat e klubeve angleze për të. Një operacion shumë i rëndësishëm në selinë ‘Zikaltër’ pritet të realizohet në fillim të muajit të ardhshëm, me mbylljen e kontratës për talentin portugez. Cancelo që erdhi […]

The post Anglia do Cancelon, Interi i jep dyfishin appeared first on 55 News.

]]>
Inter nuk dëshiron të humbasë portugezin Joao Cancelo dhe është gati që të dyfishojë pagën e futbollistit, ndërsa nuk kanë munguar edhe ofertat e klubeve angleze për të.

Një operacion shumë i rëndësishëm në selinë ‘Zikaltër’ pritet të realizohet në fillim të muajit të ardhshëm, me mbylljen e kontratës për talentin portugez. Cancelo që erdhi nga Valencia me formulën e huazimit, kur më parë atje kishte shkuar Godogbia, është kthyer në një prej futbollistëve kyç të lojës së Interit dhe kjo ka rritur interesin e shumë klubeve evropiane, përfshi Barcelonën dhe Manchester United.

Ausilio duhet të paguajë 35 milionë euro deri në datën 31 maj në arkat e Valencias për të siguruar shërbimin e portugezit, ndërkohë që më përpara shefi i merkatos së Interit do të bëjë ofertën për vetë futbollistin.

Sipas Gazzetta delo Sport, Interi është gati t’i ofrojë 3 milionë euro në sezon futbollistit, dyshin e pagës që aim err aktualisht dhe me këtë ofertë dhe Cancelo duket i kënaqur. Inter ndërkohë ka një mundësi të mirë për ta mbyllur transferimin për 10 milionë euro, duke qenë se Valencia duhet të paguajë 25 milionë euro për të mbajtur Kondogbia.

The post Anglia do Cancelon, Interi i jep dyfishin appeared first on 55 News.

]]>