i vitit Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-vitit/ Tue, 22 May 2018 15:38:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png i vitit Archives - 55 News https://55news.al/tag/i-vitit/ 32 32 Formacioni i vitit në Serie A, ja kush dominojnë https://55news.al/sport/formacioni-i-vitit-ne-serie-a-ja-kush-dominojne/ Tue, 22 May 2018 15:38:23 +0000 https://new.55news.al/?p=18519 Kampionati i futbollit italian përfundoi, tashmë është koha e bilanceve. Përmes të dhënave të “OPTA”-së, të shohim se cilët kanë qenë lojtarët më të mirë të Serie A për sezonin 2017-2018. Një 11-she që vjen si rezultat i “vlerësimeve objektive dhe automatike”, bazuar në koefiçentët e paracaktuar, duke përjashtuar lojtarët që kanë zhvilluar më pak […]

The post Formacioni i vitit në Serie A, ja kush dominojnë appeared first on 55 News.

]]>
Kampionati i futbollit italian përfundoi, tashmë është koha e bilanceve.

Përmes të dhënave të “OPTA”-së, të shohim se cilët kanë qenë lojtarët më të mirë të Serie A për sezonin 2017-2018.

Një 11-she që vjen si rezultat i “vlerësimeve objektive dhe automatike”, bazuar në koefiçentët e paracaktuar, duke përjashtuar lojtarët që kanë zhvilluar më pak se 20 ndeshje sezonale.

Skema perfekte në këtë rast do të ishte 4-3-1-2. Në portë, Alisson i Romës; përpara tij Cancelo e Skriniar të Interit, Koulibaly i Napolit dhe Alex Sandro i Juventusit; në mesfushë Pjaniç i Juves, Jorginho i Napolit dhe Iliçiç i Atalantës; fantazisti, nuk kishte si të mos i takonte Dybalasë së Juventusit; ndërsa sulmi formohet nga dy golashënuesit më të mirë, Icardi i Interit dhe Immobile i Lazios.

Nga të gjitha skuadrat në këtë 11-she, 3 lojtarë vijnë nga Juvja e po kaq nga Interi, dy nga nënkampionët e Napolit, e nga një për secilën mes Romës, Lazios dhe Atalantës.

The post Formacioni i vitit në Serie A, ja kush dominojnë appeared first on 55 News.

]]>
Salah, futbollisti i vitit në Angli https://55news.al/sport/salah-futbollisti-i-vitit-ne-angli/ Mon, 23 Apr 2018 12:53:24 +0000 https://new.55news.al/?p=8488 Mohamed Salah është shpallur futbollisti i vitit në Angli për sezonin 2017-2018. Egjiptiani, i cili ka udhëhequr skuadrën e Liverpoolit këtë sezon la pas De Bruyne, Sane, Kane, David Silva, De Gea dhe të tjerë futbollistë të spikatur në Premier League. 25-vjeçari që u bë pjesë e “The Reds” verën e shkuar, ka shënuar 31 […]

The post Salah, futbollisti i vitit në Angli appeared first on 55 News.

]]>
Mohamed Salah është shpallur futbollisti i vitit në Angli për sezonin 2017-2018.

Egjiptiani, i cili ka udhëhequr skuadrën e Liverpoolit këtë sezon la pas De Bruyne, Sane, Kane, David Silva, De Gea dhe të tjerë futbollistë të spikatur në Premier League.

25-vjeçari që u bë pjesë e “The Reds” verën e shkuar, ka shënuar 31 gola në kampionat në 34 ndeshje, duke iu afruar ndjeshëm rekordit të Andy Cole dhe Alan Shearer, me 34 gola në një sezon. Në total, sulmuesi ka shënuar 41 gola.

Salah ështe zgjedhur si futbollisti i vitit me votat e të gjithë futbollistëve të tjerë të kampionatit anglez.

“Ështe një nder për mua që të votohem nga futbollistët e tjerë. Jam shumë krenar për këtë arritje”, tha Salah.

“Unë nuk e pata shansin tim te Chelsea, por doja të rikthehesha dhe të tregoja fubollin tim. Dhe unë u riktheva një tjetër futbollist dhe një tjetër person dhe për këtë jam krenar dhe i lumtur”, shtoi Salah në ceremoninë e zhvilluar të dielën.

Shumë entuiziast ishte dhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp: “Jam i lumtur që kam patur fatin të kem në skuadër një futbollist si Salah. Ka qenë një udhëtim shumë i rëndësishëm, që nuk ka mbaruar ende, ndaj i lutem Salah të vijë të tërheqë shpejt trofeun sepse duhet të luajmë akoma, kemi ndeshje të martën”, tha Klopp.

Leroy Sane u shpall futbollisti i ri më i mirë i sezonit, duke fituar duelin me Harry Kane.

The post Salah, futbollisti i vitit në Angli appeared first on 55 News.

]]>